|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

 

   
 

Boston (SHBA): vdes afaristi i sukseshėm shqiptar, Anthony Athanas

 
 Anthony Athanas ( 1911 - 2005 )

 

22.05.2005 /TN ( Zėri i Amerikės mė 21.05.2005 )

Tė premten vdiq nė Boston njė nga njerėzit mė tė shquar tė komunitetit shqiptar tė Amerikės, Anthony Athanas. Ai ishte njė nga bisnemenėt mė tė famshėm tė Bostonit, por nė komunitetin shqiptar tė Amerikės do tė mbahet mend mė shumė si patriot i shquar qė punoi pa u lodhur pėr tė ndihmuar bashkėkombėsit e tij nė Shqipėri edhe nė Kosovė.

Anthony Athanas ishte njė figurė qendrore nė organizatėn panshqiptare Vatra dhe bashkėthemelues i organizatave tė tjera shqiptaro-amerikane.

Anthony Athanas vdiq tė premten nė shtėpinė e tij nė Swampscott pas njė beteje tre-vjeēare me sėmundjen e alcajmerit. Antoni Athanas ishte themeluesi i njė prej restoranteve mė me emėr tė Amerikės – Anthony’s Pier Four.

Kryetari i Bashkisė sė Bostonit e quajti atė njė traditė nė vetvete, pasi ky restorant u kthye nė njė mikpritės tė mijra takimeve politike dhe ishte shumė bujar nė mbėshtetjen pėr komunitetin.

Senatori John Kerry u shpreh se Anthony Athanas jetoi ėndrrėn amerikane dhe pėr asnjė minutė nuk harroi se nga kishte ardhur. Me njė prejardhje tė thjeshtė nga Shqipėria, Antoni mundi tė realizojė ėndrrėn e ēdo imigranti duke punuar dhe arritur tė bėhet njė institucion kombėtar, tha senatori Kerry.

I lindur nė Shqipėri mė 28 korrik 1911, Athanasi imigroi me familjen e tij nė New Bedford nė vitin 1915. Nė fillim ai shiste fruta dhe zarzavate, shiste gazeta dhe ndizte zjarrin e furrave nė kuzhinat e restoranteve. Nė vitin 1937 hapi restorantin e tij tė parė dhe vazhdoi pastaj me restorante tė tjerė, mė i famshmi i tė cilėve u bė Anthony’s Pier Four.

Anthony Athanas do tė mbahet mend sidomos pėr ndihmėn bujare qė i dha komunitetit shqiptar tė Amerikės dhe kontributin pėr bashkatdhetarėt e tij nė Shqipėri dhe nė Kosovė. //az//

----------------

Antoni Athanas – shqiptari dhe amerikani i famshėm

Ilir Ikonomi
21.05.2005 ( Zėri i Amerikės )

Tė premten vdiq nė Boston njė nga njerėzit mė tė shquar tė komunitetit shqiptar tė Amerikės, Anthony Athanas. Ai ishte njė nga bisnemenėt mė tė famshėm tė Bostonit por nė komunitetin shqiptar tė Amerikės do tė mbahet mend mė shumė si patriot i shquar qė punoi pa u lodhur pėr tė ndihmuar bashkėkombėsit e tij si nė Shqipėri edhe nė Kosovė. Anthony Athanas ishte njė figurė qendrore nė organizatėn panshqiptare Vatra. Zėri i Amerikės intervistoi kryetarin e Vatrės, Agim Karagjozi.

Zėri i Amerikės: Zoti Karagjozi, ju si kryetar i Vatrės, si e keni njohur zotin Athanas, ē’mund tė na tregoni pėr njohjet tuaja tė hershme me tė?

Agim Karagjozi: Antoni Athanasin e kam njohur shumė herėt, qysh nė vitet e para qė kam ardhur nė Amerikė, nė fillimin e viteve 60. Antoni Athanasi nė atė kohė ishte "the rising star" – ylli qė po shkėlqente nė Vatėr. Ai ishte shumė i afėrt me Kristo Athanasin, i cili nė atė kohė konsiderohej si "Babai i Vatrės". Por nė skenė doli Antoni Athanasi, njeriu i ri, njeriu i dinamizmit, qė solli njė gjallėri tė re nė Vatėr, shumė i pėrkushtuar, me mbėshtetje tė jashtėzakonshme financiare dhe me veprimtari dhe me punė. Ishte ai qė ngjalli shpresa tė reja pėr Vatrėn dhe sigurisht ishte puna qė bėri nė ato vite Antoni qė Vatra ėshtė e gjallė sot.

Zėri i Amerikės: Antoni Athanasi ishte njeri shumė i zėnė me biznesin e tij. Si arrinte ai tė kontribuonte edhe me veprimtaritė pėr Vatrėn?

Agim Karagjozi: Antoni Athanasi kishte ndjenja shumė tė thella shqiptare. Ai i kishte marrė ndjenjat nė radhė tė parė nga familja e tij. Ai ka ardhur nė Amerikė nė moshėn tre-vjeēare. Kishte njė familje shumė atdhetare – i ati i tij ishte atdhetar. Pastaj, pasi u rrit, u njoh me Nolin dhe me Konicėn dhe i admironte tė dy ata, por sidomos Nolin.

Antoni Athanasi ishte njė dishepull i Nolit dhe u frymėzua shumė thellė nga veprimtaria, puna, kultura dhe idealizmi i Nolit. Athanasi i pėrkiste njė familjeje qė u pėrzu nga grekėt nė vitin 1913 kur u bėnė masakrat, pra ishte njė familje e vuajtur dhe kjo e shtynte tė pėrpiqej pėr t’i shpėtuar shqiptarėt nga rreziqet e fqinjėve.

Ai kishte njė krenari dhe ndjenja tė thella shqiptare prandaj e gjente kohėn, sado i zėnė qė ishte. Kishte edhe kapacitetin financiar dhe moral qė t’i kushtohej Vatrės, e ndjente kėtė si detyrė. Antoni Athanasi ishte trashėgimtari i Nolit nė Vatėr, ishte ai qė i siguroi jetėn Vatrės pėr shumė dekada.

Ai ishte edhe njė amerikan i shquar, gėzonte njė reputacion shumė tė madh nė Amerikė, ishte ndoshta njeriu mė i suksesshėm nė biznesin e restoranteve. Ishte njė filantropist i pakursyer qė ndihmonte nė shumė anė. Kėshtu, ai nė Boston ėshtė njė nga figurat mė tė nderuara dhe njihet nė tė gjithė Amerikėn si njė figurė e shquar.

Restoranti i tij Pier 4 ėshtė njė nga restorantet mė tė mirė ku vijnė njerėz nga tė gjitha anėt e Amerikės. Antoni Athanasi ėshtė bėrė njė legjendė nė Amerikė. Ka qenė shumė i aftė dhe shumė dinamik, njeri qė nuk harxhonte kohėn kot me fjalime tė gjata. Edhe nė mbledhjet qė bėnim ne kur bisedoheshin ēėshtjet e ndryshme – ju e dini si e kanė zakon shqiptarėt qė i zgjasin bisedat – ai i binte shkurt dhe hynte drejt nė temė. Ishte tamam njeriu me vetitė e individit tė suksesshėm, kishte veti natyrore dhe ishte njeri i rrallė.

Zėri i Amerikės: Sot nė Shtetet e Bashkuara vijnė shumė emigrantė tė cilėt ėndėrrojnė tė bėhen tė njohur, tė krijojnė bizneset e tyre dhe tė pasurohen. Ēfarė mund tė mėsojnė ata nga Antoni Athanasi?

Agim Karagjozi: Ata mund tė mėsojnė kėtė gjė, qė me talent dhe me pėrkushtim dhe me punė tė pakursyer mund tė arrihet ēdo gjė. Antoni ishte pėr t’u habitur. Ja se ē’tregonte ai nė njė rast: kur arriti tė ketė restorantin e tij tė parė, njė restorant fare i vogėl, ai punonte aty fare i vetėm. Rrinte te banaku dhe thėrriste me zė tė lartė, gjoja sikur po i jepte porosinė gjellbėrėsit.

Nė fakt, ai nuk kishte gjellbėrės, por pasi thėrriste porosinė, vraponte vetė nė kuzhinė qė tė pėrgatiste gjellėn pėr t’ua sjellė mushterinjve. Ishte njeri me kapacitet, me talent, punėtor, i zgjuar, i gjallė, i zoti dhe nuk e harxhonte kohėn kot. Si rrjedhojė e kėsaj, erdhi koha kur ai arriti tė ketė nė Boston katėr restorante. Ai ndėrtoi restorantin Pier-4 nė Boston, i cili ėshtė gati si njė monument nė Amerikė, njė vend pelegrinazhi ku shkojnė njerėz nga tė gjitha anėt e Amerikės pėr tė ngrėnė njė drekė a njė darkė.

Njerėzit shkonin atje edhe thjesht pėr dėshirėn qė kishin pėr tė takuar Antoni Athanasin, sepse ai rrinte nė restorant ditė e natė, nga ora 6 e mėngjesit e deri nė mbrėmje kur mbyllej. Ai rrinte atje pėr tė pritur e pėrcjellė vetė mysafirėt. Njerėzit kishin njė ndjenjė krenarie dhe kėnaqėsie qė tė takonin Antoni Athanasin. Nuk ka personalitet amerikan qė tė mos ketė qenė nė restorantin e tij, qoftė personalitete politike apo tė artit, njerėz tė Hollivudit e tė tjerė. Nė restorant do tė gjesh tė gjitha fotografitė e kėtyre njerėzve tė shquar. //az//

 


 Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.