|
-
17
maj 2004 / TN
-
-
Diamant ABRASHI
( Lugano, ZVICĖR)
-
-
Artdashėsit shqiptarė, italianė e zviceranė, tė shtunėn mbrėma
patėn rastin tė kalojnė njė mbrėmje tjetėrfare. Nėn patronatin e
Komisionit Federal tė tė Huajve dhe firmės Cosmo ASG qė
udhėhiqet me shumė sukses nga biznismeni kosovar Agim Gjinali, u
mbajt njė koncert i duo-s (piano e kėndim) i pianistes shqiptare
Amarda Beqiraj-Asllani e Gabriela Stocker-Reinacher.
-
-
Kėshtu disa dhjetėra adhurues tė muzikės klasike, nė hotel Dante
tė Luganos, patėn mundėsinė tė shijojnė ekzekutime tė Alessandro
Scarlatti-t, Giovanni B. Pergolesi-t dhe Franz Schubert-it si
dhe kėngė valle e prelude tė kompozitorit tė njohur shqiptar
Kozma Lara.
-
-
Mbrėmja u hap me me Scarlatti-n, me sopranon nga Lucerni,
Stocker e cila nė duo me Beqirajn ekzekutuan sė pari Mjaft mė
plagosėt e Nėse Florindo ėshtė besnik pėr tė kaluar pastaj
tek Pergolesi me Nėse ti mė do. Po qe se Scarlatti e
Pergolesi do tė mund tė ishin konsideruar si njė uvertyrė e
lehtė e mbrėmjes, pjata kryesore u servir me Schubert-in me
ariet Shėtitje, Ndal, Kurreshtari dhe Ngjyra e dashur me
tė cilat Gabriela Stocker pati mundėsinė tė paraqitej para tė
pranishmėve.
-
-
Pastaj i erdhi radha zonjės Beqiraj e cila ekzekutoi kompozimet
e Larės duke i dhėnė mbrėmjes njėkohėsisht njė freski por edhe
njė ngrohtėsi mesdhetare qė jehoi brenda mureve tė hotel Dantes
si njė jehonė e bukur kujtese nga Moti i Madh i muzikės
shqiptare.
-
-
Njė paraqitje simpatike, njė pėrthyerje e notave muzikore nėn
prizmin letrar u bė nga poetesha italiane Ilaria Di Giacomo e
cila nga libri i saj i fundit Momente takimi lexoi krijime tė
saja.
-
-
Ishte ky njėri nga koncertet e njė serie e cila kėtė vit do tė
pėrmbyllet me 25 Maj nė Baar/ZG, Bern mė 12 qershor dhe Cyrih me
25 qershor pėr tė rifilluar nė kantonet tjera e qė nga tė huajt
pretendon qė nė Zvicėr pos aftėsive punuese tė demonstrojnė edhe
vlerat e tyre kulturore. Sidoqoftė tė pranishmit patėn
mundėsinė qė nė Lugano tė kalojnė njė mbrėmje tjetėrfare e qė po
dėshmon se pas relaksit pesėvjeqar emigracioni shqiptar po
kėrkon forma tė reja integrimi e bashkėpunimi me autoritetet
vendore. Po i kthehet vetvehtes dhe shpirtit tė tij
krijues
|
|