|
04
korrik 2005 / TN /
Zėri i Amerikės
/ Linda Karadaku-Ndou
Ish-Skretarja
amerikane e shtetit, Madlen Ollbrajt, tha sot nė Prishtinė se ėshtė
shumė e rėndėsishme qė procesi demokratik nė vend tė vazhdojė dhe qė
populli tė marrė pjesė nė tė. Ajo theksoi gjithashtu se tė drejtat e
pakicave duhet tė respektohen, Kosova duhet tė ketė mundėsinė pėr tė
zėnė vendin e duhur. Po nė Kosovė tė hėnėn u kremtua, dita e
deklaratės sė pavarėsisė sė Shteteve tė Bashkuara me njė koncert nė
Prishtinė, ndėrkohė qė zyrtarėt mė tė lartė vendas kanė rishprehur
mirėnjohjen pėr atė qė Shtetet e Bashkuara kanė bėrė pėr Kosovėn.
Ish-Skretarja amerikane e Stetit Madlen Ollbrajt mbrriti sot pėr njė
vizitė tre-ditore nė Prishtinė, gjatė sė cilės do tė takohet me
zyrtarė tė lartė ndėrkombėtarė dhe vendorė. Zonja Ollbrajt u prit nė
aeroportin e Prishtinės nga presidenti Rugova, kryeministri Kosumi
dhe kryetari I Partisė Demokratike Hashim Thaci.
Ish-sekretarja amerikane e Shtetit, e cila drejton tani Institutin
Demokratik Kombėtar, u tha gazetarėve nė aeroport se do tė kalojė
kohė me miqtė e saj pėr tė biseduar lidhur me gjendjen nė Kosovė pėr
tu siguruar se ky process shumė I rėndėsishėm shkon pėrpara.
Zonja Ollbrajt tha se ka punuar qė ėndrra e popullit tė Kosovės tė
bėhet e vėrtetė. Ėshtė shumė e rėndėsishme qė procesi demokratik tė
vazhdojė dhe qė populli tė marrė pjesė, qė tė drejtat e pakicave tė
respektohen, dhe kemi njė mundėsi qė Kosova tė marrė vendin e duhur,
u shpreh ajo. "Jemi nė gjysėm tė gjithė kėsaj, procesi I statusit tė
Kosovės dhe do tė shohim. Pėr kėtė do tė flas me miqtė e mi," tha
zonja Ollbrajt.
Gjithashtu tė hėnėn nė Kosovė u kremtua 4 korriku, dita e pavarėsisė
sė Shteteve tė Bashkuara. Komandanti i sektorit tė lindjes,
gjenerali amerikan Uilliam Uejd, theksoi nė kampin Bondstill nė
Kosovė se shpreson se parimet mbi tė cilat mbėshteten Shtetet e
Bashkuara, do tė shėrbejnė si shembull, jo vetėm pėr popujt e
Ballkanit, por pėr tė gjithė popujt e botės.
Gjenerali Uejd, i cili foli nė njė ceremony ku ishin tė pranishėm
edhe presidenti Rugova, komandanti i TMK sė, gjenerali Agim Ēeku dhe
pėrfaqėsues tė tjerė ndėrkombėtarė dhe vendorė, theksoi se parimet e
Deklaratės sė Pavarėsisė janė aktuale edhe sot pėr shumė pjesė tė
botės. "Le tė bjerė kambana e lirisė nė ēdonjėrin pavarėsisht racėn,
ngjyrėn ose pėrkatėsinė etnike. Secili le ta shijojė jetėn, lirinė
dhe lumturinė", tha ai.
Presidenti Rugova ka uruar presidentin amerikan Bush nė kėtė ditė,
duke falenderuar Shtetet e Bashkuara pėr mbėshtetjen pėr Kosovėn.
Presidenti Rugova theksoi se SHBA-tė janė simbol i rėndėsishėm pėr
Kosovėn dhe pėr shtetet e tjera tė botės.
Nė
njė zhvillim tjetėr, tė hėnėn rreth orės tre tė mėngjesit nė Zubin
Potok nė Kosovėn veriore persona tė paidentifikuar hodhėn njė mjet
shpėrthyes nė degėn e Partisė Demokratike serbe, e cila drejtohet
nga ministry pėr kthim dhe komunitete nė qeverinė e Kosovės,
Sllavisha Petkovic, i njohur pėr politikėn e tij, e cila mbėshtet
qėndrimin qė serbėt e Kosovės duhet tė vendosin vetė pėr tė ardhmen
e tyre, pa u varur nga vendimet e Beogradit. Shpėrthimi nuk ka
shkaktuar viktima nė njerėz.
Ky
shpėrthim pason tri shpėrthime tė fundajvės, nė tri nga
institucionet kryesore tė Kosovės, nė selinė e UNMIK-ut, qeverisė
dhe parlamentit dhe para selisė sė OSBE-sė, tė cilat po kėshtu nuk
kanė shkaktuar viktima nė njerėz. Edhe pėr kėto shpėrthime nuk ka
ende tė ndaluar, megjithėse hetimet vazhdojnė. Shpėrthimet janė
dėnuar ashpėr nga autoritetet mė tė larta ndėrkombėtare dhe vendore
nė Kosovė.
|