|
14 maj 2004 / TN
Ismail KADARE
Zoti
Blloshmi,
Letra
e hapur qė mė keni dėrguar nėpėrmjet gazetave Albania dhe Sot
ėshtė njė ndėr mė tė rėndėsishmet qė janė shkruar e botuar vitet e
fundit nė Shqipėri. Bashkė me dramėn qė ka goditur familjen e fisin
tuaj, dramė qė pati si akt tė fundit pushkatimin e dy poetėve
martirė, vėllait tuaj Vilson Blloshmi dhe kushėririt tuaj Genc Leka,
letra e juaj ngre disa nga ēėshtjet themelore tė moralitetit jo
vetėm tė kulturės e letėrsisė shqiptare, po tė krejt epokės.
Vite
mė parė, nėpėrmjet historianit Uran Butka, jam njohur me dosjen e
dhimbshme tė dy poetėve martirė, Blloshmi dhe Leka. Qė nga ajo kohė,
siē mund tė jeni nė dijeni, shumė herė, e nė mėnyrė tė pėrsėritur,
nė libra, shkrime e intervista , pėrpara publikut shqiptar e
ndėrkombėtar, kam folur pėr kėtė tragjedi.E bashkė me tė kam ngritur
ēėshtjen e arkivave sekrete, duke kėrkuar hapjen e tyre pa asnjė
kusht.
Pėr
fat tė keq, zėri im e disa miqve tė mi, ka mbetur pothuajse i
vetmuar, sidomos kur ka qenė fjala pėr letėrsinė dhe artin. Njė
miratim i disa shkrimtarėve dhe artistėve, ka qenė i pamjaftueshėm
pėr tė ndryshuar gjendjen. Asnjė aksion nuk ėshtė mdėrmarrė pėr
kėtė, asnjė organizėm shtetėror ose shoqėror, asnjė komitet, OJQ ose
nismė tjetėr civile nuk ka mbėshtetur me vepra kėtė kėrkesė. Dhe jo
vetėm kaq. Sa herė qė ėshtė ngritur kjo ēėshtje, njė kor shurdhues
ėshtė ngritur aty pėr aty pėr tė penguar zbulimin e sė vėrtetės.
Thėnė shkurt,, njė mur solidariteti me xhelatėt kundėr viktimave, me
fajtorėt kundėr tė pafajshmėve.
Strategjia e kėsaj sjelljeje cinike ėshtė e qartė: tė mbulohet me
ēdo kusht e vėrteta e krimit komunist nė kulturė. Tė zėvendėsohet
ajo e vėrtetė me mashtrime e trillime rozė, me dėshmi tė rreme, dhe
ēėshtė mė e keqja, me mllef dhe terror psiqik kundėr viktimave. Dhe
kėshtu ka ndodhur ajo qė thoni ju, qė fajtorėt, emrat e tė cilėve
janė ende tė fshehur nėpėr dosjet sekrete, tė pushtojnė dalngadalė
shtypin dhe ekranet tona. Dhe kėshtu ndodh qė tė ashtuquajturat
kujtime nexhmijehoxhiste tė bėhen zotėruese nė njė pjesė tė mediave
tona.Ky ėshtė njė nga turpet mė tė mėdha tė kohės sonė.
Mbulimi i sė vėrtetės ka edhe ajo teknikat e saj, tė njohura
qyshkur.Pėrveē falsifikimeve klasike tė bėra nga vetė xhelatėt ose
servilėt e tyre tė sotėm, ka tė tjera mėnyra mė tė tėrthorta, pra
edhe mė tinzare, pė shfytyrimin e historisė.
Zėvendėsimi i sė vėrtetės me njė surrogat (erzats) tė saj, ėshtė njė
nga mė tė shpeshtat. Krijohen ngjarje, heroizma e disidenca tė
paqėna, tė cilat mėnjanojnė vetvetiu dramat e vėrteta. Kur dikush
pėr shembėll, pėrpiqet tė na mbushė mendjen se, i paska dėrguar njė
letėr Enver Hoxhės, ku i shkruan fare haptas se ti Enver Hoxha,
bashkė me shokėt e tu jeni vrasės dhe sė shpejti do ti hani kokat
njėri- tjetrit, kur dikush pra na e servir kėtė pėrrallė, nė
vėshtrim tė parė, ajo mund tė duket si njė nga ato mburjet e
rėndomta ballkanase me tė cilat ėshtė mbushur jeta jonė.Por nė njė
vėshtrim mė tė thellė del se kjo mburrje nuk ėshtė aq e padėmshme sa
ēduket.
Pėrkundrazi, ėshtė thellėsisht ēoroditėse, sepse sipas kėsaj
pėrralle, Enver Hoxha nuk del aspak njė diktator, por njė liberal i
madh. Sepse gjer mė sot nuk ka ndodhur kurrė qė njė diktator, e
sidomos njė diktator komunist, tė marrė njė letėr tė tillė, dhe tė
jetė aq mėshirėmadh ndaj shkruesit, sa pas njė ndėshkimi tė
pėrkohshėm, ti japė pėrsėri tė drejtėn e botimit! Ne tė gjithė e
dimė, e mė shumė se ne jeni ju qė e dini se sa e pavėrtetė ėshtė
kjo. Nuk ėshtė puna kėtu pėr pranimin ose jo tė njė mburrjeje. Kėtu
ėshtė fjala pėr njė pėrmbysje tė krejt historisė sė diktaturės
komuniste nė Shqipėri.
Nėqoftėse pranohet se ka qenė e mundur ti thoshje diktatorit
vrasės,dhe pas kėsaj merrje prapė tė drejtėn pėr tė botuar libra,
kjo do tė thotė tė pranosh se nė kėtė vend nuk ka patur diktaturė.
Sipas kėsaj logjike, pushkatimi i Genc Lekės dhe i vėllait tuaj
Vilson Blloshmit, pėr ca vjersha njerėzore ku pėrshkruhet rėnia e
gjetheve dhe zjarri nė vatėr, tingėllon krejtėsisht i pabesueshėm.
Me
kalimin e viteve, nėqoftėse nė Shqipėri do tė vazhdonte sundimi i
trillimeve nexhmijehoxhiste, ky pushkatim mizor do tė quhej
pėrrallė, ngaqė surrogati, ai qė tiranin e nxjerr aq tė mėshirshėm,
do ta kishte zėvendėsuar ndėrkaq tė vėrtetėn. Njė tjetėr mėnyrė e
falsifikimit tė historisė ėshtė banalizimi, pėrgjithėsimi i sė
keqes. Nė emėr tė mitit tė bashkėfajėsisė gjithēka futet nė njė
thes. Ashtu si nė ferrin pagan qė ėshtė krejt i ndryshėm nga ai
dantesk, nė jetėn tonė krijohet njė mjegullinė brenda sė cilės nuk
dallohet vlera nga antivlera, kallėzuesi nga viktima, spiuni nga i
spiunuari.Mėkatarėve tanė u vjen shumė pėr shtat ky lloj ferri
pagan. Pėr tė ardhur te letėrsia shqipe e gjysmės sė dytė tė
shekullit ajo do tė gjykohet ndryshe. Ajo do tė gjykohet nė bazė tė
dy parimeve themelore.
E
para, parimi i vlerave. E dyta, ai i moralitetit. Lidhur me vlerat,
dihet se vetėm njė pjesė e saj do ti qėndrojė kohės. Lidhur me
moralitetin, pėrveē asaj pjese tė letėrsisė qė e ka njollosur veten
duke nxitur urrejtjen klasore , shtypjen, hymnizimin e Ministrisė sė
Brendshme, e tė tjera si kėto, e vėrteta kryesore mbetet e ndryrė nė
arkivat e fshehta. Aty ndahen dy armatat: fajtorja nga e pafajshmja,
viktimat nga spiunėt. Kjo ėshtė ndarja themelore, e pazėvendėsueshme
nga asnjė surrogat. E pamėshirshme nė vėrtetėsinė e saj, e
painterpretueshme sipas ėndjes. Ėshtė ajo qė ju me tė drejtė, nė
letrėn tuaj, kėrkoni tė zbulohet.
Ky
zbulim nuk ėshtė i gėzueshėm. Por nė kushtet e historisė sė sotme
shqiptare, nė kushtet e mjegullės ēorientuese, ai ėshtė i nevojshėm.
Njė operacion kirurgjikal, pėr tė ndaluar infektimin e pjesės sė
shėndoshė tė ndėrgjegjes shqiptare.Kjo ndėrhyrje nuk do tė jetė e
lehtė. Do tė ngrihet prapė muri mbrojtės i solidaritetit tė sė
keqes. Do tė bėjė zhurmė kori i saj. Kur drejtori i Pėrgjithshėm i
Arkivave tė Shqipėrisė shpall se do tė botojė njė libėr me dokumente
tė fshehta, qė lidhen me pėrgjimin, nė vend qė ky lajm tė zgjojė
kurreshti, nxit nervozizėm. Gjithfarė dokrash thuhen me kėtė rast.
Ēna duhet tė hapim telashe tė tilla? Kujt i hyjnė nė punė ato?
Brezi i ri i sotėm as qė do tia dijė pėr kėsi historish, etj. etj.
Vėrtet
besojnė kėta avokatė tė tė keqes se brezi i ri shqiptar mund tė ketė
kujtesėn e njė foke? Brezi i ri, ai qė e di ēka ndodhur nė kohėn e
Hitlerit, tė Xhingis hanit, apo tė Neronit, nuk mund tė jetė
shpėrfillės ndaj dramės sė popullit tė vet. Eshtė krejtėsisht
normale qė ai tė dijė ēka ndodhur kėtu, madje ēka ndodhur
gjithkund. Ende sot, pas 2000 vjetėsh, nuk reshtin pėrpjekjet pėr tė
gjetur denoncimin e fshehtė qė ēoi nė internim poetin romak Ovidin.
Mirėpo tek ne zotėron tjetėr logjikė. Mė lejoni tua pėrsėris se dy
shkrimtarė deputetė, njeri i majtė e tjetri i djathtė, u ngritėn tė
parėt kundėr projektit tė shefit tė arkivave. Kjo tregonte, veē tė
tjerash, qė pėr disa politikanė tė majtė ose tė djathtė , ka njė
pikė tė errėt ku ata takohen.
Zoti
Blloshmi,
Siē
mund ta shihni nga kjo letėr, unė prej vitesh kam qenė dhe vazhdoj
tė jem nė njė mendje me ju. E kuptoj gjithė dhimbjen tuaj, gjithė
dėshpėrimin dhe revoltėn tuaj.
Nė
perandorinė komuniste, qė nga Kuba nė Mongoli, e nga Arktiku nė
Shqipėri,janė bėrė krime monstruoze tė cilat kanė rėnduar gjithė
ndėrgjegjen e shekullit XX. E megjithatė besoj se nė krejt historinė
e njerėzimit, qė nga koha e Neronit e kėndej, ėshtė vėshtirė tė
gjendet njė shembull tjetėr, qė dy poetė tė jenė pushkatuar pėr disa
vjersha tė pafajshme pėr gjethet dhe pėr vjeshtėn.
Pushkatimi i Vilson Blloshmit dhe Genc Lekės, ka shėnuar njė rekord
tė ri nė hierarqinė e zezė tė sė keqes nė kėtė planet. Kėtė rekord
tė turpit e ka arritur, pėr fat tė keq, Shqipėria komuniste.
Pėrfitoj nga kjo pėrgjigje pėr tiu drejtuar publikisht Presidentit
tė Republikės, qė tė ndėrhyjė me tagrin e tij tė lartė, pėr tė
vendosur ngritjen e njė pėrmendoreje tė dy poetėve martirė, ata qė u
rrėzuan nga arma, pėr shkakun e vetėm se shkruan poezi tė
njerėzishme nė njė kohė ēnjerėzore. Lidhur me kėrkesėn tuaj pėr
zbulimin e dokumentacionit tė fshehtė, ashtu si dhe mė parė vazhdoj
ta mbėshtes pa asnjė rezervė. Me kėtė rast i drejtohem prapė
Presidentit pėr ti kėrkuar pėrpilimin e njė legjislacioni pėr
transparencėn lidhur me arkivat e pahapura, atje ku ėshtė ndryrė njė
peshė e errėt, pa zbulimin e sė cilės, ndėrgjegja e kėtij vendi nuk
mund tė jetė e qetė.
Shėnim
i redaksisė: Nė maj tė kėtij viti, nėpėrmjet dy tė pėrditshmeve,
zoti Bedri Blloshmi, vėllai dhe kushuriri i poetėve tė pushkatuar
Vilson Blloshmi dhe Genc Leka, i ka dėrguar dy letra tė hapura
shkrimtarit Ismail Kadare. Nė kėto letra tė titulluara Pėrse nuk
hapen dosjet e shkrimtarėve dhe Prijini pastrimit tė botės sė
letrave, autori i tyre kėrkon ndihmesėn e shkrimtarit pėr hapjen e
dokumentacionit tė fshehtė, ku ėshtė dėshmuar ndjekja sistematike,
pėrgjimi dhe spiunimi i shkrimtarėve shqiptarė gjatė diktaturės
komuniste. Po botojmė pėrgjigjen e shkrimtarit Ismail Kadare.
|
|