|
13
maj 2004 / TN
Zėri i Amerikės, mė 11 May 2004 /
Astrit Lulushi
Tensioni i gjakut
Njė studim i ri tregon se ata fėmijė e
tė rinj qė kanė presion tė lartė gjaku, ose hipertension, siē thuhet
shpesh, me kalimin e viteve mund tė ndeshen me probleme tė rėnda
shėndetėsore. Shtimi i rasteve tė presionit tė lartė tė gjakut mes
fėmijėve nxjerr edhe njė herė nė pah nevojėn pėr parandalimin e
mbipeshės trupore duke shtuar veprimtarinė fizike dhe duke ndryshuar
dietėn.
Studime tė njėpasnjėshme tregojnė
se rastet e mbipeshės mes fėmijėve nė Shtetet e Bashkuara po shtohen.
Kjo pėr arsye se ata
hanė shumė e lėvizin pak. Studimi i fundit tregon se duke shtuar nė
peshė, kėta fėmijė rrisin edhe presionin e gjakut nė organizmin e
tyre.
Profesori Paul Munter pranė
universitetit Tulane thotė se rastet e presionit lartė tė gjakut
janė shtuar dukshėm mes fėmijėve dhe tė rinjėve gjatė 15 vjetėve tė
fundit nė Shtetet e Bashkuara. Doktor Munter dhe kolegėt e tij
analizuan presionin e gjakut mes 2 mijė fėmijėve tė moshės 8 deri 17
vjeē. Kėta fėmijė u pėrzgjodhėn pėr tė pėrfaqėsuar tė gjitha
segmentet e moshės sė tyre nė mbarė vendin. Pastaj rezultatet u
krahasuan me ato tė njė studimi tė ngjashėm 15 vjet mė parė mes 3
mijė fėmijėve.
Doktor Munter thotė se nga krahasimi i
rezultateve doli se veēanėrisht presioni sistolik, ose numri mė i
lartė i presionit tė gjakut u rrit 1 presje 4 gjatė kėsaj periudhe
15 vjeēare. Ndėrsa numri i ulėt i presionit tė gjakut ose diastolik
u rrit 3 presje 3. Studimi tregoi lidhje tė forta midis mbipeshės
dhe presionit tė lartė tė gjakut. Por shqetėsimi tani ėshtė se ēfarė
do tė ndodhė me kėta fėmijė me kalimin e viteve.
Shqetėsimi i parė, thotė doktor Munter,
ėshtė se ēdo tė ndodh me ta gjatė 20 vjetėve tė ardhshėm. A do tė
shohim njė shtim epidemik tė presionit tė lartė tė gjakut apo njė
vazhdim epidemik tė presionit tė lartė tė gjakut, sėmundjeve tė
zemrės dhe bllokim tė artereve. Ekspertėt u befasuan edhe nga njė
rezultat tjetėr i studimit.
Ata vunė re se presioni i gjakut ishte
mė i lartė mes fėmijėve afrikano amerikanė dhe meksikano amerikanė.
Doktor Munter thotė se nivelet e presionit tė gjakut mes kėtyre
fėmijėve janė 2 deri 3 pikė mė tė larta sesa tek fėmijėt e bardhė.
Doktor Munter thotė se sfida tani ėshtė
pėr ta ndryshuar prirjen e deritanishme duke i bindur fėmijėt qė tė
bėjnė mė shpesh veprime fizike, tė pakėsojnė pėrdorimin e ushqimeve
tė pėrpunuara dhe tė kripės nė dietėn e tyre dhe tė kontrollojnė
presionin e gjakut sa herė qė shkojnė pėr vizitė tek mjeku.
Shkencėtarėt thonė se rezultatet e studimit nė pėrgjithėsi priteshin
tė tilla, por ajo qė i befasoi ata ishte ėshtė pėrmasa e rritjes sė
shkallės sė presionit tė gjakut.
Transplantim nė sy
Mjekėt nė njė klinikė tė Filadelfias po
kryejnė njė transplantim tė rrallė tė lenteve nė sy duke eleminuar
plotėsisht syzet apo lentet kontakt tė pėrdorura deri tani. Beti
Tinney po lexon pa pėrdorur syze pėr herė tė parė pas shumė kohėsh.
Ajo ėshtė njė nga pacientet e para nė Filadelfia e pajisur me lente
kristale, njė transplantim, i pari i kėti lloji qė jep tė njėjtin
rezultat si lentja origjinale e syrit.
Doktor Frederik Kremer thotė se nė
moshėn 40 vjeēare, lentet e syrit fillojnė tė ndryshojnė. Pamja
mjegullohet dhe leximi bėhet i vėshtirė. Lentet e reja kristale
zėvėndėsojnė lentet natyrale nėpėrmjet njė procedure tė shpejtė e tė
lehtė kirurgjike. Pas disa javėsh, Beti thotė se i ėshtė kthyer
shikimi 100 pėrqind. Lentet kristale kthejnė shikimin si pėr larg
dhe afėr, ndryshe nga ndėrhyrja me reze lazer qė rregullon tė parit
vetėm pėr larg.
|