|
-
Shkruan:
Ēerkin BYTYĒI
-
-
KUARTET POETIK ME VLERĖ SHUMDIMENSIONALE
-
-
Kohė mė parė, doli nga shtypi vėllimi me poezi dygjuhėshe nga
autorė shqip- e gjermanofolės, KUARTET POETIK / EIN
DICHTERISCHES QUARTETT zgjedhur e pėrkthyer nga shkrimtari
e pėrkthyesi Ferdinand Laholli, qė deri mė tash botoi
dhjetra pėrmbledhje me poezi e tregime, pėr tė rritur e fėmijė,
krijuar nė gjuhėn shqipe e gjermane, tė cilat janė pėrkthyer nė
shumė gjuhė tė botės;
-
-
Ferdinand Laholli, i lindur mė 1960 nė Gradishtė tė Shqipėrisė e
qė aktualisht jeton nė Bykeburg tė Gjermanisė, tashmė ka njė
vepėr tejet tė rėndėsishme letrare, tė shtrirė nė kohė, njė
angazhim tejet serioz nė fushėn e pėrkthimeve dhe afrimit midis
dy kulturave, asaj shqiptare dhe gjermane.
-
-
Krahas
dėshmisė pėrkthimore tė Robert Schwartzit, Dr. Robert Elsiet dhe
Hans Joachim-Lankschit, ky shkrimtar dhe pėrkthyes po dėshmon me
pėrkushtim seriozitetin e ēasjes sė tij nė sferėn e pėrkthimit
letrar, qė ėshtė nė tė vėrtetė, siē thot ai, Njė orvatje pėr tė
pėrforcuar lidhjet shpirtėrore mes dy kulturave tona, asaj
shqipe dhe asaj gjermane. Pėrpjekje kjo qė si e tillė, po
zgjėrohet dhe ndiqet me interesim. Ėshtė kjo punė e mundimshme
dhe me vlerė qė gjithsesi ēmohet e vlerėsohet lartė jo vetėm nga
lexuesit, e tė cilės Laholli tejet i angazhuar, po ia del me
sukses.
-
-
Autori
dhe pėrkthyesi Ferdinand Laholli, kohė mė parė ka botuar
shqip-gjermanisht Antologji e poezisė moderne shqipe /
Anthologie der modernen albanischen Lyrik. Hartimi i kėsaj
vepre ka kėrkuar leximin e vėmendshėm tė qindra vėllimeve
poetike, pėr tė kryer pėrzgjedhjen, pastaj pėrkthimin, e mė pas
pėrfshirjen e tyre nė dorėshkrimin dygjuhėsh. Nė kėtė botim tė
rėndėsishėm dhe vėllimor, janė pėrfshirė poezi nga 93 autorė,
nga tė gjitha trevat shqiptare.
-
-
Referuar botimive tė tij dygjuhėshe, edhe dygjuhėsia e kėsaj
vepre ka mes tė tjerash funksionin respektues e nderues tė
gjuhės sė autorėve, por ndėrkohė kemi tė bėjmė edhe me njė
ballafaqim tė punės sė madhe pėrkthyese.
-
-
Nė kėtė vazhdė dhe tejet i rėndėsishėm ėshtė edhe vėllimi poetik
Kuartet poetik /Ein dichterisches Quartett, botuar ditė mė
parė, ku nė gjuhėn shqipe dhe gjermane, janė prezentuar autorėt
shqiptarė dhe zvicran, tė sukseshėm dhe produktiv, krijimtaria e
tė cilėve lė mbresa. Janė kėta dy autor shqiptarė, Mustafė
Xhemaili dhe Isuf Sherifi si dhe dy autorė zvicran, Fred Kurer e
Ivo Ledergerber, tė cilėt me poezitė e tyre janė prezentuar nė
kėtė vėllim tė pėrbashkėt dy gjuhėsh, zgjedhur dhe pėrkthyer nga
Ferdinand Laholli, nė pėrkujdesjen e Shoqėrisė Kulturore
Shqiptare Mėmėdhe nė St. Galen tė Zvicrės, botuar nga shtėpia
botuese Pro kultura.
-
-
Kėtij vėllimi i paraprin parathėnia e shkruar nga shkrimtarja e
njohur austriake Rosemarie Schulak nga Vjena e cila pos tjerash
konstaton:
-
-
- Paraqitja poetike dekadave tė fundit e njė gjuhe mjaftė tė
vogėl tė bashkėsisė evropiane tek ne, gjuhė e shpėrndarė sot
pėrtej kontinentit, tė bėn pėrshtypje jo thjeshtė vetėm pėrmes
numrit tė madh tashmė tė njohur tė autorėve shqiptarė, por
parasėgjithash me harmoninė e theksuar dhe forcėn shprehėse, qė
bie nė sy tej ēdo largėsie hapėsire e mendimi.
-
-
Kjo njohėse e mirė e potencialit krijues shqiptar dhe
relacioneve miqėsore ndėr shkrimtarėt e prezentuar nė Kuartete
poetike gjithashtu konstaton se Ferdinand Laholli, i vlerėsuar
pėr vėllimet e tij poetike, pėr pėrkthimin e disa librave tė
autorėve tė ndryshėm si dhe me botimin e pėrmbledhjes mjaftė tė
gjerė tė poezisė bashkėkohore shqipe nė Gjermani, botim qė duhet
lavdėruar, na vė pėrpara njė tjetėr pėrkthim poezish, pėrmes tė
cilave dėshmohet rishtazi si ndėrmjetės i angazhuar mes dy
hapėsirave gjuhėsore; njė ndihmesė e vyer, qė i shėrben
mirėkuptimit tė popujve.
-
-
Por gjuha, mendėsia dhe versioni letrar i mjaftė poetėve
shqiptarė tė zgjedhur prej tij qenė gjer para pak kohėsh krejt
tė panjohura tek ne. Pa veprimtarinė ndėrmjetėsuese tė Lahollit
askush prej nesh s`mund ta mendonte, se pikėrisht poezia ėshtė
njė komponent shumė i rėndėsishėm nė kulturėn shqiptare.
-
-
Rosemarie Schulak mėtej vlerėson: - Askush prej nesh s`mund ta
mendonte, se librat poetikė nė mėmėdheun shqipfolės arrijnė njė
numėr tė atillė botimi, pėr tė cilin autorėt e kėtushėm as qė e
marrin guximin tė ėndėrrojnė. E pikėrisht ky popull i vogėl nė
Ballkan ėshtė ndėrkohė edhe i hapur pėr atė, ēka vjen nga
jashtė. Kėtė e dėshmon edhe poezia gjermanofone nė shqipėrimin e
Ferdinand Lahollit, e cila, botuar nėpėr gazetat dhe revistat e
vendit tė tij, lexohet me mjaft interesim.
-
-
Guximi i kurorėzuar me sukses i prezentimit tė katėr
shkrimtarėve qė jetojnė nė Zvicėr si Kuartet poetik ėshtė tejt
domethėnės dhe shumėdimensional qė parasėgjithash ngėrthen nė
vehte njė formė tė re tė bashkėpunimit ndėrkulturor tejet
interesant tė pjestarėve tė dy popujve, tė shprehemi -
ambasadorėve tė dy kulturave, krijimtarisė poetike tė dy popujve
nė miqėsi tė mirė dhe tradicionale. Janė zgjedhur dhe prezentuar
kėtu nga i palodhshmi Ferdinand Laholli dy poet shqiptarė tė
emigruar nė Zvicėr dhe dy poetė tė Zvicrės, vendit nikoqir, qė i
karakterizon njė tendencė dhe qėllim i pėrbashkėt pėr pėrhapjen
e krijimtarisė sė tyre letrare.
-
-
Ky vėllim poetik (ISBN 9951-423-02-7), u botua falė angazhimit
tė Shoqėrisė Kulturore Shqiptare Mėmėdheu nė St. Galen dhe me
ndihmėn e Departamentit pėr Ēėshtje Jorezidente tė Kosovės,
Entit pėr Kulturė tė Kantonit tė St. Galenit, Qyteteit St.Galen,
Qytetin e Bielit, Entit pėr Kulturė tė Kntonit tė Bernit si dhe
Komunėn e Wittenbachut nė Zvicėr.
-
-
Libri i posabotuar qė ka 260 faqe, ėshtė i rėndėsie tė madhe dhe
me vlerė shumėdimensionale qė begaton veprimtarinė botuese e
sidomos atė dygjuhėshe shqip- e gjermanofolėse. Ndaj lexuesit
shqip e gjermanofolės i mundėsohet shijimi i vlerave kirjuese
poetike qė trajtojnė tema e motive tė ndryshme gjithėsesi
interesante nga penat e mrehta tė katėr autorėve tė prezentuar.
|
|