|
-
18
maj 2004 / TN
-
-
Nė
fund tė vitit tė kaluar 2003, nė Suedi, doli nė qarkullim edhe
botimi anglisht i pėrmbledhjes poetike Nėse patjetėr tė duhet e
vėrteta (If you really want to know the truth) e poetit
Rizah Sheqiri qė mė parė ėshtė botuar nė gjuhėn gjermane e
nė atė suedeze. Pėrkthimi nė anglisht u mbikqyr nga Kristine
Silvereng.
-
-
Rizah
Sheqiri deri mė tash letėrsisė sonė i ka dhuruar rreth tidhjetė
libra pėr fėmijė e tė rritur.
-
-
Nga opusi i krijimtarisė sė tij pėr fėmijė veēohen kėto libra:
"Hėna e di lojėn", "Zemėr krejt dashuri" "Ēerdhja e gėzimit" ,
"Kujt i buzėqeshin lulet", "Dashuri mbi dashuritė" , "Shėtitja"
, "Kur bishti e harron kokėn", "Pranverė pa pranverė" , "Shoferi
i lojės", "Pak mė ndryshe" , "Pėrqafim nė ėndėrr" etj.
-
-
Ndėrsa vėmendje tė veēantė kanė zgjuar kėto pėrmbledhje tė tij
pėr tė rritur: "Merimanga e dritės", "Shkurt e shqip" , "Flutura
nė erė", "Rruga drejt vendlindjes", "Flutura nė natė" , "Nėse
patjetėr tė duhet e vėrteta", e botuar shqip, suedisht,
gjermanisht dhe vitin e kaluar doli edhe botimi nė gjuhėn
angleze. Edhe botimi nė gjuhėn angleze, pikėrisht ashtu sikur
edhe nė botimet nė gjuhėt tjera, ėshtė botim paralel nė gjuhėn
shqipe dhe atė angleze.
-
-
Disa
nga krijimet e tij letrare kanė prezentuar me dinjitet letėrsinė
tonė edhe nė arenėn ndėrkombėtare,si psh. R.Sheqiri ėshtė
prezentuar nė revistėn mė reprezentative letrare nė Suedi
"Artes". Kjo revistė ėshtė organ i tri akademive suedeze; i
Akademisė Mbretėrore, i Akademisė sė Arteve, i Akademisė sė
Muzikės dhe botim i Shtėpisė Botuese "Natur och Kultur".
-
-
Pastaj me poezinė "Flutura nė erė" ėshtė prezentuar nė
antologjinė botėrore tė poezisė pėr mėrgimin "Flykten valde oss"
tė botuar mė 1999 nė Suedi, ku janė tė pėrfshirė emrat mė
eminentė tė poezisė e tė letėrsisė botėrore si; William
Shakespeare, Ivan Turgenjev si dhe tre poetė qė janė fitues tė
Ēmimit Nobel pėr letėrsi si; Pablo Neruda, Nelly Sachs dhe
Wislava Szymborska.
-
-
Pastaj nė antologjinė "Poezia bashkėkohore shqipe - suedisht" e
botuar mė 2000, nė antologjinė suedeze "Ventar på ett tåg som
aldrig kommer att avgå" ( Tė presėsh trenin qė kurrė nuk do tė
niset) botuar mė 2001 nga Shtėpia Botuese "Lars Andersson
Förlag".
-
-
Me
poezinė "Porosia e nėnės" ka fituar nė konkursin e poezisė sė
Botuesit elektronik "Skrivarsidan" dhe ėshtė prezentuar nė
antologjinė e poezive fituese nė konkursin vjetor tė poezisė
botuar nga Shtėpia Botuese e librit elektronik "Serum" 2001. Me
dhjetė poezi Haiku ėshtė prezentuar nė faqet elektronike tė
poezisė nė gazetėn e njohur suedeze "Expressen".etj.
-
-
R.Sheqiri ėshtė prezentuar edhe nė disa antologji tjera nė
gjuhėn, suedeze, gjermane e nė atė angleze.
|
|