26
janar 2006 /TN
Biografi
e shkurtėr
Ibrahim Rugova u lind mė 2 dhjetor 1944
nė fshatin Cerrcė, komuna e Istogut, nė Kosovė.
Mė 10 janar 1945, komunistėt jugosllavė
ia pushkatojnė babain e tij Ukė Rugova dhe gjyshin Rrustė Rugova, qė
kishte qenė luftėtar i njohur kundėr ēetave ēetnike qė po depėrtonin
gjatė Luftės sė Dytė Botėrore nė krahinėn e Rugovės.
Ibrahim Rugova mbaroi shkollimin e mesėm
nė Pejė mė 1967. Diplomoi nė Degėn e Albanologjisė tė Fakultetit tė
Filozofisė tė Universitetit tė Prishtinės mė 1971.
Zoti Rugova qėndroi gjatė njė viti
akademik (1976-77) nė Paris, nė Ecole Pratique des Hautes Etudes,
nėn mbikėqyrjen e Prof. Roland Barthes-it, ku ndoqi interesimet e
veta shkencore nė studimin e letėrsisė, me pėrqėndrim nė teorinė
letrare.
Ibrahim Rugova mori doktoratėn nė
letėrsisė nė Universitetin e Prishtinės mė 1984.
Mė 1996, Dr. Ibrahim Rugova u zgjodh
anėtar korrespondent i Akademisė sė Arteve dhe tė Shkencave tė
Kosovės.
Po nė kėtė vit ai u shpall doktor nderi
i Universitetit tė Parisit VIII nė Paris.
Autor i dhjetė librave (shih mė poshtė),
Dr. Ibrahim Rugova ishte nė nismė redaktor nė gazetėn e studentėve "Bota
e re" dhe nė revistėn shkencore "Dituria" (1971-72), qė botoheshin
nė Prishtinė. Pastaj pėr afro dy dekada, Dr. Rugova punoi nė
Institutin Albanologjik tė Prishtinės si hulumtues i letėrsisė. Pėr
njė kohė ka qenė kryeredaktor i revistės "Gjurmime albanologjike",
qė e nxirrte ky Institut.
Dr. Rugova ėshtė zgjedhur kryetar i
Shoqatės sė Shkrimtarėve tė Kosovės mė 1988, i cili u bė bėrthamė e
fuqishme e lėvizjes shqiptare qė po kundėrshtonte sundimin komunist
serb/jugosllav nė Kosovė.
Si intelektual me nam qė i jepte zė kėsaj lėvizjeje intelektuale e
politike, Dr. Rugova u zgjodh mė 23 dhjetor 1989 kryetar i Lidhjes
Demokratike tė Kosovės (LDK), partisė sė parė politike nė Kosovė qė
e sfidoi drejtpėrdrejt regjimin komunist nė fuqi.
LDK-ja u bė shpejt forca politike
prijėse nė Kosovė, duke mbledhur shumicėn e popullit, edhe pse nė
ndėrkohė u shfaqėn nė skenė edhe edhe parti e grupe tė tjera.
Nėn udhėheqjen e Dr. Ibrahim Rugovės,
LDK-ja, nė bashkėpunim me forcat e tjera politike shqiptare nė
Kosovė dhe me Kuvendin e atėhershėm tė Kosovės, pėrmbylli kornizėn
ligjore pėr institucionalizimin e pavarėsisė sė Kosovės.
Deklarata e Pavarėsisė (2 korrik 1990),
shpallja e Kosovės Republikė dhe miratimi i kushtetutės sė saj (7
shtator 1990), referendumi popullor pėr pavarėsinė dhe sovranitetin
e Kosovės mbajtur nė fund tė shtatorit tė vitit 1991, qenė prelud
pėr zgjedhjet e para shumėpartiake pėr Kuvendin e Kosovės dhe
zgjedhjet presidenciale nė Republikėn e Kosovės mė 24 maj 1992.
LDK-ja fitoi shumicėn dėrrmuese tė
deputetėve nė Kuvend, nė tė cilin pėrfaqėsoheshin edhe tri parti tė
tjera, ndėrsa Dr. Ibrahim Rugova u zgjodh Kryetar i Republikės sė
Kosovės me shumicė dėrrmuese tė votės.
Dr. Ibrahim Rugova u rizgjodh Kryetar i
Republikės sė Kosovės nė zgjedhjet e mbajtura nė mars tė vitit 1998.
Partia e tij, LDK, fitoi shumicėn e vendeve nė Kuvendin e Republikės
sė Kosovės nė atė vit.
Nėn udhėheqjen e Rugovės, LDK-ja fitoi
58% tė votave tė elektoratit nė zgjedhjet lokale, tė sponsorizuara
ndėrkombėtarisht, nė Kosovėn e pasluftės, nė tetor tė vitit 2000.
Ēmimet dhe
titujt ndėrkombėtarė:
- Mė 1995, Dr. Rugovės iu dha
Ēmimi pėr paqe i Fondacionit Paul Litzer nė Danimarkė.
- Mė 1996, Ibrahim Rugova u
shpall Doktor Nderi (Honoris Causa) i Universitetit tė Parisit VIII
Sorbonė, Francė.
- Mė 1998, Rugova iu nda Ēmimi
Saharov i Parlamentit Evropian.
- Nė vitin 1999, Rugova mori
Ēmimin pėr paqe tė qytetit Mynster (Münster), Gjermani, ndėrsa u
shpall qytetar nderi i qyteteve italiane: Venedikut, Milanos dhe
Breshias (Brecscia).
- Nė vitin 2000, Dr. Rugova mori
Ēmimin pėr paqe tė Unionit Demokratik tė Katalonisė "Manuel Carrasco
i Formiguera", nė Barcelonė, Spanjė.
- Nė vitin
2004, Fondacioni
panevropian Coudenhove-Kalergi i ka ndarė Presidentit tė Kosovės,
Dr. Ibrahim Rugova, Ēmimin e Evropės pėr vitin 2004. Bartės tė
mėhershėm tė Ēmimit tė Evropės janė:
- Mbreti i Spanjės Huan Karlos,
- Helmut Kol, - Ronald Regan-i, - Oto fon Habsburg dhe -
Emil Konstantinesku.
- Nė vitin 2004, Gjenerali Xheri
Bek, komandant i Brigadės Multinacionale tė KFOR-it Lindja, i cili
ishte pėr njė vizitė lamtumirėse te Presidenti i Kosovės ditėn e
hėnė mė 16 shkurt 2004, ia dorėzoi Dr. Rugovės fletėlavdėrimin e
nėnshkruar nga zėvendėsguvernatorja e Pensilvanisė, znj. Kethrinė
Bejkėr Noll (Catherine Baker Knoll).
...Nė emėr tė 12 milionė qytetarėve
tė Pensilvanisė, dua t'ju shpreh lavdatė pėr arritjet tuaja tė
jashtėzakonshme dhe t'ju falėnderoj pėr miqėsinė tuaj ndaj Shteteve
tė Bashkuara. (znj. Kethrinė Bejkėr Noll)
- Nė vitin 2004, Presidenti i Kosovės Dr.Ibrahim Rugova, nė
njė ceremoni solemne tė zhvilluar tė hėnėn mė 2 shkurt 2004, pasdite
nė qytetin e Belgjikės Atverpen (Anvers), ėshtė shpallur Senator
Nderi i Evropės nga Senati i Evropės. Ky ėshtė grupacion i figurave
mė eminente tė skenės politike evropiane nga i cili nderohen
personalitete mė nė zė tė botės sė politikės, gazetarisė, tė
shkencave ekzakte apo humane tė cilėt ka dhėnė kontributin e tyre
pėr demokracinė paqen, zhvillimin apo stabilitetin nė Evropė.
"Edhe
me kundėrshtimet e kėtyre viteve qė i kanė bėrė nė skenėn politike
Ibrahim Rugovės, Presidenti i Kosovės ka patur kurajon qė tė
vazhdojė tė pėrpiqet pėr idealin e tij nė njė nga zonat mė tė
vėshtira tė Ballkanit".
"Ėshtė
shumė e vėshtirė qė tė luftosh pėr vetėvendosjen dhe vullnetin e
lirė tė njė populli tė vogėl, kur kjo nuk korrespondon me dėshirėn e
popujve tė mėdhenj. Rugova vazhdoi qė tė luftojė vetėm, ndonjėherė
pa hasur nė mirėkuptim pėr njė ideal qė do tė mund t'i japė Evropės
atė paqe pėr tė cilėn ne kemi nevojė. Ėshtė pikėrisht kjo gjė qė do
ta nderojė sot me titullin Senator Evropian qė tė mos dekurajohet". (Z.
Oto fon Habsburg)
- Mė 9 shtator
2004, Ibrahim
Rugova u shpall Doktor Nderi (Honoris Causa) i Universitetit tė
Tiranės.
- Mė 20 nėntor 2005,
Kėshilli i Qytetit tė Nju
Jorkut e ka nderuar presidentin e Kosovės, Ibrahim Rugova, me njė
mirėnjohje tė veēantė pėr pėrkushtimin e tij nė afirmimin e parimeve
tė demokracisė dhe pėr udhėheqjen e tij politike frymėzuese.
- Mė
21 janar 2006,
pushon sė rrahuri zemra e Presidentit tė Parė tė Kosovės, Ibrahim
Rugova.
Lavdi
jetės dhe veprės sė Ibrahim Rugovės.
I qoftė i lehtė dheu i Kosovės.
|