|
-
Prishtinė, 3 dhjetor 2004
- Pas zgjedhjes sė
Presidentit tė Kosovės, deputetėt e Kuvendit tė Kosovės me vota
tė hapura zgjodhėn kryeministrin dhe kabinetin qeveritar. Pasi
mė parė Presidenti Ibrahim Rugova para deputetėve nominoi nė
kėtė post Ramush Haradinajn nga AAK-ja, ai mori votėbesimin e
Kuvendit dhe u zgjodh kryeministėr i ri i Kosovės si dhe 11
ministrat nga radhėt e koalicionit. Pėr kabinetin qeveritar
votuan 72 depuetėt, kudnėr ishin 2 dhe pesė abstenuan.
-
Pasi mori votėbesimin Haradinaj i njoftoi deputetėt me pėbėrjen
e kabinetit tė tij qeveritar.
-
Pas votimti tė qeverisė kryeparlamentar Daci tha se nė njė
seancė tė veēantė kryeministri i ri do ta paraqesė programin e
tij dhe nė tė cilėn do tė diskutojnė edhe deputetėt e Kuvendit.
-
Pėrbėrja e Qeverisė sė
Kosovės
-
-
Ramush Haradinaj (AAK):
Kryeministėr
-
Ramush Haradinaj ka lindur mė 3 korrik tė vitit 1968 nė Gllogjan
tė Deēanit. Ka mbaruar Fakutetin Juridik nė Prishtinė. Nė krye
tė AAK-sė si kryetar, ai ėshtė qė nga themelimi i saj, nė
qershor tė vitit 2000.
-
Gjatė luftės, Ramush Haradinaj ka qenė komandant i UĒK-sė pėr
Zonėn e Dukagjinit, ndėrsa pas luftės, deri nė kalimin e tij nė
politikė dhe me themelimin e AAK-sė, ka qenė zėvendėskomandant i
SHP tė TMK-sė nė Prishtinė.
Nė mandatin e kaluar tė Kuvendit tė Kosovės, Haradinaj ka qenė
deputet dhe anėtar i Komisionit pėr Bashkėpunim Ndėrkombėtar.
-
Adem Salihaj (LDK): Zėvendėskryeministėr
-
Adem Salihaj ka lindur mė 25 dhjetor tė vitit 1950 nė fshatin
Duraj tė komunės sė Kaēanikut. Ka studiuar gjuhėn dhe letėrsinė
shqipe dhe ka punuar si gazetar nė Radio Televizionin e
Prishtinės prej vitit 1975 deri nė vitin 1981. Prej vitit 1981
deri mė 1999 Adem Salihaj ėshtė arrestuar dhe gjykuar tri herė
nga regjimi serb duke i vuajtur rreth 12 vjet burgim. Prej vitit
1992 e deri mė sot ai ėshtė kryetar i degės sė LDK-sė nė
Ferizaj, ku nė dy mandate, mė 2000 dhe 2002 ai ėshtė zgjedhur
kryetar i Kuvendit Komunal, post ky prej tė cilt ai propozohet
pėr zėvendėskryeministėr tė Kosovės.
-
Ėshtė anėtar i Kryesisė sė LDK-sė
dhe anėtar i Kėshillit tė Pėrgjithshėm tė kėsaj partie.
-
Lufti Haziri (LDK): Vetėqeverisja Lokale
-
Lutfi Haziri ka lindur nė vitin 1969 nė fshatin Llovcė, komuna e
Gjilanit. Ka mbaruar fakultetin e shkencave natyrore, drejtimi i
biologjise. Ka qenė mė herėt kryetar nė dy mandate nė Forumin e
Rinisė sė LDK-sė, e pastaj edhe nė degėn e LDK-sė nė Gjilan, ku
ka qenė anėtar kryesie dhe zėvendėskryetar deri nė zgjedhjet e
fundit nė kėtė subjekt politik.
-
-
Aktualisht ėshtė kryetar i komunės
sė Gjilanit, nė tė cilin funksion ėshtė zgjedhur nė vitin 2000
dhe rizgjedhur mė 21 nėntor 2002. Po ashtu, ai udhėheq edhe
Asociacionin e Komunave tė Kosovės (AKK) dhe nė kėtė cilėsi ka
prezentuar pushtetin lokal tė Kosovės nė disa kongrese e forume
ndėrkombėtare.
-
Haki Shatri (LDK): Ekonomia dhe Financat
-
Haki Shatri ka lindur nė vitin 1953 dhe e ka tė kryer Fakultetin
Ekonomik nė Prishtinė, si dhe studimet pasuniversitare dhe
magjistraturėn nė Fakultetin Ekonomik nė Zagreb, nė drejtimin
zhvillimor ekonomik. Ka qenė bashkėpunėtor i lartė profesional
nė Entin pėr Planifikim tė Kosovės, anėtar i Kėshillit Qendror
pėr Financim tė Kosovės, kryetar i Komisionit Financiar dhe qė
nga viti 1995 edhe menaxher i Projektit nė Institutin pėr
Kėrkime Zhvillimore "Riinvest". Nė mandatin e kaluar tė Kuvendit
tė Kosovės Haki Shatri ka qenė deputet dhe kryesues i Komisionit
pėr Buxhet dhe anėtar i Komisionit pėr Ekonomi dhe Financa.
Agim Veliu (LDK): Arsimi, Shkenca e Teknologjia
-
Agim Veliu ka lindur nė vitin 1960 nė fshatin Bradash tė
Podujevės. Me profesion ėshtė jurist i diplomuar, kurse prej
vitit 1990 ka qenė nė poste udhėheqėse tė degės sė LDK-sė nė
Podujevė, kryetar i sė cilės ėshtė edhe tani. Mė 1998 ka qenė
deputet i Kuvendit tė Republikės sė Kosovės, ndėrsa nė vitin
2000 zėvendėskryetar i Bordit Administrativ tė Komunės. Agim
Veliu ka qenė kryetar i Komunės sė Podujevės prej 2000 - 2002,
nė tė cilin post ėshtė rizgjedhur edhe nė vitin 2002, post ky tė
cilin ai e mban edhe aktualisht.
Melihate Tėrmkolli (LDK): Shėrbimet Publike
-
Melihate Tėrmkolli ka lindur nė vitin 1965 nė Bardh tė Madh tė
Fushė-Kosovės. Ka kryer Fakultetin Juridik nė Prishtinė dhe deri
tash ka qenė deputete e Kuvendit tė Kosovės nė disa mandate:
1986-1989, 1992-1998, 1998-2000. Ėshtė anėtare e Kryesisė sė
LDK-sė dhe kryetare e Forumit tė Gruas tė LDK-sė. Nė mandatin e
kaluar tė Kuvendit tė Kosovės, zonja Tėrmkolli ka qenė kryesuese
e Komisionit pėr Barazi Gjinore si dhe anėtare e Komisionit pėr
Shėrbime Publike dhe e Komisionit pėr Ēėshtje Gjyqėsore,
Legjislative dhe Kornizė Kushtetuese.
Qemajl Ahmeti (LDK): Transporti dhe Postėtelekomi
-
Qemajl Ahmeti ka lindur mė 27 shkurt tė vitit 1959 nė Pėrlepnicė
tė Komunės sė Gjilanit. Ka tė kryer Fakultetin Elektroteknik,
dega e Elektronikės nė Prishtinė, mė 1983. Ka qenė kėshilltar
politik pėr telekomunikacion i ministrit Zef Morina prej 1 majit
tė vitit 2002, drejtor i Seksionit Teknik dhe Konkurrimit tė
Rrjeteve, Drejtorati pėr Infrastrukturė Telekomunikuese prej
01.02.2002 - 30.04.2002; pėrgjegjės pėr Telekomunikacion,
Departamenti i Postės dhe Telekomunikacionit si dhe ka ushtruar
shumė poste e detyra nė shkollėn e mesme elektroteknike "Gjin
Gazulli" nė Prishtinė. Ėshtė anėtar i LDK-sė prej themelimit tė
saj dhe gjatė kėsaj kohe ka qenė kryetar i Aktivit, kryetar i
nėndegės, anėtar i kryesisė sė degės etj.; aktualisht ėshtė
kryetar i Degės sė Dytė tė LDK-sė nė Prishtinė dhe anėtar i
Kėshillit tė Pėrgjithshėm tė LDK-sė.
Astrit Haraēia (LDK): Kultura, Rinia, Sporti dhe Ēėshtjet
Jorezidente
-
Astrit Haraēia ka lindur nė Gjakovė nė vitin 1974. Ka kryer
Fakultetin e Drejtėsisė nė Shkodėr. Ai ėshtė zgjedhur mė 2002
kryeshef ekzekutiv nė Gjakovė, nė mandatin e dytė qeverisės tė
LDK-sė me parnterėt e saj. Haraēia qė pėr nga mosha do tė jetė
ministri mė i ri nė Qeverinė e Kosovės. Ėshtė anėtar i Kryesisė
sė LDK-sė.
Ahmet Isufi (AAK): Puna dhe Mirėqenia Sociale
-
Ahmet Isufi ka lindur mė 1 tetor tė vitit 1961 nė Gjyrishefc tė
komunės sė Dardanės. Ai ka diplomuar nė Fakultetin e
Filologjisė, Dega e letėrsisė dhe gjuhės nė Prishtinė. Ahmet
Isufi ka qenė sekretar i pėrgjitshėm i AAK-sė deri nė emėrimin e
tij pėr ministėr tė Punės dhe Mirėqenies Sociale, ndėrsa tash
ėshtė anėtar i Kryesisė sė AAK-sė. Gjatė luftės, Ahmet Isufi ka
qenė komandant i UĒK-sė pėr Zonėn e Karadakut, ndėrsa pas
mbarimit tė luftės, ai ka marrė pjesė nė ēmilitarizimin dhe
transformimin e UĒK-sė nė TMK-sė ku ėshtė emėruar shef i
Departamentit tė Personelit, detyrė tė cilėn e ka kryer deri nė
maj tė vitit 2000 kur ka kaluar nė jetėn politike duke qenė
njėri ndėr themeluesit e Aleancės pėr Ardhmėrinė e Kosovės.
-
Ethem Ēeku (AAK): Energjetika
-
Ethem Ēeku ėshtė nga Peja. Ėshtė i diplomuar nė Fakultetin e
Filozofisė, dega e Historisė nė Universitetin e Prishtinės. Ai i
ka ndjekur studitnet pasuniversitare nga historia, nė kėtė
Universitet ku edhe ka magjistruar nė teniėn: "Mendimi politik
shqiptar dhe rezistenca nė Kosovė gjatė viteve 1945-1981". Gjatė
luftės ka qenė epror i lartė i UĒK-sė nė Dukagjin, kurse pas
luftės ka qenė prefekt i parė i komunės sė Pejės. Gjatė mandatit
tė parė tė Qeverisė sė Kosovės, Ēeku ka udhėhequr Ministrinė e
Mjedisit dhe Planifikimit Hapėsinor. Ministria e Energjetikės,
tė cilėn do tė udhėheqė ai, i ėshtė shtuar Qeverisė sė Kosovės
si ministri e re nė kėtė mandat.
-
Bajram Kosumi (AAK): Mjedisi dhe Planifikimi Hapėsinor
-
Bajram Kosumi ka lindur nė vitin 1960 nė Tuxhoc, komuna e
Dardanės, ndėrsa ka tė kryer Fa-kultetin Filologjik nė
Universitotin e Prishtinės. Dy vjet (1991-1993) ka punuar si
gazetar, ndėrsa nė periudhat: 1994-1996 dhe 2000-2002 ka qenė
kryetar i Partisė Parlamentare tė Kosovės. Nė Qeverinė e
Pėrkohshme tė Kosovės ka qenė ministėr i Informimit. Aktualisht
ėshtė nėnkryetar i AAK-sė, kurse nė mandatin e kaluar tė
Kuvendit tė Kosovės ka qenė anėtar i Kryesisė dhe anėtar i
Komisionit pėr Ēėshtje Gjyqėsore Legjislative dhe Kornizė
Kushtetuese dhe i Komisionit pėr Buxhet.
-
Bujar Dugolli (AAK): Tregtia dhe Industria
-
Bujar Dugolli ka lindur nė vitin 1969 nė Nekovc tė Drenasit. Ka
mbaruar fakultetin filozofik, dega e historisė, ku ka
magjistruar pas luftės. Nė periudhėn 1997-1999 ka qenė kryetar i
Unionit te Pavarur tė Sudentėve tė UP-sė. Prej vitit 2000-2003
profesor asistent nė Fakultetin Filozofik. Nė mandatin e kaluar
tė Kuvendit tė Kosovės, Bujar Dugolli ka qenė shef i grupit
parlamentar tė AAK-sė, zėvendėskryesues i parė i Komisionit pėr
Shėrbime Publike si dhe anėtar i Komisionit pėr Arsim, Shkencė
dhe Teknologji dhe i Komisionit pėr Media.
-
Sadik Idriz (Vatana):
Shėndetėsia
-
-
Ai ėshtė profesori i Fakultetit tė
Edukimit nė Prizren dhe shef i koalicionit "Vatan". Ai thotė
edhe pse nuk ka pėrvojė nė fushėn e shėndetėsisė, por thekson se
ėshtė i aftė pėr menaxhim. Ai thotė se nė kyerjen e detyrės sė
ministrit do t'i ndihmojė zėvendėsi i tij i cili do tė jetė
ekspert nė fushėn e shėndetėsisė.
Dy ministrat nga radhėt e komunitetit serb do tė zgjedhen mė
vonė, pėr t'u kompletuar qeveria.
|
|