|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

 

   
 

Paralele

 
 

  Politika e pyllit 

 
 

 
26.06.2005 / TN / Nga Kabil Bushati
 
 1-Prolog
 
Dukuria mė qesharake qė po argeton shqiptarėt nė kėto ditė tė nxehta verore, pa dyshim qė ėshtė fushata zgjedhore. Ansambli politik i tė gjithė spektrit ka atashuar pranė vehtes personazhet mė groteskė e mė me probleme tė kohės qė po jetojmė. Tė gjithė poltikanėt tanė ngjajnė me kafshėt e pyllit dhe janė tė denjė pėr pėrrallat e Sergej Mihalkovit, Odise Grillos e Gaqo Bushakės.
 
Kėto politikanė qė kanė veshė gėzofe kafshėsh janė ndarė nė dy grupe tė medha dhe po prishin qetėsinė e pyllit.Grupi i kafshėve tė majta ka nė krye njė dhelpėr nga pyjet e Lunxherisė, ndersa grupi i kafshėve tė djathta mbanė nė ballė njė uk nga pyjet e Krasniqes. Uku i Krasniqes, del nė tribunė e pasi shanė me nėnė e mė babė tė gjitha kafshėt e majta, thotė se ka ardhė koha pėr ndryshim e betohet se do ta shqyejė copa copa dhelprėn e Lunxhėrisė.
 
Gjithashtu dhelpra e Lunxherisė del nė tribunė dhe pasi shan e stėrshanė ukun e  Krasniqes, betohet solemnisht se do ta mbrojė tė ardhmen e pyllit me tė gjitha mjetet, me ēakejtė e policisė e mijushėt e shish-it. Tė dy si uku ashtu edhe dhelpra kanė zėnė pozicionet e luftimit dhe po mprehin dhėmbėt pėr 3 Korrikun, ndeshjen perfundimtare.
 
Mirpo gjallesat e tjera tė pyllit disa kanė ikė,kanė kapėrcyer dete e oqeane e janė strehuar politikisht ndėr pyjet e kontinenteve tė tjera,disa janė strukė nėpėr vrima e nuk dalin jashtė nga frika e ukut tė Krasniqes qė sot ėshtė nė opozitė dhe e dhleprės sė Lunxherisė qė sot ėshtė nė pozitė. Deri mė 4 korrik gjallesat e pyllit kanė frikė tė dalin jashtė strofullave. Pritet pėrleshje e madhe nė pyll.
 
 
2-Shkodra-qyteti i politikės elgante
 
Kur Shkodra bėnte poltikė tė civilizuar, baba i ukut tė Krasniqes nuk e kishte dėgjuar akoma fjalėn politikė e nuk kishte zanat tjetėr veēsė atė tė mbytjes sė morrave me dhėmbė, ndėrsa baba i dhelpres sė Lunxherisė i mbyste morrat e trupit me putėr...Ishte 25 Dhjetori i vitit 1925.
 
Mbreti Zog ishte kthyer nė Shqipėri ngallnjimtar dhe kishte debuar rebelėt fanolistė.Musa Juka atė natė ndodhej mik nė shtepinė e Ymer Ramadanit tek e motra e vet Fatimja, sė bashku me Fiqiri Dinen dhe Abdurrahman Krosin dhe po festonin fitoren. Nuk duhet tė harrojmė se 6 muaj mė parė Musa Juka ishte rrethuar nė prefekturė nga rebelėt e armatosur, ku kishte mbetė i vrarė shoqėruesi i tij besnik kapiten Ferid Frashėri nga Pėrmeti.
 
Musaja kishte dalė nga rrethimi i gjatė nė besė tė miqėve tė tij me armė,sepse nuk mundė tė ēarmatosej Musa Juka, sepse Shkodra nuk e pranonte nji gja tė tillė. Bile duke u kthyer nė shtepi mes miqėve ishte qelluar me pushkė nga shtepia e Danėve qė ishin fanolistė. As bushatlinjtė nuk ishin ēarmatosė kur kishin pasė rastin me ra rob nė duart e Krajl Nikollės, janė disa bushatlinj qė kanė ba burgun nė Mal tė Zi me kobure nė brez.
 
Kjo ka qenė nji marrėveshje xhentelmenėsh mes dy palėve. Por gjithsesi le tė kthehemi tek rasti nė fjalė, ku Musa Juka po pinte e gėzonte tek dhėndrri i tij. Nė mesantė troket dera.Motra Fatime hap derėn dhe sheh z.Daniel Mozalin e z.Xhevat Korrēėn. Danieli kishte ardhė si ndermjetės.
 
-Nė besėn tande motėr Fatime-flet Xhevati.
 
-Besė ke dhe mirė se ke ardhė. Bujrum e hoshgjeldėn.
 
-Motėr Fatime, kėrkoj besė prej teje pėr vedi e baxhanakėt e mij Riza Danin e Sejfi Vllamasin qė kena kenė kundershtarė tė Ahmet Zogut e Musa Jukės. Tre baxhanakėt kishin pėr gra vajzat e Angonėve tė Gjirokastrės.
 
-E di-pergjigjet zonja Fatime-por jam bijė Jukejsh e nuk pres njeri nė besė. Fatimja njgjitet lart dhe detyron vellain e saj Musanė qė tė ulet poshtė duke i thanė "vėlla mos mė pre nė besė se vras vedin". Mes tė tjerash Musaja i thotė Xhevat Korrēės:
 
-Jetėn e keni tė falun tė tre se ju a ka falė motra,por do tė delni para drejtėsisė e mund tė bani ndonji kohė burg.-foli Musa Juka duke ja ngullė ata sytė jeshil hipnotizues Xhevat Korēės.Xhevati nuk pranoj.At'here Musaja vijoj;
 
-Keni 24 orė afat prej motrės teme qė tė braktisni Shkodrėn e Shqipėrinė, gjatė ketyrė 24 orėve nuk ka me ju prekė askush se jeni tė tre nė besė tė zonjės Fatime.
 
-Gjatė kėtyre 24 orėve Xhevat Korēa, Sejfi Vllamasi e Riza Dani ikėn nga Shqipėria mirė e shėndosh dhe u vendosėn nėpėr Europė e u akomoduan nė Grac tė Austrisė.
 
Mė vonė,pas disa viteve, Ymer Ramadani shkoi pėr qejf e i takoi edhe nė Grac.Gjithashtu edhe kur vllezerit Ramadani u internuan nė Ventotene tė Italisė si antifshistė, Xhevat Korēa megjithėse ishte ministėr i asaj kohe shkoi e i takoi nė ishull. E pėrmėnda kėtė fakt pėr tė treguar elgancėn,xhenerozitetin, finesėn dhe tolerancėn e politikanėve shkodranė tė gjysmės sė parė tė shekullit tė kaluar.
 
 
3-Leka nė Shqipėri si Romanovėt nė Rusi
 
Gjatė 15 vjetėve tė demokracisė,pak ndyshim nga fati i Romanovėve,ka pasė familja mbretėrore shqiptare.Nėse Lenini dha urdhėr pėr pushkatimin dhe zhdukjen e familjes sė Car Nikollės, pas 90 vjetėsh drejtuesit e shtetit shqiptar mbajtė njė qendrim armiqėsor kundrejt trashigimtarit tė fronit mbretėror. Ata nuk mundėn ta vrisnin kėtė familje, jo se nuk deshėn,por kishin frikė nderkombėtarėt. Le t'i marrim me radhė.
 
Nė vitin '93 ish presidenti Berisha ,sot kryetar i opozitės dhe pretendent pėr kryeministėr nė zgjedhjet e ardhėshme, sapo Mbreti zbriti nė aeroportin e Rinasit, e shoqėroi me policė gjer nė Hotel Tirana dhe i dha urdhėr qė brenda 24 orėve tė ikte nga Shqiperia. (Sepse nuk i njohu passaportėn).
 
Berisha pranoi nė Shqipėri turlilloj terroristi nderkombėtar duke filluar nga pėrfaqsuesit e Bin Ladenit e duke mbaruar qė nga kryeterroristi fqinj Arkan. Keto nuk i them unė,por i pėrmend CIA nė disa raporte tė saja qė nė perėndim janė bėrė publike. Berisha mbajti nji qėndrim plotėsisht tė njejtė me atė tė Kongresit tė Pėrmetit tė 24 Majit 1944, paēka se deklarohej si antikomunist,ai vijonte tė mbante tė njetin qendrim tė para ardhėsit tė tij, Alija.
 
Vite mė pas Fatos Nano,i detyruar nga Union Kingdomi,mbajti ndaj Lekės sė Parė nji qendrim mė tė moderuar. E lejoi tė vinte nė Shqiperi,por i konfiskoi koleksionin e armėve, a thue se kishte tė bėnte me Zani Caushin.
 
Gjithsesi pati dhe deputetė qė mireseardhėn Mbretin si Arbnori, Meta e ndonji tjetėr.Gjitnji nėn presionin e Familjes Mbretėrore Angleze, Nano u detyrua tė njihte disa tė drejta Mbretit...dhe ē'ėshtė mė e bukura,pėr inerci, Berisha mu nė mes tė Shkodrės vijon ta shajė Mbretin e ta etiketojė "patericė tė Fatos Nanos", dhe i bėn thirrje publike ultramajtiste elektoratit qė tė mos e votojė lėvizjen qė drejtohet nga Mbreti.
 
 
4-Ndermarja pyjore e politikės
 
Pėr natėn e 3 korrikut kutitė e votimit kanė rezervuar tė paparitura, pse jo edhe tė pa imagjinueshme. Dy partitė e mėdha tė pyllit qė sot po pėrballen me me dy tė reja, LZHK dhe LSI. Dhelpra e Lunxherisė ka marrė pyllin me autobuzė elektoral dhe bėrtet: askush nga gjallesat e krahut tė majtė tė pyllit nuk duhet tė votojė pėr Ilir Metėn, sespe bashkepunon fshehurazi me Ukun e Krasniqes.
 
Edhe uku i Krasniqes ka marrė pyllin me veturė tė blinduar dhe jep vikamėn:askush tė mos votojė pėr Mbretin se bashkepunon natėn me Dhelprėn e Lunxherisė. Pra Mbreti dhe Meta sipas tyre qenkan komunistė dhe gjithnji sipas tyre vetėm ata qenkan anikomunistė. Mirpo gjallesat e ndermarrjes pyjore e kanė kuptuar se kush ėshtė komunist e kush ėshtė antikomunist.
 
Uku i Krasniqes ka qenė 27 vjet antar i PP-sė dhe sekretar byroje,po ashtu edhe Dhelpra e Lunxherisė ka milituar gjatė nė PP dhe nė Institutin e Nexhmijes.Prandaj Uku dhe Dhelpra i kanė frikė e dridhen prej gjallesave tė pyllit. Kėsaj radhe me sa duket asnjeri nuk do tė marrė mazhorancėn parlamentare dhe do tė shkojė puna t'i bijnė nė gjunjė Mbretit apo Metės qė tė krijojnė qeverinė.
 
Mund tė ketė pėrseri zgjedhje tė parakohėshme pas njė viti e gjysmė.Mbreti mund tė vėjė kushte, po ashtu edhe Meta. E rėndėsishme ėshtė se dy partitė e reja LZHK e LSI u bėnė faktor. Dhe mė e ēuditshmja  qė i rezervohet elektoratit shqiptar ėshtė ajo se dy partitė e reja po defaktrizojnė dy tė mėdhatė. Pylli politik shqiptar mė nė fund prodhoi katėr varietete.
 
 
5-Nė vėnd tė epilogut
 
Sa pėr tė mbyllė kuadraturėn e shkrimit pėr hir tė lexuesve tė Shkodrės tani po merremi me pasardhėsit e personazheve pėr tė cilėt folėm nė fillim. Shkurt.
 
E bija e Musa Jukės, Safetja, familjarsht pėrfshirė edhe babain,punoi pėr 15 vjet radhazi si profesoreshė nė nė Universitetin e Harvardit. Kadareja e ka cilesuar si intelektualen mė tė madhe shqiptare, por Presidenti i Republikės akoma nuk i ka dhėnė ndonjė titull nderi, po ashtu as qyteti i saj i lindjes.
 
Sipas tė gjitha gjasave nuk i lejon Nexhmija, pasi Safetja ka qenė shoqe klase me Nexhmijen. Gjithsesi ishte Safete Juka qė nė vitin 1998 i paraqiti Departamentit tė Shtetit dhe personalisht ish presidentit tė at'hershėm Klinton dokumenta e fakte pėr tragjedinė shekullore kosovare.
 
Sot Safetja, ndonėse e moshuar akoma punon ditė natė pėr ēėshtjen e Kosovės dhe nuk merret me intriga Oborrit siē vepron Nexhmija sot. Ėshtė e bija e Musa Jukės dhe mjerisht sot akoma nuk po i lind Shkodrės njė Musa Jukė i dytė.
 
Mėrgim Korēa. Emigron nė Amerikė nė vitet '90-tė, kalon tė gjitha testet dhe nė moshėn afro 70 vjeēare bėhet profesor i gjuhės shqipe ne Universitetin e Detroitit. Mban lidhje tė rregullta me gazeten Shkodra dhe pothuaj ēdo numer ėshtė prezent pėr lexuesit tanė.
 
Kjo ėshtė njė pjesė e botės shkodrane, ku duhet tė mėsojnė tė gjithė.

 


                              Copyright©2000-2005 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.