| |
 |
|
|
|
 |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Pėrmbajtja:
-
Ndėrkombėtarėt dhe vendorėt po diskutojnė nė Prishtinė pėr
mekanizmin pėrcjellės tė asociim-stabilizimit
-
Banka Botėrore do tė ndihmojė rindėrtimin e Kosovės, thotė
presidenti i saj
-
Lambsdorf thotė se procesi privatizimit nė Kosovė ėshtė tepėr i
ndėrlikuar
-
Suedia pėr 190 trupa zvogėlon numrin e ushtarėve nė pėrbėrje tė
forcave paqeruajtėse nė Kosovė
-
Kosova duhet tė jetė pjesė e proceseve integruese tė Bashkimit
Evropian
-
Tė punojmė pėr tė rikthyer besimin mes komuniteteve, - tha
Rexhepi nė Lipjan
-
FR i LDK-sė nesėr organizon njė tribunė me temėn "Familja e
shėndoshė - themel i shoqėrisė"
-
Kryetari i Prishtinės, Ismet Beqiri sot udhėton pėr nė Romė
-
Hari Holkeri ėshtė shtrirė nė njė spital tė Strasburgut
-
Nesėr mbahet Kuvendi i Katėrt Zgjedhor i Forumit tė Gruas sė
LDK-sė
-
Mjetet e grumbulluara gjatė tremujorit nė Kosovė janė 126
milionė euro dhe janė nėn nivel tė planit
-
Kryeministri Rexhepi ngushėllon familjen e policit tė vrarė Ilir
Llapatinca
-
Analizė: Dhjetra mijėra njerėz nė Shqipėri aplikojnė ēdo vit pėr
tė emigruar jashtė vendit
-
Abu Musab al-Zarkavi ėshtė ekzekutori i kontraktuesit amerikan,
Nikolas Berg
-
Forcat amerikane kanė liruar dhjetėra irakianė nga burgu Abu
Graib
-
Trupat amerikane pėrshėndesin sekretarin Ramsfeld gjatė vizitės
nė Irak
-
Administrata amerikane kėrkon edhe njė fond prej 25 miliardė
dollarėsh pėr operacionet ushtarake nė Irak dhe Afganistan
-
Ish-ministrja austriake Helga Konrad pėrfaqėsuese e posaēme e
OSBE-sė pėr trafikun njerėzor
-
Luftime tė ashpra nė Naxhaf
-
Gandi kėrkon "qeveri tė fortė" nė Indi
-
Presidenti i Koresė sė Jugut rikthehet nė post
-
Nė Pakistan ėshtė vrarė njė familje muslimane shite 6-anėtarėshe
-
Nė Gaza janė plagosur tre ushtarė izraelitė
-
Ekskavatorėt izraelitė kanė rrėnuar 10 shtėpi palestineze nė
Gaza
-
Njė lider i Al Kaidės thotė se grupi i Bin Ladenit ndihmon
militantėt muslimanė nė Irak
-
Njė grup i panjohur grek merr pėrgjegjėsinė pėr shpėrthimet e
bombave nė Athinė
-
Pauell: Tė zbulohen pėrgjegjėsit pėr abuzime
|
|
|
|
|
|
|
|
|
-
Ndėrkombėtarėt dhe vendorėt po diskutojnė nė Prishtinė pėr
mekanizmin pėrcjellės tė asociim-stabilizimit
-
-
Prishtinė, 14 maj 2004
- Pėrfaqėsues tė Komisionit
Evropian, tė UNMIK-ut, tė zyrave diplomatike nė Prishtinė, tė
institucioneve vendore dhe ekspertė nė njė takim dyditėsh po
diskutojnė pėr zhvillimin ekonomik, standardet dhe forcimin e rolit
tė mekanizmit pėrcjellės tė procesit tė asociim - stabilizimit pėr
Kosovėn.
-
-
Mekanizmi pėrcjellės i
asociim-stabilizimit ėshtė njė kornizė e Bashkimit Evropian pėr
bashkėpunim me Ballkanin Perėndimor, ku pėrfshihet edhe Kosova.
-
Zėvendėsshefi i UNMIK-ut, Ēarlls Brajshou mirėpriti mbajtjen e kėtij
takimi. Ai tha se trazirat e marsit qė shkaktuan vonesė dymuajshe
pėr mbajtjen e takimit janė ende tė freskėta nė mendjet tona. Dėmi i
madh qė i shkaktuan ato trazira Kosovės ėshtė njė kthim i madh
prapa, por duhet ecur pėrpara, tha Brajshou nė fjalėn hyrėse.
-
Edhe kryeministri i Kosovės, Bajram Rexhepi ka vlerėsuar se trazirat
kanė krijuar njė imazh tė hidhur pėr Kosovėn, por sipas tij ato nuk
kanė arritur tė pengojnė punėn pėr avancimin e proceseve politike
dhe ekonomike. Ai pėrmendi pėrpjekjet e insitucioneve pėr shoqėri tė
barabartė pėr tė gjitha komunitetet.
-
-
Kryeministri Rexhepi tha se qeveria e
Kosovės ėshtė e pėrkushtuar edhe pėr pėrmbushjen e standardeve. Ato
do ta bėjnė Kosovėn vend demokratik, tė zhvilluar ekonomikisht,
shumetnik, vend qė reflekton paqe dhe siguri nė rajon.
-
-
-
Banka
Botėrore do tė ndihmojė rindėrtimin e Kosovės, thotė presidenti i
saj
-
-
Mynih, 14 maj 2004
- Presidenti i Bankės Botėrore, Xhems
Uolfenson, i cili mori pjesė nė Forumin e shtatė tė kėsaj banke nė
Mynih, nė njė prononcim pėr media nė lidhje me ndihmat pėr Kosovėn
ka thėnė:
"Kam qenė nė Kosovė nė kohėn mė tė keqe pėr tė, tani jemi atje nė
njė kohė rindėrtimi dhe pėrparimi.
-
-
Po pėrpiqemi tė mos pėrfshihemi nė
diskutimin politik, por tė ndihmojmė nė rindėrtimin e vendit, duke
krijuar njė klimė pėr investime, duke ndihmuar fushėn e arsimit, tė
shėndetėsisė dhe tė shėrbimeve. Kjo ėshtė mėnyra mė e mirė pėr tė
ndihmuar", citohet tė ketė thėnė drejtori i Bankės Ndėrkombėtare.
-
Uolfenson ka theksuar se ndihma pėr Kosovėn po jepet nė njė kohė,
kur pozicioni i saj ėshtė tepėr i veēantė dhe shprehu bindjen se
zgjidhja do tė gjendet.
-
-
-
Lambsdorf thotė se procesi privatizimit nė Kosovė ėshtė tepėr i
ndėrlikuar
-
-
Mynih, 14 maj 2004
- Nė Forumin e Mynihut Kosova ėshtė
pėrfaqėsuar nga drejtori i Shtyllės sė Katėrt tė UNMIK-ut, Nikolas
Lambsdorf, i cili pasqyroi gjendjen e rėndė ekonomike nė tė cilėn
gjendet aktualisht vendi ynė.
-
-
Ai vuri nė dukje se tė ardhurat e fundit
kapin vetėm gjysmėn e atyre tė Shqipėrisė dhe Bosnje e Hercegovinės,
vende kėto qė edhe vetė nuk dallohen pėr tė ardhura tė larta.
-
Eksportet e Kosovės, tha Lambsdorf, pėrbėjnė vetėm katėr pėr qind tė
importeve dhe janė tė punėsuar mė pak se 50 pėr qind e fuqisė sė
aftė pėr punė. Ai nėnvizoi rėndėsinė e zgjidhjes sė statusit pėr
zhvillimin ekonomik.
-
Nė lidhje me ngecjen e proceseve tė privatizimit tė ndėrmarrjeve
shoqėrore, Lambsdorf, tha se tė gjithė pajtohen qė privatizimi i
ndėrmarrjeve nė pronėsi shoqėrore ėshtė me rėndėsi, por shtoi se ky
proces ėshtė edhe tepėr i ndėrlikuar nė Kosovė. "Vėshtirėsitė janė
si politike, ashtu edhe ligjore", tha Lambsdorf.
-
-
-
Suedia pėr 190 trupa zvogėlon numrin e ushtarėve nė pėrbėrje tė
forcave paqeruajtėse nė Kosovė
-
-
Stokholm, 14 maj 2004
- Qeveria e Suedisė ka vendosur
qė pėr 190 trupa tė zvogėlojė numrin e ushtarėve nė pėrbėrje tė
forcave paqeruajtėse, KFOR nė Kosovė.
-
Nė njė komunikatė tė qeverisė sė kėtij vendi thuhet se kontigjenti
suedez nė qershor do tė zvogėlohet nga 520 nė 330 pjesėtarė, njofton
AP.
-
-
-
Kosova duhet tė jetė pjesė e proceseve integruese tė Bashkimit
Evropian
-
-
Prishtinė, 14 maj 2004
- Nė pėrfundim tė takimit tė
katėrt tė Mekanizmit Pėrcjellės tė Stabilizim-Asociimit (MPSA) tė
Kosovės me Bashkimin Evropian, kryeministri Bajram Rexhepi tha se ky
mekanizėm ėshtė arterja kryesore e cila e lidh Kosovėn me BE-nė dhe
"shpresojmė qė njė ditė pasi qė tė jetė zgjidhur statusi politik i
Kosovės dhe pasi qė Kosova tė pėrmbushė kriteret pėr antarėsim nė
BE, qytetarėt e Kosovės tė bėhen qytetarė tė UE dhe Kosova anėtare e
kėtij unioni gjigant dhe modern".
-
Ndėrkaq pėr ngjarjet e marsit, Rexhepi tha se vėrtet "kanė sjellė
njė imazh tė hidhur pėr Kosovėn, por nuk kanė arritur tė pengojnė
punėn tonė pėr tė avancuar proceset politike dhe ekonomike nė
Kosovė".
-
Sipas Rexhepit, nė rrafshin politik suksesi mė i rėndėsishėm i
arritur ėshtė operacionalizimi i Standardėve pėr Kosovėn dhe
shpallja e Planit Implementues. Tani ėshtė shumė mė e qartė, tha ai,
sepse detyrat dhe obligimet qė duhet tė pėrmbushen janė precizuar nė
detaje dhe ka filluar puna nė implementimin e tyre.
-
Kryeminisri theksoi se qeveria qė ai drejton mbetet e angazhuar dhe
ka pėrqėndruar tėrė potencialin e saj pėr realizimin e standardeve
pėr Kosovėn, duke qenė e vetėdijshme thellė se kėto standarde e
bėjnė Kosovėn vend demokratike dhe tė qytetruar.
-
Rexhepi tha se ėshtė bindur se Kosova do t'i arrijė objektivat dhe
kjo do t'i mundėsojė tė jetė shumė afėr anėtarėsimit nė BE. "Nė kėtė
drejtim, formimi i Grupit Pėrkrahės pėr Kosovėn paraqet njė ndihmė
konkrete nė planin e pėrmbushjes sė standardeve", tha Rexhepi. Ai mė
tutje theksoi se Mekanizmi Pėrcjellės ėshtė dhe do tė mbetet
prioritet pėr kosovarėt, duke ritheksuar pėrkushtimin maksimal tė
Qeverisė nė suaza tė kėtij Mekanizmi.
-
Vazhdimi i privatizmit paraqet parakusht thelbėsor drejt krijimit tė
tregut tė lirė e funksional, si njė ndėr kriteret themelore tė
Bashkimit Evropian, theksoi kryeministri Rexhepi.
-
Pėrfaqėsuesi i Komisionit Evropian, Rajnhard Pribe tha se Kosova
duhet tė jetė pjesė e proceseve integruese tė Bashkimit Evropian.
-
"Ne nuk duam qė Kosova tė mbetet jashtė proceseve integruese,
pavarėsisht nga problemet politike pėr shkak tė statusit tė
pazgjidhur. Prandaj, kemi mekanizma qė do tė mundėsojnė integrimin e
Kosovės", tha Pribe.
-
-
-
Tė
punojmė pėr tė rikthyer besimin mes komuniteteve, - tha Rexhepi nė
Lipjan
-
-
Lipjan, 14 maj 2004
- Kryeministri Bajram Rexhepi
gjatė njė vizite nė Lipjan u bėri thirrje serbėve lopkalė qė ta
ndihmojnė Qeverinė e Kosovės nė pėrpjekjet pėr tė riparuar dėmet dhe
pasojat e trazirave tė marsit. Ai tha se i kuptonte vėshtirėsitė me
tė cilat po pėrballen serbėt e Kosovės pas dhunės sė marsit, por tė
gjithė sė bashku duhet rikthyer besimin mes komuniteteve nė Kosovė.
-
-
Kryeministri tha se kjo ėshtė rruga e
vetme drejt Evropės. "Po qe se ne ndėrtojmė marrėdhėnie tė mira
shumė shpejt do tė bėhemi qytetarė tė Bashkimit Evropian. Nėse nuk
mund tė durojmė njėri tjetrin apo nėse e vrasim njėri tjetrin,
askush nuk do tė na dėshirojė nė Evropė", tha kryeministri nė bisedė
me disa serbė nė qendėr tė Lipjanit.
-
-
Rexhepi u premtoi serbėve angazhimin e
qeverisė pėr rindėrtimin e shtėpive tė shkatėrruara gjatė marsit.
Disa banorė lokalė serbėt u shrehėn se kanė besim tė plotė nė
deklaratat e Kryeministri.
-
Rexhepi gjatė qėndrimit nė Lipjan takoi edhe udhėheqjen komunale.
-
Duke komentuar njė deklaratė tė tij tė mėhershme pėr nevojėn e
krijimit tė njė shėrbim intelegjent, Bajram Rexhepi tha se kėtė e ka
pėrmendur si domosdoshmėri. "Ngjarjet tragjike na kanė zėnė tė
painformuar nė lidhje me to, sepse nuk kemi pasur asnjė informacion
se do tė ndodhė diēka e tillė. Kjo ėshtė nevojė imanente pėr tė
funksionuar institucionet shtetėrore", tha Kryeministri Rexhepi.
-
-
-
FR i
LDK-sė nesėr organizon njė tribunė me temėn "Familja e shėndoshė -
themel i shoqėrisė"
-
-
Prishtinė, 14 maj 2004
- Kryesia e Degės IV e Prishtinės
e Forumit tė Rinisė tė LDK-sė, nesėr organizon njė tribunė tė hapur
me temėn "Familja e shėndoshė - themel i shoqėrisė".
-
Pėr tė trajtuar kėtė temė nė kėtė debat dhe sidomos rastet e
shkurorėzimeve nė Kosovėn e pasluftės, qė tanimė ka kaluar nė
dukuri, do tė flasin dy ligjerues: dr.Ismajl Hasani (sociolog) dhe
mr.Hysamedin Abazi (teolog).
-
Tribuna do tė mbahet nė amfiteatrin e Bibliotekės Kombėtare dhe
Universitare nė Prishtinė dhe fillon nė orėn 14.00.
-
-
-
Kryetari i Prishtinės, Ismet Beqiri sot udhėton pėr nė Romė
-
-
Prishtinė, 14 maj 2004
- Me ftesė tė prefektit tė Romės,
Valter Veltroni, kryetari i Komunės sė Prishtinės, Ismet Beqiri sot
udhėton pėr nė kryeqytetin e Italisė nė Romė.
-
Ismet Beqiri do tė marrė pjesė nė Konferencėn e Tretė Ndėrkombėtare
pėr tė Rinj, e cila do tė mbahet nga 16 deri mė 18 maj nė Romė.
-
Sė bashku me kryetarin e Prishtinės, do tė udhėtojnė edhe dy tė rinj
nga Prishtina, tė cilėt po ashtu do tė jenė pjesėmarrės tė kėsaj
konference.
-
-
-
Hari
Holkeri ėshtė shtrirė nė njė spital tė Strasburgut
-
-
Strazburg, 14 maj 2004
- Pėr shkak tė orarit tė ngjeshur
tė punėve ditėve tė fundit nė KS dhe nė Kėshillin e Evropės,
kryeadministratori i Kosovės, Hari Holkeri ėshtė shtruar nė njė
spital tė Strasburgut dhe gjendet nėn kujdesin intensiv. Ai ėshtė
ndier keq nė njė darkė diplomatike, ku merrte pjesė.
-
-
Sipas kėshillės sė mjekėve, Holkeri
pritet tė qėndrojė nė spital disa ditė. Zėdhėnėsja e OKB-sė nė
Prishtinė, Matilda Honeke ka thėnė se z. Holkeri ėshtė fizikisht i
plogėsht dhe do tė jetė nėn vėzhgimin e mjekėve pėr disa ditė. Ai
ėshtė sėmurė pas njė darke parmbrėmė nė Kėshillin e Evropės.
Zėdhėnėsja tha se gjendja e z. Holker ėshtė pasojė e njė plani tė
ngarkuar pune.
-
-
-
Nesėr
mbahet Kuvendi i Katėrt Zgjedhor i Forumit tė Gruas sė LDK-sė
-
-
Prishtinė, 14 maj 2004
- Forumi i Gruas i LDK, nesėr, mė
15 maj, nė hotelin "Grand" nė Prishtinė, mban Kuvendin e Katėrt
Zgjedhor. Kuvendi mbahet pasi nė tė gjitha degėt e Forumit tė Gruas
sė LDK-sė paraprakisht janė mbajtur kuvendet zgjedhore.
-
Forumi i Gruas i LDK-sė ka bindjen e thellė se edhe ky kuvend do tė
jetė nė funksion tė forcimit tė mėtutjeshėm tė Forumit tė Gruas dhe
tė LDK-sė nė drejtim tė zhvillimit sa mė tė mirė tė zgjedhjeve
nacionale dhe pėrshpejtimit tė procesit tė njohjes sė Pavarėsisė sė
Kosovės, thuhet nė njė njoftim tė FG sė LDK-sė.
-
-
-
Mjetet e grumbulluara gjatė tremujorit nė Kosovė janė 126 milionė
euro dhe janė nėn nivel tė planit
-
-
Prishtinė, 14 maj 2004
- Mjetet e grumbulluara gjatė
tremujorit tė parė kanė qenė 126 milionė euro, qė paraqesin 20.4 pėr
qind tė tė hyrave tė planifikuara vjetore pėr buxhetin e
pėrgjithshėm, ose afro 80 pėr qind e planifikimit pėr tremujorin e
parė.
-
-
Zyrtarėt e Ministrisė se Ekonomisė dhe
Financave thonė se niveli mė i ulėt i tė hyrave nė krahasim me
planin nuk ėshtė brengosės, sepse zakonisht tė hyrat e tremujorit tė
parė janė mė tė ulta se tė periudhave tė tjera. Shpenzimet
megjithėse janė mė tė larta se tė hyrat dhe sillen mbi 130 milionė
euro, janė nėn nivel tė planit pėr kėtė periudhė, njoftoi
kėshilltari i ministrit Sadriu.
-
Zyrtarėt e Buxhetit tė Kosovės u kanė bėrė thirrje agjencive
shpenzuese qė t'i shfrytėzojnė nė mėnyrė racionale mjetet e
buxhetit, sepse Qeveria dhe shefi i UNMIK-ut kanė marrė vendim qė tė
zvogėlojnė buxhetin nėse nuk realizohet nė planin e paraparė.
-
-
-
Kryeministri Rexhepi ngushėllon familjen e policit tė vrarė Ilir
Llapatinca
-
-
Prishtinė, 14 maj 2004
- Kryeministri i Kosovės Bajram
Rexhepi ka ngushėlluar familjen e policit tė vrarė Ilir Llapatinca
dhe kolegėt e tij.
-
"Ilir Llapatinca, me punėn dhe angazhimin e tij dhe me vetė aktin e
rėnies nė krye tė detyrės, dėshmoi pėrkushtimin dhe dinjitetin moral
tė pjesėtarit tė SHPK-sė.
-
Familja e Ilirit duhet tė jetė krenare pėr birin e vet dhe tė
mburret me shembėlltyrėn e tij, ndėrsa kolegėt e tij tė vazhdojnė mė
tutje nė angazhimin dhe pėrkushtimin e tyre pėr kryerjen e detyrave
nė SHPK", thuhet nė ngushėllimet e Kryeministrit Rexhepi.
-
-
-
Analizė: Dhjetra mijėra njerėz nė Shqipėri aplikojnė ēdo vit pėr tė
emigruar jashtė vendit
-
-
Bon, 14 maj 2004
- Emigracioni ka shoqėruar me shekuj
jetėn e shqiptarėve dhe nuk ka pothuajse asnjė vend fqinj tė
Shqipėrisė dhe asnjė vend nė Evropė ku tė mos ekzistojnė kolonitė
shqiptare, por edhe drejt vendeve tė largta si nė Shtetet e
Bashkuara tė Amerikės, nė Argjentinė, Kanada e gjetkė, thuhet nė njė
analizė tė emetuar nė radion "Dojēe vele".
-
Ajo qė konstatohet nė kėtė lėvizje masive tė shqiptarėve, ėshtė
fakti se nuk bėhet me largimin vetėm tė njėrėzve mė tė varfėr dhe tė
pakualifikuar tė shoqėrisė. Pėrkundrazi njė pjesė e mirė e
intelektualėve me ambicie jo vetėm pėr njė jetė mė tė mirė, por edhe
pėr kushte mė tė pėrshtatshme pėr karrierė profesionale, kanė marrė
rrugėt e emigracionit.
-
"Humbja e trurit" quhet dukuria me tė cilėn pėrballen kryesisht
vendet nė zhvillim, veēanėrisht vendet postkomuniste tė tranzicionit
nė Evropėn Juglindore. Kėshtu dhjetra mijėra njerėz nė Shqipėri
aplikojnė ēdo vit pėr tė emigruar kryesisht drejt Shteteve tė
Bashkuara tė Amerikės dhe Kandasė, nėnvizon Dhimitėr Doka, profesor
nė katedrėn e Fakultetit Filologjik tė Tiranės.
-
-
Sipas vlerėsimeve brenda institucioneve
mė tė larta shkencore nė Shqipėri, rreth 40 pėr qind e
itelektiualėve, ose punonjėsve tė kėtyre instituteve janė pėrfshirė
nė kėtė dhjetvjeēar nga fenomeni i emigracionit.
-
-
Krahasuar edhe me vendet tjera tė
Evropės Juglindore, sepse ky nuk ėshtė vetėm njė fenomen shqiptar,
megjithatė nisur nga numri i popullėsisė, Shqipėria ėshtė nė vend tė
parė me kėtė pėrqindje kaq tė madhe tė intelektualėve, ose tė elitės
tė trurit tė larguar nga Shqipėria, thuhet nė kėtė analizė.
-
-
-
Abu
Musab al-Zarkavi ėshtė ekzekutori i kontraktuesit amerikan, Nikolas
Berg
-
-
Uashington, 14 maj 2004
- I dyshimti i Al Kaidės,
Abu Musab al-Zarkavi, si duket ėshtė kryerėsi i heqjes sė kokės sė
kontraktuesit amerikan, Nikolas Berg, nė Irak, ka thėnė njė zyrtar i
CIA-s, njofton BBCWorld.
-
-
Agjencitė amerikane tė inteligjencės
kanė analizuar videon e ekzekutimit, tė paraqitur nė vebsajtin me
bazė nė Malajzi dhe ekziston mundėsia e lartė se ekzekutori ėshtė
Zarkavi, i cili tundte thikėn, ka thėnė zyrtari amerikan i CIA-s.
-
-
-
Forcat amerikane kanė liruar dhjetėra irakianė nga burgu Abu Graib
-
-
Abu Graib, Irak, 14 maj 2004
- Njė ditė pasi sekretari
i amerikan i Mbrojtjes vizitoi burgun Abu Graib afėr Bagdadit,
forcat amerikane kanė liruar sot (e premte) dhjetėra irakianė nga ky
burg, ku u bė skandali i abuzimeve tė tė burgosurve, njofton Rojter.
-
-
Zyrtarėt amerikanė kanė thėnė se sot do
tė lirohen rreth 300 tė burgosur dhe ky numėr ėshtė vetėm njė pjesė
nga programi mujor i lirimit tė tė burgosurve tė kėtij burgu, qė
pritet tė lirohen nga komandanti i sapo emėruar i burgut. Deri nga
fundi i kėtij muaji, nė kėtė burg do tė mbeten rreth 1,500-2000.
Ndėrkaq, javėn e kaluar nė kėtė burg kanė qenė rreth 3,800 tė
burgosur.
-
-
-
Trupat amerikane pėrshėndesin sekretarin Ramsfeld gjatė vizitės nė
Irak
-
-
Bagdad, 14 maj 2004
- Sekretari i Mbrojtjes dje nė
Irak u takua me ushtarė amerikanė dhe vizitoi burgun Abu Graib, ku
janė fotografuar keqtrajtime tė tė burgosurve irakianė nga ushtarė
amerikanė.
-
I pritur ngrohtė nga trupat, Sekretari i mbrojtjes u pėrpoq tė
ngrinte moralin e tyre pas skandalit pėr keqtrajtimin e tė
burgosurve, tė cilin ai e cilėsoi si njė goditje ndaj tė gjithė
forcave tė armatosura.
Gjatė qėndrimit nė Irak, Sekretari i Mbrojtjes iu pėrgjigj pėr
shtatė orė pyetjeve pėr tė ardhmen e misionit amerikan atje.
-
"Do tė kemi njė rrugė tė vėshtirė pėrpara, e dimė kėtė. Nuk ėshtė e
lehtė tė kalohet nga njė diktaturė shtypėse nė njė vend tė
qėndrueshėm, tė begatė dhe tė suksesshėm", tha zoti Ramsfeld.
-
-
-
Administrata amerikane kėrkon edhe njė fond prej 25 miliardė
dollarėsh pėr operacionet ushtarake nė Irak dhe Afganistan
-
-
Uashington, 14 maj 2004
- Njė zyrtar i lartė i
Departamentit amerikan tė Mbrojtjes u bėri thirrje ligjvėnėsve qė tė
miratojnė njė fond prej 25 miliardė dollarėsh pėr operacionet
ushtarake nė Irak dhe Afganistan, megjithė kritikat e disa anėtarėve
tė kongresit pėr kėtė kėrkesė.
-
Nėnsekretari amerikan i Mbrojtjes, Pol Uolfowic i tha dje njė
komisioni tė senatit se ky fond do tė ndihmojė nė mbulimin e
shpenzimeve ushtarake tė paparashikueshme dhe nė afatin e shkurtėr
si nė Irak ashtu edhe nė Afganistan.
-
-
Ai tha se Pentagoni ka tė ngjarė tė
kėrkojė njė shumė mė tė madhe pėr operacionet ushtarake nė ato dy
vende nė fillim tė vitit tė ardhshėm, duke e ēuar shumėn e 2
kėrkesave nė mė shumė se 50 miliardė dollarė.
-
Pritet qė kongresi ta miratojė kėrkesėn. Por disa senatorė e
kritikuan kėrkesėn e Pentagonit pėr tė kontrolluar mėnyrėn se si
shpenzohen fondet.
-
-
-
Ish-ministrja austriake Helga Konrad pėrfaqėsuese e posaēme e
OSBE-sė pėr trafikun njerėzor
-
-
Vjenė, 14 maj 2004
- OSBE-ja emėroi ish-ministren
austriake Helga Konrad si pėrfaqėsuesen e saj tė posaēme pėr
trafikun njerėzor.
-
Ministri i jashtėm bullgar Solomon Pasi, vendi i tė cilit ka
kryesinė e radhės sė OSBE-sė, e bėri tė ditur kėtė emėrim nė Vjenė.
-
Zonja Konrad, eksperte nė luftėn kundėr trafikut njerėzor, i tha
Kėshillit tė pėrhershėm tė organizatės se synon tė luftojė jo vetėm
trafikun pėr shfrytėzim seksual por edhe pėr punė tė detyruar, nė
veēanti trafikun e fėmijėve.
-
Ajo vuri gjithashtu nė dukje se organizata kishte aftėsinė tė
ndihmonte nė pėrpjekjet pėr tė ndaluar kontrabandėn, pasi 55 vendet
e saj anėtare pėrfshijnė vende origjine, tranziti dhe destinacioni
tė mallrave tė kėsaj tregėtie.
-
-
-
Luftime tė ashpra nė Naxhaf
-
-
Naxhaf, 14 maj 2004 - Nė
qytetin e shenjtė tė Naxhafit nė Irak kanė shpėrthyer luftime tė
ashpra mes forcave amerikane dhe militantėve irakianė, mbėshtetės tė
klerikut Moktada al-Sadr.
Tė paktėn dy tanke amerikanė i janė afruar njė varreze pranė njė
vendi tė shenjtė. Luftime njoftohet se po zhvillohen nė njė rrugė nė
jug tė qytetit.
Mes militantėve tė Moktada al-Sadr dhe forcave amerikane ka patur
pėrleshje tė herėpashershme qė nga muaji i kaluar, kur militantėt
filluan njė kryengritje nė jug tė Irakut.
-
-
-
Gandi
kėrkon "qeveri tė fortė" nė Indi
-
-
Nju Delhi, 14 maj 2004
- Partia kryesore e opozitės nė
Indi, ajo e Kongresit, po fillon punėn pėr formimin e njė qeverie tė
koalicionit pas fitores sė papritur nė zgjedhjet e pėrgjithshme.
-
Udhėheqja e partisė, me origjinė italiane, Sonia Gandi, ka filluar
takimet me aleatėt kryesorė nė Delhi, por ende nuk ka lėnė tė
kuptohet nėse ajo do tė jetė kryeministrja e re e vendit.
-
Nėse kjo ndodh, ajo do tė jetė anėtarja e katėrt e dinastisė
legjendare Nehru-Gandi qė do tė mbajė kėtė post.
Ajo ka premtuar se do tė pėrpiqet tė fomojė "njė qeveri tė fuqishme,
tė qendrueshme dhe shekullare".
-
-
-
Presidenti i Koresė sė Jugut rikthehet
nė post
-
-
Seul, 14 maj 2004 -
Presidenti i Koresė sė Jugut, Roh Moo-hyun ėshtė rikthyer nė post dy
muaj pasi parlamenti i vendit votoi pėr ta ndjekur atė penalisht.
Gjykata Kushtetuese hodhi poshtė vendimin e parlamentit dhe pse
arriti nė pėrfundimin se presidenti kishte shkelur ligjet
elektorale.
Por ajo vendosi se kėto shkelje nuk ishin aq serioze sa tė
justifikonin vendimin e parlamentit pėr ta ndjekur penalisht
presidentin. Gjykata hodhi poshtė dhe akuzat e tjera pėr korrupsion
dhe inkompetencė.
-
-
-
Nė Pakistan ėshtė vrarė njė familje
muslimane shite 6-anėtarėshe
-
-
Lahore, Pakistan, 14 maj 2004
- Gjashtė anėtarė tė njė familjeje muslimane shite
ėshtė vrarė sot (e premte) me armė zjarri, nė distriktin Mugalpura
tė Lahores, nė Pakistan, njofton BBCnews. Tė vrarėt janė 2 burra,
gratė e tyre, njė djalė 17-vjeēar dhe njė vajzė e njėrit nga burrat.
-
- Para se
tė vriten, viktimat kanė qenė tė lidhura dhe tė bėra grumbull.
Motivi i vrasjes duket tė jetė urrejtja sektare fetare, por policia
nuk pėrjashton as opsionin e terrorizmit. Askush deri tash nuk e ka
marrė pėrgjegjėsinė pėr kėtė rast tragjik.
-
-
-
Nė
Gaza janė plagosur tre ushtarė izraelitė
-
-
Gaza, 14 maj 2004
- Njė palestinez i armatosur ka
plagosur disa ushtarė izrealitė nė njė sulm nė kampine refugjatėve
nė jug tė Rripit tė Gazės, thanė militantėt palestinezė dhe radioja
izrealite.
-
Grupi militant Hamas thotė se sulmuesi ka qėlluar njė ushtar dhe
pastaj edhe dy tė tjerė kur erdhėn tė ndihmojnė atė nė kampin e
refugjatėve Rafah.
-
-
-
Ekskavatorėt izraelitė kanė rrėnuar 10 shtėpi palestineze nė Gaza
-
-
Gaza, 14 maj 2004
- Ekskavatorėt izraelitė kanė filluar
sot (e premte) rrėnimin e shtėpive nė kampin e refugjatėve
palestinezė Rafah nė Gaza, njofton Rojter. Ky operacion ka pėr
qėllim tė zgjerojė korridorin e kontrollit izraelit tė kufirit
egjiptian dhe Gazės.
-
-
Njoftohet se deri tash janė rrėnuar 10
shtėpi dhe pritet tė rrėnohen edhe shumė tė tjera. Banorėt, sapo
kanė parė afrimin e izraelitėve, kanė filluar tė ikin nė panik, disa
syresh me flamur tė bardhe tė ngritur, kanė thėnė dėshmitarėt.
Armata izraelite nuk ka dhėnė ende komente.
-
-
-
Njė
lider i Al Kaidės thotė se grupi i Bin Ladenit ndihmon militantėt
muslimanė nė Irak
-
-
Dubai, 14 maj 2004
- Njė lider i lartė i Al Kaidės nė
Arabinė Saudite ka thėnė se grupi i Osama bin Ladenit ėshtė duke
ndihmuar militantėt muslimanė nė luftė pėr dėbimin e forcave
amerikane nga Iraku, bėhet e ditur sot (e premte) nė njė deklaratė
nė vebsajtin islamik, njofton BBCnews.
-
-
Grupi i tij, gjithashtu, e merr
pėrgjegjėsinė pėr sulmin e kėtij muaji nė Arabinė Saudite, ku u
vranė 5 perėndimorė dhe zotohet pėr sulme tė tjera tė pėrgjakshme nė
Arabinė Saudite dhe nė shtetet e tjera muslimane.
-
-
-
Njė
grup i panjohur grek merr pėrgjegjėsinė pėr shpėrthimet e bombave nė
Athinė
-
-
Athinė, 14 maj 2004 -
Njė grup i panjohur grek, i cili e quan veten Celula e Rezistencės
merr pėrgjegjėsinė pėr shpėrthimet e bombave nė Athinė dhe
kėrcėnimet e sponsorėve tė Lojėrave verore olimpike, njofton AFP.
Policia ka thėnė se nuk ka dėgjuar mė parė pėr kėtė grup dhe nuk
mund tė verifikojė autencitetin e kumtesės sė tij.
-
Ditė mė parė e kishte marrė pėrgjegjėsinė edhe njė grup tjetėr i
quajtur Lufta revolucionare, qė ishte zotuar edhe pėr sulme tė tjera
nė kryeqytetin grek dhe u kishte tėrhequr vėrejtjen vizitorėve tė
mos marrin pjesė nė olimpiadė.
-
-
-
Pauell: Tė zbulohen pėrgjegjėsit pėr abuzime
-
-
Londėr, 14 maj 2004
- Sekretari amerikan i Shtetit
Kolin Pauell ka deklaruar se SHBA-tė nuk do ta kthejnė shpinėn dhe
tė ikin nga Iraku, pėrkundėr protestės sė fundit me rastin e
abuzimeve tė tė burgosurve irakianė.
-
-
Nė njė intervistė dhėnė BBC-sė Pauell ka
thėnė se me rėndėsi ėshtė tė zbulohen pėrgjegjėsit pėr abuzime. "Ky
ėshtė lėshim i udhėheqjes. Kėshtu diēka nuk ėshtė dashur tė ndodhė
kurrė.
-
-
Asnjė rreshter nuk ėshtė dashur tė
tolerojė kėtė nėse ka ditur pėr kėtė, asnjė kapiten, kolonel,
gjeneral, asnjė zyrtar. Ministri Ramsfeld e ka pranuar
pėrgjegjėsinė, por ajo mė e rėndėsishmja pėr ne ėshtė qė tė zbulohet
se kujt i takon pėrgjegjėsia", ka thėnė sekretari Pauell.
|
|
|
|
|
|
|
KULTURĖ
|
HISTORI
|
POLITIKĖ
|
OPINIONE
| ADRESARI
| ARKIVI
| |
|
|
|
 |
|
|
|
Copyright©2000-2004
Trepca.net
- Tė gjitha tė drejtat e rezervuara. |
|
|
|
 |
|
|