| |
 |
|
KULTURĖ
|
HISTORI
|
POLITIKĖ
|
OPINIONE
| ADRESARI
| ARKIVI
|
OPINIONE
|
|
| |
BEJENI SHQIPERINE DEMOKRATIKE, JU
LUTEM |
|
|
|
|
|
|
|
|
- 3 korrik 2005 / TN
-
-
Pa asnjė pretendim qė tė bėhem prokuror ose gjyqtar,
e avokat jo se jo, i asnjerės nga partitė dhe i as njerit lider,
ndiej nevojėn qė tė shfaq disa mendime qė pėrqendrohen nė rritjen e
shkallės sė vetėdijėsimit dhe tė pėrgjegjėsisė sė votuesve shqiptarė
pėr tu pėrcaktuar me votėn e tyre pėr ata liderė qė, pėrpara se pėr
partinė, mendojnė pėr popullin dhe kombin, pėr ata qė kanė parasysh
objektivat, pėr ata qė mbėshteten nė themelėsinė praktike tė tyre,
logjikshmėrinė, arsyeshmėrinė, konzistentitetin, koheritetin,
realshmėrinė dhe pėr strategjinė e bėrjes sė Shqipėrisė njė shtet me
parime dhe vlera demokratike
-
-
Shkruan: Esat STAVILECI
-
-
Nė
mengjesin e sė dielės, kur "tė niseni nė votime", ju lutem mbani
parasysh njė kėshillė: ajo qė nuk do tė dėshiroja tė pėrsėrisnin
shqiptarėt,janė gabimet e sė kaluarės.Shqiptrėt kanė bėrė shumė
gabime nė tė kaluarėn qė tė mos mėsojnė prej tyre.
-
- Votues
tė nderuar,
-
-
tė dielėn
filloni garėn me kohėn. Koha ėshtė, nė fakt, siē shprehej njė mendimtar
i madh, "nga tė gjithė kritikėt mė i madhi, mė gjeniali dhe mė i
pagabueshmi". Secila kohė, pra edhe kjo nė tė cilėn jetoni ju votues
tė nderuar, ka tė vėrtetėn e vet, po sikurse qė edhe secili njeri qė
ka fytyrėn e vet. E vėrteta e kėsaj kohe ėshtė se shqiptarėt ende
"nuk ecin me kohėn", bile ngelin me kohėn. Gjykimi ėshtė i qartė:
kombi qė "nuk ecėn me kohėn" e humbas kohėn.
-
-
Shqiptarėt "nuk kanė kohė pėr tė humbur". Ne shqiptarėt dimė se koha
ecėn, mirėpo ne sikur nuk e shohim
atė, prandaj dhe "nuk ecim me tė". Mė nė fund, duhet tė kuptojmė se
"vetėm me kohė mund tė fitohet koha" (Only through time is
conquered). Pėr
shqiptarėt, kohėt e kaluara, nuk janė tjetėr, pėrveē se pėrvoja tė
hidhura. Shqiptarėt dėshirojnė qė kohėt e
ardhshme tė mos jenė tjetėr pėrveē se "tė ėmbla". Mirėpo, koha nuk
vjen vetvetiu "e ėmbėl". Tė ėmbėl atė e bėjnė njerėzit. Shqiptarėt
kanė mundėsinė qė "ta bėjnė kohėn e vet mė tė ėmbėl".
-
-
Nė
mengjesin e sė dielės, kur "tė niseni nė votime", ju lutem mbani
parasysh edhe njė kėshillė tjetėr: do popull ėshtė zot i territorit
tė vet dhe ka tė drejtė tė vendosė lirisht pėr fatin e vet. Votues i
nderuar, Ti mund ta bėsh kėtė tė dielėn me votėn Tėnde. Mė e madhe
se dėshira duhet tė jetė gatishmėria pėr ta bėrė kėtė njė realitet.
Menjanimi i shkaqeve tė krizės qeverisėse nė Shqipėri nuk mund tė
bėhet pa prodhimin e mundėsive optimale pėr pėrballimin e tyre.
-
-
Nė
mengjesin e sė dielės, kur "tė niseni nė votime", votues tė nderuar
mos harroni, nė asnjė moment, ju lutem, se i pėrkisni njė populli
dhe njė kombi, se keni njė histori dhe njė gjuhė, njė traditė dhe
njė trashėgimi, njė civilizim dhe njė kulturė qė burojnė nga njė
gjak. Ēlirohuni, ju lutem, sa tė jetė e mundshme, nga
"krahinarizmat" qė na "kanė larguar shumė" njėrin prej tjetrit;
ēlirohuni, ju lutem, sa tė jetė e mundshme nga "konfesionet", sepse
ndarjet janė shumė mė tė dhimbshme se bashkimi; ēlirohuni, ju lutem,
nga "ideologjitė" qė partinė "na kanė vėnė mbi shtetin".
-
-
I takon sė
kaluarės fajėsimi i historisė dhe Evropės. Nė ato fajėsime nuk ka
asgjė tė kontestueshme. Por, ardhmeninė e kemi nė duart tona dhe
kėtė duhet tė dimė ta shfrytėzojmė. Mos tė "rrėnojmė themele" kur tė
tjerėt ngrehin kulme. Mos "tė mbajmė fjalime", por ta mbajmė fjalėn.
Gabimet "e tjetrit" mos t'i vėmė pėrpara qė t'i shohim, e gabime
tona mbrapa qė t'i fshehim. Ndoshta pikėrisht ditėn e diel ėshtė
dita "pėr t'i ndryshuar raportet" nėpėr tė cilat kemi kaluar deri
dje njėri me tjetrin dhe tė gjithė bashkėrisht. T'i pėrballojmė
mėritė dhe hasmeritė e sė kaluarės dhe tė pėrqendrohemi nė ndėrtimin
e sė ardhmes.
-
-
-
Eshtė e vėrtetė se jeta mund tė kuptohet "duke shikuar mbrapa", por
neve sot na duhet mė shumė "shikimi pėrpara".
-
-
Tė
investojmė nė kuadro me guxim intelektual, me maturi politike dhe
shkathtėsi diplomatike. Shqiptarėt "janė tė kthyer me sy e veshė"
nga Shqipėria, nga ju votues tė nderuar. Duke dhėnė votėn tuaj sot,
ju do t'i pėrgjigjeni pyetjes se ku do tė jetė Shqipėria nesėr.
-
-
E para,
prej jush, votues tė nderuar, pritet qė tė votoni pėr shtetin
juridik, i cili, nė kuptimin e mirėfilltė tė tij, shprehet me
nėnshtrim tė organeve shtetėrore drejtėsisė; me barazi tė tė
gjithėve para ligjit; me gjyqėsi tė pavarur; me procedurė tė
paanshme; me ekzistim tė mjeteve efikase pėr mbrojtjen e shtetasve;
me mbėshtetje juridike dhe kontroll tė akteve administrative dhe me
mbikėqyrje tė organeve administrative dhe pėrgjegjėsi tė tyre pėr
punė tė paligjshme qė, nė fakt, paraqesin komponentėt themelore tė
parimit tė ligjshmėrisė, njė parimi tė pashmangshėm nė tė gjitha
shtetet ku sundon e drejta dhe drejtėsia.
-
-
E dyta,
prej jush, votues tė nderuar, pritet qė me votėn tuaj tė
pėrcaktoheni pėr vlerat e shtetit juridik, tė cilat do tė mund tė
siguroheshin:me rend nė ndėrtimin e sistemit shumėpartiak; me ndarje
tė pushtetit; me pėrkufizim tė pushtetit shtetėror dhe tė sė
drejtės; me treg tė lirė; me pronėsi private etj.
-
-
E treta,
prej jush, votues tė nderuar, pritet qė tė keni ndjenjėn se shteti
pa pushtet nuk mund tė ekzistojė, por se edhe ushtrimi i pushtetit
"nėpėrmjet partisė" ėshtė nė parim nė kundėrshtim me ēfarėdo forme
tė ekzistimit tė demokracisė.
-
-
E katėrta,
prej jush, votues tė nderuar, pritet qė nga e kaluara tė keni
kuptuar se pa rendin e ri demokratik nuk mund tė bėhen ndryshime tė
mėdha sistemore nė funksionin e shtetit, i cili do t'i pėrgjigjej
ekonomisė sė tregut dhe mėvetėsisė sė subjekteve ekonomike, nė
njėrėn anė, dhe njėkohėsisht, mbrojtjes sė demokracisė politike, nė
anėn tjetėr.
-
-
E pesta,
prej jush, votues tė nderuar, pritet ndėrgjegjėsim i lartė kombėtar
pėr "t'ia kthyer" shtetasve krenarinė kombėtare e tė qenėt
shqiptarė, pėr ta mbrojtur palcėn kurrizore tė kombit.Ta duash
atdheun ėshtė gjėja mė elementare qė kėrkohet prej shtetasve
shqiptarė. E kaluara ka provuar se tė jesh shqiptar nuk ka mjaftuar
qė ta duash Shqipėrinė.
-
-
-
Votues tė nderuar shqiptarė, mbi supat tuaja ka rėnė peshė e rėndė e
pėrgjegjėsisė
-
-
Ushqehem
me shpresė se e keni kuptuar peshėn e problemit qė e rėndon sot
popullin dhe kombin shqiptar. Nėse deri dje keni menduar
"shlirshėm", kėtė nuk mund ta bėni edhe sot. Shqipėrisė i duhet njė
"rirreshtim forcash" nė rrafshin kombėtar. Ajo do tė duhej tė
angazhohej fuqishėm pėr pozitėn e shqiptarėve jashtė kufijve tė
tashėm administrativė tė saj. Ēėshtja e pazgjidhur shqiptare paraqet
sot njė prej problemeve qendrore nė Ballkan.
-
-
Nėse ka tė
vėrtetė nė kėtė gjykim, atėherė pėrfundimi ėshtė i qartė: pa njė
zgjidhje tė pranueshme tė ēėshtjes shqiptare nuk do tė mund tė
ndėrtohet paqe nė Ballkan. Ballkani vazhdon "tė drejtohet" nga
jashtė, ndėrsa brendapėrbrenda tij janė tė mundshme konflikte
natyrash dhe intensitetesh tė ndryshme, pėr shkak tė kryqėzimit tė
shumė interesave politike nė tė. Prandaj, shqiptarėt, duke mos qenė
"tė rrethuar me fqinjėsi tė mirė" duhet tė mendojnė pėr ndėrtimin e
ardhmenisė sė tyre. Puna e parė qė do tė duhej tė bėnin shqiptarėt
ėshtė qė ta vėshtrojnė dhe ta shtrojnė ēėshtjen shqiptare si njė dhe
tė bashkuar.
-
-
Po qe se
kėtė nuk e bėjnė shqiptarėt, nuk mund tė pritet qė pėrpara tyre, ta
bėjnė tė tjerėt. Madje, edhe po qe se e bėjnė tė tjerėt, do ta bėjnė
pėrpara nė dėm tė tyre se sa nė interes tė tyre. Votues tė nderuar
shqiptarė,me votėn tuaj sot ju merrni pėrsipėr pjesėn tuaj tė
detyrės pėr t'i ndihmuar Shqipėrisė dhe nėpėrmjet saj, ēėshtjes
shqiptare, sipas njė tė vėrtete se pa qenė mirė nė Shqipėri, nuk do
tė jetė mirė me shqiptarėt e shpėrndarė nė shumė shtete. Eshtė
detyrė juaja qė Shqipėrinė "t'a nxirrni" nga njė udhėkryq nė tė
cilin ėshtė ndodhur.
-
-
Keni
kujdes, ju lutėm: demokracinė Shqipėrisė nuk mund "t'ia sjellė"
askush tjetėr, pėrveē se populli i saj. Secili shtet e ndėrton
demokracinė nė pajtim me mundėsitė qė krijon dhe, para sė gjithash,
me shkallėn e vetėdijėsimit tė popullit, pėr ta kuptuar dhe, pėr ta
ndėrtuar atė nė jetėn e vet. Standartet demokratike tė njė vendi ose
tė mė shumė vendeve nuk mund tė vlejnė si stantarte tė pėrgjithshme
pėr tė uniformuar vendet e tjera.Shqipėria ndien nevojėn pėr
"demokracinė shqiptare".
-
-
Votues tė
nderuar shqiptarė, kur "tė niseni" nė votime nė mengjesin e sotėm,
kini parasysh faktin se konservimi i gjendjeve dhe stereotipeve tė
vjetruara dhe pėr botėn e civilizuar njėherė e gjithmonė tė
perėnduara, do ta kthejė prapa rrotėn e historisė. Kur historia
kthehet, ajo vetėm se pėrsėritet. Nuk e besoj se dikush prej jush
dėshiron tė ndodh kthimi i historisė dhe pėrsėritja e saj pėr
shqiptarėt.
-
-
- Nė
Shqipėri ndihet nevoja pėr ndryshime tė mėdha
-
-
Pa
ndryshime tė mėdha nuk mund tė priten realizime tė mėdha.Nė Shqipėri
ndihet nevojė pėr "udhė tė reja". Ato udhė mund t'i kėrkojė dhe mund
t'i gjejė njė klasė politike qė do tė mund "tė pėrmbushte" hapėsirat
e krijuara dhe qė do tė mund "tė pėrgjigjej" nė pyetjet e hapura.
Mos votoni, ju lutem, pėr ata liderė qė politikėn e kanė kuptuar dhe
e kanė shndėrruar nė njė biznes privat. Po pėrsėris njė mendim tė
shfaqur edhe mė heret.Nė politikė "dobia e perceptuar keq" e
individit shndėrrohet nė dėm tė papėrmisueshėm kolektiv. Nuk e
besoj, votues tė nderuar, se kjo ėshtė dėshira juaj.
-
-
_________
-
-
Prishtinė, 1 korrik 2OO5
(Autori ėshtė anėtar i Akademisė sė Shkencave dhe tė Arteve tė
Kosovės)
|
|
|
|
|
|
|
 |
|
|
|
Copyright©2000-2004
Trepca.net
- Tė gjitha tė drejtat e rezervuara. |
|
|
|
 |
|
|