|
-
Prishtinė,
3 maj 2005
-
Deputetja e Kuvendit tė Kosovės nga radhėt e LDK-sė, Nekibe
Kelmendi, nėpėrmjet njė deklarate shpreh shqetėsimin e saj tė thellė
nė lidhje me propozimin pėr formimin e njė forumi politik pėr tė
cilin thotė se ėshtė "organizėm paralel i institucioneve tė
Kosovės".
-
-
Deputetja Kelmendi ėshtė e mendimit se cilsimi i forumit
kėshilldhėnės apo vendimmarrės "ėshtė rrėnim i institucioneve
demokratike, ose anashkalim i tyre nė kohėn mė vendimtare pėr tė
ardhmen e Kosovės", dhe sipas saj, po krijohet "forumi" si parlament
paralel i kėtij tė tashmit.
-
Nė vijim po japim deklaratėn e plotė tė Nekibe Kelmendit dhėnė
QIK-t.
-
"Forumi joformal politik, i propozuar nga shefi i UNMIK-ut Soren
Jesen Petersen, nėn presionin e vazhdueshėm tė opozitės, pėr mua si
deputete do tė thotė, krijim i njė organizmi paralel institucioneve
tė pėrkohshme vetėveqeverisėse tė Kosovės tė dala nga zgjedhjet e
lira dhe demokratike.
-
-
Ēfarėdo pėrmbajtjeje qė do tė ketė ky forum (kėshilldhėnės apo
vendimmarrės) pėr mendimin tim ėshtė rrėnim i institucioneve
demokratike, ose anashkalim i tyre nė kohėn mė vendimtare pėr tė
ardhmen e Kosovės.
-
-
Nėse
do tė jetė ky forum kėshilldhėnės, atėherė rezulton se institucionet
e Kosovės nuk i paskan kėshilltarėt e vet. Nėse ky forum do tė jetė
vendimmarrės, siē pretendohet nga opozita, atėherė kjo do tė thotė
gushtshtet ndaj institucioneve vendimmarrėse tė Kosovės qė ėshtė
parlamenti, i cili mė nuk e ka autoritetin e vendimmarrjes sepse
kėtė po ia "grabit" forumi i propozuar.
-
Po flitet se ky forum do tė merret vetėm me disa ēėshtje tė
rėndėsishme pėr Kosovėn, siē janė decentralizimi, komisioni pėr
negociata eventuale pėr statusin politik tė Kosovės etj. Por,
shtrohet pyetja a nuk e paskan autoritetin institucionet e Kosovės
qė tė merren me kėto ēėshtje kapitale dhe ku qėndruaka rėndėsia e
krijimit tė tyre, meqė po krijohet "forumi" si parlament paralel i
kėtij tė tashmit.
-
Tė gjitha subjektet politike, tė cilat, siē po thuhet, do tė
pėrfshihen nė kėtė forum, janė tė pėrfaqėsuara nė parlament dhe aty
e kanė vendin qė t'i shprehin qėndrimet e veta lidhur me ēėshtjet
pėr tė cilat po formohet ky forum.
-
Nga ana tjetėr, me formimin e kėtij forumi do tė krijohet njė
pėrēarje edhe mė e madhe midis subjekteve politike tė pėrfaqėsuara
nė parlament, sepse secili subjekt synon qė tė ketė rolin kryesor nė
kėtė forum, me tė cilin nė fakt po ndrydhet vullneti i popullit i
shprehur me votėn e lirė nė zgjedhjet e mėparshme dhe kėto tė
fundit.
-
Ndoshta dikush kėtė opinion timin do ta konsiderojė shumė tė ashpėr,
mirėpo njė opinion tė tillė ma imponoi shqetėsimi im i madh pėrse mu
nė kėtė kohė tė anashkalohen institucionet ekzistuese qendrore tė
Kosovės dhe ato tė zėvėndėsohen me njė organizėm paralel.
-
Kam frikėn se me krijimin e kėtij forumi do tė ndodhė ajo qė nė
popull thuhet "prish shtėpi, ndėrto hajat"!
|
|