|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

OPINIONE

   
 

 Pėrgjigje reagimit tė Mona Agrigoroaiei   

 
 

TIPOLOGJIA E NJĖ ANONIMI/ANONIMEJE  QĖ AKUZON TĖ TJERĖT PĖR MENTALITET TITIST

 
 

 
1 korrik 2005 / TN / Zef Ahmeti
 
Nė kulturėn e reagimeve janė tė parapara rregullat e kėsaj loje. Pra, reagimi kundėr njė shkrimi duhet tė pason me 1/3 e hapėsirės sė shkrimit pėr tė cilin reagohet. Po tė ishte e kundėrta do tė ishte plotėsuar ky kriter i paraparė me normat demokratike tė gazetarisė Evroperėndimore.
 
Prandaj e shohė tė paarsyeshme tė zgjatem nė reagimin e Mona Agrigoroaiei(!)  kundėr shkrimin tim, “A ekziston identiteti kosovar” , megjithatė dua t’ia bėjė disa sqarime sepse nė njė shkrim tė gjatė qė pėrmban njė titull po aq tė gjatė (“VJELLJET E “TEORICIENIT” TĖ “IDENTITETIT KOSOVAR” ZEF AHMETI, JANĖ VEĒ LLAMARINA TITISTO-RUGOVISTE TĖ LIDHURA PAS BISHTIT TĖ TIJ”, Dėrguar mė 26/06/2005 - 09:05 dhe emituar nga “mitrovicapress.com”), nuk ia vlen tė debatohet. Sipas pėrcaktimit tė vetė reaguesit  ai/ajo qenka me vendqėndrim nė Rumani, ose sė paku zemra e tij flenė qetėsisht nė atė vend, dhe natyrisht ka tė drejt tė urrej aq shumė shtetet dhe sllavėt, por nuk e kuptoj pse ėshtė pėrcaktuar tė jetojė pikėrisht nė zemrėn e tyre.
 
Nė reagimin e tij  zonja apo zotėriu  ėshtė lėshuar me fyerje e etiketime qė kalojnė kulturėn e njė reagimi, kufijtė moral, njerėzor dhe intelektual. Pasi kultura shprehėse paraqet karakterin e individit nuk kemi nevojė tė zgjatemi nė kėtė pikė. Shihet se ai/ajo ka njė urrejtje patologjike kundėr kryetarit tė Kosovės, dr. Ibrahim Rugova, kundėr pavarėsisė sė Kosovės dhe kundėr zhvillimeve pozitive nė Kosovė.
 
Arsenali i tij/e saj ėshtė i njohur,  jo vetėm me ketė shkrim por edhe nė raste tė tjera dhe askush nuk mund tė thotė ēfarė donė ai/ajo e aq mė pak shihet se vetė nuk e din se si mund t’i realizoj ėndrrat, thuaja se tė tjerėt nuk e dėshirojnė nuk e dėshirojnė Bashkimin Kombėtar nuk i dėshirojnė shqiptarėt e bashkuar etj. Mėnyra se si flet dhe reagon shpjegon se mė shumė punon vet pėr tezen serbe me tė cilėt fyen dhe atakon tė tjerėt, qė mund tė tipizohet si “tipologji e njė serbofili qė akuzon tė tjerėt pėr mentalitet titist”.
 
Nuk e di zotėriu/a zonja a ėshtė i vetėdijshėm se pėr Kosovėn sivjet do tė fillojnė bisedimet pėr t’u pėrcaktuar statusi pėrfundimtar i saj. Dhe nė kėto kohė kur asgjė nuk varet nga shqiptarėt, tė kalkulosh me tezen serbe se shqiptarėt kanė qėllim bashkimin kombėtar do tė thotė nuk e dėshiron avancimin e statusit tė Kosovės nė njėsi shtetėrore dhe tė pavarur.
 
Tani shtrohet pyetja nėse Kosova pavarėsohet, dhe bėhet shtet i pavarur, a do tė ketė humbje apo dobi pėr viset Shqiptare nė Kosovėn Lindore (juridikisht Serbinė Jugore) dhe nė Maqedoni dhe pėr Shqiptarėt nė Mal tė Zi? Sa pėr Shqipėrinė as nuk kemi nevojė tė diskutojmė! Nėse teza e Bashkimit qenka `zbulim` i tij, dhe asnjėri nga politikanėt e Kosovės nuk e din se ėshtė mė mirė Bashkimi i krejt kombit se sa mėvetsimi dhe pavarėsia e Kosovės, unė ia heq kapuēin, por nėse kjo gjė reflekton tė kundėrtėn mė vjen keq pėr padijen dhe kapacitetin prej njė mediokriteti qė pretendon t’u mbaj ligjėratė shoqėrisė shqiptare nga e cila vetė ėshtė distancuar me emrin dhe nofkėn qė mban.
 
Po ashtu ky ideator i “Bashkimit Kombėtar(?!)”, dinė tė fyen, tė nėnēmoj, por kur flet pėr Shqiptarėt nė Preshevė, Bujanoc dhe Medvegj territorin e tyre e tkurr nė Lugina e Preshevės, ēka do tė thotė se shqiptarėt nė Bujanoc e Medvegjė nuk futen nė hartėn e tij tė madhe, ashtu sikurse kur flet pėr shqiptarėt nė Maqedoni qė i pėrkufizon nė Lugina e Vardarit. Xhevahire tė kėsaj cektėsie ka mjaftė, prandaj teoritė tjera nuk po i zbėrthej. 
 
Kur kam trajtuar temėn nė fjalė, pėrkitazi pėr krijimin e identitetit nacional, kam pasur parasysh shumė aspekte edhe deklaratėt e liderit tė PDK-sė z.Hashim Thaēit tė mbajtur nė konferencėn me serbet kohė mė parė nė Prishtinė, dhe reaguesi im duhet tė bėhet i gjithanshėm jo i njėanshėm sepse mua mė sė paku mė takon tė bėjė kėto ndarje kaq antishkencore dhe me padije tė theksuara.
 
Dhe krejt nė fund po ia shpjegoj se “tipologjia e njė mentaliteti titist”, mua nuk mė pėrket sepse kur ka vdekur ideatori i titizmit, unė s’kam pasur mė shumė se dy-tre vjet, kurse kur ėshtė themeluar LDK-ja, nuk kam pasur tė drejte tė anėtarėsohem as nė Forumin Rinor tė kėsaj Partie. Pra i nderuar zotėri a zonjė unė s’kam qenė kurrė anėtarė i LDK-sė, dhe nuk jam as tashti, fyerjet tuja shpjegojnė mė sė miri karakterin patriotik tuajin.
 
Por, nuk e fsheh, sepse skam pse ta fsheh simpatinė pėr njerėz e personalitete tė menēura, pra as pėr organizime tė mira. Pastaj duhet ta din Mona e dashur se me sukses i kam kryer pjesėn e studimeve nė Graz tė Austrisė dhe tani po vazhdoj edhe nė Universitetin e St. Gallenit nė Zvicėr, pikėrisht nė shkencat juridike ku merrem profesionalisht me nocionet e trajtuara nė shkrimin tim qė ju e quani “pamflet”, prandaj edhe nė planin gjuhėsor dhe tė terminologjive ndihem krenar karshi teje, pėrkatėsisht si shkruaj kur dihet se gati gjithė shkollimin tim e kam bėrė nė Evropė .
 
Duke e pasur parasysh se shkrimi s’kishte asgjė tė pėrbashkėt me njė debat publik qė i shėrben tė tashmes dhe tė ardhshmes sė Kosovės dhe kombit nė pėrgjithėsi, sqarimet i bėra vetėm pėr ta vetėdijesuar se nuk duhet me tė njėjtėn gjuhė urrejtjeje tė sillet edhe me ata qė s’kanė gjė tė pėrbashkėt as me titizmin dhe as shovinizmin ballkanik.
 
 
Me nderime
Zef Ahmeti, St. Gallen, Zvicėr
Fundi qershorit 2005

 Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.