7 qershor 2005 / TN / Zėri i Amerikės, mė 6.06.2005) Gjykata e Hagės autorizoi lirimin e pėrkohshėm
tė ish kryeministrit tė Kosovės, Ramush Haradinaj. Gjykata e Hagės e autorizoi lirimin e zotit Haradinaj sot, por e pezulloi kėtė vendim menjėherė pėr tu dhėnė prokurorėve 24 orė kohė qė ta apelojnė vendimin e gjykatės. Gjykata shpreh besimin se nėse lirohet, zoti
Haradinaj do tė kthehet pėr gjyq dhe se nuk ka shenja qė ai tė pėrbėjė ndonjė rrezik pėr viktimat, dėshmitarėt ose persona tė tjerė. Gjykata kėrkon qė zoti Haradinaj tė qendrojė gjatė gjithė kohės nė territorin e Kosovės, nė Prishtinė ose Gllogjan dhe tė mos flasė nė publik. Po ashtu atij nuk i lejohet tė mbajė ndonjė pozitė qeveritare tė ēdo niveli nė Kosovė. Zoti Haradinaj dha dorėheqje nga posti i tij nė muajin mars dhe iu dorėzua Gjykatės sė Hagės pasi kjo gjykatė ngriti padi kundėr tij. Ish kryeministri i Kosovės i mohon akuzat, duke thėnė se veprimet e tij ishin nė pėrputhje me ligjin ndėrkombėtar.
Prokuroria e Tribunalit tė Hagės nuk ėshtė ankuar ndaj vendimit pėr lirimin e pėrkohshėm tė Ramush Haradinajt Hagė, 7 qershor 2005
- Prokuroria e Tribunalit tė Hagės nuk ėshtė ankuar ndaj vendimit tė Gjykatės pėr lirimin e pėrkohshėm tė ish Kryeministrit tė Kosovės, Ramush Haradinaj. Pas konfirmimit nga ana e Prokurorisė se ka vendosur tė mos parashtrojė ankesė, vendimi i trupit gjykatės tash mund
tė zbatohet. Se kur do tė lirohet dhe kthehet nė Kosovė zoti Haradinaj, varet nga aranzhimet e Tribunalit me Policinė e Holandės dhe autoritetet e UNMIK ut. Sipas vendimit tė trupit gjykues, Policia e Holandės, nė njė aeroport tė vendit, duhet t'ia dorėzojė zotin Haradinaj njė personi zyrtar
qė caktohet nga UNMIK u. |