|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

 

   
 

 Presidenti Rugova tha se 12 Qershori mbetet Dita mė e madhe nė historinė e re tė vendit tonė

 
 

 
Prishtinė, 13 qershor 2005 - Presidenti i Kosovės Ibrahim Rugova mbrėmė nė hotelin "Grand" nė Prishtinė shtroi njė darkė solemne pėr nder tė 12 Qershorit - Ditės sė lirisė dhe hyrjes sė trupave tė NATO-s nė Kosovė. Tė ftuar ishin pėrfaqėsues tė lartė ndėrkombėtarė dhe vendorė.

Nė kėtė solemnitet Presidenti Rugova deklaroi se Kosova ėshtė e lirė falė ndihmės sė NATO-s. Ai gjithashtu u shprehu mirėnjohje popullit tė Kosovės dhe luftėtarėve tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės pėr pėrpjekjet e bėrė pėr lirinė dhe pavarėsinė.

"Kjo do tė jetė dita mė e madhe nė historinė e re tė vendit tonė, sepse me tė u kurorėzua liria e kombit tonė, qė ishte ėndėrr dhe pėrpjekje e shumė gjeneratave", theksoi nė fillim tė fjalės sė tij Presidenti Rugova.

Duke folur pėr periudhėn e pasluftės, Presdenti Rugova vlerėsoi se gjatė kėtyre gjashtė vjetėve Kosova ka pasur njė progress tė madh nė tė gjitha fushat e jetės, tė cilin e ka arritur "me NATO/KFOR in, qė ka bėrė dhe po bėn sigurinė e Kosovės, si dhe bashkė me UNMIK un e me OSBE nė nė planin civil".

Ndėrkaq, duke folur pėr momentin aktual, ai tha se institucionet po punojnė nė pėrmbushjen e standardeve prioritare dhe nė vlerėsimin e progresit, qė do tė krijonte mundėsi pėr pavarėsinė e vendit tonė simbas rrugės ndėrkombėtare.

"Por, siē e dini, unė insistoj nė njohjen e drejtpėrdrejtė tė pavarėsisė sė Kosovės nga SHBA dhe BE sa mė shpejt. Kėshtu Kosova si vend i pavarur e demokratik ėshtė e vendosur pėr integrim nė BE e nė NATO dhe nė miqėsi permanente me SHBA. Kjo do tė qetėsonte kėtė pjesė tė Europės e tė botės dhe do tė krijonte sigurinė e tė ardhmes tė tė gjithė qytetarėve tė Kosovės", ritheksoi edhe me kėtė rast Presidenti Rugova.

Nė vazhdim tė fjalės sė tij, Presisdenti lavdėroi punėn e paqeruajtėsve nė Kosovė, duke thėnė se "NATO/KFOR i pėr gjashtė vjet ka bėrė njė punė tė shkėlqyer nė sigurinė dhe mbrojtjen e vendit pėr tė gjithė qytetarėt. Kėshtu KFOR i mbetet forcė e dashur dhe e nderuar nga i gjithė populli i Kosovės".

Ai u shprehu mirėnjohje ushtarėve tė KFOR it, qė nė kryrje tė detyrave humbėn jetėn e tyre.
"Nė kėtė ditė i pėrkujtojmė tė gjithė ata qė ranė pėr lirinė, pavarėsinė dhe demokracinė e Kosovės.
 
Njėherėsh i shprehim mirėnjohje popullit tė Kosovės dhe luftėtarėve tė UĒK sė pėr pėrpjekjet e bėra pėr lirinė dhe pavarėsinė e tonė", theksoi Presidenti Rugova, duke pėrshėndetur me kėtė rast Presidentin Bush, Kryeministrin Bler, Presidentin Shirac, Kancelarin Shrėder dhe Kryeministrin Berluskoni, qė pėrkrahin Kosovėn.
 
Poashtu ai pėrkujtoi me pietet tė lartė Papa Gjon Palin II qė ka ndihmuar lirinė dhe pavarėsinė e Kosovės dhe pėrshėndeti Atit e Shenjtė Benedikti XVI, me dėshirė qė tė lutet pėr njohjen formale tė pavarėsisė sė vendit tonė.

Presidenti Rugova e lut gjeneralin Kermabon qė t'ua pėrcjellė ushtarėve tė KFOR-it urimet e tij tė pėrzemėrta dhe tė popullit tė Kosovės pėr Ditėn e lirisė sė Kosovės, 12 qershorin, Ditėn e NATO s nė Kosovė.
Komandanti i KFOR-it Iv de Kermabon theksoi se pėrkushtimi i NATO-s dhe bashkėsisė ndėrkombėtare nė Kosovė pėr ndėrtimin e paqes dhe stabilitetit mbetet e i njėjtė si pėrpara gjashtė, kur u vendosėm nė Kosovė.

"Ėshtė e rėndėsishme pėr kujtojmė se KFOR-i nuk vepron i vetėm. Puna qė ne bėjmė me komunitetin ndėrkombėtar nė Kosovė dhe liderėt vendorė mbetet esenciale pėr ndėrtimin e paqes. Pra partneriteti ynė nuk ėshtė vetėm ndėrmjet KFOR-it dhe UNMIK-ut, por pėrshinė edhe partnerėt tanė vendorė dhe mbėshtetja e tyre ėshtė esenciale", tha Kermabon.

Ndėrkaq shefi i Zyrės amerikane nė Prishtinė Filip Goldberg duke folur nė emėr tė pėrfaqėsive diplomatike nė Prishtinė theksoi se ata ndihen krenarė pėr atė qė bėnė mė 1999.

"Ne jemi shumė krenarė pėr atė qė bėmė nė vitin 1999 dhe duam tė mbetemi tė tillė pėr atė qė do tė ndodhė mė 2005, 2007 dhe 2007, qė do tė thotė njė Kosovė, e cila do tė reflektojė vlera demokratike nė respektim tė njėri-tjetrit, pa marrė parasysh etnitė apo besimin. Janė kėto vlera qė ne i sollėm mė 1999", theksoi Goldberg.

Nė kėtė darkė solemne Presidenti i Kosovės Ibrahim Rugova dekoroi ushtarėt e KFOR-it me Medaljen e Sigurisė.

 
 
Mesazhi i Presidentit tė Kosovės pėr 12 Qershorin, Ditės sė Lirisė tė Kosovės
 
Prishtinė, 13 qershor 2005 - Presidenti i Kosovės, Dr. Ibrahim Rugova, me rastin e 12 Qershorit, Ditės sė Lirisė tė Kosovės, u ka drejtuar qytetarėve tė Kosovės njė mesazh urimi me kėtė pėrmbajtje.

"Me rastin e 12 qershorit, 6 vjetorit tė Ditės sė hyrjes tė trupave tė NATO s nė Kosovė, qė ėshtė Ditė e Lirisė sė vendit tonė, Ju shpreh urimet e mia tė pėrzemėrta.

Dita e 12 qershorit, pra Dita e Lirisė sė Kosovės, ėshtė njė ditė e madhe qė e siguroi qenien tonė nacionale e njerėzore dhe tė ardhmen mė tė lumtur pėr tė gjithė ne.

Nė kėtė Ditė feste, urime tė pėrzemėrta i shprehim Komandantit tė KFOR it, Gjeneralit Iv dė Kermabon dhe ushtarėve tė Tij.

Njėherėsh urime tė sinqerta i shprehim UNMIK ut dhe OSBE sė.

Urime tė sinqerta po ashtu u shprehim pėrfaqėsive diplomatike nė kryeqytetin e vendit tonė, nė Prishtinė.
Dhashtė Zoti qė 12 Qershorin e ardhshėm, Ditėn e Lirisė, ta festojmė me njohjen formale tė pavarėsisė sė Kosovės".

 
 
Mesazh i Kryeministrit tė Kosovės pėr 12 Qeshorin, Ditės sė ēlirimit tė Kosovės
 
Prishtinė, 13 qershor 2005 - Kryeministri i Kosovės, Bajram Kosumi, u ka drejtuar qytetarėve tė Kosovės kėtė mesazh urimi pėr 12 Qershorin, gjashtėvjetorin e ēlirimit tė Kosovė.

"Me rastin e gjashtėvjetorit tė tė hyrjes sė trupave tė NATO s nė Kosovė, qė ėshtė edhe dita e ēlirimit tė Kosovės, Ju shpreh urimet mė tė pėrzemėrta. Dita e 12 qershorit, pra dita e lirisė sė Kosovės, ėshtė njė ditė e shėnuar nė historinė e re tė Kosovės qė shėnoi pėrfundimin e shtypjes dhe represionit serb nė Kosovė dhe rrugėtimin tonė drejt pavarėsisė. Kjo ditė e madhe pėr popullin e Kosovės ėshtė po kėshtu nj gjarje e madhe qė shėnon ditėn e triumfit tė lirisė mbi robėrinė dhe tė drejtėsisė mbi padrejtėsisė.

Duke kujtura pėrvjetorin e gjashtė tė hyrjes sė trupave tė NATO s nė Kosovės, kujtojmė luftėn dhe sakrificat e mėdha tė Ushtrisė Ēlirimatre tė Kosovės dhe angazhimin e diplomacive perėndimore, tė NATO s, SHBA ve dhe BE sė, qė kontribuan nė luftėn e drejtė dhe ēlrimtare tė popllit tonė.

Gjashtėvjetori i ēlirimit tė Kosovės na gjen me pėrparime dhe progress nė shumė fusha, tė cilat janė meritė dhe sakrificė popullit dhe institucioneve tona, Qeverisė, Presidencėns, Kuvendit dhe Trupave Mbrojtėse tė Kosovės, si dhe e pėrkrahjes sė vazhdueshme tė qendrave ndėrkombėtare tė vendosjes.

Nė kėtė ditė kremte, falenderojmė dhe shprehim respekt edhe pėr institucionet ndėrkombėtare (UNMIK dhe OSBE) dhe pėrfqaėsitė diplomatike nė Prishtinė, veēanėrisht pėr trupat paqėruajtėse tė KFOR it, pėr angazhimin e tyre nė ndėrtimin e njė Kosove tė re, sovrane e demokratike.

Jemi tė vetėdijshėm pėr rrugėn e vėshtirė deri nė realizimin e synimeve tona. Puna jonė e vazhdueshme nė implementimin e standardeve demokratike, vendosmėria nė objektivat tona dhe besimi nė sukseset na kanė sjellė shumė afėt arritjes sė pavarėsisė sė Kosovės.Ne kemi ende shumė pėr tė bėrėm, por jam i sigurt se me punėn e tonė tė pėrbashkėt do t?ia arrijmė qėllimit, jetėsimit tė pavarėsisė dhe integrimit tė Kosovės nė strukturat veriatlantike".

 
 
Dita e 12 qershorit, kur trupat e NATO-s e ēliruan Kosovėn u shėnua me manifetime tė shumta
 
Prishtinė, 13 qershor 2005 - Dita e 12 qershorit, kur trupat e NATO-s faaktikisht e ēliruan Kosovėn nga krimet e forcave militare dhe paramilitare serbe, u shėnua me manifetime tė shumta nė gjithė vendin. Zyrtarėt mė tė lartė vendorė nė Kosovė shprehėn edhe njėherė mirėnjohjen e tyre pėr atė qė NATO-ja dhe bashkėsia ndėrkombėtare bėri pėr Kosovėn, duke nėnvizuar se ndėrhyrja e NATO-s nė Kosovė dhe hyrjua e paqeruajtėsve mė 12 qershor ėshtė njė ditė historike pėr Kosovėn.

Kėshtu nė Ferizaj pėrvjetori i gjashtė i hyrjes sė trupave tė NATO-s u shėnua me njė manifestim gjithėpopullor, si dhe seanca solemne e asamblesė komunale, ku pėr nderė tė 12 qershorit 59 dėshmorėt e UĒK-sė nga kjo komunė u dekoruan me dekoratė post-mortum.

Ndėrkaq, Kuvendi komunal i Fushė-Kosovės organizoi njė akademi solemne. Kryetari i Kuvendit komunal Skėnder Zogaj tha se kjo komunė gjashtėvjetorin e jetės nė liri po e shėnon mė 216 projekte nė vlerėn prej 14 milionė euro, qė janė realizuar dhe tashmė janė nė shėrbim tė jetės sė qytetarėve tanė.
Po kėshtu edhe nė Prizren me rastin e 12 qershorit - Ditės sė Ēlirimit janė mbajtur aktivitete tė ndryshme nga shoqatat e dala nga lufta. Delegacione tė ndryshme fillimisht vendosen kurora me lule nė varrezat e dėshmorėve dhe nė Landovicė.
 
Ndėrkaq nė shtėpinė e kulturės "Xhemajli Berisha" u mbajt akademi solemne nė tė cilėn morėn pjesė qytetarė tė Prizrenit, familjarė tė dėshmorėve, tė spektrit politikė e tė tjerė.

Manifestimi kushtuar Ditės sė ēlirimit nė Prizren u pėrmbyll me koncertin i cili u mbajt mbrėmė nė stadiumin e qytetit "Pėrparim Thaēi".

 
 
Pandeli Majko ka thėnė se hyrja e trupave tė NATO-s nė Kosovė ka qenė njė akt historik qė prek historinė e shqiptarėve
 
Tiranė, 13 qershor 2005 - Ministri i Mbrotjes sė Shqipėrisė Pandeli Majko ka thėnė se hyrja e trupave tė NATO-s nė Kosovė ka qenė njė akt historik qė prek historinė e shqiptarėve. Ai tha se Shqipėria ėshtė e vendosur nė pjesėn e plotė tė Perėndimit dhe gjithėēka qė ėshtė bėrė pėr pjesėn e pėrbashkėt tė tė gjithė shqiptarėve.
 
Ai shfaqi bindjen se ndėrhyrja e NATO-s ishte hap i parė drejt ristrukturimit tė tė gjitha elementeve qė lidhen me bashkėjetesėn nė rajon larga luftrave dhe inateve. Majko nė atė kohė ishte kryeministėr i Shqipėrisė.

                              Copyright©2000-2005 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.