| |
 |
|
|
|
 |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Pėrmbajtja:
-
Daci priti pėrfaqėsuesit e Shoqatės me Distrofi Muskulare
-
Ulqini promovoi sot nė Prishtinė ofertėn turistike pėr kėtė vit
-
Nė Pozharan mbrėmė ėshtė vrarė njė burrė 42-vjeēar
-
Melihate Tėrmkolli rizgjedhet kryetare e Forumit tė Gruas sė
LDK-sė
-
Brengos numri i shkurorėzimeve nė Kosovė, u tha nė njė tribunė
tė hapur nė Prishtinė
-
Familjet e ushtarėve amerikanė qė shėrbejnė nė Kosovė mbledhin
ndihma pėr fėmijėt kosovarė
-
Kryeparlamentari Daci tha se ka marrė pėrkrahje tė fuqishme nga
Tirana zyrtare pėr proceset nė Kosovė
-
ECIKS nėnshkruan marrėveshje me OEK dhe Riinvest
-
Nė Romė tė Italisė filloi punimet Konferenca Ndėrkombėtare pėr
tė Rinjtė
-
Nė strehėn kolektive nė Klinė vazhdojnė tė jetojnė 40 familje me
mbi 170 anėtarė
-
Ministrat e jashtėm tė BE-sė diskutojnė sot nė Bruksel edhe pėr
situatėn nė Kosovė
-
Nė Gjakovė tė shtunėn u mbajt Mitingu tradicional i poezisė
-
Katėr tė rinj nga njė fshat i Kukėsit kanė gjetur vdekjen nga
shpėrthimi i njė mine nė kufiri me Maqedoninė
-
Policia e Gjirokastrės kapi dy punonjės policie me 150 kilogram
marihuanė
-
Themelohet Kėshilli Koncesual politik i shqiptarėve tė Luginės
sė Preshevės
-
Tri shpėrthime nė Turqi vetėm disa orė para vizitės sė Blerit nė
Ankara
-
Forcat izraelite kanė vrarė 6 palestinezė nė incidente tė
veēanta
-
Helikopterė izraelitė goditėn zyrėn e lėvizjes Fatah nė qytetin
e Gazės
-
Pauell u bėri thirrje palestinezėve tė marrin nėn kontroll
territoret qė do t'u kthehen nga Izraeli
-
Administrata amerikane mbron politikat e saj nė Irak
-
Papa shpall gjashtė shenjtorė tė rinj katolikė
-
Seancė pėr AIDS-in nė Gjenevė
-
SHBA ridislokon trupat nė Korenė e Jugut
-
Nga shpėrthimi i njė makine-bombė,
nėntė tė vrarė nė Bagdad
-
Tanket dhe ekskavatorėt izraelitė
kanė depėrtuar nė jug tė Rripit tė Gazės
-
Janė arrestuar rreth 50 pjesėtarė tė
lėvizjes opozitare Vėllazėria Muslimane
-
Shpėrthimi i flakės nė njė burg nė Honduras ka shkaktuar vdekjen
e 90 njerėzve
|
|
|
|
|
|
|
|
|
-
Daci priti pėrfaqėsuesit e Shoqatės me Distrofi Muskulare
-
-
Prishtinė, 17 maj 2004
-
Kryeparlamentari Nexhat Daci priti sot pėrfaqėsuesit e Shoqatės me
Distrofi Muskulare dhe me aftėsi tė kufizuara.
-
Kryetari i kėsaj shoqate Agim Vatovci e ka njoftuar zotin Daci me
aktivitetet dhe planet e saj si dhe me suksesin qė kanė arritur qė
brenda njė viti e gjysmė tė funksionimit tė kėsaj shoqate tė
anėtarėsohen nė Aleacėn Evropiane, si dhe tė asaj botėrore, tė
personave me distrofi muskulare.
-
Kryeparlamentari Daci u ka premtuar atyre interesimin dhe
pėrkujdesjen mė tė madhe tė institucioneve pėr kėtė kategori tė
shoqėrisė kosovare.
-
-
-
Ulqini promovoi sot nė Prishtinė ofertėn turistike pėr kėtė vit
-
-
Prishtinė, 17 maj 2004
- Dy
ministrat e qeverisė sė Malit tė Zi dhe pėrfaqėsues tė pushtetit
lokalė tė Ulqinit promovuan sot nė Prishtinė ofertėn turistike
"Ulqini 2004" pėr sezonin e ardhshėm veror.
-
Kryetari i komunės sė Ulqini Fuad Nimani tha se pushtetit vendor ka
bėrė tė gjitha pėrgatitjet e duhura qė sezoni truistik tė jetė i
suksesshėm. Do tė jetė kjo njė verė mė e organizuar nė ēdo
pikėpmaje, tha Nimani, duke shtuar se Ulqini ka njė kapacitet prej
60 deri nė 70 shtretėrish nė dy sektorėt, ndėrkaq ēmimet pėr banim
do tė jenė shumė tė volitshme dhe do tė sillen prej prej 4 deri nė
26 euro.
-
Ndėrkaq ministri i turizmit tė Malit tė Zi Predrag Neneziq tha se nė
fushėn e turizmit janė bėrė hapa pėrpara. Ai tha se nė Kosovė ka
ardhur jo vetėm pėr tė ftuar turistėt, por edhe ata qė janė tė
interesuar tė investojnė kapitalin e tyre nė Mal tė Zi.
-
Nga ana e tij zv.ministri Punėve tė Brendshme Miqo Orllandiq tha se
ministria qė ai drejton kujdeset pėr kufirin me Kosovėn prej
korrikut tė vitit tė kaluar dhe deri mė tash nuk ka pasur asnjė
incident. Ai premtoi se policia do t'i sigurojė turistėt qė do tė
vijnė nga Kosovė nė Mal tė Zi nė ēdo pikė tė kėtij vendi.
-
Ministri pėr Mbrojtjen e tė Drejtave tė Minoriteteve tė Malit tė Zi
Gėzim Hajdinaga tha se gjatė tėrė sezonit do tė ketė njė kujdes pėr
turistėt. Ai tha se kosovarėt nuk kanė ardhur nė Ulqin vetėm pėr
turizėm, por edhe tė ndihmojnė vėllezėrit e tyre financiarisht pėr
ngritjen e standardit tė tyre jetėsor.
-
Zyrtarėt e Malit tė Zi do tė prezentojnė ofertėn e tyre turistike
dhe nė disa komuna tė tjera tė Kosovės.
-
-
-
Nė Pozharan mbrėmė ėshtė vrarė njė burrė 42-vjeēar
-
-
Gjilan, 17 maj 2004
-
Mbrėmė nė fshatin Pozhoran tė Gjilanit me armė zjarri ėshtė vrarė
njė burrė 42-vjeēar derisa po rrinte te njė pompė e benzinės. Sipas
mediave lokale, bėhet fjalė pėr Avni Musėn, baba i shtatė fėmijėve
nga Pozharani.
-
Policia vetėm ka konstatuar vrasjen e tij, duke mos dhėnė detaje tė
tjera. Nuk dihen motivet e kėsaj vrasjeje dhe nuk ka as tė
arrestuar.
-
-
-
Melihate Tėrmkolli rizgjedhet kryetare e Forumit tė Gruas sė LDK-sė
-
-
Prishtinė, 17 maj 2004
-
Forumi i Gruas sė LDK-sė nė Kuvendin e Katėrt Zgjedhor, i cili i
zhvilloi punimet tė shtunėn, pasi zgjodhi kryesinė e re prej 15
anėtareve, kryetare tė kėsaj organizate tė grave rizgjodhi Melihate
Tėrmkollin.
-
-
Ndėrkaq, Samije Zeqiraj dhe Gjylshene Berisha u zgjodhėn nėnkryetare
dhe Naxhije Doēi, sekretare, tė cilat edhe deri mė tash kanė
ushtruar kėto funksione.
-
-
-
Brengos numri i shkurorėzimeve nė Kosovė, u tha nė njė tribunė tė
hapur nė Prishtinė
-
-
Prishtinė, 17 maj 2004
- Nė
njė tribunė tė mbajtur tė shtunėn nė Prishtinė me temėn "Familja e
shėndoshė - themel i shoqėrisė", tė organizuar nga tė rinjtė e
LDK-sė, Malsore Gashi, ka theksuar se nė periudhėn e pasluftės ėshtė
rritur nė mėnyrė rapide numri i shkurorėzimeve nė Kosovė.
-
-
Pėr
ēdo dy martesa ka njė shkurorėzim dhe numri i kėrkesave pėr
shkurorėzim ėshtė nė rritje e sipėr, ka thėnė ajo, duke theksuar se
shkatėrrimi i familjes do tė thotė edhe shkatėrrim i shoqėrisė,
meqenėse familja ėshtė bazė e shoqėrisė.
-
Ndėrkaq dy ligjėrues nė kėtė tribunė, dr.Ismajl Hasani (sociolog)
dhe Hysamedin Abazi (teolog) kanė paraqitur pikėpamjet sociologjike
dhe teologjike rreth familjes dhe dukurive nėpėr tė cilat po kalon
ajo sot nė Kosovė.
-
Tė pranishmit kanė parashtruar pyetje tė shumta tė cilave u janė
pėrgjigjur dy ligjėruesit.
-
-
-
Familjet e ushtarėve amerikanė qė shėrbejnė nė Kosovė mbledhin
ndihma pėr fėmijėt kosovarė
-
-
Le
Mars, Ajova, 17 mars
-
Kontigjenti i trupave tė batalionit 113 tė kavalerisė nga Ajova,
pjesėtarė tė Gardės Kombėtare, aktualisht me shėrbim nė misionin
paqeruajtės nė Kosovė, u kanė bėrė thirrje familjeve tė tyre nė
shtetin federal Ajova dhe qytetarėve tė tjerė amerikanė tė mbledhin
ndihma pėr nxėnėsit e shkollave tė Kosovės.
-
Shoqata e pėrbėrė nga pjesėtarė tė familjeve tė ushtarakėve nė
Kosovė, fton tė gjithė qytetarėt tė dhurojnė diēka pėr fėmijėt e
shkollave tė ndryshme nė Kosovė.
-
Ushtarakėt i kanė kėrkuar shoqatės "Grupi i burimeve familjare", qė
tė siugrojnė sa mė shumė pajisje pėr ambiente rekreative pėr fėmijė,
lodra, veshmbathje sportive e pajisje tė tjera sportive, pėr tė
vegjėlit, tė gjitha kėto pėr fėmijėt e Kosovės nė zonėn ku kėta po
ushtarė shėrbejnė.
-
Fushata tė "Ndihmojmė fėmijėt e shkollave nė Kosovė" i ka dyert e
hapura pėr kėtė fushat donacionesh deri mė njė qershor, ditė kjo qė
pėrkon me Ditėn ndėrkombėtare tė fėmijėve nė botė.
-
-
-
Kryeparlamentari Daci tha se ka marrė pėrkrahje tė fuqishme nga
Tirana zyrtare pėr proceset nė Kosovė
-
-
Prishtinė, 17 maj 2004
-
Kryetari i Kuvendit tė Kosovės Nexhat Daci ėshtė kthyer dje nė
Kosovė pas njė vizite disaditėshe nė Shqipėri ku ėshtė takuar me
krerėt mė tė shtetit shqiptar.
-
Kryeparlamentari Daci tha se Kosova dhe Shqipėria po realizojnė njė
ngritje cilėsore tė bashkėpunimit nė tė gjitha nivelet. "Do tė kemi
pėrkrahje tė fuqishme nga Tirana zyrtare nė proceset e integrimit nė
Kosovė", ka deklaruar Daci pas kthimit nė Prishtinė.
-
Ai shtoi se Shqipėria ka njė qasje tė mirė nė rajon dhe kjo do t'u
ndihmojė proceseve integruese tė Kosovės.
-
-
Mirėpo
nė kėtė aspekt. Njėherit ai ka kėrkuar nga Tirana zyrtare qė
informacionet rreth prioriteteve tė Kosovės t'i bazojė nė qėndrimet
e institucioneve tė Kosovės dhe jo nga burimet tjera.
-
-
"Shpeshherė ka edhe informata jo shumė tė bazuara dhe tė vlefshme qė
shkojnė nga Kosova nė Shqipėri", tha kryeparlamentari Daci.
-
Ndėrkaq, sa i pėrket zhvillimit mė tė mirė ekonomik z. Daci
pėrsėriti edhe njėherė se tė dy vendet duhet tė kenė njė bashkėpunim
mė cilėsor nė kėtė aspekt, sepse ndėrmjet Kosovės dhe Shqipėrisė nuk
ka dallime konceptuale.
-
-
-
ECIKS nėnshkruan marrėveshje me OEK dhe Riinvest
-
-
Prishtinė, 17 maj 2004
-
Nisma Ekonomike pėr Kosovėn - ECIKS, organizatė nga Vjena, gjatė
javės sė kaluar ka nėnshkruar marrėveshje bashkėpunimi me Odėn
Ekonomike tė Kosovės dhe Institutin Riinvest.
-
ECIKS qė nga themelimi i saj nė prill tė vitit tė kaluar ėshtė
angazhuar vazhdimisht nė pėrkrahjen e ekonomisė kosovare dhe nė
identifikimin e zhvillimin e projekteve pėr stimulimin e
drejtėpėrdrejtė tė investimeve tė huaja nė Kosovė dhe pėrmirėsimin e
imazhit tė ekonomisė kosovare nė Evropėn gjermanofolėse.
-
Marrėveshja e nėnshkruar me Odėn Ekonomike tė Kosovės parasheh
bashkėpunimin nė promovimin e pėrbashkėt dhe stimulimin e zhvillimit
ekonomik tė Kosovės. ECIKS dhe OEK do tė bashkėpunojnė ngushtė sė
bashku nė zhvillimin dhe implementimin e projekteve nė favor tė
ekonomisė kosovare dhe stimulimit tė investimeve tė huaja nė Kosovė.
-
Ndėrkaq Memorandumi i mirėkuptimit i nėnshkruar me ECIKS dhe
institutit RIINVEST, parasheh koordinimin e veprimeve dhe shkėmbimin
e informatave me qėllim tė stimulimit tė investimeve tė huaja dhe
pėrkrahjes sė zhvillimit ekonomik tė Kosovės.
-
Pėrkrahja e procesit tė privatizimit pėrmes stimulimit tė
investimeve tė huaja, pastaj stimulimi i investimeve te huaja
direkte, informimi i drejtėpėrdrejtė e aktiv i investitorėve tė
huaj, hulumtimet e projektet e perbashketa, janė disa nga fushat e
identifikuara tė bashkėpunimit.
-
-
-
Nė Romė tė Italisė filloi punimet Konferenca Ndėrkombėtare pėr tė
Rinjtė
-
-
Romė,
17 maj 2004
- Nė
Romė tė Italisė filloi punimet konferenca e tretė ndėrkombėtare pėr
tė rinjtė e cila vazhdon deri mė 18 maj. Me ftesė tė prefektit tė
Romės, Valter Veltroni nė kėtė konferencė po merr pjesė edhe
kryetari i Komunės sė Prishtinės, Ismet Beqiri si dhe dy tė rinj nga
kryeqyteti.
-
-
-
Nė strehėn kolektive nė Klinė vazhdojnė tė jetojnė 40 familje me mbi
170 anėtarė
-
-
Klinė,
17 maj 2004
- Nė
Komunėn e Klinės ende ka mbetur e pazgjidhur ēėshtja e banimit pėr
shumė familje, ndėrkaq nė qendrėn e banimit kolektiv, nė njė objekt
tė vjetėr tė papėrshtatshėm, nė kushte tė rėnda pėr jetesė,
vazhdojnė tė banojnė 40 familje me mbi 170 anėtarė.
-
-
Zyrtarėt komunalė nė Klinė thonė se ende nė kėtė vit asnjė
organizatė humanitare ndėrkombėtare nuk ka shprehur gatishmėrinė pėr
ndėrtimin e shtėpive tė rrėnuara. Andaj shpresė e vetme pėr kėta tė
pastrehė mbetet ndėrtimi i njė objekti prej 22 banesash pėr banim
social, ndėrtimi i tė cilit ende nuk ka filluar.
-
-
-
Ministrat e jashtėm tė BE-sė diskutojnė sot nė Bruksel edhe pėr
situatėn nė Kosovė
-
-
Bruksel, 17 maj 2004
-
Ministrat e jashtėm tė Bashkimit Evropian do tė diskutojnė sot nė
Bruksel edhe pėr situatėn nė Kosovė. Mėherėt ishte planifikuar pėr
zhvillimet mė tė reja nė Kosovė tė flasė edhe shefi i UNMIK-ut Hari
Holkeri, por pėr shkaqe shėndetėsore ai nuk do tė marrė pjesė nė
kėtė takim.
-
Nė prag tė takimit tė sotėm tė ministrave tė jashtėm nė Bruksel
theksohet se Bashkimi Evropian ėshtė i mendimit se nė Kosovė duhet
tė pėrshpejtohet aktiviteti pėr implementimin e standardeve.
-
-
Politika standardet para statusit ka ende mbėshtetjen tė plotė tė
BE-sė, por tash diplomatėt nė kėtė organizėm ndėrkombėtarė kanė
filluar tė shprehin pakėnaqėsi nė dinamikėn e implementimit tė tyre.
-
-
Zyrtarėt e BE-sė tėrheqin vėrejtjen se nuk ka mbetur edhe shumė kohė
deri nė mesin e viti 2005 kur duhet tė bėhet evaluimi i asaj se sa
janė pėrmbushur standardet pėr tė filluar eventualisht edhe
diskutimet pėr statusin e Kosovės.
-
-
-
Nė Gjakovė tė shtunėn u mbajt Mitingu tradicional i poezisė
-
-
Gjakovė, 17 maj 2004
- Tė
shtunėn nė Gjakovė u mbajt Mitingu jubilar i poezisė, i dyzeti me
radhė. Nė kėtė miting tradicional, nė orėt e paraditės u mbajt njė
tribunė letrare, me temėn "Poezia shqipe nė dhjetė vjetėt e fundit",
nė tė cilėn me kumtesat e tyre u paraqitėn Qerim Ujkani, Ymer
Ēiraku, Kastriot Gjeka dhe Sali Bytyēi.
-
Gjatė Mitingut poetėt lexuan vargjete veta nė Pallatin e Kulturės,
nė shkollėn fillore tė Bishtazhinit si dhe nė Junik.
-
-
Nė
orėn letrare nė Junik, u promovua libri "Kuartet poetik", kurse
kumtesa pėr kėtė vėllim poetik tė shkruar nga autorėt Fred Kurer,
Mustafė Xhemaili, Ivo Lederberger dhe Isuf Sherifi, paraqitėn
Abdullah Konushevci dhe Kadrush Radogoshi.
Po
ashtu, u promovua edhe libri i autores nga Shqipėria, Flutura Aēka,
me titull "Kurth i diellit". U promovua edhe libri i Engjėll I.
Berishės, "Kujtesė e dehur".
-
Nė mbrėmje, u mbajt Ora e madhe letrare, nė tė cilėn fillimisht
poeti Din Mehmeti foli pėr rrugėtimin e kėtij mitingu 40-vjeēar.
-
Poezite veta i lexuan: Enver Gjergjeku, Blerim Valla, Flutura Aēka,
Sabri Hamiti, Naksut Shehu, Myrteza Nura, Xhevahire Izmaku, Arif
Bozaxhi, Halil Haxhosaj, Agim Vinca, Shpend Gjocaj, Ledia Dushi,
Halil Matoshi, Vjollca Dibra, Shaip Emėrllahu, Ledri Kurti, Jonuz
Fetahaj, Adriatike Lami, Aziz Mustafa, Zejnure Salihu, Avdullah
Konushevc, Brikena Ceraja, Kadrush Radogoshi, Sadik Belko dhe Albert
Shala.
-
Me kėtė rast u dhanė edhe shpėrblimet tradicionale. Kėshtu,
Drejtoria pėr Kulturė dha disa mirėnjohje pėr ata qė bėnė qe ky
manifestim poetik tė bėhet tradicional. Shpėrblimi pėr poezinė mė tė
mirė tė botuar nė revistėn "Fjala" iu dha poetit Sabit Gecaj, pėr
poezinė "Pastaj vjen njeriu".
-
Ndėrkaq, juria profesionale shpėrblimin pėr vėllimin poetik mė tė
mirė tė botuar nė mes tė dy mitingjeve ia dha poetit Sabri Hamiti,
pėr vėllimin poetik "Simpathia, testamente pėr Urtakun". Shpėrblimi
i klubit letrar "Gjon Nikollė Kazazi" tė Gjakovės iu dha poetit
Murteza Nura pėr poezinė "Pėrvjetorėt.
-
Nė kėtė miting 19 shkrimtarė u pranuan anėtarė tė rinj nė Lidhjen e
Shkrimtarėve tė Kosovės.
-
-
-
Katėr tė rinj nga njė fshat i Kukėsit kanė gjetur vdekjen nga
shpėrthimi i njė mine nė kufiri me Maqedoninė
-
-
Kukės,
17 maj 2004
-
Katėr tė rinj, banorė tė fshatit Caja nė Kukės, tre prej tyre
vėllezėr tė familjes Rrapi, kanė gjetur vdekjen nga shpėrthimi i njė
mine nė kufirin me Maqedoninė.
-
-
Sipas
policisė tragjedia ka ndodhur kur kėta tė rinj tė cilėt ishin duke
mbledhur bimė mjekuese ranė nė njė minė tė mbetur nga konfliktet e
fundit nė kėtė rajon. Ky incident i rėndė qė ėshtė i pari nė kėtė
sektor kufitar e ēon nė 31 numrin e tė vdekurve nga minat dhe 130
numrin e tė plagosurve nė qarkun e Kukėsit brenda pesė vjetėve.
-
-
-
Policia e Gjirokastrės kapi dy punonjės policie me 150 kilogram
marihuanė
-
-
Gjirokastėr, 17 maj 2004
-
Policia e Gjirokastrės dhe Zyra e antitrafikut kanė kapur dy
punonjės policie nė afėrsi tė kufirit shqiptaro - grek qė tentonin
tė kalonin pėr nė Greqi rreth 150 kilogram marihuanė. Ndonėse
aktualisht janė intensifikuar masat e sigurisė nė sfondin e Lojrave
olimpike nė Athinė, rrjetet e trafikut tė drogės, ku involvohen edhe
policėt nuk po ndalen.
-
-
-
Themelohet Kėshilli Koncesual politik i shqiptarėve tė Luginės sė
Preshevės
-
-
Preshevė, 17 maj 2004
-
Themelohet Kėshilli Koncesual politik i shqiptarėve tė Luginės sė
Preshevės. Kjo u arrit pas pajtimit tė tri subjekteve politike
shqiptare nė Kosovėn Lindore pėr nėnshkrimin e marrėveshjes pėr
themelimin e kėtij Kėshilli.
-
Ky kėshill do tė shėrbejė pėr arritjen e vendimeve tė pėrbashkėta
pėr ēėshtje tė ndryshme kontestuese, me tė cilat do tė pėrballet
skena politike e Luginės sė Preshevės.
-
-
Sipas
deklaratave tė subjekteve politike shqiptare, ndėr prioritetet e
vendimeve tė Kėshillit koncensual tė subjekteve politime shqiptare
tė Luginės sė Preshevės, ėshtė trasimi i rrugės pėr formimin e
Kėshillit nacional tė shqiptarėve tė kėtij rajoni.
-
-
-
Tri shpėrthime nė Turqi vetėm disa orė para vizitės sė Blerit nė
Ankara
-
-
Ankara, 17 maj 2004
-
Vetėm disa orė para arritjes nė Turqi tė kryeministrit britanik,
Toni Bler, pati shpėrthime jashtė tre degėve tė bankės britanike,
HSBC nė Ankara dhe Stamboll.
-
Njoftimet thonė se dėmet ishin tė vogla, por nuk pati viktima.
-
Mė shumė se 60 persona vdiqėn nga shpėrthimet e bombave nė Stamboll
nė nėntor, dy prej bombave ishin vėnė nė objekte britanike.
-
Kryeministri britanik do tė vizitojė Ankaranė sot pėr njė takim me
homologun turk, Rexhep Tajip Erdogan.
Oferta e Truqisė pėr anėtarėsim nė BE do tė jetė lart nė rendin e
ditės sė bisedimeve pasi BE mė vonė, kėtė vit do tė vendosė nėse tė
fillojė negociata anėtarėsie.
-
Britania pėrkrah kandidaturėn e Turqisė duke thėnė se ajo ėshtė
partnere strategjike e rėndėsishme nė mes Evropės dhe Lindjes sė
Mesme.
-
-
-
Forcat izraelite kanė vrarė 6 palestinezė nė incidente tė veēanta
-
-
Gaza,
17 maj 2004
-
Forcat izraelite kanė vrarė sot (e hėnė) 6 qytetarė palestinezė nė
incidente tė veēanta nė pjesė tė ndryshme tė territoreve
palestineze, njofton Presqendra ndėrkombėtare palestineze.
-
Ndėrkohė, aeroplanėt izraelitė po sulmojnė shtėpitė palestineze nė
Gaza. I njėjti burim bėn tė ditur se forcat e shumta izraelite kanė
hyrė dy kilometra brenda qytetit Raf dhe po vazhdojnė tė rrėnojnė
shtėpitė palestineze.
-
-
-
Helikopterė izraelitė goditėn zyrėn e lėvizjes Fatah nė qytetin e
Gazės
-
-
Gaza,
17 maj 2004
-
Helikopterė izraelitė goditėn me 5 raketa zyrėn nė qytetin e Gazės
tė lėvizjes politike Fatah tė presidentit palestinez, Jaser Arafat.
-
Dėshmitarėt thanė se ndėrtesa nė lagjen Zeitoun ishte bosh nė kohėn
e sulmit dhe si rezultat nuk pati viktima.
-
Sulmi me raketa u krye disa orė pasi Izraeli tha se do t'i
intensifikojė operacionet ushtarake nė Rripin e Gazės, pėrfshirė
shkatėrrimin e shtėpive dhe intensifikimin e sulmeve ajrore, nė
pėrpjekje pėr tė pėrmirėsuar sigurinė pėrgjatė kufirit Gaza-Egjipt.
-
-
-
Pauell u bėri thirrje palestinezėve tė marrin nėn kontroll
territoret qė do t'u kthehen nga Izraeli
-
-
Uashington, 17 maj 2004
-
Sekretari amerikan i Shtetit Kolin Pauell tha se diskutoi rreth
planit izraelit pėr tėrheqjen e vend-banimeve nė Gaza me
kryeministrin palestinez, Ahmed Kureja tė shtunėn nė Jordani. Duke
folur nė programin This Week tė rrjetit televiziv amerikan ABC,
sekretari Pauell tha se palestinezėt duhet ta mirėpresin kėtė hap
dhe tė pėrgatiten pėr tė.
-
"Tani, ky ėshtė eliminimi aktual i vend-banimeve, diēka qė njerzit
kanė kėrkuar pėr gjithė kėto vite. Dua qė palestinezėt tė bėhen gati
pėr kėtė transferim territori, tė bėhen gati pėr tė marrė
pėrgjegjėsitė pėr Gazėn si dhe pėrgjegjėsitė e sigurimit nė Gaza dhe
tė bėhen gati pėr t'u angazhuar pėrsėri nė bisedimet e paqes nė
mėnyrė qė tė diskutojmė rreth ēėshtjeve tė statusit pėrfundimtar qė
janė aq tė rėndėsishme dhe qė duhen zgjidhur nga tė dyja palėt".
-
-
-
Administrata amerikane mbron politikat e saj nė Irak
-
-
Uashington, 17 maj 2004
-
Administrata e presidentit Bush po mbron si brenda ashtu edhe jashtė
vendit politikat e saj nė Irak. Sekretari i Shtetit Kolin Pauell u
vu nė krye tė kėtyre pėrpjekjeve gjatė fundjavės, duke u kėshilluar
me udhėheqės arabė nė Jordani dhe duke dhėnė intervista pėr njė
numėr rrjetesh televizive amerikane.
-
Dhuna nė Irak dhe zbulimi i keqtrajtimit tė tė burgosurve irakianė
nga ushtarėt amerikanė ishin temat kryesore nė intervista. Sekretari
Pauell iu pėrgjigj pyetjes se sa kohė do tė qėndronin trupat
amerikane nė Irak pas 30 qershorit kur qeveria e pėrkohshme do tė
marrė pushtetin. Ai i tha emisionit Fox News se mendon qė forcat
amerikane do tė vazhdojnė tė qėndrojnė pėr njė farė kohe pas asaj
date.
-
-
-
Papa shpall gjashtė shenjtorė tė rinj katolikė
-
-
Vatikan, 17 maj 2004
-
Gjatė njė ceremonie nė Sheshin Shėn Pjetri tė Vatikanit, Papa Gjon
Pali i Dytė kanonizoi tė dielėn gjashtė shenjtorė tė rinj katolikė.
-
Shenjtėria e tij ka kanonizuar mė shumė se 480 shėnjtorė gjatė
papatit tė tij 25 vjeēar, mė shumė se tė gjithė udhėheqėsit
shpirtėrorė tė Kishės Katiolile sė bashku gjatė 500 viteve tė
fundit.
-
Mes shenjtorėve tė rinjė janė mjekja italiane Giana Bereta Molla, e
cila, duke sakrifikuar jetėn pėr tė shpėtuar foshnjėn e saj tė
palindur, u bė simbol i lėvizjes kundėr abortit.
-
Papa Gjon
Pali i Dytė kanonizoi edhe dy priftėrinj italianė, njė murg
spanjoll, njė prift manorit libanez dhe njė vejushė tė pasur
italiane, e cila ndihmoi fėmijėt e braktisur.
-
-
-
Seancė pėr AIDS-in nė Gjenevė
-
-
Gjenevė, 17 maj 2004
-
Ēėshtja e luftės kundėr AIDs-it qė tani shkakton vdekjen e tetė mijė
vetėve nė ditė nė tė gjithė botėn, pritet tė jetė nė krye tė rendit
tė ditės, ndėrsa Asambleja e Shėndetit Botėror tė OKB-sė hap seancėn
pesėditore nė Gjenevė.
-
OBSH-ja pritet tė bėjė thirrje pėr burime shtesė nga vendet anėtare.
-
Nė prag tė takimit, SHBA kanė bėrė tė ditur plane pėr pėrshpejtimin
e procedurave pėr aprovimin e medikamenteve anti-retrovirale tė
cilat mund tė zgjasin jetėn e pacientėve me HIV.
-
Duke folur nė Gjenevė para asambelesė vjetore tė OBSH, sekretari
amerikan i shėndetėsisė, Tommy Thomson tha se SHBA donte tė
siguronte se ata qė vuajnė nga HIV/AIDS nė gjithė botėn, tė kishin
mundėsi tė gjenin kurim efektiv dhe tė sigurtė.
-
Ai tha se procedura e re do tė siguronte shpėrndarje mė tė shpejtė
tė ilaēeve te ata qė kishin nevojė.
-
-
-
SHBA ridislokon trupat nė Korenė e Jugut
-
-
Seul, 17 maj 2004
-
SHBA po planifikon tė tėrheqė trupat nga Korea e Jugut dhe t'i
dėrgojė ato nė Irak.
Ministria e jashtme e Koresė sė Jugut ka konfirmuar njoftimin e
gazetės se SHBA kishte propozuar tė ridislokonte trupat nga vendi
pėr t'i dėrguar ato nė Irak.
-
Njė zyrtar tha se diskutimet ishin ende nė fazėn fillestare dhe
asnjė vendim nuk ėshtė marrė ende pėrsa i pėrket forcės.
-
Raporti origjinal thotė se Uashingtoni po planifikonte tė dėrgonte
njė brigadė tė plotė luftimi, me rreth 4 mijė trupa.
-
Nėse kjo konfirmohet, atėherė vendimi i marrė do tė dobėsojė
ndjeshėm forcėn e Divizionit tė dytė tė kėmbėsorisė, forca kryesore
luftuese qė ka mbrojtur Korenė e Jugut pėr gjysėm shekulli.
-
-
-
Nga shpėrthimi i njė makine-bombė, nėntė tė vrarė nė Bagdad
-
-
Bagdad, 17 maj 2004
- Kreu i Kėshillit qeveritar irakian, i formuar nga
amerikanėt, ėshtė vrarė sot (e hėnė) nga njė shpėrthim i fuqishėm i
njė makine-bombė, si dhe tetė persona tė tjerė afėr selisė sė
koalicionit amerikan nė Bagdad, njofton Rojter. Izedin Salim ėshtė
vrarė derisa po priste tė hynte nė ndėrtesėn e selisė, ka bėrė tė
ditur ndihmėsministri i jashtėm i Irakut.
-
Ndėrkaq, njoftohet se gjatė natės ka pasur luftime tė freskėta nė
jug tė Irakut ndėrmjet forcave amerikane dhe italine, nė njėrėn anė
dhe milicisė shite, nė anėn tjetėr.
-
-
-
Tanket dhe ekskavatorėt izraelitė kanė depėrtuar nė
jug tė Rripit tė Gazės
-
-
Gaza, 17 maj 2004
- Tanket dhe ekskavatorėt izraelitė, tė mbėshtetur nga
helikopterėt, kanė depėrtuar sot (e hėnė) nė pjesėn jugore tė Rripit
tė Gazės, kanė bėrė tė ditur armata izraelite dhe dėshmitarėt
palestinezė, njofton BBCWorld.
-
-
Njė tank ka hapur zjarr derisa autokolona po hynte nė
paralagjen e Rafahut, afėr kufirit egjiptian. Radioja izraelite ka
thėnė se operacioni ėshtė ndėrmarrė pėr tė vėnė nėn rrethim qytetin.
-
-
-
Janė arrestuar rreth 50 pjesėtarė tė lėvizjes
opozitare Vėllazėria Muslimane
-
-
Kajro, 17 maj 2004
- Policia egjiptiane ka arrestuar rreth 50 pjesėtarė tė
lėvizjes opozitare, Vėllazėria Muslimane, e cila ėshtė e ndaluar,
njofton BBCWorld. Operacioni i arrestimit ėshtė kryer sot heret nė
agim (e hėnė) nė pesė qytete, pėrfshirė edhe Kajron. Kjo organizatė
ka thėnė se ndėr tė arrestuar ka edhe doktorė, inxhinierė, nėpunės
civilė dhe biznismenė.
-
-
Njoftohet se xhirollogaritė e tyre nė banka janė ngrirė.
Zyret
dhe kompanitė e disa tė arrestuarėve i ka mbylllur policia.
Autoritetet egjiptiane rregullisht ndėrmarrin aksione kundėr kėsaj
organizate, ngase konsiderohert si lėvizja mė e madhe opozitare.
-
-
-
Shpėrthimi i flakės nė njė burg nė Honduras ka shkaktuar vdekjen e
90 njerėzve
-
-
Tegucigalpa, Honduras, 17 maj 2004
- Njė
kontakt i shkurtėr elektrik ka shkaktuar sot para agimit (e hėnė)
shpėrthimin e flakės nė njė burg nė veri tė Hondurasit dhe pėr
rrjedhojė kanė humbur jetėn 90 njerėz dhe janė lėnduar dhjetėra tė
tjerė, ka bėrė tė ditur ndihmėsministri i brendshėm i kėtij vendi,
njofton AP.
-
-
Zjarri
ka shpėrthyer derisa tė burgosurit ishin nė gjumė. Burgu gjendet nė
qytetin San Pedro Sula, 110 km nga kryeqyteti Tegucigalpa.
|
|
|
|
|
|
| KULTURĖ
| HISTORI | POLITIKĖ | OPINIONE
|
ADRESARI
| ARKIVI |
NJOFTIME
|
|
|
|
|
 |
|
|
|
Copyright©2000-2004
Trepca.net
- Tė gjitha tė drejtat e rezervuara. |
|
|
|
 |
|
|