|
-
KOMUNIKATĖ NGA KONFERENCA PĖR MEDIA E PARTISĖ SĖ DREJTĖSISĖ
-
PRISHTINĖ, 6 maj 2005 / TN
-
Tentimi pėr instalimin e organit politik jashtinstitucional, qė
nuk ka mbėshtetje nė aktin mė tė lartė ligjor tė vendit, me
potencial tė lartė paralizues pėr institucionin mė tė lartė
vendimmarrės politik, Kuvendin e Kosovės, paraqet goditje tė
rėndė synimeve pėr ndėrtimin e shtetit sovran dhe tė pavarur tė
Kosovės. Krijimi i kėtij mekanizmi politik do tė ngushtojė edhe
mė shumė hapėsirėn pėr debate tė mirėfillta politike nė Kuvendin
e Kosovės, me arsyetim se Shefat janė marrė vesh ose nuk janė
marr vesh nė Forum dhe gjithė ēduhet bėrė ėshtė, qė
kėshillave tė tyre, deputetėt e dėgjueshėm nė Kuvendin e
Kosovės, tia bėjnė aminin.
A
dėshirohet me kėtė tentativė, qė tė legjitimohet teoria shumė herė e
proklamuar mbi institucionet e Kosovės si teatro ku aktrohet nė
mėnyrė joprofesionale?
Sa
kemi respekt pėr institucionet e dala nga vota e popullit? Prej nga
ky mosbesim i hapur dhe injorim i papresedencė i qytetarėve, qė
votuan pėr ndėrtimin e institucioneve demokratike tė Kosovės dhe jo
tė organeve jashtinstitucionale politike, nė tė cilat nuk dihet se
kush kend e kėshillon. Ata tė cilėt e inskenuan kėtė situatė e dijnė
mirė se nė Kuvendin e Kosovės ka edhe deputetė, qė iu dhemb pėr
Kosovėn mė shumė se sa pėr partinė e tyre. Kjo ėshtė ajo qė i frikon
mė sė shumti: zėri autokton i popullit qė nuk njeh interesat
meskine, zė ky i cili mund tė kumboj atėherė kur pėr disa mund tė
tingėllojė shumė rėndė.
Kjo
mėnyrė e veprimeve politike do tė pėrforcojė vazhdimėsinė e mungesės
sė demokracisė nė Kuvendin e Kosovės si dhe vazhdimėsinė e mungesės
sė mirėkuptimit ndėrpartiak dhe nivelit tė pjekur politik.
Ka
mjaft kohė, qė shumė politikanė parlamentarė, detyrohen qė ti
shprehin mendimet e tyre nė forume jashtinstitucionale, nė vend qė
kjo tė bėhet nė vendin meritor pėr kėtė, para pėrfaqėsuesve tė
zgjedhur tė popullit. Kujt i shėrbehet kėsisoj? Secili subjekt
institucional duhet tė identifikojė pėrgjegjėsinė personale dhe
partiake pėr krijimin e situatės sė tanishme tė mpirjes politike tė
cilėn PSSP tenton qė ta tejkalojė nė mėnyrė tejet pragmatike, nė
pajtim me interesat politike tė institucionit tė cilin e udhėheqė,
por duke e dėmtuar nė mėnyrė substanciale procesin e ndėrtimit tė
institucioneve demokratike, njėrin prej standardeve tė cilin vetė e
ka pėrcaktuar.
|
|