|
- 15 maj
2004 / TN
-
-
Ēerēiz
LOLOĒI
-
-
Kryeministri Fatos Nano ka pėruruar dje njė drejtori shtypi qė
presupozohet tė jetė njė mjet nė ndihmė tė gazetarėve dhe tė
publikut dhe qė do t'i shėrbejė mė mirė transparencės sė qeverisė
ndaj publikut. Nė kėtė ceremoni Nano ka thėnė se kėrkon qė tė
krijojė raporte besueshmėrie mė tė mira mes qeverisė qė ai drejton
dhe punonjėsve tė medias, ndėrsa u ka bėrė me dije tė pranishmėve se
sapo kanė nisur tė tjera padi, ai dhe bashkėshortja Xhoana, kundrejt
botuesit dhe deputetit tė Kuvendit tė Shqipėrisė, zotit Nikollė
Lesi.
-
-
Historia e marrėdhėnieve tė Fatos Nanos me shtypin shqiptar, edhe me
kėtė drejtori shtypi qė ceremonohet vit pas viti, ėshtė ajo e
pėrplasjeve tė vazhdueshme; pas njė sėrė gjyqesh ndaj gazetave
opozitare ku nė tė gjitha rastet fitues ka dalė shteti, ministrat,
zyrtarėt e emėruar prej tij, kryeministri shqiptar nuk i ka kursyer
represionet dhe kontrollet edhe ndaj mediave tė tjera.
-
-
Nė
kėtė mori mediash ka njė takėm gazetash ku botues-bisnesmenėt janė
tė lidhur me tendera tė dukshėm dhe tė padukshėm me qeverinė, janė
tė pėrzier me mjaft interesa dhe qė nuk ka kurrfarė konflikti me tė,
madje janė aq tė pėrkushtuar sa tė pėrgjojnė dhe pasqyrojnė edhe
cinizmat e kryeqeveritarit me vartėsit, me stafin e ngushtė dhe me
deputetėt e majtė.
-
-
Ky
shtyp ėshtė i pandashėm nė tė gjitha qeveritė e pas nėntėdhjetės,
por problemi mė i madh qėndron me median tjetėr qė kėrkon tė jetė sa
mė e paanshme nė publikimin e veprimtarisė sė qeverisė, tė
ministrave njeri pas tjetrit dhe vetėm, sepse pasqyron edhe rastet e
pafre tė abuzimit me fondet dhe postet publike gjendet e pėrjashtuar
nga reklamat shtetėrore, vihet vazhdimisht nėn kontrollet absurde tė
strukturave shetėrore dhe pret pėr ēdo muaj nga njė padi civile apo
penale.
-
-
Nga tė
gjithė kryeministrat shqiptarė, vetėm Fatos Nano ka bėrė padi penale
pėr njė koment-editorial tė gazetės 'TemA', vetėm ky zyrtar i lartė
ėshtė konfliktuar me njė televizion kombėtar, vetėm ky kryeqeveritar
ka lėshuar njė urdhėr pėr bllokimin e informacionit qė Gjykata
Kushtetuese ia ktheu mbrapsht, ndėrsa ka rritur dozat e hermetizmit
dhe tė mosdhėnies sė informacionit edhe nė strukturat partiake.
-
-
Nė
shumė struktura shetėrore, nė mjaft ministri dhe drejtori tė
pėrgjithshme, nė shumė agjenci rajonale, ėshtė tejet e vėshtirė tė
marrėsh informacion duke qenė punonjės i shtypit; po kaq tė vėshtirė
e kanė marrjen e informimit edhe deputetėt e Kuvendit tė Shqipėrisė
qė ligjėrisht, me kushtetutėn e vendit dhe si trupė legjislative
kanė tė drejtė tė kontrollojnė kėdo dhe tė hyjnė kudo. Njė grup
kundėrshtarėsh brenda Partisė Socialiste, megjithėse ish zyrtarė dhe
drejtues tė lartė tė kėsaj forca politike, megjithėse deputetė, e
kanė gjithashtu tė vėshtirė tė marrin vendimet e qeverisė dhe tė
informohen pėr gjithė aktivitetin e saj.
-
-
Transparenca e kabinetit tė zotit Nano, nė njė drejtori shtypi ose
jo, nuk ka nevojė pėr elementė fasadė sesa njė shpjegim publik pėr
pasurinė e vetė kryeministrit, tė bashkėshortes sė tij, tė
ministrave tė tij dhe zyrtarėve tė tjerė tė lartė qė tashmė
ndėshkohen prej ndėrkombėtarėve si pengesa kryesore pėr udhėkryqin
aktual. Zoti Nano mund tė bėjė shumė padi pėr Mero Bazen dhe Nikollė
Lesin, pėr gazetarė dhe media qė nuk rreshtohen pranė tij, por edhe
me njė drejtori shtypi nuk ka sqaruar ende nėse ka pėrfituar apo jo
padrejtėsisht bashkėshortja e tij, si i ka krijuar kapitalet, si i
ka plotėsuar detyrimet ndaj shtetit etj..
|
|