| |
 |
|
KULTURĖ
|
HISTORI
|
POLITIKĖ
|
OPINIONE
| ADRESARI
| ARKIVI
|
NJOFTIME
|
|
|
| |
Mitrovicė: Nėnkryetari i LDK-sė, Kolė
Berisha dhe Fatmir Sejdiu, anėtar i Kryesisė sė Kuvendit tė
Kosovės, janė pritur nė Kuvendin e Komunės |
|
|
|
|
|
|
|
|
-
Mitrovicė, 17 maj 2004 / TN / Hysni SYLA
- Nėnkryetari i LDK-sė, Kolė Berisha dhe Fatmir Sejdiu, anėtar
i Kryesisė sė Kuvendit tė Kosovės, janė pritur nė Kuvendin e
Komunės nga zėvendėskryetari Mursel Ibrahimi dhe drejtorėt e
Administratės Komunale Mursel ahmeti e Fatmir Kajtazi.
-
-
Zėvendėskryetari Ibrahimi dhe bashkėpunėtorėt e tij, i kanė
njfotuar mysafirėt me gjendjen e pėrgjithshme nė komunė dhe
pėrpjekjet qė po i bėnė pushteti lokal pėr stbilizimin e plotė
tė gjendjes dhe zgjidhjen e problemeve tė ndryshme nė komunė.
-
-
Duke
folur pėr situatėn politike e tė sigurisė, zėvendėskryetari
Ibrahimi, ka thėnė se, falė angazhimit tė vetė qytetarėve nė
radhė tė parė, por edhe tė Kuvendit tė Komunės, udhėheqėjes sė
saj, subjekteve politike dhe angazhimit tė faktorėve
ndėrkombėtarė tė pranishėm nė komunė, ajo aktualisht ėshtė e
qetė, pa ekscese e incidente dhe me tendencė tė pėrmisimit tė
vazhdueshėm.
-
-
Zėvendėskryetari i Kuvendit tė Komunės, Mursel Ibrahimi ka thėnė
me kėtė rast, se komuna e Mitrovicės, aktualisht ėshtė njė ndėr
komunat e vendit, ku janė grumbulluar mė sė shumti probeleme tė
natyrės sė ndryshme, para sė gjithash pėr shkak tė ndarjes sė
qytetit, por edhe pėr shkak mosaktivizimit tė kapaciteteve
prodhuese industriale dhe mungesės sė mjeteve materiale pėr
invesstime nė projektet zhvillimore.
-
-
Poashtu, zėvendėskryetari Ibrahimi, u ka thėnė mysafirėve se
Kuvendi i Komunės ėshtė duke bėrė pėrpjekje maksimale, qė nė
kuadėr tė mundėsive qė ka, tė zgjedh problemet e ndryshme
infrastrukturale nė komunė.
-
-
Pasi
qė janė informuar nga udhėheqėsit komunal pėr situatėn e
pėrgjithshme tė sigurisė dhe pėrpjekjet pėr zgjidhjen problemeve
tė shumta, Kolė Berisha dhe Fatmir Sejdiu kanė mbėshtetur kėto
pėrpjekje tė pushtetit lokal, duke vlerėsuar pozitivsht
angazhimin dhe aktivitetet pėr tejkalimin e gjendjes dhe
evitimin e pasojave tė trazirave tė mesmarsit.
-
-
Berisha dhe Sejdiu kanė patur konsideratė pėr problemet me tė
cilat ballafaqohet pushteti lokal nė komunė dhe kanė kuptuar
drejtė pozitėn e rėndė nė tė cilėn ka ardhur Mitrovica pas
lufte, pėr shkak tė mosaktivizimit tė kapacitetve prodhuese qė
mė parė kanė qenė aktive.
-
-
Duke
premtuar ndihmėn e tyre pėr Mitrovicėn, nė tė gjitha rastet ku u
jipet mundėsia, Berisha dhe Sejdiu kanė kėrkuar nga udhėheqėja
komunale, qė tė gjitha forcat, kapacitet dhe energjitė pozitive
ti kanalizojnė nė drejtim tė zgjidhjes sė problemeve
ekzistenciale tė qytetarėve, tė infrastrukuturės nėpėr mjedise,
si dhe tė problemeve tė tjera qė i preokupojnė qytetarėt, nė
mėnyrė qė tu lehtėsohen brengat njerėzve dhe tė krijohen kushte
pėr njė jetė sa mė normale e tė dinjitetshme tė tyre.
|
|
|
|
|
|
|
 |
|
|
|
Copyright©2000-2003
Trepca.net - Tė gjitha tė
drejtat e rezervuara. |
|
|
|
 |
|
|