|
- 2 korrik
2005 / TN /
Rexhep
EELEZAJ
-
-
Ngushėllimi pėr Ty, o Bardhyl, na vije sot si rrufe nga qielli, si
dritė dhe shpresė e pafund se fjala e lirė, mendimi i dėlirė, puna e
pandėrprerė pėr atdheun, janė virtytet qė tė dalluan, tė lartėsuan
dhe pėrjetėsuan.
-
-
Prandaj, vrasjen tėnde mizore, prej gazetari filiz, veē sa kishe
hyrė nė luftė me jetėn dhe lirinė sė saj, e kuptoj fortė mirė, sepse
ata qė tė vranė nuk mund ti duronin mė fjalėt tua si shigjetė,
sepse ata nuk ishin tė denjė qė tė ballafaqohen me tė vėrtetat qė ua
hudhje nė fytyrė, nuk e kishin kurajėn ti pranonin fajet, as tė
sillnin kundėr argumente ndaj fakteve qė Ti ua thoshe si burrat.
Prandaj, tė vranė barbarisht se ta kishin frikėn.
-
-
Tani
pas vrasjes Tėnde le tė mė thotė dikush se ndėr shqiptarėt nuk ka
kriminelė?! Nuk i besoj mė askujt nė kėtė virtyt me tė cilin dikur
krenoheshim para botės. Bile, kurrė nuk kam besuar se kriminelėt nga
mesi ynė janė aq dinakė, aq tė kriminalizuar, aq perfid, por se janė
edhe kaq frikacakė kėtė nuk e kam besuar.
-
-
Se
shqiptari nuk tė vret nga pusia, por ballė pėr ballė, pasi qė ta ka
bėrė me dije se nuk ta ka vazhduar mė besėn. E dij Bardhyl, se ti
nuk kishe nevojė qė tiu kėrkoje besė, megjithatė tė vranė nė
pabesi.
-
-
Dhe
ja, ish kolegu im i dashur, se kohė tė gjatė kemi shkruar sė bashku
nė tė njėjtėn gazetė, nė Bota Sot, dhe nuk e harroj pėrjetė kur ti
mė merrje nė mbrojtje mua dhe disa kolegė tjerė, e asokohe kurrė nuk
mė ka shkuar mendja se
-
-
Ty do
tė tė vrasin para nesh, sepse ti ishe shumė mė i ri nė moshė. Dhe,
sot kur ke ikur nė pėrjetėsi, lotėt qė mė shkojnė pėrfaqe, iu lutėm
mė tė afėrmve tu me tė cilėt e ndaj dhimbjen e madhe pėr ty, qė tė
mi pranojnė nė vend tė luleve qė do ti veja mbi varrin tėnd, sepse
Ti, tani mė je shndėrruar nė pishtar tė gazetarisė dhe demokracisė
sė Kosovės, pėr tė cilėn edhe u flijove.
-
-
Tė
qoftė i lehtė dheu i Kosovės martire !
-
-
Rexhep
Elezaj, mė 27.06.2005
|
|