|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

 

   
 

  Bahri Beci - Professeur Directeur-adjoint du Centre d'Etudes - Balkanique de l'INALCO – Paris

 
 

  Rreth Bazės Dialektore tė «Gramatikės Shqipe» tė Pashko Vasės

 
 

 
24.06.2005 / TN
 
Me 1878, nė broshurėn me titull «Alfabeti i gjuhės shqipe»1) Pashko Vasa njoftonte se kishte nė mend tė botonte, ndėr tė tjera, edhe njė gramatikė tė gjuhės shqipe, si edhe njė fjalor. Pas nėntė vitesh, mė 1887 e botoi gramatikėn nė frėngjisht me titullin «Grammaire albanaise ą l'usage de ceux qui desirent apprendre cette langue sans l'aide d'un māitre»,2) kurse fjalorin nuk arriti ta botonte.3)
 
«Gramatika shqipe» u shkrua, pra, nga Pashko Vasa «pėr t'u pėrdorur nga ata qė dėshironin ta mėsonin shqipen pa ndihmėn e njė mėsuesi». Pra, qėllimi i Pashko Vasės ishte, siē shkruan ai, «t'ia nėnshtronte gjuhėn shqipe disa rregullave tė qėndrueshme dhe tė njėtrajtshme, ta vėmė para gjithė botės dhė t'ua japim nė dorė dijetarėve evropianė njė udhėzues tė sigurtė nė mėnyrė qė kėta tė mundin ta mėsojnė gjuhėn nė fjalė pa ndihmėn e njė profesori»4). Pra, synimi i Pashko Vasės ishte tė bėnte njė gramatikė praktike tė gjuhės shqipe pėr tė huajt.
 
Pashko Vasa ishte i vetėdijshėm pėr vėshtirėsitė qė paraqet hartimi i njė gramatike tė shqipes, prandaj ai shkruante se «Nuk besoj se kam bėrė njė gramatikė tė plotė sipas rregullave, por jam i bindur se kam bėrė njė gramatikė tė lehtė pėr t'u pėrdorur, praktike, tė mjaftueshme pėr ta drejtuar ēdo tė huaj nė studimin e gjuhės shqipe, se kam mundur ta ndihmoj kėtė qė tė pėrvetėsojė gjuhėn nė fjalė shumė mė me lehtėsi sesa tė kisha stivuar rregulla mbi rregulla, shpjegime mbi shpjegime».5) Pashko Vasa mendonte se kjo ishte gramatika e parė shqipe e hartuar nga njė shqiptar. «Ne nuk dimė tė ketė pasur para nesh njė shqiptar tjetėr qė tė jetė marrė me pėrpilimin e njė gramatike kaq tė plotė sa e jona», shkruan ai6). Pra, Pashko Vasa nuk ishte nė dijeni tė gramatikave tė botuara mė parė nga Jeronim de Rada me emrin e tė birit, Zef de Rada mė 1870-1871, nga K. Kristoforidhi mė 1882 dhe nga S. Frashėri mė 1886.7)
 
Duke folur pėr kėtė vepėr, V. Bala ka shėnuar qė rregullat e gramatikės sė shqipes Pashko Vasa i ilustroi shqip «mbi bazėn e degėzimit verior tė gjuhės...»8). «Ėshtė me interes, vazhdon V. Bala, tė vėrejmė pėrpjekjet e autorit pėr tė pėrdorur njė gegėrishte sa mė tė afėrt me toskėrishten...»9). V. Bala edhe kur ka shkruar pėr punimin e Pashko Vasės pėr alfabetin ka shėnuar qė «shembujt pėr tė ilustruar alfabetin e vet, ai i sjell nga gegėrishtja, por nga njė variant i saj (i gegėrishtes BB) i afruar fort me toskėrishten, me ndonjė pėrjashtim tė rrallė si fjala vjen: kamė pėr kambė, shamė pėr ofshamje, mėndash pėr mėndafsh».10) Nė dallim prej tij, J. Kastrati e ka vlerėsuar «Gramatikėn shqipe » tė Pashko Vasės si « njė dėshmi e gjallė dhe autentike e sė folmes sė qytetit tė Shkodrės». Sipas tij, ajo «ėshtė e para gramatikė e botuar, e plotė, e shkodranishtes, duke pėrjashtuar shėnimet sporadike gramatikore tė Bardhit, Da Leēes, Rosit, Jungut para tij»11).
 
Nė tė vėrtetė Pashko Vasa nuk jep shpjegime lidhur me dialektin a nėndialektin qė ėshtė vėnė nė bazė tė «Gramatikės» sė tij. Megjithatė ai nė faqen 16 tė «Gramatikės» kur shkruan pėr pėrdorimin e rrjedhores sė emrave ka shėnuar qė «rrjedhorja ka njė formė tjetėr shumė tė pėrdorur sidomos nė Shqipėrinė e ultė»12). Pra, Pashko Vasa ishte i vetėdijshėm pėr praninė, tė paktėn, e ndarjes dialektore tė shqipes nė shqipe tė Shqipėrisė sė Epėrme dhe nė shqipe tė Shqipėrisė sė ultė. Dhe problemi shtrohet se ēfarė pėrfaqėson gegėrishtja e veprės sė tij, pra, cila ėshtė baza dialektore e gjėrė po edhe e ngushtė e kėsaj gramatike dhe nėse ka pėrpjekje pėr ta zgjeruar bazėn dialektore, nė ē'drejtim shkojnė kėto pėrpjekje.
 
E vėrteta ėshtė se disa studiues e kanė veēuar Pashko Vasėn nga disa autorė tė tjerė gegė pėr prirjet e tij, siē shkruajnė ato, pėr afrimin nė tė shkruar tė dy dialekteve tė shqipes ose pėr afrimin e gegėrishtes me toskėrishten nė fjalor e drejtshkrim13).
 
Po le tė shohim mė mirė tani konkretisht se cila ėshtė baza dialektore e «Gramatikės shqipe» tė Pashko Vasės dhe nė ēfarė mase ai ėshtė pėrpjekur t'i afrojė dy variantet e shqipes sė shkruar, pra tė gegėrishtes sė shkruar dhe toskėrishtes sė shkruar ose mė mirė dy variantet e shqipes letrare tė kohės.
 
Pėr t'i dhėnė pėrgjigje kėsaj pyetjeje ne kemi krahasuar tė dhėnat gjuhėsore nga kjo vepėr me tiparet dalluese tė makrosistemeve tė ndryshme tė gegėrishtes.
 
 
«Gramatika shqipe» e Pashko Vasės nė pėrqasje me makro dhe mikrosistemet e gegėrishtes
 
Pashko Vasa, duke folur pėr pėrdorimin e theksit lakor (circonflexe) qė nė tekstin e «Gramatikės» shėnon gjatėsinė e zanoreve, ka shkruar se «Theksi lakor vihet mbi zanoret, tingulli i tė cilave duhet tė zgjatet sikur tė kishte dy zanore.14) Shenja e gjatėsisė, nė tė vėrtetė, ėshtė pėrdorur nga Pashko Vasa pėr tė shėnuar zanoret e theksuara gojore tė gjata dhe gjysmė tė gjata. Nga 117 fjalė tė sjella nė faqet 1-7 pėr ilustrim, tė cilat nė gegėrishte dalin me zanore tė gjatė (86 prej tyre) ose gjysmė tė gjatė (31 prej tyre) nė tekstin e «Gramatikės» janė shėnuar si tė gjata vetėm 25 fjalė, pra, jo mė shumė se 22% e tyre: shqipta:r, hy:ll, sy:, dhe:, dhi:m, gja:m, gji:, shi:, shtėpi:, thi:, ka:, kushri:, ka:l, goma:r, dhi:, bu:lk, gra:t, va:rzat etj., por ēal, ēil, boē, sy, gji, rź, vlla, eja, erdha, gjyshe, nuse, dele etj. Pra shkalla e reduktimit tė pėrdorimit tė shėnjės sė gjatėsisė ėshtė rreth 78%, ēka e largon nė kėtė pikė gegėrishten e kėsaj «Gramatike» nga gegėrishja e folur.
 
Pėr tė shėnuar hundorėsinė e zanoreve, karakteristike vetėm pėr makrosistemin e shkallės sė parė tė gegėrishtes, Pashko Vasa nė «Gramatikėn» e tij vė mbi zanoret shėnjėn e gjatėsisė sė zanoreve, tė cilėn ai e quan theks hundor.
 
Nga 65 fjalė tė pėrdorura pėr ilustrim nė faqet 1-12 tė «Gramatikės», tė cilat nė tė folmet e gegėrishtes dalin me zanore hundore, janė shėnuar si tė tilla vetėm 27 prej tyre, do me thėnė vetėm 37% e rasteve: rź, rrźn, vāth, patā, rikā, qźn, luā, me kźn, me vū, me prū, me shty^, me fry^ etj., por sy, frym, dhen, dhi:m, shi:, kushri:, zanin, i amėl, etj. por edhe āsht e asht, me kźn e me ken. Po kėshtu edhe nė pasqyrat e zgjedhimit tė foljeve lėkundjet janė shumė tė dukshme: ti flźn, ai flźn, na flźim, ju flźni, ata flźin, por un flei, ti flishe, ai flite, na flishim etj. Sipas Pashko Vasės zanoret hundore janė vetėm tė gjata, ēka nuk pajton me tė dhėnat nga e folmja e Shkodrės po edhe mė gjėrė.15) Pra edhe shkalla e pasqyrimit tė hundorėsisė sė zanoreve nė «Gramatikėn shqipe» tė Pashko Vasės ėshtė relativisht e kufizuar.
 
Nė «Gramatikėn» e Pashko Vasės ė-sė sė toskėrishtes i pėrgjigjen ā -ja hundore dhe a -ja gojore, madje denduria e pėrdorimit tė a-sė gojore ėshtė mė e madhe. Nga 18 fjalė qė nė gegėrishte dalin me ā hundore, janė shėnuar si tė tilla vetėm 3 fjalė: vāth, kāndshėm, t'bājsh, por gja:m, dhandėr, asht, ban, i amėl, nand, kang etj. Pra, edhe nė kėtė rast njė prirje e qartė pėr njė pėrdorim tė kufizuar tė shėnjės sė hundorėsisė.
Grupi tingullor vo- nė «Gramatikėn» e Pashko Vasės ruhet si i tillė nė tė gjitha rastet: i vorfėn, e vorfėn, t'vorfėn, me vorrue, vorfnisht, vorr. Pra, nė tekstin e «Gramatikės» nuk gjejmė dukurinė e kalimit tė o-sė sė shkurtėr tė theksuar nė a nė rrokje tė mbyllur, karakteristike pėr tė folmen e anės perėndimore tė qytetit tė Shkodrės, si edhe pėr tė folmen e Ulqinit nė fjalė tė tilla si:voj>vaj, vorr>varr, kos>kas etj.16)
 
Nė tekstin e «Gramatikės», nė pajtim me tė folmet e gegėrishtes, paskajorja me me+pjesoren e foljes (me punue), ka njė denduri tė madhe pėrdorimi, po nuk mungojnė edhe rastet e pėrdorimit tė lidhores nė vend tė saj. Nga 32 raste tė pėrdorimit tė tyre, 29 dalin me paskajore dhe vetėm tri me lidhore. Nga analiza e tėrėsisė sė shembujve tė pėrdorur me paskajore dhe lidhore del se lidhorja pėrdoret vetėm nė bashkėvajtje me foljen mund, madje nė «Gramatikėėn shqipe» tė Pashko Vasės flitet edhe pėr njė formė foljore qė autori e quan futur contigent (e ardhshme e mundėsisė) tė ndėrtuar nga mund + lidhore:: un mundt'kemi, ti mundt'ke:sh, ai mundt'ke:t, na mundt'kena, ju mundt'keni, ata mundt'ke:n etj.
 
Pashko Vasa nė «Gramatikėn» e tij pranon tri forma tė sė ardhmes: tė ardhmen absolute (kam me pas), tė ardhmen (do t'kem) dhe tė ardhmen e mundėsisė (mund t'kemi). Nga 20 raste tė sjella pėr ilustrim me tė ardhmen dhe me tė ardhmen absolute, 15 dalin me tė ardhmen (do + lidhoren) dhe vetėm 5 me tė ardhmen absolute (kam + pjesoren):
 
Njekio do t'martohet shpejt.
Keh do t'duesh ti qi s'ke zemėr.
Kėta kual kur do t'ja dėrgosh.
por
Sikur tė mė thon kam me ba:
Banu i urt, ndryshe ke: me u pendue.
 
Eshtė njė gjendje pak a shumė e pėrafėrt me atė tė tė folmeve tė gegėrishtes, ndonėse nuk mungojnė edhe dallimet17).
 
Krahas kėtyre tipareve karakteristike pėr tė mbarė tė folmet e gegėrishtes, nė tekstin e «Gramatikės» gjejmė edhe disa tipare tė tjera karakteristike vetėm pėr tė folmet e gegėrishtes veriore.
 
Veta e parė njėjės e sė tashmes sė dėftores sė foljeve me temė nė bashkėtingėllore, zgjedhimi i parė, klasa e parė, nė «Gramatikėn» e Pashko Vasės del me mbaresėn -i (un lidhi).Nga 36 folje tė zgjedhimit tė parė, klasa e parė, tė sjella pėr ilustrim nė faqet 65-69 tė «Gramatikės», 29 dalin me mbaresėn-i dhe vetėm 7 dalin pa mbaresė: rrahi, vdari, njalli, zbardhi, bari, rrasi, mieli, mielli etj., por edhe un mledh, ndiek, dieg, hiedh, dredh etj. Kėto tė fundit i pėrkasin klasės sė dytė tė zgjedhimit tė parė(18). Eshtė pak a shumė e njėjta gjendje si nė tė folmet veriore tė gegėrishtes qė shtrihen nė zonėn mbi lumin Drin, pėrfshirė kėtu edhe tė folmet e Kosovės. Kjo dukuri nuk ndeshet nė tė folmet e gegėrishte qendrore qė shtrihen nė jug tė tyre.19)
 
Veta e tretė njėjės e sė tashmes sė lidhores nė «Gramatikėn» e Pashko Vasės formohet me mbaresėn -in , njėsoj si veta e tretė shumės e sė tashmes sė dėftores: ai t'desin, t'vi:n, t'kiain, t'lain, t'nxe:in, t'mshi:n, t'shtyin, t'skkoin, t'falin, t'ndezin etj., por edhe ai t'ket, t'jet, t'dal. Kėto tė fundit janė tė vetmit shembuj pa mbaresė qė kemi gjetur. Kjo dukuri shtrihet nė tė folmet veriore tė gegėrishtes qė shtrihen nga Malėsia e Madhe nė perėndim e deri nė Has nė lindje. Nė tė folmet e Kosovės qė shtrihen nė lindje tė tyre kjo formė foljore e lidhores ėshtė identike me formėn e vetės sė tretė njėjės tė dėftores.20)
 
Pėremrat pronorė tė vetė sė parė, prona dhe pronari njėjės, nė tekstin e «Gramatikės» dalin pėrkatėsisht nė variantet i jemi , e jemia.
 
kali jem, shtėpija jeme
Gjith burrat punoin, i jemi shkon nė mal.
Kėto shtėpija jan drrasash, e jemja asht gurit.
Kėto forma pėremėrore janė shtrirė nė mbarė tė folmet e gegėrishtes veriore, si edhe nė disa tė folme veriore tė gegėrishtes qėndrore.21)
 
Siē shihet, nė «Gramatikėn» e Pashko Vasės dėshmohen jo vetė tiparet dalluese tė makrosistemit tė gegėrishtės, po edhe ato tė tė folmeve tė gegėrishtes veriore qė shtrihen nė territorin nė veri tė Drinit tė Bashkuar po edhe tė Maleve tė Sharrit. Po krahas kėtyre tipareve, nė «Gramatikėn» e Pashko Vasės vihen re edhe tipare tė tjera me njė shtrirje mė tė kufizuar nė tė folmet e gegėrishtes.
 
Grupet e vjetra tė bashkėtingėllorve kl, gl, tė cilat nė tė folmet e shqipes na paraqiten nė variante tė ndryshme, nė «Gramatikėn» e Pashko Vasės dalin pėrkatėsisht ki (=k-j), gi (g-j). Shembujt qė ilustrojnė kėtė dukuri, edhe pse nuk janė tė shumtė, janė gjithėsesi sinjifikativ: un kieē, ti,ai kie, na kiem, ju kiet, ata kien, kiofsha, kiofsh, kioft, kiofshim, kiofshi, kiofshin; kiai, kia:n, kiaim, kiani, kiaishe, kiava, kam kia, pata kia; i giat, e giat, giuhėn, por edhe: me kźn, tui pas ken, gisht. Kalimi i grupeve tė bashkėtingėlloreve kl,glk-j, g-j pėrbėn njė nga tiparet dalluese tė tė folmeve perėndimore tė gegėrishtes veriore, pėrjashtuar tė folmet e popullsisė myslimane tė Postribės, tė qytetit tė Shkodrės dhe tė Ulqinit ku kėta grupe bashkėtingėlloresh janė palatalizuar, pėrkatėsisht nė q, gj .22)
 
Nė tekstin e «Gramatikės» grupi i bashkėtingėlloreve fsh nė mėnyrėn dėshirore tė foljeve me temė nė zanore ruhet mirė. Nga 14 folje me temė nė zanore, 12 folje e ruajnė grupin e bashkėtingėlloreve fsh nė mėnyrėn dėshirore: kiofsha, kiofsh, kiofshim, kiofshi, kiofshin; nxefsha, nxefsh, nxefshim, nxefshi, nxefshin; mshifsha, mshifsh, mshifshim, mshifshi, mshifshin; shkofsha, shkofsh, shkofshim, shkfshi, shkofshin etj., por edhe: kiasha, kiash, kiashim, kiashi, kiashin; lasha, lash, lashim, lashi, lashim,.pra, prirja themelore nė «Gramatikėn» e Pashko Vasės ėshtė ruajtja e grupit tė bashkėtingėlloreve fsh nė mėnyrėn dėshirore tė foljeve me temė nė zanore. Nė kėtė pikė «Gramatika shqipe» e Pashko Vasės largohet nga tė folmet perėndimore tė gegėrishtes veriore23) dhe bashkohet me shumicėn e tė folmeve tė shqipes ku ky grup bashkėtingėlloresh ruhet.24)
 
Grupi i bashkėtingėlloreve ngj nė tekstin e «Gramatikės» ruhet ose ka pėrfunduar nė nj: ngjit (attribuer), kingji, ngjesh, por unj (= ungj), me njall (ressusciter), me njit (attacher). Ky grup bashkėtingėlloresh ka pėrfunduar nė nj nė tė folmet perėndimore tė gegėrishtes veriore. Nė disa tė folme veriore tė kėtij grupi tė folmesh ndeshen edhe variantet j, gj, q, h tė grupit tė bashkėtingėlloreve ngj.25) Pra, edhe nė kėtė pikė «Gramatika shqipe» e Pashko Vasės largohet pjesėrisht nga tė folmet perėndimore tė gegėrishtes veriore.
 
Rrjedhorja e pashquar e emrave tė gjinisė femėrore nė «Gramatikėn» e Pashko Vasės formohet me mbaresėn -et: prei nanet, prei buket, prei shtpiet, prei doret etj. Kjo formė rasore ėshtė karakteristike pėr tė folmet perėndimore tė gegėrishtes veriore nga Kelmendi nė veri e deri nė Shkodėr me rrethina nė jug.26)
 
Veta e parė shumės e sė kryerės sė thjeshtė tė foljeve veprore nė tekstin e «Gramatikės» formohet me mbaresėn -me: na patme, kieme, la:me, nxe:me, mshi:me, pėrvu:me, shkueme, shkyeme, ndieme, folme, ndezme, erdhme, duelme, vu:me, prūme, dogjme, kėrsitme ose krisme etj., por edhe: na la:m, kiem «qemė». Mbaresa -me ėshtė tipike pėr tė folmet perėndimore tė gegėrishtes veriore, ndonėse nuk ėshtė e pėrgjithėsuar. Nė tė folmen e Dushmanit, tė Shkrelit bashkėekzistojnė mbarese -me me mbaresėn -ėm (-m).27)
 
Paralelisht me mbaresėn -me nė «Gramatikėn» e Pashko Vasės pėr vetėn e tretė shumės tė sė kryerės sė thjeshtė tė dėftores pėrdoret edhe mbaresa -ne: ata patne, kiane, la:ne, nxe:ne, mshi:ne, pėrvu:ne, shty:ne, shkuene, shkyene, ndiene, falne, ndezne, erdhne, vu:ne, prūne, prene, pi:ne, fietne, hangėrne, zune, dreshtne etj. por edhe: kien, dha:n, lan (laisser). Edhe pse kėtė dukuri nuk e kemi vlerėsuar si tipar dallues tė tė folmeve perėndimore tė gegėrishtes veriore, shtrirjen mė tė madhe ajo e ka nė kėtė grup tė folmesh, pėrfshirė edhe tė folmen e pjesės lindore tė qytetit tė Shkodrės.
 
Nė «Gramatikėn» e Pashko Vassės veta e parė shumės e sė tashmes sė dėftores sė foljeve pėsore formohet me mbaresėn: -h-ena: krehena, pritena, gjindena. Kjo dukuri ėshtė karakteristike pėr tė folmet e Kelmendit, tė Hotit, tė Shkrelit, tė Kastratit, tė Lohes sė Sipėrme, tė Rranzave tė Mbishkodrės. Ajo mbizotėron edhe nė Dushman. Nė Postribė e Zadrimė bashkjetojnė mbaresat -h-emi dhe -h-na. Nė Shkodėr dhe Shirokė ėshtė pėrgjithėsuar varianti i shkurtuar -h-na i kėsaj mbarese.28) Si shihet, Pashko Vasa pėrdor nė kėtė rast njė formė mė tė pėrgjithshme veriore perėndimore tė kėsaj mbaresė, duke u larguar kėshtu nga varianti i pėrdorur nė tė folmen e qytetit tė Shkodrės. Nė kėtė rast nuk pėrjashtohet edhe mundėsia qė varianti i shkurtuar i mbaresės (-h-na) nė tė folmen e qytetit tė Shkodrės tė jetė pėrftuar nė periudhėn pas vitit 1887, po kjo duhet vėrtetuar.
 
Grupet e zanoreve ue, ye, ie nė «Gramatikėn» e Pashko Vasės dalin tė pamonoftonguara: xhakue, grue, sherbtuer, Perenduer, krahnuer; krye, tui thye, me lye; qiell, tui zie, me pėrzie, me zie etj. Bėjnė pėrjashtim pronorėt qė dalin me u dhe jo me ue: i jui, e jui, i juji, e juja, t'uit, t'uja. Nė tė folmet veriore tė grupit perėndimor tė gegėrishtes veriore kėto grupe bashkėtingėlloresh nė shumicėn e rasteve ruhen, kurse nė tė folmet nė jug tė tyre nė shumicėn e rasteve monoftongohen pėrkatėsisht nė u, y, i.29) Po megjithatė nuk mund tė themi qė nė kėtė pikė «Gramatika» e Pashko Vasės pasqyron tė folmet veriore tė grupit perėndimor tė gegėrishtes veriore, sepse nė kėtė nėngrup tė folmesh, krahas ue pėrdoren edhe uo, ua e u., qė nuk i gjejmė nė tekstin e «Gramatikės». Kėshtu qė duhet pranuar se kemi tė bėjmė me njė pėrpjekje tė vetdijshme tė autorit pėr t'u larguar nga format nėndialektore tė kėsaj dukurie.
 
Grupet e bashkėtingėlloreve mb, nd, ng nė «Gramatikėn» e Pashko Vasės ruhen relativisht mirė: mbretnesh, e mba, mbasandej, u mbytne; ngane, kangėt; ndigjo, i ndershėm, kėndo, dhandėr, perenduer, i rand, nand etj., por edhe kam «kėmbė», e amėl, mrrin, i nrit (humid), kadal, mledh, mushi, mrapa etj. po kėto janė tė pakta. Nė tė folmet perėndimore tė gegėrishtes veriore kėto grupe bashkėtingėlloresh kanė pėsuar zhvillime tė dyfishta e tė trefishta. Nė mbarė tė folmet e kėtij grupi grupet e bashkėtingėlloreve mb, nd ng kanė dhėnė pėrkatėsisht m, n h. Nė tė folmet veriore tė kėtij grupi ndeshen edhe variantet b(p), d(t), g(k) tė tyre. Nė tė folmet nė jug tė tyre, pėrfshirė edhe qytetin e Shkodrės nd>ń (bashkėtingėllore dhėmbore hundore e zėshme).30)
 
Nga sa u tha deri tani, po edhe nga ato qė nuk qe e mundur tė parashtrohen nė njė shkrim si ky, del se baza dialektore e «Gramatikės shqipe» tė Pashko Vasės ėshtė pa dyshim gegėrishtja dhe mė konkretisht gegėrishtja veriore, ose po tė shkojmė mė tutje, grupi perėndimor i gegėrishtes veriore, madje nėngrupi jugor i kėtyre tė folmeve ku pėrfshihet edhe e folmja e qytetit tė Shkodrės. Po kjo nuk na jep tė drejtė tė pohojmė qė «vepra e Pashko Vasės ėshtė njė dėshmi e gjallė dhe autentike e sė folmes sė qytetit tė Shkodrės» ose qė kjo «Gramatikė» ėshtė «e para gramatikė e botuar e plotė e shkodranishtes...».31) Pėr kėtė mjafton tė krahasohen tė dhėnat e kėsaj «Gramatike» pėr fonetikėn me tė dhėnat pėr fonetikėn e sė folmes sė qytetit tė Shkodrės nė punimin e G. S Lowman «Phonetics of Albanian» ose me tė dhėnat e punimit tonė pėr fonetikėn e sė folmes sė Shkodrės32) dhe do tė mund tė shiheshin qartė dallimet.
 
Tė dhėnat e sjella nė kėtė trajtesė vertetojnė se baza dialektore «Gramatikės shqipe» tė Pashko Vasės ėshtė gegėrishtja veriore ose mė mirė grupi perėndimor i tė folmeve perėndimore tė gegėrishtes, pėrfshirė tė folmen e qytetit tė Shkodrės, po ato, nė tė njėjtėn kohė, flasin pėr pėrpjekje tė vetėdijshme tė autorit pėr t'u larguar nga veēoritė e grupit perėndimor tė gegėrishtes veriore nė pėrgjithėsi dhe e folmja e qytetit tė Shkodrės nė veēanti, pra pėr ta zgjeruar disi bazėn dialektore tė saj. Pėr kėtė flasin edhe tė dhėnat leksikore tė pėrdorura pėr ilustrim.
 
Kėshtu, nė «Gramatikėn» e Pashko Vasės, krahas fjalėve tipike pėr tė folmet e gegėrishtes nė pėrgjithėsi e tė gegėrishtes veriore, e veriperėndimore nė veēanti gjejmė edhe fjalė tipike pėr tė folmet e toskėrishtes. Ja disa prej tyre: derr(krh. thi), bushtėr (krh. shak), mac (krh.mic, dac), vash, ēup (krh.vajz, ēik, cuc), kok (krh.krye), unj «ungj» (krh. mixh), lal (krh.vlla), ngiye «gėnjyer», etj. E parė me kėtė sy, «Gramatika shqipe» e Pashko Vasės shėnon ndoshta pėrpjekjen e parė serioze tė ndėrgjegjshme tė njė autori shqiptar pėr tė na dhėnė njė gramatikė relativisht tė plotė tė gegėrishtes sė shkruar, pėr pasojė edhe pėr standardizimin e gegėrishtes sė shkruar dhe mėnjanimin prej saj tė disa varianteve nėndialektore tipike pėr mikro dhe makrosistemet e shqipes dialektore.
 
------------------
 
1. «L'alphabet latin appliqueée ą la langue albanaise», Constantinople, 1878.
2. «Grammaire albanaise ą l'usage de ceux qui desirent apprendre cette langue sans l'aide d'un māitre», Par P. W., London, 1887.
3. Shih pėr kėte V. Bala, «Pashko Vasa», Tiranė, 1979, f. 183-191; J. Kastrati, «Histori e gramatologjisė shqiptare (1835-1994)», Prishtinė, 1980; J. Kastrati, «Gramatika shqipe» e Pashko Vasės (1887), «Studime filologjike», Tiranė, 1992, 1-4, f. 79-82.
4. P. Vasa, «Grammaire...», f. X.
5. P. Vasa, «Grammaire...», f. 168.
6. P. Vasa, «Grammaire...», f. 169.
7. V. Bala, «Pashko Vasa», Tiranė, 1979, f. 183-191.
8. V. Bala, «Pashko Vasa», Tiranė, 1979, f. 185.
9. V. Bala, «Pashko Vasa», Tiranė, 1979, f. 188.
10. V. Bala, «Pashko Vasa», Tiranė, 1979, f. 82.
11. J. Kastrati, «Gramatika shqipe» e Pashko Vasės (1887), «Studime filologjike», Tiranė, 1992, 1-4, f. 81.
 
Nė faqėn 82 tė kėtij artikulli J. Kastrati ka shkruar se «Gjuha e Pashko Vasės ka tendencat e afrimit me dialektin jugor» duke lėnė tė nėnkuptohet qė ai shihte njė dallim ndėrmjet gjuhės sė veprave tė tij ku ai shihte tendenca afrimi me dialektin jugor dhe «Gramatikės» qė, sipas tij, ishte «dėshmi e gjallė dhe autentike e sė folmes sė qytetit tė Shkodrės». Edhe T. Osmani, duke folur pėr gjuhėn e prozės sė Pashko Vasės «Shqypnija dhe shqyptarėt» ka theksuar qė «P. Vasa shkruan nė variantin verior, duke ruajtur tė folmen e vendlindjes, por duke u pėrpjekur qė tė shkruaj njė shqipe sa mė tė bukur dhe tė pastėr dhe nė njė farė shkalle tė njėsuar. Kjo, vazhdon ai, pasqyrohet mė shumė nė fonetikė dhe deri diku edhe nė leksik» T. Osmani, Vėzhgime pėr gjuhėn e veprės sė Pashko Vasės, «Gjuha jonė», Tiranė, , 1992, 3-4, f. 56. Termi «shqipe e njėsuar» nė kėtė rast ėshtė tepėr largvajtės dhe modernizues, aq mė shumė, po tė vihet pėrballė pohimeve tė J. Kastratit qė e vlerėson «Gramatikėn» e tij si dėshmi autentike tė sė folmes sė Shkodrės.
 
12. P. Vasa, «Grammaire...», f. 16.
 
13. Duke folur pėr shkrimet shqipe tė shekullit XIX , ndėr tė tjera, ka vėnė nė dukje se «Nė disa nga kėto shkrime vihen re edhe pėrpjekje pėr t'i afruar nė tė shkruar tė dy dialektet kryesore tė shqipes si nė fjalor ashtu edhe nė drejtshkrim. Njė punė e tillė e vetėdijshme pėr lėvrimin e gjuhės shqipe nė shekullin XIX nisi me «Ėvetarin» e Naum Veqilharxhit dhe mori pėrpjestime mė tė gjėra nė shkrimet e Kristoforidhit, tė Samiut, tė Naimit, tė Vretos, tė Pashko Vasės etj.» (Sh. Demiraj, «Gjuha shqipe dhe historia e saj», Tiranė, 1988, f. 264). Edhe Dh. Shuteriqi e J. Kastrati kanė shkruar se «Gjuha e Pashko Vasės ka tendencat e afrimit me dialektin jugor...» Dh. Shuteriqi, «Historia e letėrsisė shqipe pėr shkollat e mesme», Tiranė, 1955, f. 134; «Letėrsia e re shqipe», Antologji e komentuar pėr shkollat e mesme, Tiranė, 1950, f. 326; «Historia e letėrsisė shqipe», II, Tiranė, 1960, f.274; J. Kastrati, «Histori e gramatologjisė shqiptare (1835-1994)», Prishtinė, 1980, f. 105.
 
14. P. Vasa, «Grammaire...», f. 5.
 
15. B. Beci, «Le systčme vocalique et consonantique du parler de la ville de Shkodra (Albanie du Nord)», Thčse pour le doctorat d'Université presentée par Bahri Beci, Tome I (1-392), Tome II (393-670). Directeur: M. R. Gsell, maitre de conférences et directeur d'études du 3-éme cycle, Paris, 1977. Shih edhe variantin shqip, «Tė folmet veriperėndimore tė shqipes dhe sistemi fonetik i sė folmes sė Shkodrės»», Tiranė, 1995, f. 233-255.
 
16. B. Beci, «Tė folmet veriperėndimore tė shqipes dhe sistemi fonetik i sė folmes sė Shkodrės»», Tiranė, 1995, f. 44.
17. B. Beci, Rreth tipareve karakteistike tė dy dialekteve tė shqipes, «Studme filologjike», Tiranė, 1978, 4, f. 82-83.
 
18. «Gramatika e gjuhės shqipe», Vėllimi I, (Morfologjia), Tiranė, 1995, f. 281.
19. B. Beci, «Tė folmet veriperėndimore...», Tiranė, 1995, f. 50.
20. B. Beci, «Tė folmet veriperėndimore...», Tiranė, 1995, f. 51.
21. B. Beci, «Tė folmet veriperėndimore...», Tiranė, 1995, f. 52.
22. B. Beci, «Tė folmet veriperėndimore...», Tiranė, 1995, f. 56.
23. Nė tė folmet perėndimore tė gegėrishtes veriore si edhe nė disa tė folme lindore tė tij grupi i bashkėtingėlloreve fsh nė mėnyrėn dėshirore tė foljeve me temė nė zanore ka dhėnė sh (B. Beci, «Tė folmet veriperėndimore...», Tiranė, 1995, f. 57).
24. B. Beci, «Tė folmet veriperėndimore...», Tiranė, 1995, f. 57.
25. B. Beci, «Tė folmet veriperėndimore...», Tiranė, 1995, f. 58.
26. B. Beci, «Tė folmet veriperėndimore...», Tiranė, 1995, f. 57.
27. B. Beci, «Tė folmet veriperėndimore tė shqipes...», Tiranė, 1995, f. 58.
28. B. Beci, «Tė folmet veriperėndimore tė shqipes...», Tiranė, 1995, f. 59.
29. B. Beci, «Tė folmet veriperėndimore...», Tiranė, 1995, f. 62-63.A. V.
 
Desnickaja ka shkruar se «nė fushėn e vokalizmit koservatorizmi i sė folmes sė katolikėve duket nė ruajtjen e pjesshme tė diftongjevetė vjetra ie, ye, ue nė njė kohė qė nė tė folmen e myslimanėve ėshtė dėshmuar nė mėnyrė tė plotė shqiptimi si monoftong-zanore tė gjata i, y, u (A. V. Desnickaja, «Albanski jazyk i ego dialekty», 1978, f. 108). Edhe G. S. Lowman ka vėnė nė dukje qė nė tė folmen e dy katolikėve tė qytetit tė Shkodrės qė i kanė shėrbyer si subjekte ėshtė dėgjuar śe nė ato raste ku myslimanėt kanė shqiptuar u: (G. S. The fonetics of albanian, «Language», VIII, 1932, f. 289). Ndoshta kalimi i grupit tė zanoreve ue, ye, ie >u, y, i nė tė folmen e banorėve katolikė tė qytetit tė Shkodrės ėshtė njė dukuri relativisht e re. Problemi meriton tė shqyrtohet mė tej.
 
30. B. Beci, «Tė folmet veriperėndimore...», Tiranė, 1995, f. 64-66.
31. J. Kastrati, «Gramatika shqipe» e Pashko Vasės (1887), «Studime filologjike», Tiranė, 1992, 1-4, f. 81. Pėr ne ky do tė ishte njė pohim tepėr kategorik dhe jo dekuat. Qė gramatika e P. Vasės nuk «...ėshtė njė dėshmi e gjallė dhe autentike e sė folmes sė qytetit tė Shkodrės» ose qė kjo «Gramatikė» nuk ėshtė «e para gramatikė e botuar e plotė e shkodranishtes...», del edhe nga ato ka shkruar vetė autori. Ai nė asnjė rast nuk flet pėr shkodranishte po pėr shqipe, pra siē shkruan ai vetė, ai ka synuar tė bėjė «njė gramatikė tė gjuhės shqipe», njė «Grammaire albanaise ą l'usage de ceux qui desirent apprendre cette langue sans l'aide d'un māitre». Ai ka synuar qė pėrmes kėsaj «Gramatike» «t'ia nėnshtronte gjuhėn shqipe disa rregullave tė qėndrueshme dhe tė njėtrajtshme».
 
Pra, qėllimi i Pashko Vasės ishte, siē shkruan ai, ta vėmė (gjuhėn shqipe BB) para gjithė botės dhė t'ua japim nė dorė dijetarėve evropianė njė udhėzues tė sigurtė nė mėnyrė qė kėta tė mundin ta mėsojnė gjuhėn nė fjalė pa ndihmėn e njė profesori»(4). Pra, synimi i Pashko Vasės ishte tė bėnte njė gramatikė tė gjuhės shqipe, madje ai besonte se kjo ishte gramatika e parė e gjuhės shqipe e hartuar nga njė shqiptar. Nė tė mirė tė idesė sonė flet, ndėr tė tjera, edhe fakti qė nė «Gramatikėn» e P. Vasės nuk vihen re dukuri tė tilla si alternimet e bashkėtingėlloreve q, gj > ē, xh ose ll > dh etj. tipike pėr tė folmen e anės lindore tė qytetit tė Shkodrės tė cilės i pėrkiste nga pikėpamja e origjinės Pashko Vasa (shih pėr dukuritė nė fjalė B. Beci «Tė folmet veriperėndimore...» f. 428, 430-435). Po kjo nuk do tė thotė sigurisht qė «Gramatika» e P. Vasės ka humbur lidhjet me tė folmen e ytetit tė Shkodrės, prej edhe nga ishte autori.
 
32. G. S. Lowman, Phonetics of Albanian, «Language», VIII, 1932, f. 271-293; B. Beci, «Le systčme vocalique et consonantique du parler de la ville de Shkdra (Albanie du Nord)», Thčse pour le doctorat d'Université presentée par Bahri Beci, Tome I (1-392), Tome II (393-670). Directeur: M. R. Gsell, maitre de conférences et directeur d'études du 3-éme cycle, Paris, 1977. Shih edhe variantin shqip, «Tė folmet veriperėndimore...», Tiranė, 1995, 1-605 faqe.

E dergoi pėr botim:  Klajd Kapinova


                              Copyright©2000-2005 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.