Isabela Ēoēoli 19.05.2005 / Zėri i Amerikės Nėnsekretari amerikan i Shtetit, Nicholas Burns, tha dje para komisionit tė Dhomės sė Pėrfaqėsuesve pėr Marrėdhėniet Ndėrkombėtare se administrata e presidentit Bush po ndėrmerr njė nismė tė re diplomatike pėr tė zgjidhur statusin pėrfundimtar tė Kosovės, qė aktualisht administrohet nga Kombet e
Bashkuara. Para kėtij komisioni dėshmuan edhe pėrfaqėsues tė klerit katolik tė Kosovės, tė Lidhjes Civile Shqiptaro-Amerikane, si dhe pėrfaqėsues tė komunitet sėrb. Kosova ka qėnė nė gjendje pritjeje pėr gjashtė vjet ndėrkohė qė Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian
shqyrtojnė tė ardhmen e Kosovės dhe 17 mijė e 500 ushtarė tė NATO-s ruajnė atje paqen e brishtė nėn mandatin e Kombeve tė Bashkuara. Sipas Rezolutės 12-44 tė Kėshillit tė Sigurimit tė Kombeve tė Bashkuara tė vitit 1999, statusi pėrfundimtar i Kosovės duhet tė pėrcaktohet nėpėrmjet njė procesi negociatash. Nėnsekeretari amerikan i Shtetit, Nicholas Burns tha se administrata e presidentit Bush e konsideron ēėshtjen e pėrcaktimit tė statusit tė Kosovės me rėndėsi jetike. Statuskuoja e statusit tė papėrcaktuar tė Kosovės nuk ėshtė mė e qendrueshme, e dėshirueshme apo e pranueshme. Kjo gjendje nuk plotėson dėshirat e asnjėrės palė apo tė popujve tė atij
rajoni, dhe le tė hapur mundėsinė pėr ripėrsėritjen e dhunės etnike. Ne jemi tė mendimit se po tė mos diskutohet sė shpejti statusi i Kosovės, kjo do tė rrezikonte tė gjitha arritjet nė Ballkan gjatė dhjetė viteve tė fundit. Sekretarja e Shtetit, Condoleezza Rice,
i ka kėrkuar zotit Burns tė shkojė nė rajon nė fillim tė muajit tė ardhėshėm. Zoti Burns tha se Shtetet e Bashkuara e pėrkrahin procesin pėrmes sė cilit, Sekretari i Pėrgjithshėm i Kombeve tė Bashkuara, Kofi Annan, do tė emėrojė njė diplomat norvegjez pėr tė vlerėsuar nė se janė plotėsuar kushtet nė Kosovė pėr tė filluar bisedimet pėr statusin, proces i cili do tė drejtohet mė pas nga zyrtarė tė
lartė amerikanė dhe evropianė. Disa ligjvėnės kanė kritikuar atė qė e quajnė zvarritje tė administratės Bush nė ēėshtjen e Kosovės dhe nuk e shohin tė nevojshme kėtė praktikė. Ja si u shpreh ligjvėnėsi republikan nga Kalifornia, Dona Rohrabacher: Ēfarė ka kėtu pėr
tė negociuar, ēfarė ka kėtu pėr tė vendosur? Populli i Kosovės ka tė drejtėn tė vendosur tė ardhmen e vet nėpėrmjet procesit tė votimimit, ashtu si ēdo popull tjetėr nė botė. Nėnsekretari i Shtetit Nicholas Burns tha se ėshtė me rėndėsi parėsore qė tė mos
pėrsėriten nė asnjė fromė ngjarjet e viteve 90-tė dhe nė Kosovė tė mbizotėrojė harmonia ndėretnike. Shtetet e Bashkuara ndėrhynė nė Kosovė nė mars tė vitit 1999 pėr tė mbrojtur popullsinė shqiptare nga spastrimi etnik i Millosheviēit dhe forcave tė tij. Tani ne nuk duhet tė lejojmė njė situatė kur shumica tė shkaktojė atė lloj dhune ndaj pakicave, sepse e vetmja rrugė pėr tė ecur pėrpara
ėshtė pajtimi dhe harmonia ndėretnike ndėrmjet grupeve tė popullsisė dhe ne jemi tė vendosur pėr kėtė. Zoti Burns tha se Serbia duhet tė mbyllė kapitullin e errėt tė viteve 90-tė, duke kapur dhe ekstraduar nė Gjykatėn e Hagės ish gjeneralin serb Ratko Mlladic, dhe
shtoi se Washingtoni po e shton trysninė ndaj qeverisė sė sėrbėve tė Bosnjės qė tė bėjė tė njėjtėn gjė me Radovan Karadzicin. Vuk Jeremic, kėshilltar i presidentit tė Serbisė pėr politikėn e jashtme, tha se qeveria e tij e ka siguruar mė tej Washingtonin pėr ēėshtjen e zotit Mlladic. Ėshtė vetėm njėri prej 36 serbėve ndaj tė cilėve janė ngritur akuza qė akoma ndodhet i fshehur dhe qeveria
ime po bėn gjithēka mundet pėr ta arrestuar dhe ekstraduar atė nė Hagė. Zoti Jeremic tha se pavarėsia e Kosovės ėshtė njė ēėshtje tepėr emocionale dhe e rrezikshme me pasoja regresivve. Por ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinor tė Kosovės, Ardian Gjini dha
kėtė pėrgjigje tė prerė. Ne po i afrohemi tani kohės kur ėshtė i nevojshėm pėrcaktimi i statusit tė Kosovės. Pėr shumicėn e popullsisė sė Kosovės, statusi pėrfundimtar nėnkupton pavarėsinė. Kjo ėshtė arsyeja qė ndonjė status tjetėr rrezikon tė mos jetė pėrfundimtar. Seanca e djeshme nė Kongresin Amerikan i paraprin diskutimit pėr Kosovėn qė Kėshilli i Sigurimit i Kombeve tė Bashkura do
tė zhvillojė javėn e ardhėshme. |