|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

 

   
 

Del Ponte: Paqja dhe pajtimi nė Ballkan kushtėzohen nga vėnia nė vend e drejtėsisė

 
 

 

15.06.2005 / Zėri i Amerikės / Keida Kostreci

Kryeprokurorja e Gjykatės sė Hagės pėr krimet e luftės u takua sot me sekretaren amerikane tė shtetit Condolica Rajs nė Washington. Dje zonja del Ponte mbajti njė fjalim nė Institutin amerikan tė paqes dhe tha se beson se i dyshuari kryesor pėr krimet e luftės Ratko Mladic ėshtė nė Serbi dhe do tė kapet deri nga fundi i vitit.

Kryeprokurorja e Gjykatės sė Hagės Carla del Ponte tha dje se moskapja dhe strehimi i tė akuzuarve pėr krime lufte Ratko Mladiē dhe Radovan Karaxhiē, vė nė rrezik plotėsimin e misionit tė Gjykatės.

Kryeprokurorja del Ponte paralajmėroi se misioni i Gjykatės sė Hagės nuk plotėsohet nėse mbeten tė lirė ish-shefi i ushtrisė sė serbėve tė Bosnjes, Mlladiē dhe udhėheqėsi i serbėve tė Bosnjės gjatė kohės sė luftės, Karaxhiē. Ajo tha se paqja dhe pajtimi nė Ballkan kushtėzohen nga vėnia nė vend e drejtėsisė.

“Autorėt kryesorė tė genocidit (nė Bosnje-Hercegovinė), Karaxhiēi dhe Mlladiēi janė ende tė lirė 10 vjet pasi u paditėn nga Gjykata e Hagės. Kjo ėshtė njė fyerje pėr viktimat. Ėshtė njė burim turpi pėr komunitetin ndėrkombėtar dhe pėr autoritetet nė rajon”.

Zonja del Ponte deklaroi se nėse ata nuk kapen ajo nuk do tė marrė pjesė nė ceremonitė pėrkujtimore pėr genocidin nė Srebrenicė. Kryeprokurorja foli gjithashtu pėr ndikimin qė pati nė politikėn e Beogradit, videoja qė u transmetua nė gjyqin e Millosheviēit, ku dokumentohej vrasja e 6 burrave myslimanė tė Bosnjės nga njėsia ushtarake serbe “Skorpionėt”. Ndryshimin ajo e ka parė qartė tek qėndrimi i kryeministrit serb, Vojislav Kostunica:

“Herėn e parė qė e kam takuar, ai ishte shumė i zemėruar me mua dhe mė tha se serbėt janė vetėm viktima, ndėrsa javėn e kaluar kur e takova ai mė nė fund e pranoi se edhe serbėt janė autorė. Dhe qė nga fillimi i kėtij viti ai ka transferuar nė Hagė shumė nga tė akuzuarit”.

Zonja del Ponte tha se pikėrisht tek ky bashkėpunim ajo e mbėshtet optimizmin se Mlladiēi, pėr tė cilin ajo tha se gjendet nė Sėrbi, do tė arrestohet brenda kėtij viti. Kryeprokurorja e Gjykatės pėr Krime Lufte nė ish-Jugosllavi, tha se njė nga shtysat mė tė rėndėsishme pėr bashkėpunim, ėshtė interesi i vendeve tė Ballkanit pėr integrim nė Bashkimin Evropian.

Ajo pėrmendi rastin e shtyrjes sė anėtarėsimit tė Kroacisė, pasi nuk u kap Ante Gotovina, dhe vlerėsoi si organizatėn evropiane, ashtu edhe Shtetet e Bashkuara qė kanė kushtėzuar ndihmėn e tyre dhe integrimin me bashkėpunimin me gjykatėn e Hagės.

“Bashkimi Evropian ka tani rolin kryesor kur bėhet fjalė pėr tė ushtruar presion ndaj shteteve tė ish-Jugollavisė qė tė bashkėpunojnė me Hagėn. Madje qė tė flasim hapur, ai ka mundėsinė mė tė mėdhe pėr tė vėnė kushte. Megjithatė Shtetet e Bashkuara kanė qenė nė krye tė kėtyre pėrpjekjeve pėr vite tė tėra. Millosheviēi ėshtė sot nė gjyq dhe jo nė pushtet nė Beograd, falė kushteve qė vendosėn Shtetet e Bashkuara”.

Megjithatė pas takimit, ajo tha pėr Zėrin e Amerikės se nuk e sheh punėn e institucionit tė saj tė lidhur me efektin politik.

“Mbi Haradinajn u ngrit padi, ai u dorėzua dhe tani ėshtė pėrkohėsisht nė liri dhe ne po presim datėn pėr fillimin e gjyqit. Nuk e di se cili do tė jetė ndikimi politik, por njė gjė ėshtė e sigurt: qė ėshtė e rėndėsishme pėr punėn e gjykatės, qė ne ishim nė gjendje tė kryejmė hetime nė gjithė zonat e rajonit, ku janė kryer krime dhe siē e dini krimet janė kryer jo vetėm nga serbėt por edhe nga shqiptarėt.”

Kryeprokurorja e Gjykatės sė Hagės tha se shumė palė nė Ballkan, pėrfshirė Kosovėn, Kroacinė, Serbinė dhe Malin e Zi janė pėrpjekur t’i portretizojnė paditė si tė motivuara politikisht, por shtoi se me kalimin e kohės ėshtė vėrtetuar se synimi i vetėm i Gjykatės ka qenė vėnia nė vend e drejtėsisė. Ajo tha se padi janė ngritur ndaj serbėve, kroatėve, serbėve tė Bosnjės, madje edhe shqiptarėve.


                              Copyright©2000-2005 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.