|
-
18
maj 2004 / TN
-
-
(Mustafė XHEMAILI: Dorėshkrimi nga dheu, poezi, botoi
Shtėpia Botuese "Rozafa", Prishtinė ", 2003)
-
-
Gėzim
AJGERAJ
-
-
Metafora e fjalės, e gdhendur me njė sens tė hollė poetik, ėshtė
mjeshtria e penės sė poetit Mustafė Xhemaili, tanimė krijues i
dėshmuar nė letrat shqipe. Mustafė Xhemaili politikan,
publicist, poet, ėshtė prezent me krijimtarinė e tij poetike dhe
publicistike qe tridhjetė vjetė. Ai, para lexuesve dhe kritikės,
me librat e tij gjithmonė solli dhe po sjellė, cilėsi me vlera
tė qėndrueshme artistike.
-
-
-
Bukuria e fjalės
-
-
Libri
"Dorėshkrimi nga dheu" ėshtė libri mė i ri i poetit
Mustafė Xhemaili, tė cilėn e botoi shtėpia botuese Rozafa nga
Prishtina e qė nė vete bartė poezit e para tė poetit! Libri ka
gjithsejtė 322 vargje, siē shprehet edhe vetė poeti nė hyrjen
mbi dorėshkrimin. Ato janė tė shkruara, kryesisht, gjatė viteve
70-ta e 80-ta tė shekullit tė shkuar. Veē fjalės sė gdhendur me
mjeshtrinė e penės, libri i Xhemailit bartė me vete dėshmitė e
njė kohe tė ligė nėpėr tė cilėn kaloi poeti, dhe populli ynė.
-
-
Dorėshkrimi nga dheu
apo Gjeografia e sėmurė, janė dy metaforat qė lidhen
ngushtė njėra me tjetrėn. Nė mes tyre qėndrojnė dekada, qė e
ruajnė kujtimin e njė gjeografie tė sėmurė, pėr ta nxjerrė nga
dheu si dėshmi pėr brezat. Libri fillonė me satirėn "Kali
i zi" qė i kushtohet kryezventuesit tė njė gjeografie tė
sėmurė. Poeti, me bukurinė e fjalės, godet fuqishėm tė
shėmtuarėn, tė ligėn, tė sėmurėn gjeografi. Alba ėshtė
kėnga e poetit, njėkohėsisht dhembja tė cilėn ai e ndien nė
shpirt klithmėn e saj, nga plagėt e njė gjeografie tė sėmurė.
Vetė kėnga e poetit ėshtė vaji i tij: etja e Kosovės pėr
Albėn.
-
-
Si do
tė pij ujė nė sheshin tėnd
-
si do
tė hyj nėpėr portat tua
-
pėrshėndetja ime pėr shėndetin
-
dhe
kurreshtjen e tepruar
-
si do
tė jenė
-
mos do
tė mbetem zog i eētuar
-
(Kėngėt pėr Albėn, f.19)
-
-
I tėrė
vargu ndien njė etje, dhembje, hapėsirat e ndara dhunshėm nga
hartat e njė gjeografie tė sėmurė. Kjo poezi ėshtė krejt mall,
etje pėr bashkim. Kumtin e jep poeti qė e pėrcjellė pėrmes
dhembjeve, dhembje qė dalin nga hartat e copėtuara. Duke u
kthyer nė lashtėsinė pėr ti kėnduar lirshėm dhe sė bashku asaj,
madje deri nė pėrgjėrim qė vjen si njė klithje e nėndheshme:
-
-
pėrtej
bjeshkėve tė nemuna
-
nė
veriun e ftohtė
-
e kėtu
(...)
-
alba
-
po
bėhet i pa durueshėm
-
dimri
-
oj
-
(Po aty, f.25)
-
-
-
Shpresa e poetit dhe lisat e atdheut
-
-
Ėshtė
sėmundja e gjeografisė qė ka rėnduar mbi trupin e Atdheut tė
poetit. Sėmundje qė po vuan njė kolektivitet i tėrė. Duke qenė
vizionar nėpėr kėtė kohė, ai e proklamon rrugėn e shėrimit nga
migrena qė e ka pushtuar Atdheun! Ėshtė rruga e zgjimit, qė
vlonė brenda poetit dhe del si njė metaforė pėr tė shpėrndarė
dritė. Janė lisat e atdheut, ata qė do ta gjelbrojnė kėtė
copė dhé, do ta shėrojnė plagėn qė po rėndon. Ėshtė shpresa e
poetit qė po rritet bashkė me idealin pėr tė shpėrndarė
freski Kosovės sė bardhė, siē e quan ai. A nuk janė lisat e
atdheut ata qė po pėrballen me furtunat e erėrave tė kėsaj
gjeografie tė sėmurė. Njė tjetėr plagė e kėsaj gjeografie, ėshtė
shfrytėzimi i egėr qė i bėhet dheut tė coptuar tė Albės. Ėshtė
metafora e poetit, mė tepėr se njė shpėrthim i guximshėm:
-
-
Ku t'i
ngulim shtyllat,
-
Mezhdėt,
-
Gurėt,
-
Unė e Ti.
-
(Gjeografia politike, f.31)
-
-
Thirrja e poetit bėhet mė e zėshme, mė e guximshme, duke kėrkuar
ngritje kundėr kėtijė konfiguracioni tė shtrembėr, e relievi tė
vrazhdtė, me plepa tė drejtė. Ai, ligjėrimit tė tij, tani mė ka
dhėnė zjarr, vrull. Prandaj, ka shpėrthim deri nė pikat e lotit.
Ai personazh lirik, qė kėtu ėshtė vet poeti, gjendet i mbėrthyer
nė sfondin e gjeografisė sė sėmurė. Megjithatė mbetet i zgjuar,
dhe krenar, vigjilent pėr fatet e Atdheut. Tkurrja e Atdheut
ėshtė pjesė e kėsaj gjeografie tė sėmurė qė poeti e trajton si
nė legjenda, ku nuk vlejnė ligjet, ndėrsa drejtėsinė e ndėrtojnė
manjitudat politike tė armiqve dhe pushtuesve. Ndėrsa ai duhet
tė luftojė pandėrprerė me armėt e tij: metaforat.
-
-
Ai
asnjėherė s'pajtohet me kėtė gjeografi. Kthehet deri nė gjen,
prej nga vetė gjenealogjia e tė bukurės sė dheut, e
refuzon fuqishėm veprimin e manjitudave politike tė kėsaj
gjeografie tė sėmurė. Shpresa e poetit rritet, dhe shtohet si
njė zjarr vere, deri nė shpėrthim tė pėrgjithshme pėr ta shėruar
kėtė gjeografi! Shpresa e tij ka burimin te gjenerata, tė cilės
edhe vetė i takon, pėr ta zhbėrė kėtė manjitudė politike dhe pėr
ta shėruar gjeografinė, si thotė njė varg i poetit
Xhermailit nė poezinė Pas pushtimit nė librin Netėt
e verės tė botuar nė vitin 1982. Ndoshta nė kohė kur
u shkruan vargjet mbi gjeografinė e sėmurė tė Atdheut,
kanė mundur tė duken fantastike, por vizioni i poetit i sheh ato
si njė mundėsi e cila mė vonė u bėnė realitet!
-
-
-
Rrugėt
e shėrimit deri te festa e ēlirimit
-
-
Rruga
e shėrimit tė gjeografisė sė sėmurė nuk ėshtė lehtė. Poeti nuk
merr pėrsipėr asgjė. Ai shkruan vargje. Krijon. Por ai me armėt
e tij metaforat lufton dhe herė-herė vdes bukur duke
krijuar! Nė realitet kjo rrugė ka edhe flijime, edhe gjak.
Shqetėsimi i poetit rritet gjithnjė e mė tepėr, siē ngriten edhe
trazimet e tij. Ai e ndjenė nė shpirt, nė trup plagėn e Atdheut.
Rreth tij tani mė harbojnė, si i quan ai mushkonjat,
tė cilat i kėrkojnė gjakun/... Gjakun tėnd e gjakun
tim/ Pėr darkėn e tyre tė pėrhanėshme (Ty- qė tė
burgosėn mė 1981, f.47). Thirrja e tij grishė pėr
luftė tė pa ndėrprerė /Duhet ti lėvizėsh duart e tė
luftosh pandėrprerė./ (Ty, f.47). Pikėrisht
kėtu ndodhė edhe shpėrthimi i atij vrulli tė mbledhur kundėr
asaj gjeografie tė sėmurė dhe shkaktarėve tė kėsaj sėmundjeje.
-
-
Nė tė
njejtėn kohė, cenzura e pushtuesve i heqė autorit nga shtypi,
librin "Udhė e braktisur"(Netėve tė verės).
Ėshtė viti 1981. Tanimė vjenė edhe faza tjetėr: ndjekja
/Nė zanore, nė kėngė e nė fjalė/ (Po aty). Ndėrsa
kėrkesa e tij pėr pėrpjekje deri nė agimin e ditės sė re,
(Po aty), nuk ndalet. Poeti i takon gjeneratės sė
studentėve tė cilėt e ngritėn zėrin tė parėt kudėr shtypjes sė
egėr qė po i bėhej Kosovės. Kujton studentėt nė mensėn e tyre.
Ai e ngritė deri nė imagjinatė ēlirimin e atdheut, pėr tia
kremtuar atij "festėn e ēlirimit" (F.55).
Ėshtė kjo imagjinata e poetit e viteve '79 tė shekullit tė
shkuar, kur u shkruar vjersha e ndaluar (veē tjera) Festa e
ēlirimit, pėr tu bėrė njė realitet njėzetė vite mė vonė,
duke mbetur edhe shumė rrugė deri tek shėrimi i plotė i
gjeografisė sė sėmurė.
-
-
-
Metafora e pikėllimit
-
-
Mustafė Xhemaili, duke qenė bashkėkohės i Jusuf Gėrvallės, i
ruan me nostalgji kujtimet pėr tė. Pikėrisht Jusufit, ai i
kishte dhėnė pėr recensim dorėshkrimin e tij tė parė poetik Sportelet
e padukshme (1978). Metafora e dhembjes, pikėllimit,
kujtimit pėr mikun, poetin, atdhetarin e paepur pėr liri, ėshtė
shkrirė nė poemėn dhjetė pjesėshe:"Akademi solemne pėr
Jusuf Gėrvallėn". Vrasja e Jusufit nga UDB-ja serbe nė
janar tė vitit 1982, ėshtė pikėllim i madh pėr poetin, sepse siē
thotė vetė Xhemaili nė parafjalėn e librit Dorėshkrimi nga
dheu , Jusufin e kisha shok dhe ai ishte mėsuesi mė
i mirė nė rrugėn time krijuese. Metafora e
pikėllimit, vie si ngushėllim i tij. Pėrballja me humbjen e
mikut, poetit e bashkėvizoinarit vjen tepėr e dhembshme. Kujtimi
ėshtė pjesė e pandashme e dhembjes. Me tė ringjallet miku,
poeti, vepra e tij. Kujtimin gjithmonė e pėrcjellė dhembja,
sepse ajo ėshtė pjesė e pandashme e mungesės. Malli pėr mikun
shkon aq larg sa poeti gjatė atij pikėllimi tė dhembshėm kėrkon
me klithmė:
-
-
Ma
merr edhe njė herė kėngėn
-
se po
mė digjen damarėt e pikėllimit
-
se po
mė bėhet gjėma mbi Gurgjaku
-
nė
shpatullėn lindore tė Kullės.
-
(Poema
Akademi solemne pėr Jusuf Gėrvallėn, pjesa 7, f.65)
-
-
Ėshtė
zjarmia qė i shtohet asaj mungese, pėr ikjen e parakohėshme tė
mikut, shokut, poetit. Por dhembja e poetit Xhemaili nuk pushon,
siē nuk pushojnė sė dhembsuri plagėt e Atdheut. Ai e ndien
mungesėn e mikut pėr ti bėrė dritė nėpėr udhėt e lirisė pėr
lirinė e Atdheut. Vargu ngritet pėrsėri dhe shpresa e poetit
gjithashtu, sepse tani mė:
-
-
Ka
fluturuar malli
-
dhe
Zjarri i Janarit kanė shkuar deri te
-
Fusha
Jote, Deti Jon e Nėna.
-
(Po
aty, pjesa e 9, f.67)
-
-
Dhe si
ngushėllim, poeti citon thėniet e mikut tė tij poet e militant:
-
"Vjershėrimi ėshtė mundim/ qė tė shpie buzė varri."
(Po aty, pjesa e 10,
f.68).
Thėnie
kėto me tė cilat poeti Xhemaili e fillon poemėn Akademi solemne
pėr Jusuf Gėrvallėn.
-
-
-
Dėshmia poetiko-tragjike e dheut
-
-
Epilogu si dėshmi e shpresave qė vijnė, pas labirintheve e
katrahurave nėpėr tė cilat kaloi fati i kohėve tė shkuara tė
poetit, duke qenė tė cenzuruara nė kohė, vijnė si dėshmi e
ruajtur me fanatizėm. Dhe kėto dėshmi dijnė ti ruajnė nėnat
shqiptare, ashtu siē bėri nėna e e poetit Xhemaili. Ajo e ruajti
me dashuri e pėrgjėrim, kujtimin e tė birit (Dorėshkrimin nga
dheu), birit tė saj poet e militant, tė ndjekur e tė
arratisur. Ajo e groposi atė dėshmi nė palėt e dheut, pėr ta
zbuluar nė njė dite tė bardhė, e, pėr tua dhėnė vargjeve krahėt
nė qiellin e lirė tė fjalės.
-
-
Pėr
fund, shtrohet pyetja nėse dolėm nga njė gjeografi e sėmurė,
apo na coptoi e plagosi edhe mė, honeve tė saja!? Ėshtė ndoshta
pėrcaktim qė mbetet i hapur nė vizionin e ardhshėm poetik dhe
realo-fantastik, qė deomos poeti Mustafė Xhemaili do ta ndajė
fatin e tij me fatin e gjeografisė sė coptuar, tė Atdheut tė tij
fizik dhe poetik.
-
-
Ky
poet solli njė dėshmi poetike nga dheu. Dorėshkrimin autentik me
poezi, tė cilin e lexonin ata qė e donin lirinė dhe qė luftonin
pėr ta fituar ate. Dhe ata nuk ishin pak. Pas luftės nė Kosovė
nga dheu u nxorėn edhe trupa njerėzish tė masakruar, dėshmi
tragjike, barbare, mbi ata qė e donin lirinė. Krahasimi ėshtė jo
i largėt! Domosdo duhet tė konstatojmė se nga dheu i Atdheut,
gjeografisė sė sėmurė, dolėn dhe do tė dalin dėshmi
poetiko-tragjike pėr lirinė qė Kosova e meriton.
-
-
Kjo
ėshtė dėshmia poetiko-tragjike e dheut qė nė Dorėshkrimi nga
dheu tė poetit Mustafė Xhemailit tė tronditė me vėrtetėsi
artistike.
|
|