|
 |
|
-
Prishtinė, 15 maj
2004
- Nė Prishtinė i filloi punimet
Kuvendi i Katėrt Zgjedhor i Forumit tė Gruas sė
LDK-sė, me pjesėmarrjen e delegateve nga tė gjitha
komunat e Kosovės dhe tė mysafirėve.
Nė hapjen solemne mori pjesė edhe Presidenti i
Kosovės dhe njėherit edhe kryetar i LDK-sė,
Dr.Ibrahim Rugova, i cili pėrshėndeti punimet e
kėtij kuvendi.
-
Presidenti Rugova tha se mbajtja e Kuvendit tė
Forumit tė Gruas ėshtė moment me rėndėsi, sepse kjo
ėshtė oganizata mė masive e gruas nė Kosovė, ėshtė
pjesa mė vitale dhe mė e rėndėsishme e LDK-sė qė nga
themeli para 15 vjetėsh.
|
-
-
FG ka treguar integrimin dhe
konsolidimin e rolit tė gruas nė shtetin dhe nė shoqėrinė e
vendit tonė. Presidenti me kėtė rast theksoi se njohja formale e
pavarėsisė sė Kosovės ėshtė njė imperativ i kohės dhe tė bėhet i
Kosovės nė BE, nė NATO dhe nė miqėsi permanente me SHBA-tė.
-
Duke i dėshiruar punė tė mbarė kuvendit, Presidenti Rugova tha
se ka besim nė kėtė kuvend dhe nė strukturat qė sot do tė
zgjedhen dhe beson se ato do tė jenė tė afta qė ta udhėheqin FG.
-
Ndėrkaq duke folur pėr zgjedhjet e ardhshme e pėrgjithshme, zoti
Rugova tha se do tė bėhen tė gjitha pėrgatitjet pėr kėto
zgjedhje, duke shtuar se ato duhet tė jenė tė qeta e tė lira,
dhe nė kėtė drejtim do tė angazhohe edhe UNIMIK-u, KFOR-i, SHPK,
etj.
-
 |
|
-
"Sot po rrumbullakėsojmė njė proces zgjedhor i cili ėshtė
zhvilluar nė mėnyrė tė shkėlqyeshme nė tė gjitha degėt e Forumit
tė Gruas dhe mund tė them se gjatė kėsaj kohe Forumi i Gruas i
LDK-sė ka dėshmuar pjekuri tė lartė politike e kombėtare dhe
pėrgjegjshmėri pėr tė ardhmen si dhe aftėsi tė larta
organizative", tha nė fillim tė fjalės sė saj Melihate
Tėrmkolli, kryetare e FG tė LDK-sė.
-
Ajo theksoi se edhe ky Kuvend ėshtė nė funksion tė forcimit tė
mėtutjeshėm tė Forumit tė Gruas tė LDK-sė dhe tė vetė LDK-sė, si
dhe nė funksion tė pėrgatitjeve sa mė tė mira pėr Zgjedhjet
nacionale.Zonja Tėrmkolli nėnvizoi se, "nė Ditėn Ndėrkombėtare tė
Familjes, Forumi i Gruas e mban kėtė Kuvend, si pjesė e
rėndėsishme e njė familjeje tė madhe, siē ėshtė LDK-ja dhe ėshtė
e pėrkushtuar tė mbrojė dhe tė avansojė vlerat e fuqishme tė
LDK-sė qė janė vlera kombėtare, ashtu siē ēdo grua mbron
familjen e vet".
|
-
-
Ajo pėrkujtoi se FG i LDK-sė ka zhvilluar punėn e vet nė frymėn
e pėrgjegjėsisė sė lartė pėr tė sotmen dhe tė ardhmen e Kosovės,
veprimtari kjo qė lidhet edhe me Zgjedhjet nacionale nė tė
cilat, siē u shpreh, LDK duhet tė ketė dhe do tė ketė fitore
absolute. "LDK ėshtė e aftė dhe e pėrgatitur tė marrė
pėrgjegjėsitė pėr tė finalizuar procesin qė quhet njohje e
pavarėsisė sė Kosovės me bartėsen mė tė denjė tė kėtij procesi e
qė quhet LDK", theksoi zonja Tėrmkolli.
-
Ajo tha se Forumi i Gruas ėshtė i pėrkushtuar tė japė gjithė
kontributin qė edhe kėto zgjedhje tė jenė sa mė demokratike, mė
transparente dhe tė njė niveli dhe cilėsie edhe mė tė lartė,
duke kėrkuar njėherit edhe nga OSBE-ja e UNMIK-u tė shėnohet
ngritje e transparencės, kooperativitetit dhe korigjimeve tė
nevojshme pėr ngritje mė cilėsore tė procesit zgjedhor.
-
Poashtu zonja Tėrmkolli theksoi se Forumi i Gruas do tė dėshmojė
gjithnjė aftėsinė, pėrkushtimin dhe forcėn e LDK-sė pėr shtetin
tonė, pėr Kosovėn e pavarur e demokratike.
-
Kryetarja e Forumit tė Gruas tha se organizata qė ajo drejton do
tė udhėhiqet nga politika ndėrtuese, si bazė e fuqishme e
demokracisė, e pėrparimit dhe kultivimit tė vlerave kombėtare.
-
-
"Ėshtė kultura politike kombėtare e
LDK-sė, e udhėhequr nga Presidenti Ibrahim Rugova dhe kjo
politikė do tė ketė njė kurorėzim final - njohjen e pavarėsisė
sė Kosovės, me kėtė, prandaj Forumi i Gruas i LDK-sė ėshtė dhe
do tė jetė mbėshtetje e fuqishme e Presidentit Ibrahim Rugova
dhe politikės sė tij pėr njohjen mė tė shpejtė tė pavarėsisė sė
Kosovės", tha zonja Tėrmkolli nė fund tė fjalės sė saj para
delegateve tė Kuvendit tė Katėrt Zgjedhor, i cili po i vazhdon
punimet.
|
|