|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

            

   
 

  Ramush Haradinaj lirohet pėrkohėsisht pėr tė marrė pjesė nė varrimin e tė vėllait

 
 

 

17.04.2005 / TN

Zėri i Amerikės, 16.04.2005

Gjykata Ndėrkombėtare e Hagės vendosi tė lirojė pėrkohėsisht ish kryeministrin e Kosovės Ramush Haradinaj, pėr tė marrė pjesė nė varrimin e tė vėllait Enver Haradinaj, tė vrarė tė premten nė njė fshat tė Kosovės perėndimore nė rrethana tė paqarta.

Ende nuk ka hollėsi pėr periudhėn kohore gjatė sė cilės do tė jetė i lirė zoti Haradinaj, por zyrtarė tė Gjykatės pohuan se lirimi i pėrkohshėm ėshtė i kufizuar dhe zoti Haradinaj nuk do tė lejohet tė ketė kontakte me dėshmitarė apo me mediat.

Lirimi u bė i mundur pas kėrkesės sė mbrojtjes e cila sot ėshtė takuar me prokurorinė. Mėsohet se lirimin e kanė ndihmuar edhe autoritetet e Misionit tė Kombeve tė Bashkuara.

Ish kryeministri i Kosovės, Ramush Haradinaj mė 9 mars tė kėtij viti u dorėzua vullnetarisht pėr nė Hagė, njė ditė pasi Gjyakata Ndėrkombėtare publikoi njė akuzė kundėr tij dhe disa bashkėluftėtarėve tė tij.


Prishtinė: Shtetet e Bashkuara dėnojnė vrasjen e Enver Haradinajt

Linda Karadaku-Ndou

15-04-2005 / Zėri i Amerikės

Enver Haradinaj, 25 vjeē, njė nga vėllezėrit e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, u vra tė premten pasdite nė rrugėn midis Pejės dhe Deēanit, nga persona tė paidentifikuar qė e qėlluan atė dhe njė person tjetėr qė udhėtonte me tė.

Zoti Haradinaj dhe bashkėudhėtari i tij, i cili gjendet i plagosur nė spital, u qėlluan nė njė rrugė midis fshatrave Raushiē dhe Lubeniē. Zoti Haradinaj u plagos rėndė dhe vdiq rrugės pėr nė spitalin e Pejės, ndėrkohė qė bashkėudhėtari i tij i plagosur ėshtė marrė nė pyetje nga policia nė lidhje me incidentin.

Komisioneri ndėrkombėtar i policisė nė Kosovė, Kai Vitrup, pohoi sot se ata ishin qėlluar rreth orės 14:44 pranė fshatit Raushiē dhe se zoti Haradinaj kishte vdekur rreth orės 15:00.

Enver Haradinaj ka qenė anėtar i UCK-sė dhe invalid i luftės. Dy vėllezėr tė tjerė tė ish-kryeministrit Haradinaj, Luan dhe Shkėlzen Haradinaj, janė vrarė nė luftime me forcat serbe gjatė luftės ndėrsa njė tjetėr vėlla i tij, i cili ka qenė po ashtu anėtar i UĒK-sė, gjendet nė burg nė Kosovė. Vetė ish-kryeministri Ramush Haradinaj ndodhet nė gjykatėn e Hagės.

Shtetet e Bashkuara e dėnuan vrasjen duke e quajtur krim tė tmerrshėm. Shefi i zyrės amerikane nė Prishtinė, Philip Goldberg, tha se kjo ėshtė njė ngjarje shumė e trishtueshme dhe i shprehu ngushėllimet familjes Haradinaj “e cila ka vuajtur tashmė sė tepėrmi”. “ Shpresoj se autorėt e kėtij krimi do tė kapen shpejt, dhe nxis ēdonjėrin qė ka informacione tė kontaktojė autoritetet menjėherė”, tha ai.

Zėvėndėskryeadministratori ndėrkombėtar i Kosovės Lari Rosin, tha se administrata ndėrkombėtare ishte thellėsisht e tronditur nga vrasja e Enver Haradinajt. Ai e siguroi familjen Haradinaj dhe popullin e Kosovės se policia e UNMiK-ut po pėrdor tė gjitha burimet hetuese pėr tė identifikuar autorėt.

Zoti Rosin i bėri thirrje popullit tė Kosovės qė tė tregojė pėrballė krimit maturinė dhe respektin pėr ligjin dhe rregullin qė kanė karakterizuar Kosovėn gjatė sfidave tė muajit tė fundit.

Ai gjithashtu bėri thirrje qė ēdo informacion nė lidhje me kėtė vrasje, t’i jepet policisė. Komandanti i paqeruajtėsve tė NATO-s nė Kosovė, Iv de Kermabo, e quajti vrasjen, shenjė tė papranueshme tė dhunės, e dėnoi rėndė atė dhe tha se paqeruajtėsit do tė mbėshtesin policinė.

Shefi i zyrės britanike nė Prishtinė, Mark Dickinson, tha se ishte thellėsisht i tronditur nga vrasja.

“Cilatdo qė tė jenė motivet e kėtij krimi tė frikshėm, ata qė janė pėrgjegjės, duhet ta kenė ditur qė ajo mund tė krijonte tension nė shoqėri, duke ditur gjithashtu pasojat nė familjen Haradinaj”, tha zoti Dikinson duke i bėrė thirrje popullit tė Kosovės qė tė ruajė qetėsinė.

Presidenti Ibrahim Rugova tha nė reagimin e tij se ata qė e bėnė kėtė akt mizor kanė pėr qėllim destabilizimin e Kosovės dhe janė kundėr lirisė, pavarėsisė dhe demokracisė nė Kosovė. Zoti Rugova kėrkoi qė qytetarėt e Pejės dhe Deēanit, tė ruajnė qetėsinė, dhe qė autorėt e kėtij akti tė dalin para drejtėsisė. Zoti Rugova e ka shpallur ditė zie ditėn e varrimit tė Enver Haradinajt.

Qeveria e Kosovės, tha se kryeministri Kosumi dhe qeveria e Kosovės kanė kėrkuar nga UNMIKU dhe Policia e UNMIK-ut, qė tė ndėrmerren masa energjike pėr kapjen e autorėve tė kėsaj vepre kriminale dhe nxjerrjen e tyre para organeve tė drejtėsisė. Kryeministri Bajram Kosumi shkoi nė Gllogjan tė Deēanit, pėr t’ju ndodhur pranė familjes Haradinaj.

Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės tha se atentati ėshtė thellėsisht i motivuar politikisht dhe kėrkoi qė tė kapen autorėt e krimit nga organet e drejtėsisė.

Partia Demokratike e Kosovės tha se ka ardhur koha qė organet e policisė, hetuesisė dhe tė gjyqėsisė tė jenė nė nivelin e duhur tė detyrės dhe t’i ushtrojnė pėrgjegjėsitė e tyre tė plota pėr t’u pėrballur me krimin dhe pėr tė zbardhur tė gjitha aktet e dhunės nė Kosovė.

Partia Ora e Veton Surroit e dėnoi ashpėr atentatin ndaj Enver Haradinajt dhe tha se ėshtė shumė e shqetėsuar pėr kėtė akt kriminal. Kriminelėt tė cilėt qėndrojnė prapa kėsaj vepre makabre, duhet sa mė shpejt tė zbulohen nga organet kompetente nė Kosovė dhe tė ballafaqohen me drejtėsinė, tha kjo parti.

Shtabi i Pėrgjithshėm i  TMK-sė tha se ky akt kriminal ka goditur rėndė lirinė e Kosovės dhe kėrkoi nga organet qe e kanė pėr detyrė mbrojtjen e jetės se qytetarėve tė Kosovės, qė tė jenė mė kėmbėngulėse dhe mė efikase nė luftimin e krimit dhe zbulimin e kriminelėve.

 


 Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.