|
Prishtinė, 8 qershor 2005 - Nėnsekretari amerikan i Shtetit pėr ēėshtje politike, Nikolas Bėrns, deklaroi sot nė Prishtinė se viti 2005 do tė jetė vendimtar pėr Kosovėn.
Ndėrkaq Bėrns takimin e parė e pati me shefin e UNMIK-ut Soren Jesen Petersen.
Nėnsekretari amerikan i Shtetit tha se ndodhet nė Kosovė pėr tė diskutuar tė ardhmen e saj sepse ky vit ėshtė vit i vendimmarrjes. Ai shfaqi mendimin se ky vit duhet tė jetė vit i ndryshimeve pėr Kosovėn, duke shtuar se status kuoja ėshtė e paqėndrueshme. Bėrns siguroi se SHBA-tė do tė mbėshtesin tėrėsisht njerėzit e kėtij rajoni pėr tė pėrcaktuar tė ardhmen e tyre.
-
- Nėnsekretari amerikan i shprehu mbėshtetje tė plotė shefit e UNMIK ut. Njėherit ai theksoi se Amerika ka besim tė plotė nė ambasadorin Kai Aide, i cili do ta udhėheqė procesin e vlerėsimit tė standardeve nė emėr tė sekretarit tė pėrgjithshėm tė Kombeve tė Bashkuara.
"Pikėpamja jonė ėshtė se nėse gjėrat shkojnė nė drejtimin e duhur, do tė kemi diskutimet pėr statusin. Shtete e Bashkuara i mbėshtesin tėrėsisht njerėzit e kėtij rajoni qė tė pėrcaktojnė tė ardhmen e tyre", tha Bėrns.
Nė mesditė nėnsekretari i shtetit Nikolas Bėrns nė njė takim tė pėrbashkėt bisedoi me Presidentin Ibrahim Rugova, Kryeministrin Bajram Kosumi dhe Kryeparlamentarin Nexhat Daci.
Presidenti Rugova takimin e vlerėsoi shumė tė frytshėm. Ai tha se e kishte njoftuar zotin Bėrns me progresin qė ėshtė bėrė nė Kosovė dhe se po punohet nė vlerėsimin e progresit qė sipas rrugės ndėrkombėtare do tė hapen bisedat pėr tė ardhmen - pėr pavarėsinė e Kosovės, u shpreh ai.
"Ndėrsa unė insistoj pėr njohjen direkte nga SHBA-tė, nga BE-ja qė do ta njihnin edhe fqinjėt tanė", tha Presidenti Rugova pas takimit. Zoti Bėrns krerėve mė tė lartė tė institucioneve tė Kosovės i kishte siguruar pėr pėrkrahjen qė do ta kenė nga SHBA-tė nė kėtė proces.
Kryeministri Kosumi tha se nė kėtė takim me nėnsekretarin Bėrns ėshtė diskutuar pėr zvillimet e fundit nė Kosovė. Kosumi vlerėsoi se ka progres dhe rezultate shumė tė mėdha nė Kosovė dhe se dalėngadalė vendi po hyn nė fazėn e pėrgatitjes pėr statusin final. Ai beson se ky proces do tė fillojė nė shtator.
-
- "Nuk do tė ketė ndonjė proces tė pakufishėm, por ai do tė zgjasė mė pak se njė vit dhe do tė pėrcaktohet statusi final i Kosovės", u shpreh Kosumi.
Nėnsekretari Bėrns takoi edhe liderėt e opozitės Hashim Thaēin dhe Veton Surroin.
Nė fund tė vizitės nėnsekretari amerikan i Shtetit do tė mbajė njė konferencė shtypi, ku do tė flasė pėr vizitėn e tij nė Prishtinė. Bėrns nė fund pritet tė vizitojė disa familje serbe nė komunėn e Kastriotit.
Bėrns: Populli i Kosovės e meriton tė dijė se cila do tė jetė e ardhmja e tij Londėr, 8 qershor 2005 - Status kuoja
gjashtėvjeēare e Kosovės ėshtė thjesht e paqėndrueshme, tha nėnsekretari amerikan i Shtetit Nikolas Bėrns dje nė Londėr para nisjes nė turneun e shkurtėr ballkanik. Kur ėshtė fjala pėr rrugėn qė duhet ndjekur pėr statusin e ardhshėm tė Kosovės, diplomati amerikan tha se Evropa dhe SHBA-tė qėllimisht nuk kanė dėshiruar tė pėrcaktojnė statusin e Kosovės para se palėt e interesuara tė ulen pranė
tryezės sė bisedimeve. "Ato duhet tė pėrcaktojnė tė ardhmen e vendit tė tyre, por njė gjė e dimė: status kuoja qė aktualisht mbretėron nė Kosovė absolutisht nuk ėshtė e qėndrueshme", tha Bėrns. "Gjashtė vjet pas pėrfundimit tė luftės, populli i Kosovės e meriton tė dijė se cila do tė jetė e ardhmja e tij dhe
ne mund t'i ndihmojmė. Kombet e Bashkuara, kur tė vijė koha, do tė konvokojnė bisedimet nė tė cilat duhet tė kyēet edhe Evropa edhe SHBA-tė. Tashmė kemi thėnė se Ballkani ka kohė qė kanė qenė nė plan tė dytė sepse nė ndėrkohė vėmendjen e vendeve tona e kishin preokupuar ngjarje tė shumta dramatike nė botė.
Tani ėshtė momenti qė tė kthehemi nė Ballkan dhe t'i japim fund punės qė aq mirė e filluam nė mesin e viteve nėntėdhjetė", tha Bėrns. Bėrn vlerėsoi se progresi qė ėshtė arritur nė pėrmbushjen e standardeve nė Kosovė pėrfundimisht hap dyert
e ndryshimit tė politikės sė gjertanishme, njofton BBC. "Mendoj se tani ėshtė realizuar njė progres i mjaftueshėm nė realizimin e standardeve tė caktuara dhe se tema tė cilėn duhet trajtuar ėshtė: standardet dhe statusi". Sipas
fjalėve tė nėnsekretarit Bėrns, Uashingtoni tashmė ka marrė vendimin pėr shkallėn e pėrmbushjse sė standardeve nė Kosovė. "Qeveria ime konsideron se nė pėrmbushjen e standardevee ėshtė arritur progres i mjaftueshėm dhe nėse Kai Aide vjen nė pėrfundim tė njėjtė, do ta inkurajojmė sekretarin e pėrgjithshėėm Kofi Anan
qė diku gjatė vjeshtės tė konvokojė bisedimet pėr statusin", tha Bėrns. |
|