|
- 19 maj
2004 / TN
-
-
Kėto
vėrtet janė devalvuar. Pėr kėtė jemi tė vetėdijshėm tė gjithė. Po jo
nga LDK-ja, as nga populli. Janė devalvuar nga vetė ata qė thirren
si mbrojtės tė tyre. Kėtu qėndron dhimbja jonė qė sėmbon shpirtin e
popullit. Dhimbja qė duhet tė shuhet ēdo ditė me sjellje tė matura
tė partive tė dala nga lufta, me sjellje tė mira tė ushtarakėve tė
ish-UĒK-sė, me mosmanipulimin e protestuesve etj. Ky edhe ėshtė
obligim i kėtyre partive, i ish-ushtarakėve tė UĒK-sė, edhe i
protestuesve tė manipuluar pėr tė pasur njė Kosovė tė pavarur dhe
demokratike, ku liria e ka kuptimin e vėrtetė. Nė njė liri tė
kėtillė, vlerave tė luftės u rikthehet dinjiteti, qė e meritojnė.
-
-
Shkruan: Nazmi LUKAJ
-
-
Shpeshherė mediat e majta kanė shkruar se UNMIK-u po i devalvon
vlerat e luftės!!! Po ashtu, nėpėr protesta qė organizohen nė Kosovė
kundėr arrestimit tė ish-ushtarakėve tė UGK-sė, arrestimi i tyre
konsiderohet si devalvim i kėtyre vlerave! !! Edhe pas Zgjedhjeve tė
Para Parlamentare dhe atyre Lokale, kur fitoi LDK-ja, akuzohej
populli se nuk i ka respektuar kėto vlera, qė ka votuar pėr kėtė
parti!!! Edhe po tė bie rasti tė rrish me njerėz tė pėrcaktimeve tė
tjera politike, kėtė sllogan e pėrsėrisin si papagallėt. Edhe vetė
ushtarakėt qė po lirohen nga arrestimi, kėtė konotacion ia japin
arrestimit tė tyre!!!
-
-
Tė
gjithė kėta, pra edhe mediat, edhe protestuesit, edhe vetė
ushtarakėt qė po arrestohen e lirohen, edhe partitė opozitare qė nuk
i fituan votat e dinė se kjo nuk pėrkon me realitetin, por duke
akuzuar se populli i devalvoi vlerat e luftės, se kėtė e bėri dhe po
e bėn edhe UNMIK-u ! duan me ēdokusht tia imponojnk atij se kujt
duhet tia japė votėn. Siē e dinė kėtė, janė tė vetėdijshėm se kush
vėrtet janė ata qė i kanė devalvuar kėto vlera. E dinė se tė parėt
qė i devalvuan ishin shėrbimet sekrete qė u krijuan nga partitė qė
deklarohen si parti tė luftės, shėrbime kėto qė vranė atdhetarė tė
shquar tė kėtij kombi, pėr ta frikuar LDK-nė qė tua lėshojnė
pushtetin kėtyre. Vlerat e luftės i devalvuan partitė e luftės
edhe duke u pėrpjekur qė tia mohojnė LDK-sė kontributin kombėtar.
-
-
Edhe
kryetarit tė Kosovės, dr. Rugovės. Edhe duke i trajtuar pėr
tradhtarė tė kombit tė gjithė ata qė i mbeten besnikė LDK-sė. Vlerat
e luftės i devalvuan edhe disa ish-ushtarakė tė UĒK-sė, tė cilėve
sot u vjen ēudi pse po burgosen, ngase kanė menduar se mund ta
heqin kėdo nga kjo jetė, mund ta maltretojnė kėdo, pra mund tė bėjnė
ēkado nė emėr tė luftės! Kėto ishin veprimet qė i devalvuan kėto
vlera tė ēmuara, pėr tė cilat pėrgjegjėsinė e mbajnė edhe partitė
e luftės, edhe disa ish-ushtarakė tė UĒK-sė qė u implikuan nė krime
dhe nė gjėra tė tjera tė kėqija, si nė uzurpime, nė korrupsioni
etj. Kėto ishin veprimet qė i devalvuan edhe vetė partitė e
luftės, edhe vetė ish-ushtarakėt qė po arrestohen e lirohen, edhe
ata qė po e vuajnė dėnimin, edhe protestuesit qė brohorasin pėr
ruajtjen e kėtyre vlerave.
-
-
Kėto
ishin edhe veprimet qė sėshtė dashur kurrė tė ndodhnin nė Kosovėn e
pasluftės, veprime qė i shkaktuan dėm tė madh ēėshtjes sė saj. Por,
a kanė fuqi ta thonė kėtė? Jo, sepse pushteti ėshtė i ėmbėl. Ai nuk
tė lė ta pranosh tė vėrtetėn. Jo, se burgu ėshtė i vėshtirė. Jo, se
apriori do tė thoshte ti humbnin edhe zgjedhjet e tjera. Jo, se mė
askush nuk do tė mund tė manipulonte me askė. Jo! Jo! Jo... Ka shumė
jo-ja pse spranohet prej tyre se kush vėrtet ėshtė fajtori pėr
devalvimin e vlerave tė luftės. E, si do tė ruheshin kėto vlera. Sė
pari, kur u formuan partitė e dala nga lufta, duhej tia pranonin
LDK-sė meritėn kombėtare, pėr tė qenė vetė tė respektuara nga
populli. Sė dyti, meqė veg i kishin krijuar shėrbimet sekrete, ato
ėshtė dashur ti urdhėrojnė tė pėrcjellin ēėshtje tė tjera nė
Kosovė, e jo qė ti vėnė nė shėnjestėr atdhetarėt pėr tu likuiduar,
si edhe ndodhi.
-
-
Pastaj, tė mos e kuptonin politikėn si lojė tė ashpėr, por ti
respektonin rregullat e paszgjedhjeve: ta respektonin fitoren e
LDK-sė dhe ti bėheshin krah nė angazhimin e saj pėr ēėshtjen
madhore-pėr pavarėsinė e Kosovės. Tjetėr. Tė mos hapnin propagandė
se LDK-ja dhe dr. Rugova kanė pėr qėllim ta shpien Kosovėn nė Serbi,
sepse kjo jo vetėm qė ska hije si parti, por edhe spi ujė nė
popull, me ēka e kanė devalvuar veten para secilave zgjedhje. Etj.
Etj. Nuk do tė devalvoheshin vlerat e luftės sikur tė mos
manipuloheshin protestuesit qė tė kėrkonin lirimin e ushtarakėve,
pėr tė cilėt dihet se janė tė implikuar nė gjėra shumė tė pahijshme
, po edhe nė krime, sepse duhet ta dinė se ēdokush qė e bėn njė
vepėr tė ligė duhet tė burgoset.
-
-
As po
tė mos manipuloheshin qė tė bėrtasin slogane kundėr UNMIK-ut. As!
As! Nuk do tė devalvoheshin vlerat e luftės as sikur ish-ushtarakėt
qė arrestohen e lirohen, por edhe ata qė janė duke e vuajtur
dėnimin, ta pranonin se kanė gabuar qė i kanė bėrė veprimet e liga,
sepse, nė radhė tė parė, atyre u ka takuar ti ruajnė kėto vlera, me
sjelljet e veta tė mira, me tė cilat do ta kishin ruajtur gjithmonė
autoritetin qė e kishin nė popull. Pra, vetėm kėshtu nuk do tė ishin
devalvuar vlerat e luftės. E kėto vėrtet janė devalvuar. Pėr kėtė
jemi tė vetėdijshėm tė gjithė. Po jo nga LDK-ja, as nga populli.
Janė devalvuar nga vetė ata qė thirren si mbrojtės tė tyre! .
-
-
Kėtu
qėndron dhimbja jonė qė sėmbon shpirtin e popullit. Dhimbja qė duhet
tė shuhet ēdo ditė me sjellje tė matura tė partive tė dala nga
lufta, me sjellje tė mira tė ushtarakėve tė ish- UĒK-sė, me
mosmanipulimin e protestuesve etj. Ky edhe ėshtė obligim i kėtyre
partive, i ish-ushtarakkve tė UĒK-sė, edhe i protestuesve tė
manipuluar pėr tė pasur njė Kosovė tė pavarur dhe demokratike, ku
liria e ka kuptimin e vėrtetė. Nė njė liri tė kėtillė, vlerave tė
luftės u rikthehet dinjiteti, qė e meritojnė.
|
|