|
18.05.2005
/ Skėnder LIMANI
Shumė
sisteme janė provuar nė Kosovė, nga mė tė ndryshmet. E kam fjalėn
pėr sisteme politike, pėrvec sistemeve tjera. Qė nga komunizmi,
diktatura, socializmi, e sė voni edhe parlamentarizimi. Nė tė gjitha
kėto sisteme, ėshtė interesante sė tė gjithė bartėsit e tyre flisnin
pėr demokraci, pra, gjuha dhe njerėzit nuk ndėrronin.
Kėta lloj
njerėzish, pra, politikanėsh, vazhdojnė edhe sot punėn e tyre nė
Kosovė, me pozita tė njėjta. Dy gjėra qė praktikisht kanė ndėrruar
nė ndėrkohė janė se shumica e kėtyre politikanėve janė ndėrruar nga
familjarėt e tyre, pra, janė plakur dhe fizikisht ata nuk janė tė
pranishėm mė nė skenėn politike dhe disa nga ta mė nuk janė mė nė
mesin e tė gjallėve, por megjithatė, idetė e tyre vazhdojnė tė
mbesin tė njėjta, pra, tė pranishme.
Rezultatet
e punės ose e punėve tė tyre janė po tė njėjta dhe se kalimi i
viteve dhe ndėrrimet qė vijnė e shkojnė me vitet pėr ta nuk kanė
rėndėsi, nuk lėnė asnjė gjurmė: tė gjithė kanė vetura, shumė shtėpi
e banesa, villa dhe beneficione tė tjera familjare.
Dhe nga ky
aspekt ata janė mjaft tė suksesshėm. Bile disa politikanė
perėndimorė edhe iu marrin lakmi. Ndėrsa ata vazhdojnė tė thirren nė
atė se kėto beneficione vijnė si rezultat i punės ose i punėve tė
tyre. Nejse!
Kjo
situatė duhet tė ndėrpritet! Ose duhet tė vazhdojmė pėrpara, e qė
nuk ėshtė lehtė, ose duhet tė kthehemi nga jemi nisur. Me kthimin
prapa, pra, me kohėn prapa, tė kthehet edhe Sllobodan Millosheviqi.
Pas kėsaj,
gjėrat do tė ishin mė tė qarta dhe vendimet pėr ckado do tė
merreshin me lehtė, qė do tė thotė se do tė kishte komunikim mes
njėrėzve tė kotegorive tė ndryshme, besim tė ndėrsjellė, respekt,
sjellje tė hijshme, qėndrime konstruktive, si dhe punė mė dinamike,
dhe e gjithė kjo do tė rezultonte me rezultate mė pozitive nė
zhvillimin e shoqėrisė sonė.
Dhe do tė
kishim njė synim tė pėrbashkėt: mposhtjen e armikut! Ose tė
vazhdojmė pėrpara, qė do tė thotė, tė merren vendime qė do tė
ndėrronin situatėn politike nė Kosovė, e me kėtė edhe njerėzit, pra,
bartėsit e atyre ideve si mė sipėr. Tė atyre ideve tė cilat
gjithmonė po vazhdojnė tė funksionojnė nė Kosovė, pa marr parasyshė
ndėrrimet politike globale nė aspektin pozitiv.
E kjo
praktikisht do tė thotė qė gjuha e politikanėve tė fillohet tė
zbatohet, pra, demokracia pėr tė cilėn na flasin. Kjo punė nuk ėshtė
aspak e lehtė. Ata qė e kanė provuar demokracinė e njė shteti,
cfarėdo qoftė ai shtet ose ajo demokraci, e dinė se pėr cfarė po
flas.
Demokracia
ngritet mbi parimet e zhvillimit kombėtar, pra, traditės, kulturės,
dokeve e tekeve, ligjeve e zakoneve kombėtare tė shtetit pėrkatės,
nė kėtė rast, tė Kosovės. Ne jemi tė pasur nga tradita e kultura.
Kjo nuk ėshtė asgjė e re. Andaj ajo se cfarė duhet tė bėhet ėshtė qė
e gjithė ajo kulturė dhe traditė tė fillohet tė zbatohet nė
praktikė.
Gjėja e
parė qė duhet tė bėhet pėr arritjen e kėsaj ėshtė spastrimi
politik i atyre njerėzve qė flasin pėr demokraci e pėrfitojnė
personalisht, si, psh: pėrmes tendėreve, si rast mė konkret, sepse
tenderi ėshtė mėnyra mė efikase qė nga paslufta, pėr tu pasuruar
brenda orėsh. Ėshtė gati njėjtė sikurse tė shesės drogė diku nė
perėndim. Vetėm se shpėrndarėsit por edhe pėrdoruesit e drogės
gjithkund luftohen, bile disa nga ta pėrfundojnė edhe nė karrikė
elektrike, sipas ligjit.
Pėrdorimi
i dhunės ligjore ndaj keqbėrėsve ėshtė mėnyra e vetme pėr luftimin e
sė keqes, sic kishin thėnė filozofėt. Dhuna qė nėnkupton arrestimin
e tė gjithė atyre qė edhe dyshohen pėr keqpėrdorime parash, sidomos
tė parave publike, qė vijnė nga ne, tatimpaguesit. Sepse kjo do tė
ishte tregues i qartė se nė Kosovė po zbatohet demokracia, andaj
edhe mirėqenia njerėzore.
Ėshtė
supozuar se situata politike si para vitit 1999 do tė ndėrrohej nė
Kosovė, saktėsisht qė nga 13 qershori i vitit 1999. Por kjo nuk
ndodhi. Ajo qė ndodhi ėshtė se vetėm u ndėrruan fizikisht
politikanėt ndėrsa idetė mbetėn tė njėjta.
Edhe njė
herė, kjo situatė duhet tė ndėrrohet. Varet nga ne se si do ta
kryejmė kėtė punė, nėse do ta kryejmė. Kėtu nuk do tė ketė ndihmė
praktike ndėrkombėtare. Kjo tashmė ėshtė ashiqare. Prania
ndėrkombėtare ka tjetėr karakter nė Kosovė. Ata qė ende nuk e mėsuan
kėtė duhet tė largohen nga politika. Ndėrsa neve na mbetet qė tė
gjejmė njerėzit e duhur nė vendin e duhur, sic thuhet. Kaq!
|
|