|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

 

   
 

  Kėshilli i Sigurimit i OKB-sė diskuton mbi Kosovėn

 
 

 

28.05.2005 - TN

Uashington (SHBA), 27.05.2005 - Ilir Ikonomi (Zėri i Amerikės)

Nė Nju Jork, Kėshilli i Sigurimit i Kombeve tė Bashkuara diskutoi mbi raportin e Sekretarit tė Pėrgjithshėm Kofi Annan, ku ai rekomandon fillimin e njė rishikimi tė pėrgjithshėm tė zbatimit tė standardeve pėr Kosovėn. Nė seancėn e sė premntes foli edhe administratori i Kombeve tė Bashkuara pėr Kosovėn, Soren Jessen-Petersen, i cili i bėri thirrje Kėshillit tė Sigurimit qė tė zgjidhė statusin e Kosovės dhe t’i japė fund paqartėsisė nė kėtė ēėshtje, sepse zgjidhja e statusit, tha ai, do tė sjellė rezultate shumė mė tė mėdha nė aspektet qė ende pėrbėjnė shqetėsim nė Kosovė siē janė kthimi i tė zhvendosurve, liria e lėvizjes dhe ekonomia.

Zoti Jessen-Petersen i bėri pėrgjithėsisht njė vlerėsim optimist gjendjes nė Kosovė duke thėnė se gjatė tre muajve tė fundit Kosova i tregoi rajonit dhe botės njė respekt tė lavdėrueshėm pėr procesin juridik. Demokracia, tha ai, u respektua dhe qeveria e re u formua brenda tri javėsh. Duke iu referuar dorėzimit nė Gjykatėn e Hagės tė ish-kryeministrit Ramush Haradinaj nė fillim tė marsit, zoti Jessen-Petersen tha se gjatė kėsaj periudhe tė vėshtirė, udhėheqėsit politikė dhe qytetarėt e Kosovės arritėn ta kontrollojnė situatėn e pazakontė me maturi dhe pa instabilitet.

Duke komentuar pėr tensionet midis partive politike nė Kosovė, ēėshtje qė ka ngjallur njė farė shqetėsimi ndėrmejt shumė analistėve, Administratori i UNMIK-ut tha se nė ēdo demokraci tė re ka tension politik. Ai shtoi se demokracia nė Kosovė ka vetėm pak vite dhe pėr herė tė parė nė histori, Kosova ka njė opozitė tė fortė, e cila si kudo ėshtė kritike ndaj punės sė qeverisė duke qenė njėkohėsisht dakord lidhur me objektivat e pėrgjithshėm pėr Kosovėn.

Shefi i UNMIK-ut e quajti zhvillim pozitiv hapin e hedhur nė drejtim tė dialogut mes Prishtinės dhe Beogradit dhe tha se duhet vazhduar inkurajimi i dialogut politik duke pėrfshirė kėtu dialogun e nivelit tė lartė. Ndėrsa foli me tone pėrgjithėsisht pozitive pėr situatėn, zoti Jessen-Petersen u shpreh mjaft kritik ndaj Beogradit duke thėnė se nga Beogradi dhe serbėt e Kosovės ende nuk ka njė sinjal pozitiv qė kėta tė fundit tė marrin pjesė nė institucionet e Kosovės. Pėrparimi nė Kosovė do tė vazhdojė, tha ai, edhe pa njė pjesmarrje tė serbėve, por hapat drejt krijimit tė njė Kosove shumetnike do tė mbeten tė kufizuara pėr sa kohė qė njėrit grup etnik i bėhet presion tė qendrojė jashtė proceseve politike. Viktimat, tha zoti Jessen-Petersen, do tė ishin vetė serbėt e Kosovės.

Nė seancė foli edhe pėrfaqėsuesi i qeverisė serbe, Nebojsha Ēoviē. Kryetari i Qendrės Koordinuese tė Serbisė pėr Kosovėn, foli me kritika tė ashpra pėr raportin e shefit tė UNMIK-ut dhe tha se ky raport ishte i njėanshėm, i zbukuruar dhe nuk pasqyron si duhet realitetin nė Kosovė. Zoti Ēoviē tha se aty duhet tė ishte folur pėr mungesėn e lirisė sė lėvizjes pėr serbėt nė Kosovė, pėr ēėshtjen e kishave tė shkatėrruara, pėr privatizimin e paligjshėm tė pronave serbe dhe pėr faktin qė tė zhvendosurit nuk kthehen dot pasi nuk kanė mbrojtjen e duhur. Pėrfaqėsuesi serb tha se raporti nuk duhet tė ishte hartuar pėr tė kėnaqur vetėm njėrėn palė. Zoti Ēoviē tha gjithashtu se shpreson qė i dėrguari i posaēėm qė do tė emėrojė zoti Annan pėr vlerėsimin e standardeve, tė demonstrojė integritet dhe paanshmėri.

Anėtarėt e Kėshillit tė Sigurimit, pritet tė miratojnė raportin e nxjerrė zyrtarisht tė enjten nga Sekretari i Pėrgjithshėm i OKB-sė, Kofi Annan, ku ai rekomandon tė fillojė kėtė verė procesi i vlerėsimit tė standardeve tė pėrcaktuara nga komuniteti ndėrkombėtar pėr Kosovėn. Vlerėsimi pritet tė zgjasė 6 deri nė 8 javė. Nė vjeshtė, Grupi i Kontaktit dhe Kombet e Bashkuara pritet tė mblidhen pėr tė diskutuar rezultatet e vlerėsimit tė standardeve dhe pėr tė vendosur nėse do tė fillojnė bisedimet pėr pėrcaktimin e statusit pėrfundimtar.

 


 Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.