|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

   
 

Bob Doll: Eshtė shumė e qartė se pavarėsia e Kosovės do tė ndodhė

 
 

 
Prishtinė, 6 qershor 2005 - "Eshtė shumė e qartė se pavarėsia do tė ndodhė. Ajo nuk duhet tė jetė e kushtėzuar dhe do tė duhej tė ndodhte shumė shpejt", tha ish-senatori Bob Doll.

Para 6-7 vjetėsh, njerėzit thonin se pavarėsia e Kosovės nuk do tė ndodhte kurrė, por tash tė gjithė janė tė vetėdijshėm se kjo do tė ndodhė.

"Unė mendoj se sa mė parė qė tė ndodhė kjo aq mė mirė do tė jetė. Kemi nevojė pėr njė shtytje tė fortė nga SHBA tė dhe shpresoj se kjo do tė realizohet deri nė vitin e ardhshėm", u shpreh zoti Doll nė njė intervistė pėr TV 21 gjatė qėndrimit nė Prishtinė nė kėtė fundjavė.

Bob Doll tha se posa tė kthehet nė SHBA do t'u raportojė sekretares sė Shtetit, Kondoliza Rajs, dhe Presidentit Bush pėr vizitėn nė Kosovė dhe pėr, siē u shpreh "takimet e mira me Presidentin Rugova dhe se kosovarėt do t'i respektojnė tė drejtat e minoriteteve".

Bob Doll bėri thirrje pėr mbrojtjen e tė drejtave tė njeriut dhe tė minoriteteve dhe tė ndėrpriten mospajtimet ndėrpartiake. "Nė vend qė tė pėrplasemi me njeri tjetrin, duhet tė punojmė pėr popullin, i cili dėshiron pavarėsinė. Eshtė koha qė ta lėmė anash politikėn dhe tė punojmė pėr popullin, ashtu siē po pėrpiqet tė veprojė dr. Rugova".

Lidhur me bisedimet pėr statusin final ai tha se duhet tė pėrfshihen tė gjitha palėt. Kjo ėshtė prioritare dhe nuk ka tė bėjė me politikėn, por me sovranitetin, tha Doll, duke shtuar se ka rėndėsi qė tė gjithė kosovarėt tė punojnė sė bashku, pavarėsisht se cilės parti i takojnė.

Duke folur pėr punėn e UNMIK-ut gjatė kėtyre viteve nė Kosovė, ish-senatori Doll tha se administrata e Kombeve tė Bashkuara ka bėrė shumė gjėra tė mira, por bėri edhe kritika nė adresė tė saj pėr procesin shumė tė ngadalshėm nė bartjen e kompetencave.

"Ata janė kėtu qe 6 vjet, po hyjnė nė vitin e shtatė, dhe kanė bėrė edhe gjėra tė mira. Zoti Petersen ka bėrė gjėra tė mira. Por, ėshtė koha qė kompetencat t'u dorėzohen Presidentit dhe Qeverisė sė Kosovės".

"Mendoj se ėshtė koha qė tė gjitha kompetenca t'i kalojnė qeverisė. Kjo ėshtė njė qeveri e zgjedhur nga vota e popullit. Keni njė koalicion efektiv, tė udhėhequr nga Presidenti Rugova. OKB ja nuk mund tė qėndrojė kėtu pėrgjithmonė. Kosova nuk ėshtė vend shumė i madh, por ėshtė shumė e rėndėsishem qė tė vazhdojė zhvillimi i demokracisė", tha mes tjerash nė kėtė intervistė Bob Doll.

                              Copyright©2000-2005 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.