| |
 |
|
KULTURË
|
HISTORI
|
POLITIKË
|
OPINIONE
| ADRESARI
| ARKIVI
|
NJOFTIME
|
|
|
| |
Interviste me Dr Gëzim Alpion, lektor
dhe Punonjes Shkencore ne Universitetin e Birminghamit
|
|
|
|
|
|
|
|
|
-
17 maj 2004 / TN
-
-
"Dojçe Velle" më
13
Maj 2004
-
-
Interviste me Dr Gëzim Alpion, lektor dhe Punonjes Shkencore
ne Universitetin e Birminghamit ne Mbreterine e Bashkuar per
fenomenin e ‘brain drain’-it dhe pasojat e tij per Evropen
Lindore dhe Shqiperine.
-
-
Intervistoi me telefon nga Bonn-i per "Deutsche Welle-n"
gazetarja Vilma Filaj-Ballvora
-
-
-
Dojçe Vele (Deutsche
Welle):
Ç’eshte ‘brain drain’ dhe qe kur njihet ky fenomen ne
shoqeri?
-
-
Dr
Gëzim Alpion:
Fenomeni ‘brain drain’ mund te duket nje zhvillim i ri per ne
Evropiano-Lindoret. Megjithate, sic e theksova ne seminarin e
suskseshmem per emigracionin qe u organizua ne Prill ne Dortmund
nga shoqata Gjermani-Shqiperi, ky fenomen eshte po aq i vjeter
sa edhe shoqeria njerzore. Njerezit e edukuar e ambicioze
gjithmone e kane lene vendin e lindjes. Arsyet per kete jane nga
me te ndryshmet: perndjekjet politike, zemerngushtesia e elites
politike, kulturore e shkencore per te mundesuar progresin e
karrieres te individeve te talentuar, dhe sigurisht deshira per
te pasur nje jetese me te mire.
-
-
Me
perjashim te Hungarise dhe Polonise, ne pergjithesi brain
drain-i nuk ishte problem shqetesues per Evropen Lindore gjate
gjysmes se dyte te shekullit te 20-te. Me permbysjen e
socializmit ne fund te viteve 80-te, dhe vacenerisht gjate
viteve 90-te, brain drain-i u be nje fenomen shume serioz sepse
nje pjese e konsiderueshme e emigranteve qe u turren drejt
Perendimit perbehej nga intelektuale, artiste dhe shkencetare. E
verteta eshte se asnje vend i rajonit nuk u perjashtua nga ky
eksod i trurit, por ne disa vende ky eksod ishte me permasa me
te medha. Nder keto vende jane Rumania, Bullgaria, Polonia dhe
vecanerisht Shqiperia.
-
-
Me
perjashtim te periudhes 1945-1989, per ne shqiptaret bain
drain-i ka qene nje dukuri me se e zakonshme. Qe nga pushtimi
Romak dhe deri ne fillim te shekullit te 20-te kur Perandoria
Turke pushoi se ekzistuari, shqiptaret e kishin per tradite te
largoheshin nga trojet e tyre per te bere karriere ne Rome apo
Stamboll. Po te aplikojme diskursin qe perdorim sot per te
pershkruar disa personalitete te shquara nga Shqiperia ose me
origjine shqiptare, te atyre koherave, ata nuk jane gje tjeter
vecse shembuj te hershem te emigrimit te trurit shqiptar per ne
metropolet e huaja. Nga rradhet e ketyre emigranteve shqiptare
mendohet te kene dalur nje numer i konsiderueshem Perandoresh
Romake dhe personalitetesh te shquara te Vatikanit, disa
kryeministra te Turqise, si dhe disa arkitekte te paimitueshem
qe ndertuan kryevepra arkitekturale ne Evrope, Azi, dhe Afrike.
Emigrimi i sotem i trurit shqiptar eshte nje kapitull i ri e nje
historie te vjeter.
-
-
Dojçe Vele:
A eshte ‘brain drain’ nje dukuri vetem me efekt negativ
per shoqerite e prekura?
-
-
Dr
Gëzim Alpion:
Ne veshtrim te pare duket se largimi i trurit eshte nje fenomen
me pasoja shume te renda per vendet e prekura nga ky fenomen,
dhe deri diku kjo edhte e vertete. Nga eksodi i trurit goditen
rende ekonomia, arti, shkenca, arsimi dhe jeta politike. Nga
studimet e kryera ne 10 vjetet e fundit ne Evropen Lindore del
se shume te diplomuar si pedagoge, mjeke, artiste, e shkencetare
jane larguar, shumica pergjithmone, duke lene nje vakum te
ndjeshem ne vendet e tyre te lindjes. Nje numer i madh
spitalesh, universitetesh, dhe instituticionesh kulturore dhe
shkencore kane humbur ndoshta disa nga punonjesit me te afte nga
eksodi i trurit. Dhe ky kontigjent nuk mund te zevendesohet
menjehere.
-
-
Megjthate, une mendoj se brain drain-i nuk eshte vetem me efekt
negativ per vendet nga largohen intelektualet.
-
-
Dojçe Vele:
Cilat jane avantazhet per shoqerite e prekura?
-
-
Dr
Gëzim Alpion:
Avantazhi me i madh nuk eshte ne shumen e parave te cilet
emigranet aktualisht po dergojne ne atdhe. Ky eshte nje perftim
i rendesishem. Megjithate ky eshte nje perfitim emergjent qe nuk
do te vazhdoje gjate sepse gradualisht emigrantet do ta
rrallojne kontributin financiar per te afermit sepse te ardhurat
qe sigurojne ne Perendim u duhen per te arsimuar veten dhe
femijet. Arsimimi eshte rruga kryesore nepermjet te cilit
emigrantet do te mund te evitojne kryerjen e puneve te rendomta
si punetore krahu ne Perendim per vete dhe per femijet e tyre.
-
-
Avantazhi me i madh tani per tani per vendet e prekura nga brain
drain-i ka te beje me teper me kontributin qe intelektualet e
emigruar po japin per te permisuar imazhin e vendeve te tyre.
Fatkeqesisht, Evropa Lindore ka qe imazh shume te keq ne boten e
zhvilluar. Ne syte e nje numri te madh perendimoresh, disa vende
si Rumani, Bullgaria, dhe vecanerisht Shqiperia, konsiderohen si
pjesa Afrikane e kontinetit Evropian. Me gjithe situaten e rende
eknomike ne Evropen Lindore, perceptimi i Perendimit per
Shqiperine, Ballkanin dhe per Evropen Lindore ne pergjithese
eshte me teper jo pasqyre e realitetit sesa nje tregues
shqetesues i injorances dhe arrogances se Perendimit.
-
-
Intelektualet qe kane emigruar ne Perendim jane nje aset shume i
rendesishem per te mundesuar ndyshimin e imazhit negativ dhe
deri diku racist qe Perendimi ka per vendet e Evropes Lindore
dhe kryesisht per Shqiperine. Intelektualet e emigruar mund te
jene shume me te efektshem se diplomatet Evropiano-Lindore ne
Prendim per ta paraqitur kete pjese te Evropes si nje pjese
vitale te kontinentit qe ka kulture te admirueshme, te lashte
dhe bashkekohore, kulture dhe tradite qe duhet respektuar.
-
-
Intelektualet e emigruar kane mundesi te terheqin vemendjen e
kolegeve perendimore dhe te institucioneve kulturore dhe
shkencore ku jane punesuar ne Perendim per te kooperuar me
institucione ne Evropen Lindore ne menyre qe te behen studime te
perbashketa, investime dhe kembime eksperience.
-
-
Vecanerisht lektoret dhe punonjesit shkencore qe kane emigruar
duhet te angazhohen per te dhene ndihmesen e tyre ne
universitetet e vendeve nga jane larguar dhe kjo ndihmese mund
te jete e formave te ndryshme, si vizita te shkurtera per te
dhene cikle te caktuara leksionesh si dhe drejtimin e punimeve
shkencore te studenteve nepermjet ‘distant learning’. Shkenca ka
mundesuar qe njerezit e kulturuar te ndodhen ne atdhe pa qene
prezente atje fizikisht.
-
-
Dojçe Vele:
Ne c’menyre shoqerite e prekura dukshem prej fenomenit
te brain drain, si Shqiperia, do te mund ta shmangin ate?
-
-
Dr
Gëzim Alpion:
Fenomeni i brain drainit nuk mund te shmanget plotesisht. Dhe
kjo eshte me se e vertete per Shqiperine. Shqiperia eshte
goditur jashtezakonisht rende nga eksodi i trurit, dhe te dhenat
tregojne se ky fenomen vazhdon edhe sot te jete me permasa me te
medha se ne ndonje vend tjeter ne Evropen Lindore. Çdo vit
mendohet se rreth 3000 studente shqiptar largohen nga Shqiperi
per te bere studime kryesisht ne Perndim, gje qe do te thote se
vendi po humb cdo vit rreth nje te treten e kuadrove te
ardhshem. Them se ‘po humb’ sepse shumica e tyre nuk kane
ndermend te kthehen ne atdhe, te pakten jo menjehere pas
perfundimit te studimet.
-
-
Brain drain do te vazhdoje te jete problem shqetesues per vendet
e prekura nga ky fenomen per aq kohe sa gjendja politike dhe
ekonomike nuk eshte e qendrueshme. Ne qofte se shtetet perkatese
nuk bejne investimet e duhura ne arsim, shkence dhe kulture, ne
qofte se institucionet kerkimore shkencore dhe kulturore do te
vazhdoje te jene te politizuara, perderisa klikat politike do te
vazhdoje te zhyten thelle e me thelle ne korrupsion duke e
asfiksuar ekonomine dhe jeten poltike, kulturore dhe shkencore
ne vend, njerezit e arsimuar dhe ata qe aspirojne per arsim,
shkence, dhe kulture do te vazhdojne te largohen.
-
-
Disa politikane Evropiano Lindore, duke perfshire edhe ca
politikane shqiptare, u bejne thirje bashkombesve te edukuar te
kthehen ne atdhe. Intelektualet nuk do te riatdhesohen me thirje
naïve dhe shpesh hipokrite nga politikane te korruptuar qe
vazhdojen te pasurohen me metoda mafioze, por jane gjithmone
doreshternguar kur vjen puna per te ritur rrogat e punonjesve te
arsimit, mjeksise, shkences dhe kultures. Patriotizmi nuk
imponohet. Shqiptaret nuk kane nevoje per politikanet tu mbajne
leksione per patriotizmin dhe atdhedashurine. Njerzit kane te
drejte te shkojne ku te duan dhe te zhvillojne karriere ku tu
krijohet mundesia.
-
-
Sigurisht qe disa intelektuale te emigruar do ti shkepusin
lidhjet me atdheun, por pjesa dermuese e emigranteve te arsimuar
e kane marre Shqiperine me vete ne mergim. Shumica e
intelektualeve te suksesshem shqiptar jane gjithmone te gatshem
te kontribojne ne dobi te atdheut. Varet nga shteti shqiptar se
sa do te jete ne gjendje te perfitoje nga nje numer kaq i madhe
intelektualesh te cilet po i tregojne Perendimit se sa vital dhe
me kulture eshte kombi yne.
|
|
|
|
|
|
|
 |
|
|
|
Copyright©2000-2003
Trepca.net - Të gjitha të
drejtat e rezervuara. |
|
|
|
 |
|
|