|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

OPINIONE

   
 

 Letėr e hapur tė gjitha mediave dhe gazetarėve tė Kosovės  

 
 

Kush ėshtė  Ramė Fazli  Maraj?

 
 

 
Ata qė janė kundėr pavarėsisė sė Kosovės, ata qė janė kundėr politikės sė urtė dhe paqėsore tė udhėhequr nga presidenti Rugova, ata qė janė kundėr demokracisė dhe sundimit tė ligjit nė Kosovė, ata qė janė kundėr ardhmėnisė sė shtetit tonė – Kosovės, janė edhe kundėr Ramė Marajt, kėshilltar pėr siguri i presidentit Rugova. Ramė Maraj ėshtė njė atdhetar i madh, i cili ka pėrkrahjen duke filluar nga presidenti i shtetit tė Kosovės, dr.Ibrahim Rugova, Qeveria e Kosovės, Parlamenti i Kosovės, nga Kryesia qendrore e LDK-sė, tė gjitha kuvendet komunale tė Kosovės, tė gjitha degėt e LDK-sė nga Kosova.
 
 
Shkruan: Bardhyl  N. AJETI
  
Ramė Maraj – njė jetė e tėrė kushtuar Kosovės
 
I qetė, serioz, i pėrkushtuar maksimalisht pėr shtetin e Kosovės, i ndjekur dikur para luftės nga regjimi i Beogradit, e pas luftės i shantazhuar  nga PDK-ja dhe aleatėt e saj medialė, Ramė Maraj, kėshilltar pėr siguri i presidentit Rugova, ecėn me hapa tė sigurt rrugės kombėtare tė familjes sė tij dhe shqiptarėve nė pėrgjithėsi.
 
Qysh si fėmijė Ramė Maraj shquhej pėr atdhetarizmin e tij tė lartė pėr Kosovėn. ”Jam nė gjendje tė jap jetėn pėr Kosovėn, kurdoherė qė lypet prej meje”, kujtojnė shokėt e Ramės fjalėt e tij qė nė fėmijėri. Njė burrė i urtė me tradita tė larta kombėtare, Ramė Maraj rrjedh nga njė familje atdhetare me tipare tė larta kombėtare qė ia ka lakmi jo vetėm ana e Istogut, por edhe tėrė Kosova. Si i ri iu pėrkushtua zgjidhjes sė ēėshtjes sonė kombėtare.
 
Ramė Maraj, i biri i Fazli Ramajt, i cili nė rrethinėn e Istogut njihet si njėri  ndėr burrat mė besnikė dhe mė tė shquar jo vetėm tė kėsaj ane, asnjėherė nuk ka menduar se gjashtė vjet pas luftės, kur Kosova ėshtė nė prag tė zgjidhjes sė statusit final, njerėzit e mjerė tė sojit komunist do tė dilnin njė ditė me ēantėn e  mbushur me dosje dhe do tė bėnin akuza tė rrejshme ndaj personaliteteve mė tė ēmuara tė jetės sonė. Zaten, edhe Ramė Maraj i ėshtė mėsuar hartimit tė dosjeve ndaj tij. Para luftės regjimi i Beogradit, e tash pas luftės edhe PDK-ja dhe ShIK-u i saj, vazhduan rrugėn e tė parėve pėr tė bėrė dosje kundėr Ramė Marajt. Por, ai asnjėherė nuk ėshtė mėrzitur dhe nuk mėrzitet pėr kėto dosje tė rrejshme qė bėhen ndaj tij. Ai vazhdon tė bėjė punėn e tij, punė kėtė qė ia ēmon elektorati i Kosovės, ia ēmon Kosova.
 
Ramė Maraj ėshtė njė atdhetar i madh, i cili ka pėrkrahjen duke filluar nga presidenti i shtetit tė Kosovės, dr.Ibrahim Rugova, Qeveria e Kosovės, Parlamenti i Kosovės, nga Kryesia qendrore e LDK-sė, tė gjitha kuvendet komunale tė Kosovės, tė gjitha degėt e LDK-sė nga Kosova. Por, Ramė Maraj nuk e ka pėrkrahjen e atyre qė mė 17 dhe 18 mars tė vitit 2004 deshėn qė me anė tė trazirave tė marrin pushtetin me dhunė nė Kosovė. Nuk e ka pėrkrahjen e atyre qė me ēdo kusht po tentojnė tė rrėzojnė institucionet shtetėrore tė Kosovės dhe tė atyre qė bashkėpunojnė nė politikė  me mbeturinat e komunizmit nė Kosovė. Bile, kjo pėrkrahje atij nuk i duhet. Ata qė janė kundėr pavarėsisė sė Kosovės, ata qė janė kundėr politikės sė urtė dhe paqėsore tė udhėhequr nga presidenti Rugova, ata qė janė kundėr demokracisė dhe sundimit tė ligjit nė Kosovė, ata qė janė kundėr ardhmėnisė sė shtetit tonė – Kosovės, janė edhe kundėr Ramė Marajt, kėshilltar pėr siguri i presidentit Rugova.
 
 
Ramė Maraj i njohur pėr shqiptarėt e Kosovės qė nga vitet e 90-ta
 
Ramė Maraj nuk ėshtė figurė e njohur pėr qytetarėt e Kosovės vetėm gjatė kėtyre dy – tre vjetėve tė fundit. Jo. Emri i tij pėr tė gjithė shqiptarėt e Kosovės ėshtė i njohur qė nga vitet e nėntėdhjeta, atėherė kur populli shqiptar i Kosovės kishte formuar celulat e para tė shtetėsisė. Nė atė kohė, Ramė Maraj ishte nė ballė tė formimit tė celulave tė para tė Ministrisė sė Mbrojtjes sė shtetit tė Kosovės.
 
Atėherė kur rrallė kush guxonte tė pėrmendte fjalėn “shqiptar”, Ramė Maraj do tė thoshte hapur : ”Kosova ka djemtė dhe bijat mė tė mira tė saj, qė janė tė gatshme tė japin jetėn pėr lirinė, demokracinė dhe pavarėsinė e Kosovės”. Atėherė kur disa nga politikanėt e sotshėm nuk guxonin tė pėrmendnin emrin e presidentit Rugova, po Ramė Maraj do tė ngrihej sėrish nė kėmbė: ” Kosova ka njė prijės qė do tė ēojė Kosovėn drejt lirisė, demokracisė dhe pavarėsisė sė Kosovės. E kėtė mė sė miri do ta bėjė njė njeri - e ai ėshtė presidenti Ibrahim Rugova”.
 
Gjithmonė besnikė ndaj politikės sė udhėhequr nga presidenti Rugova, Ramė Maraj me sukses pėrballonte ēdo furtunė qė i pengonte proceset demokratike tė Kosovės.
Sot, Ramė Maraj, ndihet krenar pėr gjithė ata qė ka bėrė pėr Kosovėn.
 
 
Institucionet pėr Ramė Marajn
 
Pse akuzohet z.Ramė Maraj nga PDK-ja dhe nga mediat e majta tė saj? Me plot tė drejtė zėvendėskryeministri i Kosovės, Adem Salihaj, thekson se Ramė Maraj ishte njėri ndėr figurat kryesore nė Ministrinė e Mbrojtjes sė Republikės sė Kosovės, njėri ndėr ata qė themeloi kėtė ministri.
 
”Ata qė e akuzojnė Ramė Marajn, janė tė mjerė, sepse tė akuzohet njė njeri i cili tėrė jetėn ia dha Kosovės. Prandaj ėshtė turp. Ramė Maraj ėshtė njė burrė i madh i Kosovės”, thotė akademik Mark Krasniqi, i cili sė bashku me presidentin Rugova paraqesin shtyllat kryesore tė shtetit tė Kosovės.”Ramė Maraj ėshtė njė personalitet i ēmuar dhe shumė i respektuar i Kosovės”, thotė Adem Salihaj.  Sali Caca, njėri nga kėshilltarėt kryesorė tė presidentit Rugova, thotė se Ramė Maraj ėshtė njė njeri i cili tėrė jetėn e tij ia kushtoi pavarėsisė sė Kosovės. ” Rama ka dhėnė dhe vazhdon tė japė tėrė qenien e tij pėr realizimin e plotė tė pavarėsisė sė Kosovės”, thotė z.Caca.
 
Ashtu edhe siē e ka potencuar vetė ministrja e Shėrbimeve Publike, znj.Melihate Tėrmkolli, Ramė Maraj ėshtė njė njeri qė gjithēka dha pėr Kosovėn dhe kurrė asgjė nuk mori nga ajo. ”Ramė Maraj ėshtė njė atdhetar i madh i Kosovės”, tha Melihate Tėrmkolli, njėra nga figurat mė tė shquara tė LDK-sė nė Kosovė.. Por, PDK-ja dhe eksponentėt e saj medialė e sulmojnė Ramė Marajn, pėr tė tentuar sė denigruari figurėn e tij kombėtare. Ministri i Pushtetit Lokal tė Kosovės, z.Lutfi Haziri, tha se njerėzit si Rama i duhen Kosovės dhe i duhen sė ardhmes sė ndritur tė kėtij vendi. ”Ramė Maraj ėshtė njėri ndėr personalitetet mė tė ēmuara tė shtetit tonė” , thotė Lutfi Haziri.
”Njerėzit si Rama njėherė lindin dhe nuk vdesin kurrė”, thotė ministri i Kulturės, i Rinisė, i Sporteve dhe i Ēėshtjeve Jorezidente z.Astrit Haraēia.
 
”Gjithēka qė lidhet me emrin e pavarėsisė sė Kosovės, lidhet edhe me emrin e Ramė Marajt”, thotė ministri i Arsimit, i Shkencės dhe i Teknologjisė, z.Agim Veliu.
 
Tė lartpėrmendurit, pos akademik Mark Krasniqit, i cili ėshtė kryetar i PShDK-sė,  janė edhe anėtarė tė Kryesisė qendrore tė LDK-sė, apo thėnė mė saktė personalitetet kryesore tė LDK-sė dhe ardhmėnia e kėsaj partie. Ne kemi shkoqitur vetėm nga njė citat tė tyre pėr Ramė Marajn, sepse ata kanė shumė fjalė miradije dhe ēmojnė lart heroizmin e  Ramė Marajt dhe familjes sė tij, sikurse edhe kryetarėt e komunave sikurse dhe kryetarėt e degėve tė LDK-sė.
 
 
PDK-ja dhe ShIK-u i saj kėrkojnė kokėn e Ramė Marajt
 
Gazetat “Epoka e re” dhe “Express” tashmė edhe publikisht kėrkojnė vdekjen e Ramė Marajt, kėshilltar pėr siguri i presidentit Rugova. Komisari i Pėrkohshėm pėr Media vazhdon tė heshtė ndaj dhunės mediale qė po zhvillohet ndaj Ramė Marajt. Eksponentėt medialė tė PDK-sė e akuzojnė z. Ramė Marajn me akuzat mė tė rrejshme dhe mė tė rėnda qė janė dėgjuar gjashtė vjet pas pėrfundimit tė luftės nė Kosovė. Njė gjė dihet: PDK-ja dhe ShIK-u kėrkojnė kokėn e Ramė Marajt.  Kokėn e Ramė Marajt e kėrkon ende edhe Serbia. Ata ēdo ditė me lloj-lloj akuzash tė rrejshme sulmojnė Ramė Marajn.
 
E akuzojnė pėr shumė akuza tė rėnda, tė cilat njeriu mund t’i dėgjojė vetėm nga goja e mbeturinave tė majtizmit nė Kosovė. Por, edhe pėrkundėr kėsaj fushate tė pabazė tė PDK-sė dhe eksponentėve tė saj medialė, megjithatė Ramė Maraj po vazhdon me mjaftė sukses tė kryejė detyrat e tij qė janė tė parashtruara nga populli. Kosova ndihet krenare qė nė hapėsirat e saj veprojnė njerėzit si Ramė Maraj. PDK-ja dhe eksponentėt e saj medialė duhet tė kenė parasysh njė gjė tė tillė se Ramė Maraj ka pėrkrahjen e popullit shqiptar tė Kosovės dhe ēdo akuzė ndaj tij ėshtė edhe akuzė ndaj Kosovės.
 
_______________
 
(Autori i kėtij teksti ėshtė kryetar i Lidhjes sė Gazetarėve tė Kosovės – LGK,  anėtar i rregullt i Asociacionit tė Gazetarėve Botėrorė me seli nė Paris dhe redaktor nė tė pėrditshmėn “Bota sot”)
 
P.S. Ky tekst i ėshtė dėrguar edhe Asociacionit tė Gazetarėve Botėror me seli nė Paris; Federatės sė Gazetarėve Evropian me seli nė Gjenevė; Komisionerit tė Pėrkohshėm pėr Media, z.Robert Gillete;...)


 Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.