|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

 

   
 

  Shefi i Shtatmadhorisė italiane nė takimin me Presidentin Rugova vlerėsoi ndryshimet e mėdha pozitive nė Kosovė

 
 

 
Prishtinė, 23 qershor 2003 - Presidenti i Kosovės Ibrahim Rugova priti dje nė orėt e pasditės admiralin Xhanpaolo di Paula, shef i Shtatmadhorisė sė forcave italiane.

Presidenti Rugova falėnderoi Italinė pėr ndihmėn dhe pėrkrahjen civile, administrative dhe humanitare nė rindėrtimin e Kosovės dhe pėr prezencėn ushtarake tė kėtij vendi nė kuadėr tė KFOR-it, duke shtuar se KFOR-i po bėn njė punė tė shkėlqyer dhe ėshtė forcė e dashur nga tė gjithė qytetarėt e Kosovės.

Presidenti Rugova edhe me kėtė rast insistoi nė njohjen direkte tė pavarėsisė qė do ta qetėsonte rajonin dhe kėtė pjesė tė Evropės.

"Unė insistoj pėr njohjen direkte tė Kosovės nga Shtetet e Bashkuara, nga Unioni Evropian. Ne do tė jemi anėtar i Unionit Evropian, tė NATO-s dhe nė miqėsi permanente me Shtetet e Bashkuara tė Amerikės", theksoi Presidenti Rugova.

Nga ana e tij admirali Xhanpaulo di Paula tha se ėshtė i befasuar me ndryshimet e mėdha pozitive nė Kosovė, qė nga vizita e parė e tij menjėherė pas hyrjes sė trupave tė NATO-s nė Kosovė. "Para sė gjithash kjo ėshtė meritė e popullit tė Kosvės, por edhe njė meritė e Presidentit Rugova", tha admirali italian.

Ai theksoi se perspektiva e Kosovės ėshtė nė Bashkimin Evropian, duke shtuar se pėrpara kėsaj Kosova duhet tė kryej detyrat e saja.

"Italia dėshiron qė zhvillimet nė Kosovė tė shkojnė kah afrimi i vendeve me Bashkimin Evropian. Duhet ta kemi parasysh se perspektiva evropiane mund t'u sjellė perspektivė vendeve ballkanike, por edhe kosovarėt duhet t'i kryejnė detyrat e veta", u shpreh admirali Di Paula, duke shtuar se Evropa e nuk ėshtė vetėm njė Evropė e tė drejtave, por ėshtė edhe Evropė e detyrės.

Admirali italian ndodhet nė njė vizitė disaditėshe nė Kosovė pėr t'i vizituar trupat italiane tė vendosura nė rajonin e Pejės dhe Gjakovės.

Presidenti Rugova priti shefin e ri tė Zyrės greke nė Prishtinė

Prishtinė, 23 qershor 2003 - Presidenti i Kosovės Ibrahim Rugova priti sot shefin e ri tė Zyrės greke nė Prishtinė Nikolaos Kamelos. Gjatė takimit ėshtė diskutuar pėr vlerėsimin e progresit dhe standardeve prioritare qė pastaj tė hapen bisedimet pėr tė ardhmen e Kosovės qė ėshtė pavarėsia, tha Presidenti Rugova, por tha se insiston qė tė bėhet njohja e drejtpėrdrejtė nga UE, SHBA-tė. Ndėrkaq, tha ai, synim i Kosovės ėshtė integrimi nė UE, nė NATO dhe nė miqėsi permanente me SHBA-tė.

Nė kėtė takim ėshtė biseduar edhe pėr thellimin e marrėdhėnieve ndėrmjet Greqisė dhe Kosovės, sidomos nė fushėn e ekonomisė, pastaj edhe nė fushėn e investimeve dhe tė qarkullimit tė lirė tė njerėzve.

Greqia, tha Presidenti Rugova, i njeh dokumentet e Kosovės, prandaj pret njė qarkullim mė tė madh tė njerėzve e tė mallrave. Nė kėtė kontekst ai pėrmendi vizitat turistike qė qytetarėt e Kosovės tradicionalisht i kanė pasur nė Selanik dhe rrethinė.

"Do tė bėjmė ēmos qė tė thellohet ky bashkėpunim nė tė gjitha fushat, e sidomos nė fushėn e arsimit e kulturės qė popujt tanė tė lidhen dhe tė njihen mė shumė nė tė ardhmen", tha Presidenti Rugova, duke shtuar se pret nga Greqia qė si anėtar i Bashkimit Evropian tė pėrkrahė Kosovėn.

Me kėtė rast Presidenti vlerėsoi tė rėndėsishme vizitėn e paradokoshme tė kryeministrit grek Karamanlis nė Kosovė.

Diplomati grek Kamelos, pasi shprehu kėnaqėsnė pėr tamkimin me Presidentn Rugova, tha se Greqia si njė vend stabil, do tė pėrkrahė Kosovėn drejt tė ardhmes sė saj evropiane, duke shtuar se kjo ėshtė njė rregull dhe parim.


                              Copyright©2000-2005 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.