|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

 

   
 

  Analisti Karpenter mbi procesin pėr statusin pėrfundimtar tė Kosovės

 
 

 

Uashington (SHBA), 02.06.2005 / TN / Zėri i Amerikės / Ardita Simiēia

Nėnsekretari amerikan i Shtetit Nikolas Bėrns theksoi javėn e kaluar se nė Kosovė ėshtė realizuar njė pėrparim i tillė qė e mundėson fillimin e negociatave pėr statusin pėrfundimtar. Zoti Burns i bėri komentet nė njė konferencė tė organizuar nė Bruksel nga shoqata Freedom House dhe Fondi Amerikan Marshall, ku shprehu besimin se negociatat do tė fillojnė nė vjeshtė tė kėtij viti.

Nėnsekretari i Shtetit Burns foli pėr njė ofensivė diplomatike amerikane, e cila ka tre synime nė Ballkan: tė nxisė procesin pėr statusin pėrfundimtar tė Kosovės, tė nxisė njė bashkim pėrfundimtar tė Bosnje-Hercegovinės, si dhe tė shtojė bashkėpunimin e Serbisė dhe Malit tė Zi me gjykatėn e Hagės pėr krime lufte. Kėto ēėshtje, Bosnja, Kosova dhe Serbia, tha zoti Burns, janė thelbi i procesit tė demokratizimit nė Evropė. Ne kishim tė ftuar nė studion tonė analistin Ted Carpenter, Zėvendės-Drejtor i Institutit Cato pėr Studimet mbi Politikat e Jashtme dhe ato tė Mbrojtjes nė Uashington pėr tė diskutuar mbi zhvillimet e ardhshme lidhur me statusin e Kosovės.

Zėri i Amerikės: Zoti Karpenter, sa tė vėshtira pritet tė jenė kėto negociata?

Ted Karpenter: Nuk mendoj se do tė ketė njė proces tė mirėfilltė negociatash. Vendimet me peshė janė marrė tashmė, mendoj unė, nė Uashington, Paris, Berlin dhe Londėr dhe kėta janė lojtarėt e rėndėsishėm nė kėtė proces. Ata kanė vendosur me sa duket qė zgjidhja tė jetė pavarėsia e Kosovės, ata nuk kanė bėrė ndonjė deklaratė publike, por tė gjitha shenjat tregojnė se po ecet nė kėtė drejtim dhe mendoj se ata do tė pėrcaktojnė njė afat kohor pėr pavarėsi tė plotė.

Zėri i Amerikės: Administrata e presidentit Bush paraqiti disa ditė mė parė njė strategji tė re ndaj ēėshtjes sė Kosovės. Cfarė hapash mendoni se do tė marrė nė muajt e ardhshėm administrata pėr zgjidhjen e ēėshtjes sė Kosovės?

Ted Karpenter: Administrata e presidentit Bush synon tė lejojė vendet e Bashkimit Evropian tė marrin udhėheqjen nė kėtė proces. Ata kanė mbajtur kėtė qėndrim qė pas sulmeve terroriste tė 11 shtatorit 2001. Shtetet e Bashkuara kanė pasur pėrparėsi tė tjera dhe ēėshtjet e Ballkanit nuk kanė qenė aq tė njė dore tė dytė, por tė dorės sė tretė thuajse. Bashkimi Evropian dėshiron tė marrė udhėheqjen dhe Shtetet e Bashkuara ka tė ngjarė tė mbėshtesin ēdo lloj zgjidhjeje qė propozojnė evropianėt. Mendoj se ėshtė e qartė se ata kanė zgjedhur pavarėsinė. Pyetja qė ngrihet tani janė etapat kohore nga do tė kalojė procesi. Mendoj se kėto etapa mund tė jenė temė negociatash, si dhe mbrojtja e trashėgimisė kulturore tė pakicave. Por rezultati pėrfundimtar nuk ėshtė mė nė pikėpyetje.

Zėri i Amerikės: Megjithė qėndrimin e Shteteve tė Bashkuara dhe Bashkimit Evropian, qė sic thoni edhe ju ka shenja tė qarta se janė pro pavarėsisė sė Kosovės, Beogradi vazhdon tė insisitojė nė njė formulė zgjidhjeje 'mė pak se pavarėsi, mė shumė se autonomi'. Ndėrkaq, shqiptarėt e Kosovės kėmbėngulin pėr pavarėsi tė plotė. A mund tė gjendet njė kompromis ndėrmjet kėtyre dy qėndrimeve?

Ted Karpenter: Nuk mendoj se ėshtė e mundur tė gjendet njė kompromis ndėrmjet autonomisė, sado e zgjeruar qoftė ajo dhe pavarėsisė. Njė vend mund tė jetė ose i pavarur ose jo i pavarur. Njė pavarėsi e pjesshme ėshtė njėsoj si tė thuash se dikush ėshtė pak shtatzėnė. Nuk ėshtė njė strategji e realizueshme. Beogradi duhet tė pranojė njė rezultat shumė tė hidhur pėr tė. Nė Serbi ka edhe elementė demokratė qė ndjehen shumė tė zhgėnjyer nga procesi qė ėshtė ndjekur dhe kėto ndjenja ka tė ngjarė tė vazhdojnė pėr njė kohė tė gjatė. Pavarėsisht nga fjalėt qė thuhen, shqiptarėt e Kosovės nuk mendoj se do tė pranojnė asgjė mė pak se pavarėsia. Nuk mund ta imagjinoj dot njė Kosovė qė tė jetė Taivani i Ballkanit, e cila tė gėzojė pavarėsi nė ēdo aspekt pėrveē emrit dhe tė mos gėzojė njohje ndėrkombėtare si shtet i veēantė. Komuniteti ndėrkombėtar nuk do ta mbėshtesė njė status tė tillė qė ushqen probleme tė tjera.

Zėri i Amerikės: Qarqe tė ndryshme politike nė Shtetet e Bashkuara kėmbėngulin se zgjidhja pėrfundimtare e cėshtjes sė Kosovės dhe e tė gjitha problemeve nė Ballkan do tė vijė me integrimin e kėtij rajoni nė Bashkimin Evropian. Por ky proces mund tė zgjasė pėr vite e ndoshta edhe dekada. Cfarė tiparesh do tė ketė administrimi i Kosovės gjatė kėsaj periudhe qė i paraprin pavarėsisė dhe integrimit nė BE?

Ted Karpenter: Mendoj se ėshtė e qartė qė si nga Uashingtoni, ashtu edhe nga fuqitė kryesore tė Bashkimit Evropian, ēėshtja e pavarėsisė nuk shihet si njė problem shumė parėsor, pasi tė gjitha njėsitė administrative nė Ballkan do tė inkuadrohen nė Bashkimin Evropian. Kjo strategji dukej pak a shumė me vend para se Franca tė hidhte poshtė kushtetutėn e Bashkimit Evropian. Pas kėsaj vote, zgjerimi i mėtejshėm i Bashkimit Evropian ėshtė vėnė seriozisht nė pikėpyetje. Nėse Kosovės i njihet pavarėsia, procesi i integrimit nė Bashkimin Evropian do tė kėrkojė ndoshta 15-20 vjet nėse flasim me optimizėm, prandaj pėrcaktimi i statusit tė pavarėsisė bėhet nė kėto kushte edhe mė i rėndėsishėm se mė parė.

Zėri i Amerikės: Njė pyetje qė lidhet me referendumet e fundit mbi kushtetutėn e Bashkimit Evropian. Nė qoftė se vende si Franca nuk pranojnė tė dorėzojnė njė autoritet gjithnjė e mė tė madh nė duart e Brukselit, si mendoni se do tė ndikojė nacionalizmi nė Ballkan nė integrimin e kėtij rajoni nė bllokun evropian?

Ted Karpenter: Pas votės sė Francės ndaj kushtetutės evropiane, kjo ėshtė njė pyetje shumė e rėndėsishme. Nacionalizmi duket se ėshtė shndėrruar nė njė forcė edhe mė tė madhe nė Evropė nė shekullin e 21-tė se sa ē’e kishin parashikuar arkitektėt e bllokut evropian. Mendoj se nėse vendet evropiane, tė cilėt janė pėrfshirė nė kėtė proces integrimi pėr afro gjysmė shekulli mbajnė njė qėndrim tė tillė, ky sens nacionalizmi ka tė ngjarė tė jetė edhe mė i fortė nė vendet e Ballkanit.


 Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.