|
- 20 qershor 2005 / TN / Skėnder LIMANI / Opinione
-
Nė njė vend tranzicional si Kosova, qeverisja ėshtė element, fushėveprim ose dukuri kyēe nė zhvillimin dhe pėrparimin e saj tė gjithanshėm dhe tė gjithėmbarshėm, si: ekonomik, politik, kulturor,
arsimor, etj, etj. -
- Si duket, shprehjet, si: qeverisje, demokraci tranzicion zhvillim, e shumė e shumė shprehje ose terme tė tjera tė reja, tė futura nė leksikun Kosovar pas luftės, po keqpėrdoren pėr shkak se njė pjesė e opinionit tė pėrgjithshėm nuk i njeh kėto shprehje si dhe domėthėnien e tyre praktike, andaj ėshtė shumė lehtė qė ato tė keqpėdoren, d.m.th. tu pėrshtaten
ekskluzivisht vetėm nevojave personale klanore.
-
- Sigurisht se kėto shprehje, pra, terme, vėshtirė se mund tė pėrkufizohen mirėfilli edhe nė Fjalorin e Gjuhės Shqipe, edhe nėse gjenden aty. Pra, nė pamje tė parė, kėto shprehje duken si diēka krejt tė parėndėsishme por praktikisht ato janė aq tė rėndėsishme saqė ėshtė veshtirė qė tė shpejgohen nė njė
artikull tė vetėm.
-
- Pėr kėtė punė, kėtė sqarim tė gjithėmbarshėm publik tė kėtyre shprehjeve dhe tė rėndėsisė sė tyre praktike, duhet organizim tė debateve nga e ashtuquajtura shoqėri civile, por meqenėse edhe shoqėria civile ėshtė pėrdorur vetėm pėr pėrfitime materiale personale, edhe ky debat, edhe nėse organizohet, nuk do te ketė sukses.
-
- Tash, ēka ėshtė qeverisja? Tė marrim shembull konkret raportin nė mes Universitetit tė Prishtinės (tash e tutje, UP) dhe tė Ministrisė sė Arsimit, Shkences dhe tė Teknologjisė (tash e tutje, MASHT). MASHT-i nuk e qeverisė UP-nė. Kjo ėshtė ashiqare. Por, kjo njėherit ėshtė qenėsore. Kėtu nuk flasim pėr
cilėsinė e qeverisjes por pėr mungesėn e qeverisjes. MASHT-i nuk e qeverisė UP-nė andaj nuk mund tė bėhet fjalė pėr cilėsinė e qeverisjes sė UP-sė.
-
- Nuk mund tė ketė monitorim, vlerėsim, opinione ose debate pėr qeverisjen e UP-sė nga MASHT-i, pra, pėr debate pėr zhvillimin, pėrparimin, pengesat e ndryshme, marrėdhėniet e ndryshme ndėrkombėtare, cilėsinė arsimore tė studentėve, zhvillimin e planprogrameve (kurrikulave), administratimin brenda UP-sė,
mėnyrėn dhe numrin e studentėve tė regjistruar, trajnimet e profesorėve, e shumė e shumė tė tjera, mu pėr shkak tė mungesės sė qeverisjes zyrtare tė UP-sė nga ana e Qeverisė sė Kosovės, pra, MASHT-it.
-
- Unė e pėrmenda rastin e UP-sė dhe tė MASHT-it, por kjo vlenė pėr tė gjitha strukturat ose degėt qeverisėse nė Kosovė. As Ministria e Postė telekomunikacionit nuk e mbikėqyrė, vlerėson ose monitoron PTT-nė, pra, nuk ka asfar kompetence ndaj organit tė vet publik - PTT-sė. PTT-ja zhvillon brendinė e vet
nė mėnyrė krejtėsisht private. Caktohet ēmimi i kartelave telefonike, numrave fiks, rrjetit tė internetit, punėsimit, etj. etj. nė baza tė pavaruara qeverisėse, pra, sipas interesit ekonomik tė brendisė sė PTT-sė.
-
- As Ministria pėr Energjetikė nuk e mbikėqyrė KEK-un. Nuk ka asfar kontrolli, monitorimi, debatimi ndaj ēmimit tė rrymės, shpenzimieve tė donacioneve ndėrkombėtare, shpenzimeve tė parave publike qė merren nga taksat tona, pra, nga qytetarėt, pėr punėsimin, etj. etj.
-
- Cdo gė nė Kosovė funksionon nė baza klanore tė vullnetit tė mirė. Tatimet qė ne i pagujame si qytetarė, shkojnė nė Qeverinė e Kosovės por duket se shpėrndarja e tyre nėpėr Ministri dhe nė organet tjera publike, kryhet nė mėnyrė tė ēuditshme.
-
- Rast konkret pėr kėtė ėshtė Radio televizioni i Kosovės
(RTK) kur Qeveria nė Kosovė i jep para (tė qytetarėve) kėtij RTV por nuk e kontrollon, vlerėson, monitoron atė. Por, nėse shikohet nga afėr, kėtu dalin nė sipėrfaqe interesat individuale mes disa personave nė Qeverinė e Kosovės dhe menaxhmentiti tė RTK-sė, ku bazė tė njė marrėveshje tė brendshme, RTK-ja nuk debaton pėr problemet e Qeverisė sė Kosovės, sepse ato nuk ekzistojnė ndėrsa RTK-ja
arrinė tė ruajė strukturėn menaxhuese pėkundėr dėshtimeve tė njėpasnjėshme.
-
- Mungesa e Qeverisė dhe rrjedhimisht edhe e qeverisjes nė Kosovė ka bėrė qė shumė ndėrmarrje publike ose shoqėrore ose nėse doni edhe shtetėrore, tė shėndrrohen, pra, tė qeverisen nė baza private personale klanore. Nėse nuk jeni pjesė e klanit, nuk vleni asgjė, thjeshtė, pavarėsisht pėrvojės, pėrgatitjes
shkollore etj. etj.
-
- Qeverisja ėshtė mjet konkretizues i Demokracisė. Cdo gjė tjetėr ėshtė pėrrallė e treguar nga gjyshi e gjyshja. E tash, pėrralla ėshtė pjesė e realitetit jetėsor pėrmes sė cilės rriten fėmijėt. Nė Kosovė ka fėmijė, por jo tė gjithė janė fėmijė.
|
|