25.05.2005 TN (Zėri i Amerikės)
Komisioni pėr Sigurinė dhe Bashkėpunimin nė Evropė ose Komisioni i Helsinkit i Shteteve tė Bashkuara zhvilloi sot nė Uashington njė seancė dėshmish pėr gjendjen e tė drejtave tė njeriut nė Kosovė. Nė seancėn me titull: E ardhmja e tė drejtave tė njeriut nė Kosovė dėshmoi shefi i UNMIK-ut Soren Jessen Petersen
dhe zoti Charles English, Drejtor i Zyrės pėr Ēėshtjet e Evropės Jugore dhe Qendrore nė Departamentin amerikan tė Shtetit. Dėshmia e zotit Soren Jessen-Petersen pėrmbante tone pozitive nė pėrshkrimin e situatės. Zoti Petersen tha se kohėt fundit nė Kosovė ka patur njė sėrė shenjash pozitive. Klima e sigurisė, e pėrmirėsuar mjaft dhe e pasqyruar nė mungesėn e krimeve tė mėdha vitin e kaluar, ėshtė njė shenjė se nga dhuna e vitit tė kaluar janė nxjerrė mėsime dhe se shkelja e tė drejtave tė njeriut ėshtė kundėr interesave
tė Kosovės. Fakti qė nė Kosovė ėshtė ndėrtuar njė sistem krejt i ri nga boshllėku ligjor dhe adminsitrativ i pasluftės, tha kryeadministratori Petersen, ka ndihmuar qė parimet e tė drejtave tė njeriut tė vendosen nė qendėr tė ligjeve tė insitucioneve tė Kosovės. Pėr
kėtė, janė formuluar ligje tė reja penale nė pėrputhje me standartet ndėrkombėtare. Shėrbimi policor i Kosovės ėshtė plotėsisht multietnik, tha zoti Petersen. Trupat mbrojtėse tė Kosovės vazhdojnė pėrpjekjet pėr tė tėrhequr mė shumė pjesėtarė nga pakicat, sidomos nga
serbėt e Kosovės. Insititucioneve tė pėrkohėshme tė vetėqevrisjes po u jepen gjithnjė e mė tepėr pėrgjegjėsi, pėrfshirė edhe ato qė kanė tė bėjnė me mbrojtjen e tė drejtave tė njeriut. Zoti Petersen tha se pas nje periudhe amullie tė pėrkohėshme, tani nė Kosovė ka ardhur momenti i duhur pėr shtyrjen pėrpara tė procesit tė statusit dhe se ky proces po pėrshpejtohet nga bashkėsia ndėrkombėtare. Zoti Petersen tha se
trajtimi dinjitoz i aktpadisė sė Gjykatės sė Hagės kundėr ish-kryeminisitrit Ramush Haradinaj theksoi edhe njė herė nivelin e ri tė pjekurisė sė shoqėrisė dhe institucioneve kosovare. Zoti Petersen tha se nė Kosovė mbetet ende shumė pėr tu bėrė, pėr shembull kur ėshtė
fjala pėr lirinė e lėvizjes: ka shumė serbė tė Kosovės qė lėvizin lirisht, tha ai, por ka edhe nga ata qė nuk e kanė kėtė liri. Zoti Petersen foli edhe pėr ēėshtjen e personave tė zhdukur, qė sipas tij ka dėmtuar rivendosjen e marrėdhėnieve normale mes UNMIK-ut dhe
Qeverisė sė Serbisė, por ai shtoi se kohėt e fundit ėshtė bėrė pėrparim pėr kėtė ēėshtje. Ai e pėrshėndeti deklaratėn e Nėnsekretarit amerikan tė Shtetit, Nicholas Burns pėr Kosovėn javėn e kaluar dhe u bėri thirrje Shteteve tė Bashkuara tė vazhdojnė tė qėndrojnė tė
angazhuar nė Kosovė. Nė Senat dėshmoi sot edhe zoti Charles English, Drejtor i Zyrės pėr Ēėshtjet e Evropės Jugore dhe Qendrore nė Departamentin amerikan tė Shtetit. Zoti English tha se 2005-a ėshtė vit vendimtar pėr statusin e Kosovės dhe se sė shpejti do tė fillojė njė
proces pėr pėrcaktimin e statusit tė saj. Shtetet e Bashkuara mendojnė se Kosova ka hyrė nė rugėn e duhur, tha zoti English por populli i Kosovės, shtoi ai, duhet tė vazhdojė pa pushim pėrpjekjet, pėr tu siguruar qė atje tė ketė institucione transparente dhe qė sistemi
ligjor tė jetė i drejtė. Pėrkushtimi ndaj demokracisė, qė bazohet nė sundimin e ligjit, tha zoti English, ėshtė kriteri bazė pėr tu anėtarėsuar nė bashkėsinė euroatlantike. Dhe Shtetet e Bashkuara do tė vazhdojnė ta mbėshtesin Kosovėn nė pėrpjekjet e saj pėr arritjen e kėtij objektivi, tha ai.
Senatori Sam Brownback, anėtar i Komisionit amerikan tė Helsinkit, tha se shumė udhėheqės shqiptarė, pėr fat tė keq, nuk e kuptojnė ende se respektimi i tė drejtave tė pakicave nuk ėshtė njė alternativė, por njė kėrkesė e domosdoshme. Edhe anėtari i Dhomės sė Pėrfaqėsuesve Chris Smith, u bėri thirrje shqiptarėve tė respektojnė tė drejtat e pakicave, ashtu siē do tė
dėshironin tė respektoheshin tė drejtat e veta. Shefi i UNMIK-ut, Jessen Petersen erdhi nė Uashington nė prag tė raportit qė do tė mbajė tė premten nė Kėshillin e Sigurimit tė Kombeve tė Bashkuara, njė raport i rėndėsishėm i cili do tė ndikojė nė hapat e mėtejshėm qė do
tė ndiqen pėr statusin pėrfundimtar. |