|
 |
|
15 maj 2004 / TN
Zėri i
Amerikės, mė 14 maj 2004
Ndėr shekuj
njerzimi ka parė shumė luftėra. Disa janė bėrė pėr tė
treguar fuqinė e disa pėr famė. Por luftrat qė janė kthyer
nė legjenda e transmetohen nga brezi nė brez, shumė prej
tyre kanė patur si shkak nderin dhe dashurinė. Njė nga kėto
legjenda ėshtė edhe lufta e Trojės pėr mbretėreshėn Helenė.
Kjo legjendė bazuar nė Iliadėn e Homerit vjen sot nė
kinematė amerikane pėrmes filmit tė ri Troja me aktorin
kryesor, Brad Pitt.
Pasioni i dy tė
dashuruarve mė legjendarė tė kohės nė Greqinė e lashtė,
Parisit, princit tė Trojės dhe Helenės, mbretėreshės sė
Spartės, ndez njė luftė qė do tė ēudiste civilizimin e asaj
kohe. Grabitja e Helenės nga Parisi shkakton njė turp tė
madh pėr burrin e saj, mbretin Menelaus, vėllanė e mbretit
Agamemnon. Vėllezėrit bashkohen pėr tė vėnė nė vend nderin e
familjes, ndėrkohė qė nė skenė shfaqet edhe luftėtari mė i
fuqishėm i tė gjitha kohėrave, Akili, luajtur nga Brad Pitt.
Akili rebel,
arrogant dhe i pakapshėm nga shpata e armikut, i etur pėr
famė, niset drejt portave gjigande tė Trojės nėn udhėheqjen
e Agamemnonit. Troja, qyteti fortesė me mure tė larta,
udhėhiqet nga mbreti Priam e mbrohet rreptėsisht nga princi
Hektor. Ky qytet ėshtė njė kala qė asnjė ushtri armike nuk
ka mundur ta thyejė.
Por vetėm njė
njeri do tė jetė ēelėsi i fitores apo humbjes sė Trojės. Ky
njeri ėshtė Akili, tė cilit bukuria e mbretėrshės Helenė i
ka ndezur gjakun pėr luftė. Lufta legjendare pėr nder dhe
dashuri do tė sjellė edhe shkatėrrimin e njė vendi dhe
popullit tė tij. |
 |
|
Nga lufta legjendare pėr dashuri tek
lufta me dragonj dhe mbretėr famėkeqė po pėr dashuri. Bėhet fjalė
pėr pjesėn e dytė tė filmit tre dimensional dixhital, Shrek, qė del
nė kinematė amerikane tė mėrkurėn qė vjen, duke hapur paksa para
kohe sezonin veror tė filmave.
Pėrsonazhi krysor i filmit, Shrek, dhe
bashkėshortja e tij, princeshė Fiona janė ftuar nga prindėrit e
princeshės, mbreti dhe mbretėresha e Mbretėrisė Shumė shumė tė
Largėt.
Shrek, zėri i tė cilit interpretohet nga
komediani Mike Myers dhe Princesha Fiona, me zė tė dubluar nga
Cameron Diaz, nisen pėr nė marrė pjesė nė darkėn e prindėrve tė saj.
Bashkė me ta ėshtė edhe gomari i famshėm. Por tė dashuruarit nuk e
dinė planin e fshehtė tė prindėrve tė nuses pėr fatin e saj dhe tė
mbretėrisė. Mbreti ndodhet nė kėrkim tė njė magjistareje, njė princi
pėr ti marrė mendjen vajzės dhe njė gjahtari pėr tė vrarė Shrekun.
Pjesa e dytė e filmit tė famshėm tre dimensional vizatimor, pritet
tė ketė shumė sukses si tek fėmijėt por edhe tė rriturit.
Pėr xhirimin e filmit u shpenzuan 70
milion dollarė, 30 milion prej tė cilave shkuan nė xhepat e Mike
Myers, Cameron Diaz dhe Edie Murphy-it, nga 10 milion secili.
Ndėrkohė qė pjesa e dytė e filmit nuk ka
dalė akoma nė kinema, puna ka filluar pėr pjesėn e tretė.
C'po ndodh me procesin gjyqėsor nė
ngarkim tė lojtarit tė famshėm tė basketbollit, Kobe Bryant?
Pothuajse 11 muaj qė nga arrestimi i tij, ylli i sportit ka
deklaruar pafajėsinė ndaj akuzės pėr pėrdhunimin e njė vajze.
Gjatė paraqitjes sė tij para gjykatėsit
tė pėrgjithshėm nė Eagle tė Kolorados, Kobe Bryant tha vetėm katėr
fjalė. Pyetjes nga gjykatėsi nėse e kuptonte akuzėn dhe pasojat qė
mund tė kishte nga kjo, sportisti ju pėrgjigj prerazi po. Mė pas ai
hodhi poshtė akuzėn duke thėnė se ishte i pafajshėm. Gjykatėsi e
mbylli seancėn duke thėnė se nė takimin e radhės do tė pėrcaktonte
datėn se kur do tė zhvillohet gjykimi. Ndėrkohė njoftohet se
paditėsja 19 vjeēare nuk mori pjesė nė kėtė senacė.
Lojtari 25 vjeēar, Kobe Bryant ka pohuar
se ka patur marėdhėnie intime me pėlqimin e vajzės, verėn e kaluar
nė hotelin ku punonte ajo. Nėse gjendet fajtor, Bryant mund tė
denohet nga 20 vjet deri burgim tė pėrjetshėm.
|
|