|
-
13
maj 2004 / TN
-
-
Shkruan: Ēerkin BYTYĒI
-
-
Romani NDANĖ, njė risi nė letrat shqipe
-
-
Riat Ajazaj, i lindur nė Zhur, mė 1969, pas mbylljes sė dhunshme
tė Universitetit tė Prishtinės, ku studioi pėr Letėrsi shqipe
dhe Drejtėsi, ka vijuar studimet nė Universitetin e Tübingenit
nė Gjermani nė drejtimet Letėrsi e krahasuar, (Letėrsi e re
gjermane dhe Retorikė e pėrgjithshme). Mė 2001 ka magjistruar me
temėn Groteska te Garcia Marquezi dhe te Kadareja. Aktualisht
ėshtė doktorand nė Letėrsi e krahasuar pranė Universitetit
Eberhard Karls tė Tübingenit.
-
-
-
-
Pas
botimit tė vėllimeve tė sukseshėm nė prozė Gjarpėrinjėt e
ėndrrės e Arkėmorti bosh, 2003, Riat Ajazaj kėto ditė nė
botim tė shtėpisė botuese Kaoni, lexuesit i gėzoi edhe me njė
roman tejet interesant (Ndanė ISBN:9951-8550-1-6) qė trajton
njė kompelks motivesh e problemesh tė tė jetuarit tė individit
shqiptar nė njė hapsirė tė huaj si ajo gjermanike. Individi si i
tillė, kėtu i dhėnė nė planin e parė tė romanit, shtrėngohet tė
definohet rishtas nė mesin e individėve tė tjerė prejardhjesh
dhe kulturash nga mė tė ndryshmet e botės, nė njė qytet si
Tybingeni, aty ndanė lumit dhe kullės sė poetit tė madh gjerman
Hölderlin, apo nė atė katund botėror (Weltdorf) si quhet
ndryshe ky vend me traditė tė vjetėr universitare dhe kulturore.
-
-
Ashtu si shprehet njėri nga redaktorėt e kėtij botimi, Dr.
Ardian Kyēyku, nė fjalėn e shkruar: Ky roman shėnon njė arritje
tė padiskutueshme nė prozėn qė shkruhet shqip, dhe se, Riat
Ajazaj dėshmon mjeshtri tė hollė edhe nė faqet e kėtij romani qė
trajton nga njė kėndvėshtrim vetjak shumė prej ēėshtjeve madhore
tė mėrgatės shqiptare. Duke ecur nė hullinė mė tė mbarė tė
prozės shqipe e evropiane, pranė njė Anton Pashku e njė Franc
Kafke, pa u cėnuar nga arritjet e tyre, me njė zė krejt tė
vetėm, Ajazaj ia del mbarė tė konvertpoj hartat aq tė
koklavitura gjeografike nė Hartėn e Madhe tė Shpirtit Njerėzor,
ku hapėsirat shqiptare zėnė vendin e merituar me aq gjak, mund e
dhimbje shpesh tė shpėrfillura nga gjeografia, por edhe nga
historia.
-
-
Nė
kėtė kontekst shkrimtari Mustafė Xhemaili, poashtu nė cilėsinė e
redaktorit, vijon: Romani i Ajazajt ėshtė njė homazh krejt
origjinal i jetės sė dėrlikuar shpirtėrore dhe fizike, i njė
vitrine tė ndritshme, gjigande, me personazhe qė lėvizin si njė
makth nė kohė e hapsirė. Me njė ngarkesė tė fortė emocionale,
personazhet janė krejt tė gjallė dhe tė prekshėm, tė afėrt, tė
thejshtė, krejt njerėzor. Tė bėhet sikur ata i njeh dhe i ke
parė diku, ke biseduar e ke pirė kafe me ta, diku, nė ndonjė
kafene, nė Tybingen, nė Berlin, nė Stuttgart, nė Vjenė, nė
Kopenhagė, nė Rambuje, apo diku nė ishullin e Zhan Zhak Rusosė
nė Gjenevė.
-
-
Romani NDANĖ i Riat Ajazajt nga lexuesi dhe kritika, do tė
zbulohet si njė befasi, ku me kėnaqėsi do tė konstatohet se
autori ka arritur t`u japė atyre njė prozė tė bukur, tė veēantė
me vlera sipėrore artistike.
-
-
Mbetet qė nė 125 faqet e tij tė dendura lexuesit dhe kritika tė
kapin dhe shijojnė risitė e kėtij romani, qė padyshim mund tė
vėrehen jo vetėm nė mėnyrėn e pazakonshme tė rrėfimit dhe tė
strukturės, por edhe nė pėrmbajtjen e larmishme tė subjektit dhe
nė gjuhėn e pasur me mjete mjaft interessante stilistike.
|
|