|
Boston, 27 maj 2005 - Nė Boston (SHBA) u zhvillua ceremonia e varrimit tė afaristit tė njohur shqiptaro amerikan Anthony Athanas, i cili vdiq javėn e kaluar nė moshėn 93 vjeēare. Anthony
Athanas u varros nė varrezat familjare nė Swampscot afėr Bostonit.
Anthony Athanas ishte njė figure pajtuese, afruese e bashkuese pėr shqiptaret, thonė ata qė e kanė njohur. Ai kurrė nuk u perzie nė ēėshtje tė brendshme tė politikės shqiptare.
Pėr herė tė parė ai e vizitoi Shqipėrinė ne vitin 1989 dhe pastaj me 1995 me kthimin e eshtrave tė Faik Konicės. Nė Boston, pa bėrė asnjė dallim partiak, ai nderoi me ftesėn e tij tė gjithė politikanėt dhe udhėheqėsit kryesorė tė pas diktatures nė Shqipėri.
-
- Tė njohurit e tij thonė se Anthoni Athanas kishte vetėm njė ėndėr e njė qėllim; mbarėvajtjen e ēėshtjeve kombėtare. Pėr emrin e tij tė njohur dhe veprimtarinė e tij, shteti shqiptar e emėroi atė edhe si konsull nderi tė Shqipėrisė nė Shtetet e Bashkuara, njė post simbolik, por me tė cilin Anthoni Athanas krenohej shumė.
Tė pranishėm nė emėr tė shtetit shqiptar nė ceremoninė e varrimit ndodhej i ngarkuari me punė pranė ambasadės shqiptare nė Uashington, Mirosh Sako dhe zėvendės shefi i misionit tė Shqiperise pranė OKB sė nė Nju Jork, Lublin Dilja. Mes pėrfaqėsuesve tė komunitetit shqiptar ndodheshin kryetari i shoqatės Vatra, Agim Karagjozi dhe afaristi e veprimtari Ekrem Bardha, si dhe figura tė tjera tė
komuniteit shqiptar nė Amerikė.
-
- Anthony Athanas ishte njė figurė e njohur dhe e nderuar thuajse nga tė gjithė, pėrfshi politikanė, afaristė apo njerėz tė thjeshtė, shqiptarė e amerikane. Kjo u pa edhe nga numri i madh i njerėzve qė erdhėn nė kishėn e Shėn Gjergjit nė Boston pėr t'i shprehur ngushėllime familjes dhe pėr tė nderuar kujtimin e tij.
-
- Nė kishėn shqiptare orthodokse tė Shėn Gjergjit, qindra vetė, tė veēuar apo nė grupe parakaluan pėrpara trupit pa jetė tė Anthony Athanasit pėr tė shprehur nderimin e tyre pėr kėtė personalitet, i cilėsuar nga zyrtarėt vendore si mikpritėsi i Bostonit, pėr arsye tė biznesit tė tij tė suksesshėm nė industrinė e restoranteve nė Amerike.
"Restoranti i tij Anthony's Pier 4, me zotin Athanas tek dera qė priste dhe percillte klientėt, ishte si njė shtėpi plot gjallėri e gjithmone e hapur", thote William Bulger, ish kryetar i senatitit tė shtetit Masachusets. "Anthoni Athanas", thote ai "ishte njė mik me plot kuptimin e fjalės, pėr ditė tė mira e tė keqia. Ne kemi nevojė pėr miq dhe ai ishte pėr mua njė mik shume i mirė. Do t?a
ndjej shumė mungesėn e tij", thotė senatori Bulger.
"Anthoni Athanas pėrfaqėson ėndrėn amerikane", thotė ish ligjvėnėsi Joe Kenendi, mik i familjes Athanas. "Ai erdhi kėtu si emigrant dhe me punėn e tij krijoi njė rrjet restorantesh me bazė Pier 4 pa tė cilin sot Bostonit do t?i mungonte njė monument historik.
-
- Ai merrej jashtėzakonisht edhe me ēėshtjet shqiptare, Kur une isha nė Kongres, ai vazhdimisht e me kėmbėngulje mė shtronte pėrpara nevojėn qė kishte Shqipėria pėr investime e pėr ndihma te tjera nė rrugėn e demokratizimit. Anthoni Athanas ishte njė njeri i jashtėzakonshėm, me zemėr flori", thotė Joe Kenedi.
"Anthoni Athanas ishte njė pėrkrahės shpirtėror e material i komunitetit shqiptar tė Bostonit e veēanerisht i kishės orthodokse shqiptare nė Amerikė e themeluar nga Fan Noli", thotė bishop Nikoni.
-
- "Thuajse nė tė gjitha librat liturgjikė tė pėrkthyera nga Noli, gjendet edhe shėnimi, botuar me ndihmen financiare Anthony Athanasit. Atėhere kjo mund tė dukej gjė e vogėl, por sot kur shikojmė trashėgiminė kulturore qė kalon nga brezi nė brez, themi se ajo ėshtė trashėgimia qė la pas Anthoni Athanas".
|
|