|
-
Bruksel,
26 prill 2005 - Presidenti i Kosovės,
Dr. Ibrahim Rugova, i cili po qėndron pėr njė vizitė nė
Belgjikė, mbajti sot njė fjalim nė Senatin belg, ndėrsa nesėr
paradite takohet me kryeministrin e Belgjikės, Guy Verhofstad
(Gi Verhofstad) dhe me ministrin e Jashtėm flaman, Geert
Bourgeois.
-
Nė fillim tė fjalės sė tij Presidenti Rugova, pasi falenderoi
Senatin belg pėr nismėn pėr njė dabet pėr zgjidhjen e ēėshtjes
sė Kosovės, tha se kjo "ėshtė njė temė e qėlluar dhe shtrohet nė
kohėn e duhur".
-
Nė vazhdim ai vlerėsoi progresin e arritur nė Kosovėn e
pasluftės nė tė gjitha fushat, ndėrkaq pėr gjendjen e
pėrgjithshme tha se ėshtė stabile, sikurse edhe ajo e sigurisė.
-
Presidenti Rugova pėr institucionet demokratike tė vendit tha se
janė gjithnjė e mė shumė funksionale, sidomos pas zgjedhjeve tė
dyta nacionale tė vitit tė kaluar. Ai theksoi se UNMIK-u, pas
zgjedhjes sė z. Petersen nė krye tė tij, "ėshtė mė dinamik dhe
po bėhet partner i institucioneve tė Kosovės".
-
Duke folur pėr transferin e kompetencave ai tha se nė fushėn e
ekonomisė janė bartur disa prej tyre, ndėrkohė qė priten edhe nė
fushėn e sigurisė, si u shpreh, nė formė graduale. Ndėrkaq
Presidenti lavdėroi veēmas punėn e KFOR-in, duke thėnė se "po
bėn njė punė tė shkėlqyeshme nė mbrojtjen dhe sigurinė e
Kosovės".
Presidenti i Kosovės nė vazhdim tė fjalės sė tij nė Senatin belg
veēoi disa objektiva tė institucioneve tė Kosovės si:
-
zhvillimin ekonomik, vlerėsimin e progresit tė Kosovės, apo tė
standardeve prioritare, mbrojtjen dhe integrimin e minoriteteve
dhe reformėn e pushtetit lokal.
-
Pasi vlerėsoi progresin nė fushėn e zhvillimit ekonomik,
Presidenti Rugova theksoi se ēėshtja e transferit tė mė shumė
kompetencave tek institucionet e Kosovės, lidhet shumė me
njohjen e pavarėsisė, qė siē u shpreh "mundėson dhėnien e
garancive pėr investimet dhe marrjen e kredive nga insitucionet
financiare evropiane e ndėrkombėtare", duke pėrshėndetur me kėtė
rast edhe paralajmėrimin e Bankės Evropiane pėr Zhvillim qė t'i
lejojė Kosovės kredi edhe nė kėtė fazė.
-
Ndėrkaq, duke folur pėr integrimin e minoriteteve, ai tha se nė
Kosovė ekziston njė klimė mė e mirė, sidomos nė planin
administrativ, ku ato janė integruar:
-
"Nga 120 vende sa ka Parlamenti i Kosovės, 20 janė tė rezervuara
pėr minoritetet: 10 pėr grupin serb dhe 10 pėr minoritetet e
tjera: boshnjakė, turq, romė, ashkali dhe egjiptianė. Ndėrsa, nė
Qeveri, nga 13 ministri sa janė tani, 3 u takojnė minoriteteve
si ministri tė rezervuara: 2 minoritetit serb dhe 1 tė tjerėve.
Nė komunat ku kanė fituar shumicėn, udhėheqin minoritetet.
Pastaj, gjuhėt e minoriteteve janė nė pėrdorim, ndėrsa pėrkrah
gjuhės shqipe, tė shumicės, gjuha serbe ėshtė gjuhė zyrtare nė
Kosovė".
-
Nė vazhdim Presidenti Rugova theksoi pėrgatitjet pėr reformėn e
pushtetit lokal si fazė provuese, ndėrkaq pėr legjislacionin e
Kosovės tha se ėshtė kompatibil me legjislacionin evropian,
sepse po e punohet bashkė me ekspertėt ndėrkombėtarė.
-
Duke folur pėr temėn e shtruar nė Senatin belg, Presidenti
Rugova tha se nė bazė tė rrugės ndėrkombėtare fillimisht do tė
vlerėsohet progresi i arritur e pastaj do tė bisedohet pėr tė
ardhmen e Kosovės:
"Unė insistoj qė pavarėsia e Kosovės tė njihet drejtpėrdrejt nga
Bashkimi Evropian dhe SHBA-tė, qė do tė njihej edhe nga fqinjėt
e vendit tim. Njė Kosovė e pavarur, demokratike e paqėsore, e
integruar nė BE, nė NATO dhe nė miqėsi permanente me SHBA-tė
ėshtė vullneti politik i popullit dhe i qytetarėve tė Kosovės.
-
-
Pavarėsia do tė qetėsonte kėtė pjesė tė Evropės
e tė botės dhe popullin Kosovės. Po ashtu, pavarėsia e Kosovės
do tė pėrshpejtonte integrimin e vendeve tė tjera tė rajonit nė
BE dhe nė strukturat evro-atlantike. Njėherėsh, do thėnė se me
kėtė akt tė lartė do tė pėrshpejtoheshin proceset e brendshme
ekonomike e demokratike tė Kosovės dhe do tė hapej e
stabilizohej perspektiva e vendit tim nė planin ndėrkombėtar, nė
bashkėsinė e kombeve tė lira", nėnvizoi Presidenti Rugova dhe
shtoi se "Kosova ėshtė e aftė tė ekzistojė e tė funksionojė si
vend i pavarur".
-
Nė vazhdim ai foli pėr resurset e mėdha natyrore tė Kosovės,
sidomos nė fushėn e energjetikės ku, siē tha, disponon me 16
miliardė tonė linjit. "Ka edhe rezerva tė uraniumit. Kurse nė
fushėn e resurseve minerale ėshtė shumė e pasur me minerale tė
ndryshme qė kanė vlerė ekonomike, siē janė argjendi, plumbi,
zinku, ari, nikeli, boksiti, magneziumi, dhe shumė minerale tė
tjera tė ēmueshme e tė rralla. Shpesh e them me shaka se Kosova
ėshtė 'Afrikė e Jugut' e Evropės, apo 'Afrikė e dytė e Jugut' nė
botė".
-
Pasi vlerėsoi se Kosova prodhon ushqimin pėr vete, ai tha se
vendi ka edhe resursin e ēmueshėm njerėzor, njė popullsi tė re e
tė kultivuar, qė mund t'i ēojė proceset pėrpara, por shtoi se
popullsisė duhet ofruar shansin. "Kosova ėshtė nė gjendje tė
marrė obligimet ndėrkombėtare, tė jetė njė vend stabil dhe
prosperues", tha Presidenti Rugova dhe vazhdoi:
-
"Shfrytėzoj rastin qė edhe nga ky debat tė apeloj pėr njohje sa
mė tė shpejtė tė pavarėsisė sė Kosovės. Kjo ėshtė zgjidhja
optimale. Ėshtė zgjidhje moderne, nė frymėn evropiane. Tė jemi
zot nė vendin tonė, tė bashkuar me kombet e tjera nė selinė e
Unionit Evropian, kėtu nė Bruksel".
-
Nė fund tė fjalimit tė tij, Presidenti Rugova i shprehu
mirėnjohje Belgjikės "pėr ndihmėn qė i ka dhėnė Kosovės nė
planin ushtarak e civil, nė rindėrtimin e vendit" dhe
veēanėrisht falėnderoi kryetaren e Senatit An-Mari Lizen pėr
angazhimin e saj pėr Kosovėn para, gjatė dhe pas luftės dhe
shprehu bindjen se Kosova do tė ketė pėrkrahjen e saj nė
ēėshtjen e njohjes sė pavarėsisė.
|
|