|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

 

   
 

Burns: Tė ardhmen e Kosovės do ta vendosin sė bashku palėt e interesuara

 
 

 

Isabela Ēoēoli (Zėri i Amerikės mė 20.05.2005)
21.05-2005 / TN

Nėnsekretari amerikan i Shtetit, Nicholas Burns, diskutoi pėrsėri dje ēėshtjen e Kosovės nė Qendrėn Woodrow Wilson, nė kuadrin e stabilitetit ballkanik, 10 vjet pas marrėveshjeve tė Dajtonit. Ėshtė nė interesin kombėtar tė Shteteve tė Bashkuara, tha zoti Burns, qė rajoni i Ballkanit t’i lėrė njė herė e pėrgjimonė mbrapa konfliktet e egra tė shekujve tė 19-tė dhe tė 20-tė dhe tė integrohet nė Evropėn demokratike dhe paqėsore tė pas Luftės sė Ftohtė.

Zoti Burns tha se Presidenti Bush dhe Sekretarja e Shtetit Kondoliza Rajs janė tė vendosur qė Shtetet e Bashkuara tė luajnė njė rol tė rėndėsishėm qė konfliktet, tė cilat pėrfshinė dhe shkatėrruan Ballkanin 10 vjet mė parė, tė zgjidhen pėrfundimisht, qė populli i Bosnje-Hercegovinės tė jetojė nė paqe nė njė shoqėri shumė-etnike dhe bisedimet pėr statusin pėrfundimtar tė Kosovės tė fillojnė.

Zoti Burns tha se 2005 ėshtė njė vit vendimtar pėr Kosovėn dhe pėrvijoi edhe njė herė, ashtu si njė ditė mė parė nė Kongres, politikėn amerikane pėr kėtė ēėshtje. “Ne besojmė se ėshtė koha e pėrshtatėshme qė Kombet e Bashkuara tė dėrgojnė kėtė verė njė ekip pėr tė vlerėsuar gjenden nė Kosovė, pėr tė pėrcaktuar nėse ajo ėshtė gati pėr fillimin e negociatave pėr statusin pėrfundimtar. Ne besojmė se Kosova ka bėrė pėrparim tė mjaftueshėm qė procesi tė fillojė, standardet qė iu vunė asaj nga komuniteti ndėrkombėtar, megjithėse jo tėrėsisht, nė pėrgjithėsi janė plotėsuar”.

Zoti Burns tha se statusi pėrfundimtar i Kosovės nuk mund tė pėrcaktohet as nga Shtetet e Bashkuara, as nga Grupi i Kontaktit dhe as nga Evropa Perėndimore, ai do tė pėrcaktohet nga shqiptarėt dhe sėrbėt e Kosovės, nga komunitetet e tjera nė vend, dhe natyrisht nga qeveria e Beogradit.

Zoti Burns theksoi se marrėdhėniet e Shteteve tė Bashkuara me Beogradin do tė varen ndėrmjet tė tjerash, nė njė masė tė konsiderueshme nga mėnyra se si do ta trajtojė ai ēėshtjen e Kosovės.

Megjithėse palėt e interesuara kanė qendrime krejt tė ndryshme pėr kėtė ēėshtje, qė variojnė nga pavarėsia e Kosovės tek njė autonomi mė e madhe dhe njė proces disa fazash pėr arritjen e njė statusi tė pranueshėm pėr tė gjithė, tė gjithė janė tė njė mendimi se statuskoja e tanishme nuk ėshtė mė e qendrueshme, e dėshirueshme apo e pranueshme. Kjo gjendje nuk plotėson dėshirat e asnjėrės palė apo tė popujve tė atij rajoni, dhe le tė hapur mundėsinė pėr ripėrsėritjen e dhunės etnike.

Tė pranishmit qė kishin mbushur sallėn i drejtuan shumė pytetje nėnsekretarit tė Shtetit Nicholas Burns, pėr tė mėsuar mė shumė pėr planet e Shteteve tė Bashkuara nė pėrgjigje tė rezultateve qė mund tė sjellė procesi.

Zoti Burns u shpreh pėr Zėrin e Amerikės: Zoti Sekretar, nė qoftė se negociatat pėr statusin e Kosovės mes palėve tė interesuara rezultojnė nė pavarėsinė e saj, a janė Shtetet e Bashkuara tė pėrgatitura ta njohim atė?

BURNS: Ne do tė mbėshtesim, ēfardo zgjidhje pėr tė cilėn do tė bien dakord palėt e interesuara. Ne nuk e diktojmė atė zgjidhje.

Zėri i Amerikės: Ē’farė plani kanė Shtetet e Bashkuara nė qoftė se palėt e interesuara nuk arijnė nė njė zgjidhje tė pranueshme pėr tė gjithė?

BURNS: Jemi optimistė, besojmė se palėt mund tė bien dakord pėr tė ardhmen e Kosovės. Ne nuk mund ta imagjinojmė se ēfarė dėshtimi do tė ishte po tė mos binin dakord. Por ne jemi optimistė pėr tė ardhmen. Sekretarja e Shtetit, Kondolica Rajs, e ka ngarkuar zotin Burns tė vizitojė Sarajevėn, Prishtinėn dhe Beogradin nė qershor pėr t’ua bėrė tė qartė udhėheqėsve tė kėtyre vendeve se Shtetet e Bashkuara janė tė interesuar qė nė bashkėpunim me Evropėn, t’i ndihmojnė kėto vende tė ecin pėrpara dhe tė rihynė nė komunitetin e vendeve evropiane.


 Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.