15.06.2005 / TN / Zėri i Amerikės 14.06.05 / Ivana Kuhar
Analisti politik Janush Bugajski thotė se bota perėndimore ėshtė e interesuar pėr demokratizimin e Ballkanit. Por, nė mėnyrė qė tė integrohen nė institucionet euro-atlantike, vendet ballkanike duhet tė zbatojnė reforma rrėnjėsore politike dhe ekonomike.
Janush Bugajski thotė se vendet ballkanike duhet tė ndjekin shembullin e Bullgarisė dhe tė Rumanisė: tė zbatojnė reforma tė nevojshme qė do tė hapnin rrugėn drejt anėtarėsimit tė tyre nė Bashkimin Evropian dhe nė Nato. Procesi i reformave nė Kroaci po shkon shumė mirė, por Bashkimi
Evropian ka pezulluar bisedimet pėr anėtarėsim derisa Zagrebi tė demonstrojė bashkėpunim tė plotė me gjykatėn ndėrkombėtare pėr krime lufte. Kroacia ka dėshtuar tė kapė dhe tė ekstradojė gjeneralin nė arrati Ante Gotovina, i cili ėshtė akuzuar pėr krime lufte. Zoti Bugajski thotė se popullsia kroate mund ta humbė dėshirėn pėr vazhdimin e reformave nėse nuk sheh stimuj konkretė drejt njė tė
ardhme nė Bashkimin Evropian. Nė mėnyrė qė tė parandalohet njė gjė e tillė, ai thekson se ėshtė me rėndėsi jetike qė Bashkimi Evropian ti fillojė brenda kėtij viti negociatat me Kroacinė pėr anėtarėsim nė bllok: Mendoj se kjo do tė pėrcillte njė sinjal pozitiv pėr gjithė
rajonin, vetė Serbisė, Maqedoninė, Shqipėrinė dhe vende tė tjera. Zoti Bugajski pranoi se vendet qė kėrkojnė tė anėtarėsohen nė Bashkimin Evropian, mund ta intepretojnė vendimin e kohėve tė fundit tė votuesve francezė dhe holandezė pėr tė hedhur poshtė kushtetutėn e Bashkimit
Evropian si shenjė qė Evropa nuk do ta mirėpriste anėtarėsimin e tyre: Kjo nuk do ta paralizonte Bashkimin Evropian. Ky ėshtė njė projekt qė vazhdon gati pėr 50 vjet. Dihet se do tė ketė momente tė vėshtira kur vendime tė caktuara nuk pranohen, por ėshtė nevoja qė tė gjenden kahje tė reja". Pėrfundimisht, kėto vende evropiane nuk mund tė ekzistojnė si njėsi tė izoluara, ato duhet tė
bashkėrendojnė dhe tė veprojnė sė bashku. Kroacia nuk ėshtė i vetmi vend nė rajon qė pret fillimin e bisedimeve mbi statusin e saj tė ardhshėm. I dėrguari i Kombeve tė Bashkuara, Kai Ajde, do tė pėrcaktojė brenda pak muajsh nėse Kosova ka bėrė pėrparim tė mjaftueshėm nė
pėrmbushjen e standardeve ndėrkombėtare tė qeverisjes nė mėnyrė qė tė fillojnė bisedime mbi statusin e saj tė ardhshėm. Janush Bugajski parashikon se mė nė fund Kosova do tė jetė e pavarur. Nė mėnyrė qė tė hyjė nė rrugėn drejt kėtij objektivi, ėshtė nevoja qė qeveria kryersisht
shqiptare e Kosovės tė provojė se tė drejtata e pakicave po mbrohen. Njė Kosovė e reformuar, theksoi zot Bugajski, ku tė drejtat e njeriut janė tė garantuara dhe ku ekonomia tė jetė e lirė, ėshtė nė intersin e gjithė rajonit tė Ballkanit, si edhe nė interessin e mbarė Evropės. |