|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

 

   
 

 Nicholas Burns: Bisedimet pėr statusin e Kosovės mund tė fillojnė nė vjeshtė 

 
 

 

11 qershor 2005 / TN

Uashington, 10 qershor 2005 / Zėri i Amerikės / Isabela Ēoēoli

Nėnsekretari amerikan i Shtetit, Nicholas Burns, tha nė njė takim me gazetarėt nė Departamentin e Shtetit se Shtetet e Bashkuara do tė qendrojnė aktivisht tė angazhuara nė rajonin e Ballkanit, si nė aspektin diplomatik ashtu edhe atė ushtarak, pėr tė ndihmuar popujt e rajonit pėr tė siguruar njė tė ardhme mė tė sigurt dhe mė paqėsore, tė lidhur me fatin e pjesės tjetėr tė Evropės. 

Shtetet e Bashkuara besojnė se viti 2005 ėshtė njė vit me shumė rėndėsi pėr Kosovėn, tha nėnsekretari amerikan i Shtetit Nicholas Burns, i cili sapo ėshtė kthyer nga njė vizitė nė Prishtinė, Beograd dhe Bosnje-Hercegovinė.  Zoti Burns tha se Shtetet e Bashkuara mbėshtesin procesin diplomatik nė trajtimin e ēėshtjes sė Kosovės.

“Nė qoftė se gjithēka shkon mirė nė procesin e vlerėsimit tė standardeve, kjo do tė ēonte nė fillimin e bisedimeve pėr statusin kėtė vjeshtė”.

Zoti Burns theksoi se nėqoftė se vlerėsimi qė do t’u bėjė kėtė verė standardeve diplomati norvegjez Kai Aide, i cili do tė fillojė punėn nė Prishtinė tė hėnėn e ardhėshme,  ėshtė pozitiv dhe ai kėshillon fillimin e bisedimeve pėr statusin me miratimin e Kombeve tė Bashkuara, Shtetet e Bashkuara do ta mbėshtesin plotėsisht atė.  Nicholas Burns tha se Shtetet e Bashkuara do tė qendrojnė aktivisht, shumė tė angazhuara gjatė gjithė procesit.

“Nė qoftė se negociatat pėr statusin e Kosovės fillojnė nė vjeshtė, gjė qė nuk ėshtė njė qind pėrpind e sigurt, sepse varet nga OKB-ja, Shtetet e Bashkuara, Sekretarja Rice do tė emėrojnė njė negociator tė posaēėm, si zėvendės tė zotit Aide, i cili do tė jetė thellėsisht  i angazhuar nė proces”.

Zoti Burns pėrsėriti edhe njė herė qendrimin amerikan, qė shprehu para pak javėsh nė Kongres, se statuskuoja lidhur me statusin e papėrcaktuar tė Kosovės nuk ėshtė mė e qendrueshme, e dėshirueshme apo e pranueshme dhe lė tė hapur mundėsinė pėr pėrsėritjen e dhunės etnike.

Pyetjeve tė bėra me insistim nga gazetarėt se cili ėshtė vizioni i Shteteve tė Bashkuara pėr statusin e Kosovės, zoti Burns iu pėrgjegj se atė do ta pėrcaktojnė vetė palėt e interesuara nėpėrmjet negociatave.  Shtetet e Bashkuara, tha ai, nuk imponojnė asnjė zgjidhje, por lidhur me idenė e  ndarjes sė Kosovės, zoti Burns theksoi se ėshtė jashtė ēdo diskutimi.

Pėr sa u pėrket detyrimeve tė Prishtinės,  nėnsekretari Burns tha se respektimi i tė drejtave tė pakicave nė Kosovė ėshtė ēėshtja kyēe nė mbarėvajtjen e procesit.  Ndėrsa pėr sa u pėrket detyrimeve tė Beogradit ai theksoi me forcė se Shtetet e Bashkuara dhe komuniteti ndėrkombėtar, si dhe popujt e vetė rajonit tė Ballkanit presin arrestimin dhe dėrgimin nė Hagė tė ish gjeneralit sėrb Ratko Mladic, i cili dyshohet se fshihet nė Sėrbi.  Po ashtu ai theksoi detyrimin e sėrbėve tė Bosnje-Hercegovinės pėr dorėzimin e ish udhėheqėsit tė tyre Radovan Karadxhiē.


Kai Eide: Do t’i bėj njė vlerėsim gjendjes politike nė Kosovė, jo vetėm standardeve

10 qershor 2005 / Zėri i Amerikės / Ilir Ikonomi

Kai Eide, i dėrguari i posaēėm i Sekretarit tė Pėrgjithshėm tė OKB-sė Kofi Annan, i tha Zėrit tė Amerikės se gjendja e pakicave do tė jetė njė nga ēėshtjet e rėndėsishme ku do tė pėrqendrohet misioni i tij nė Kosovė. Zoti Eide, ambasador i Norvegjisė pranė Natos, do tė shkojė nė Prishtinė tė hėnėn pėr tė filluar punėn e vlerėsimit tė gjendjes politike qė mund t’u hapė rrugėn bisedimeve pėr statusin e ardhshėm tė Kosovės.                                  

Zėri i Amerikės:   Zoti Eide, cili ėshtė misioni juaj?

Kai Eide:   Misioni im, siē pėrshkruhet edhe nga Sekretari i Pėrgjithshėm i Kombeve tė Bashkuara, ėshtė tė bėj njė vlerėsim tė pėrgjithshėm tė gjendjes politike, gjė qė natyrisht nėnkupton se do tė mė duhet tė shqyrtoj edhe ēėshtjen e standardeve, pra sa pėrparim ėshtė bėrė nė kėtė drejtim. Por mua do tė mė duhet tė pėrfshij edhe ēėshtje tė tjera pra standardet do tė jenė njėra pjesė. Vlerėsimi im do tė jetė vlerėsim i situatės politike, i njė karakteri mė tė gjerė.

Zėri i Amerikės:   Standardet janė diēka relative. Pėr disa njerėz, njė standard mund tė quhet i pėrmbushur, pėr disa tė tjerė jo. Si do tė arrini ta formuloni gjykimin tuaj?

Kai Eide:   Unė nuk do tė pėrpiqem tė pajtoj vlerėsimet e bėra deri tani. Natyrisht unė do tė lexoj dokumentet e publikuara nga UNMIK-u dhe nga tė tjerėt. Por kryesorja ėshtė se unė do tė udhėtoj nėpėr Kosovė, do tė pėrpiqem tė kaloj sa mė shumė kohė nė terren, pėr parė, dėgjuar dhe vėzhguar dhe nga kjo do tė pėrpiqem tė nxjerr vlerėsimin tim sa mė saktė qė tė jetė e mundur lidhur me situatėn. Por siē thashė, ky nuk do tė jetė vlerėsim vetėm pėr standardet por pėr tė gjithė situatėn politike. Standardet do tė jenė vetėm njė pjesė. Unė do tė pėrpiqem ta bėj vlerėsimin sa mė tė saktė qė tė jetė e mundur me shpresėn qė ky vlerėsim tė shihet si realist dhe i besueshėm nga tė gjithė. E di se kjo do tė jetė e vėshtirė por mendoj se ky duhet tė jetė synimi im.

Zėri i Amerikės:   A mendoni se disa nga stadardet janė mė tė rėndėsishėm se disa tė tjerė?

Kai Eide:   Natyrisht ka jashtėzakonisht rėndėsi tė tregohet kujdes pėr gjendjen e pakicave, pra qė ata pjestarė tė pakicave qė janė nė Kosovė tė mund tė qendrojnė aty dhe ata qė janė larguar tė mund tė kthehen. Pra, gjendja e pakicave ėshtė me rėndėsi jetike pėr tė arrituar atė qė duam tė arrihet – njė Kosovė shumėetnike. Prandaj unė do ta pėrqendroj vemendjen shumė nė kėtė drejtim por unė do tė shqyrtoj edhe standardet e tjerė si dhe njė numėr aspektesh tė tjerė qė nuk janė pėrfshirė nė paketėn e standardeve. Do tė dėshiroja ta theksoja kėtė sepse vlerėsimet e mija nuk kufizohen vetėm tek standardet. Unė do tė pėrpiqem tė bėj njė vlerėsim pėr situatėn e gjerė politike nė Kosovė.

Zėri i Amerikės:   Siē e dini, shefi i UNMIK-ut dhe Sekretari i Pėrgjithshėm Kofi Annan kanė shprehur pikpamje tė ndryshme lidhur me gjendjen nė Kosovė. Zoti Jessen-Petersen ka shprehur njė vlerėsim mė pozitiv se sa zoti Annan. Cili ėshtė komenti juaj?

Kai Eide:   Unė do tė jap vlerėsimin tim. Ende nuk e kam filluar punėn. Unė do tė pėrdor kohėn qė kėrkohet pėr tė dalė me njė vlerėsim qė shpresoj se do tė jetė i besueshėm dhe realist dhe qė tė gjithė ta shohin si tė tillė. Nuk do tė pėrdor mė shumė kohė se sa do tė mė duhet pėr ta bėrė kėtė, por as nuk do tė pėrdor mė pak kohė nga ajo qė kėrkohet. Pas kėsaj do tė shikojmė se cili do tė jetė vlerėsimi im. Por po tė jepja njė gjykim sot, kjo nuk do tė ishte as e menēur dhe as e drejtė.

Zėri i Amerikės:   Kur mendoni se do tė pėrfundojė misioni juaj?

Kai Eide:   Nuk mė ėshtė vėnė ndonjė afat pėr pėrfundimin e misionit. Mendimi im dhe natyrisht edhe i Sekretarit tė Pėrgjithshėm ėshtė se nuk duhet tė ketė ndonjė afat tė pėrcaktuar saktė. Por siē thashė, unė do tė pėrdor kohėn qė do tė kėrkohet, as mė shumė e as mė pak, dhe pastaj do tė bėj vlerėsimin dhe rekomandimet e mija.

Zėri i Amerikės:   A do tė jetė vlerėsimi juaj nė formėn e njė “po”-je ose “jo”-je apo do tė ketė njė formė tjetėr?

Kai Eide:   Unė do tė hartoj njė raport ku do tė pėrpiqem tė mbuloj njė fushė sa mė tė gjerė qė tė jetė e mundur. Pasi tė kemi mbaruar kėtė punė, do tė shikojmė se si do t’i formulojmė rekomandimet. Por ėshtė e pamundur tė themi qysh tani se nė ē’formė do tė jenė rekomandimet. Le tė fillojmė punėn njėherė pastaj tė flasim. Desha tė theksoj se nė asnjė moment tė dhėnė gjatė kėtij procesi unė nuk do tė bėj vlerėsime imediate tė situatės. Siē thashė, unė do tė bėj njė vlerėsim tė gjerė dhe do tė pėrpiqem tė jap tablonė e njė procesi nė zhvillim, proces, i cili mendoj se mund dhe duhet tė zhvillohet mė tej. Shpresoj se procesi nė tė cilin jam pėrfshirė do tė jetė njė kontribut pėr pėrparim tė mėtejshėm.

Zėri i Amerikės:   A mendoni se gjatė viteve tė fundit nė Kosovė ka patur pėrparime?

Kai Eide:   Mendoj se ka patur pėrparim nė shumė aspekte dhe nuk ka dyshim pėr kėtė. Janė vendosur institucionet, janė mbajtur zgjedhjet, ka nivel relativisht tė ulėt tė dhunės ndėretnike. Vitin e kaluar patėm njė moment tė rėndėsishėm dhe mjaft tė vėshtirė me trazirat qė ndodhėn nė mars, gjė qė shėnoi njė hap serioz prapa. Pėr fat tė mirė, qė nga ajo kohė, gjendja ka qenė e qetė. Ka patur pėrparim tė rėndėsishėm nė disa aspekte por do tė na duhet tė gjykojmė mė me saktėsi se deri ku ėshtė arritur pasi tė fillojmė punėn. Nė kėtė fazė unė nuk do tė desha tė bėja ndonjė vlerėsim konkret tė mėtejshėm.


Dialogu Prishtinė-Beograd: numri i tė kthyerve nė Kosovė ende i vogėl

10 qershor 2005 / Zėri i Amerikės - Grupet Punuese tė Prishtinės dhe Beogradit pėr ēėshtjen e kthimit tė personave tė zhvendosur nga Kosova, thanė sot nė Prishtinė se numri i tė kthyerve ėshtė ende i vogėl.

Sipas shėnimeve zyrtare qė nga vitit 1999 nė Kosovė janė kthyer rreth 12 mijė vetė, pjesa mė e madhe e tė cilėve janė tė pėrkatėsisė kombėtare serbe. Kėto komente pasuan takimin e dytė rreth kėsaj ēėshtjeje, qė ėshtė njė nga standardet parėsore qė duhet pėrmbushur para zgjidhjes sė statusit politik tė Kosovės.

Pėrfaqėsuesi i Komisariatit tė Lartė tė Kombeve tė Bashkuara pėr Refugjatė, Goldfrid Kefner, i cili kryeson kėto bisedime tha se kthimi nuk matet dhe nuk vlerėsohet me numra, por me shkallėn e krijimit tė kushteve pėr kthim tė qėndrueshėm.

 Takimi i parė rreth kėsaj ēėshtjeje ėshtė mbajtur nė Beograd mė 12 maj, ndėrsa takimet e ardhshme pritet tė mbahen ēdo muaj.


                              Copyright©2000-2005 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.