|
17
maj 2004 / TN
Zėri i Amerikės, mė 16 maj 2004 /
Keida Kostreci
Pjesėmarrja e Shqipėrisė pėr herė tė
parė nė festivalin evropian tė kėngės dhe paraqitja dinjitoze e
Anjeza Shahinit, u kthyen nė njė festė kombėtare pėr shqiptarėt kudo
nė botė. Shqipėria gjeti kėshtu njė dritare pėrmes artit qė tė
afrohet mė shumė me Evropėn. Anjeza Shahini, u radhit dje e shtata
mes 24 konkurrentėve tė natės finale tė ngjarjes mė tė rėndėsishme
tė kėngės qė u ndoq nga dhjetra miliona njerėz nė gjithė globin.
Vendin e parė nė festival e zuri kėngėtarja ukrainase Ruslana me
kėngėn Wild Dancers. Dy pėrfaqėsues tė tjerė nga Ballkani, Serbia
dhe Mali i Zi dhe Greqia zunė pėrkatėsisht vendin e dytė dhe tė
tretė. Anjeza ishte fituesja e festivalit kombėtar nė dhjetor tė
vitit 2003 dhe u kthye menjėherė nė tė dashurėn e publikut shqiptar.
Kėnga e saj Imazhi
yt ėshtė kompozuar nga Edmond Zhulali dhe teksti ėshtė shkruar
nga Agim Doēi. Anjeza dha tė dielėn njė intervistė pėr Zėrin e
Amerikės:
Zėri i Amerikės: Anjeza, a mund tė na
pėrshkruash pak emocionet gjatė pjesėmarrjes nė festival dhe si
ndjehesh tani qė mbaroi festivali?
Anjeza Shahini:
Emocionet kanė qenė tė shumta dhe tė
mėdha, tė cilat u ndanė midis njėri tjetrit dhe pak a shumė u zbutėn
duke ia ndarė njėri-tjetrit. Ky festival na ka dhėnė shumė emocione,
ndėrkohė edhe shumė zemėr na ka dhėnė publiku nė skenė, tė cilėt
mbanin flamuj shqiptarė, qoftė tė huaj edhe vetė shqiptarėt. Jemi
ndjerė shumė, shumė mirė.
Zėri i Amerikės: Po me tė vėrtetė ishte
diēka e madhe. Por ēfarė ndjesie tė krijon fakti qė ti ishe fytyra e
Shqipėrisė nė kėtė ngjarje tė rėndėsishme evropiane dhe artistja qė
i hape rrugėn vendit tėnd pėr tė marrė pjesė nė kėtė festival
prestigjioz?
Anjeza Shahini:
Ėshtė e vėrtetė. Nė fakt ishte njė
pėrgjegjėsi shumė e madhe, pėr tė cilėn shpesh herė i thoja vetes qė
a ke bėrė mirė qė e ke marrė nė dorė. Deri nė momentin qė kemi
ardhur kėtu kemi patur paksa frikė, por nė momentin qė na kanė
pritur shumė, shumė mirė dhe e kanė pėlqyer si tė thuash kulturėn
shqiptare, kanė thėnė vėrtet qė duke filluar qė nga muzika etj, kjo
na ka bėrė tė ndjehemi shumė mirė, aq mė tepėr qė hyrja nė finale,
apo nė dhjetėshe dhe nė vendin e shtatė, kjo bėri akoma mė tepėr qė
ajo pėrgjegjėsi qė kishim, pak a shumė tė zbutej dhe mė nė fund ta
kalonim.
Zėri i Amerikės: Rezultati tregon nė
fakt qė ti vėrtet bėre shumė mirė qė shkove nė festival. Ti tani je
bėrė e njohur pėr vendin tėnd, pėr Shqipėrinė dhe shqiptarėt kudo
dhe suksesi yt u ngjan pak a shumė pėrrallave. Ty tė duket se ke
ndryshuar?
Anjeza Shahini:
Ėshtė e vėrtetė qė ėshtė bėrė njė
ndryshim shumė i shpejtė pėr mua, megjithatė pėrsa i pėrket
ndryshimit tim si personalitet, mendoj se jam po e njėjta vetėm se
ndryshon rrjedhoja e ditės, gjėrat qė ndodhin, planet janė mė tė
shumta, angazhimet janė mė ndryshe. Kėto janė ndryshime normale pėr
ēdo njeri.
Zėri i Amerikės: Meqė fole pėr plane, a
pate oferta gjatė ditėve tė festivalit, gjatė kontakteve tė tua atje
pėr aktivitete tė tjera evropiane, pra jo vetėm nė Shqipėri, por
edhe jashtė Shqipėrisė, ose pėr bashkėpunim tė ardhshėm me shtėpi
diskografike, ose kompani tė njohura muzikore?
Anjeza Shahini:
Tė them tė vėrtetėn ka patur njė
fluks tė madh njerėzish, tė cilėt na uronin, pse jo edhe na ofronin
dhe ne me tensionin e madh tė festivalit nuk dimė se ēfarė
pėrgjigjesh kemi dhėnė, por mund tė them qė kemi mbajtur kontakte me
tė gjithė pjesėtarėt e festivalit evropian, me tė gjithė ata qė kanė
qenė prezent pranė nesh dhe kemi kėmbyer numrat e telefonave dhe
adresat e e-maileve, gjė qė mund tė mundėsojė gjėra pėr mė vonė.
Zėri i Amerikės: Atje kishte edhe njė
kėngėtar tjetėr me origjinė shqiptare. Mund tė na thuash diēka mė
shumė pėr tė dhe pėr faktin qė shumė kėngėtarė nga vendet e
Ballkanit morėn pjesė dhe madje morėn edhe vende tė para nė kėtė
festival?
Anjeza Shahini:
Po, ėshtė e vėrtetė dhe unė jam
ndjerė shumė mirė qė kanė qenė pikėrisht kėto vende qė kanė dalė nė
finale dhe mė pas edhe u pozicionuan nė vendet e para. Pėrsa i
pėrket djalit nga Bosnje-Hercegovina, edhe unė mė tepėr e kam marrė
vesh nga tė tjerėt qė ka qenė me origjinė shqiptare. Mė erdhi shumė
mirė nė fakt. Ne patėm kontakte me ta. Edhe ata kishin dėshirė qė ne
tė kishim pikė sa mė shumė dhe ne gjithashtu pėr ata.
Zėri i Amerikės: Cilat janė planet e tua
pėr tė ardhmen nė studime dhe karrierė se ti je edhe nė shkollė, apo
jo?
Anjeza Shahini:
Nė fakt mė duhet tė shkoj patjetėr sė
shpejti nė Shqipėri, tė kap pak ato kohė qė mė kanė mbetur pėr
shkollėn, sepse unė jam akoma nė vit tė tretė nė gjimnaz. Megjithatė
do tė mbaroj njėherė gjimnazin dhe mė pas do tė shohim.
|