| |
 |
|
|
|
 |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Pėrmbajtja:
-
Holkeri mbėshtet standardet para statusit dhe hedh poshtė
propozimin pėr kantonizimin e Kosovės
-
KFOR-i do tė vazhdojė me operacionet e kontrollit
-
Zėdhėnėsi Hamiti mirėpret paralajmėrimin e UNMIK-ut prej rolit
administrues nė rol monitories
-
Nė Ferizaj janė pezulluar tetė policė shqiptarė kurse nė
Shtėrpcė dy policė serbė
-
Agjencitė shpenzuese kėrkojnė 236 milion euro, kurse suficiti
buxhetor ėshtė vetėm 37.2 milion euro
-
Bordi i AKM-sė do tė mblidhet atėherė kur tė janė tė gatshėm
anėtarėt e tij
-
Mitrovicė: Shoqata e Familjeve tė Dėshmorėve kėrkojnė tė
caktohet Dita e dėshmorėve
-
Dega LDK-sė pėr Beneluks ngrit cilėsinė e organizimit pėr
realizimin e qėllimeve kombėtare
-
Ministrat e arsimit tė Maqedonisė dhe Shqipėrisė nėnshkruan
programin e bashkėpunumit
-
U zbulua njė rrjet i trafikantėsh shqiptarė, grekė e italianė me
organet njerėzore nė klinikat e Shqipėrisė dhe Greqisė
-
Agjencitė shpenzuese kėrkojnė 236 milion euro, kurse suficiti
buxhetor ėshtė vetėm 37.2 milion euro
-
Maqedenia ka mbėshtetur propozim-tekstin pėr bashkėpunim nė
fushėn e arsimit me Kosovėn
-
Ekstremistėt nė Irak vrasin njė civil amerikan duke i prerė
kokėn
-
Keqtrajtimet nė burgun irakian, "dėshtim i udhėheqjes" mes
ushtarakėve amerikanė
-
Grupet palestineze mbajnė trupat e 6 ushtarėve izraelitė
-
Kleriku radikal shiit Sadėr kėrkon bisedime me koalicionin
-
SHBA vendos sanksione ndaj Sirisė
-
Trupat amerikane kanė vrarė tė pakten 20 milicė tė Al-Sadrit
-
Nė njė shpėrthim nė njė fabrikė plastmasi nė Glasgou kanė humbur
jetėn 7 persona
-
Njė person ėshtė vrarė dhe tė pakten 3 tė tjerė janė plagosur
nga njė shpėrthim nė Filipine
-
Djali i akademikut saudit tė burgosur ėshtė arrestuar pėr
denoncimin e trajtimit tė babait tė tij
-
Nė Gaza janė vrarė 3 palestinezė dhe janė plagosur 8 tė tjerė
-
Nė njė sulm me mortaja nė Irak janė vrarė 4 filipinas
-
Mė 8 qreshor do tė ndodhė njė fenomen i rrallė astronomik
-
Njė kolumbiane ka kontrabanduar nė vaginė njė bombė nė burg
-
Tė pakten 7 trupa tė pajetė janė numėruar nė qytetin nigerian
Kano
-
Tė pakten 7 trupa tė pajetė janė numėruar nė qytetin nigerian
Kano
|
|
|
|
|
|
|
|
|
-
Holkeri mbėshtet standardet para statusit dhe hedh poshtė propozimin
pėr kantonizimin e Kosovės
-
-
Nju-Jork, 12 maj 2004
- Nė njė fjalim qė mbajti dje nė
Kėshillin e Sigurimit tė OKB-sė, kryeadministratori i Kosovės Hari
Holkeri kritikoi udhėheqėsit politikė tė Kosovės, pėrfshirė kėtu
edhe kryeministrin Bajram Rexhepi, tė cilėt tha ai, u treguan tė
ngadaltė nė dėnimin e sulmeve kundėr objekteve fetare.
-
-
Z. Holkeri tha se vrasjet e muajit mars,
e kanė tronditur nė themel misionin e OKB-sė nė Kosovė dhe kanė
sfiduar vazhdimėsinė e pėrpjekjeve tė komunitetit ndėrkombėtar pėr
ndėrtimin e njė Kosove shumetnike. Ai ka mbėshtetur standardet para
statusit dhe ka hedhur poshtė propozimin e Beogradit pėr
kantonizimin e Kosovės.
-
Holkeri tha se prokurorėt nė Kosovė kanė marrė nė shqyrtim 130 raste
qė lidhen me dhunėn e marsit dhe mė shumė se 50 raste serioze u janė
dorėzuar prokurorėve ndėrkombėtarė. Ai tha se shpejtėsia me tė cilėn
u pėrhap dhuna nė Kosovė nė muajin mars e detyroi personelin e
OKB-sė atje qė t'i bėnte njė analizė vetvetes.
-
-
Ai tha se Kombet e Bashkuara duhet tė
shikojnė ndoshta mundėsinė e riorganizimit tė strukturės sė
UNMIK-ut, por nuk dha hollėsi tė tjera. Holkeri kritikoi edhe
zyrtarėt e Qeverisė sė Kosovės dhe mediat qė nxorėn pėrfundime tė
nxituara lidhur me shkaqet e mbytjes sė fėmijėve shqiptarė, gjė qė
zemrojė banorėt dhe luajti rol nė shpėrthimin e dhunės etnike.
Holkeri tha se kushtet nė Kosovė ende nuk janė pjekur pėr t'i
detyruar pjesėtarėt e pakicave qė tė kthehen nė shtėpitė e tyre.
-
-
Ai tha se duke llogaritur nė bazė tė
popullatės, misioni i OKB-sė nė Kosovė ėshtė mė i kushtueshmi i
kėtij lloji nė botė dhe se rezultatet e tij kanė qenė tė kufizuara.
Holkeri u bėri thirrje pėrfaqėsuesve serbė qė tė marrin pjesė nė
procesin e zbatimit tė standardeve pėr Kosovėn dhe shtoi se do tė
bėjė tė pamundurėn qė tė rifillojė sa mė shpejt qė tė jetė e mundur
dialogu ndėrmjet Prishtinės dhe Beogradit.
-
-
-
KFOR-i do tė vazhdojė me operacionet e kontrollit
-
-
Prishtinė, 12 maj 2004
- Zėdhėnėsi i KFOR-it Xhim Moran
tha sot para gazetarėve se dy muaj pas trazirave tė marsit situata
nė Kosovė ėshtė e qetė. Tani ka ardhur koha qė tė shkohet pėrpara.
Sipas zėdhėnėsit Moran shumė organizata kanė dalė me vlerėsime, duke
fajsuar tė tjerėt, por jo edhe veten pėr trazirat, tha ai.
-
-
KFOR-i do tė vazhdojė me operacionet e
kontrollit tė shtėpive dhe veturave. Do tė vazhdojė dhe me
arrestimin e secilit qė shkel ligjin, pavarėsisht nga statusi qė ka.
-
Ndėrkaq zėdhėnėsja Matlde Heneke, po sot, tha se edhe administrata e
UNMIK-ut po shqyrton me seriozitet qėndrimin e vet gjatė trazirave.
"UNMIK-u ka analizuar atė qė ka ndodhur nė mars. Ne kemi pyetur
veten nėse pėrggigjja jonė ishte ajo e duhura.
A kemi bėrė sa duhet pėr parandalimin
e asaj qė ndodhi"?, tha ajo.
-
-
Zonja Heneke tha se tashmė ėshtė
themeluar njė mekanizėm i veēantė qė do ta analizojė atė qė ka
ndodhur dhe UNMIK-u do tė marrė parasysh vlerėsimet e kėtij
mekanizmi.
-
-
-
Zėdhėnėsi Hamiti mirėpret paralajmėrimin e UNMIK-ut prej rolit
administrues nė rol monitories
-
-
Prishtinė, 12 maj 2004
- Raporti i pėrfaqėsuesit Special
tė Sekretarit tė Pėrgjithshėm Harri Holkeri paraqitur nė Kėshillin e
Sigurimit ditėn e martė ka dhėnė evidenca me vlerė pėr gjendjen nė
Kosovė, pėr punėt dhe sprovat e mėdha qė dalin para UNMIK-ut dhe
institucioneve tė Kosovės, - thotė Muhamet Hamiti, zėdhėnės i
Presidentit tė Kosovės Ibrahim Rugova.
-
"Na vjen mirė qė po njihet gjithnjė e mė shumė nevoja pėr
partneritet tė administrates ndėrkombėtare dhe institucioneve
kombėtare nė Kosovė, pėr bartje tė kompetencave dhe domosdo tė
pėrfshirjes sė institucioneve tė Kosovės edhe nė pushtetet qė njihen
si tė 'rezervuara', me synimin qė tė ketė qeverisje mė efektive nė
vend.
-
-
Pėr kėtė kanė ngulur kėmbė institucionet
tona pėr njė kohė tė gjatė", tha zoti Hamiti nė njė prononcim, duke
komentuar fjalimin e djeshėm tė Hari Holkerit para Kėshillit tė
Sigurimit tė OKB-sė.
-
Zėdhėnėsi Hamiti tha se mirėpret edhe "paralajmėrimin e PSSP-sė pėr
mundėsinė e rikonfigurimit tė UNMIK-ut, tė strukturės sė tij, i cili
duhet tė kalojė prej rolit administrues nė rol monitories ndėrsa po
afrohet koha pėr pėrcaktimin e statusit pėrfundimtar tė Kosovės, qė
do tė jetė pavarėsia".
-
"Nė pėrgjithėsi, diskutimi nė Kėshillin e Sigurimit dėshmoi se ky
trup i lartė i OKB-sė ėshtė mbėshtetės pėr Kosovėn", tha Muhamet
Hamiti, zėdhėnės i Presidentit Rugova.
-
-
-
Nė
Ferizaj janė pezulluar tetė policė shqiptarė kurse nė Shtėrpcė dy
policė serbė
-
-
Ferizaj, 12 maj 2004
- Nė Ferizaj janė pezulluar nga
detyra tetė pjesėtarė tė SHPK-sė, ka bėrė tė ditur zėdhėnėsi i
policisė rajonale tė UNMIK-ut nė Gjilan, Ramjet Parmanand. Sipas
fjalėve tė tij kundėr tetė policėve shqiptarė po zhvillohen hetimet
pėr shkak tė disa dyshimeve.
-
Mė herėt ishte njoftuar se edhe nė stacionin policor nė Shtėrpcė
janė pezulluar dy policė tė pėrkatėsisė serbe, komandanti dhe
ndihmėsi i tij. Zėdhėnėsi Parmanand ka thėnė se ata janė pezulluar
pėr shkak se nuk kanė dashur tė punojnė me kolegėt e tyre shqiptarė.
"Kjo ėshtė e papranueshme", ka thėnė
ai.
-
-
-
Agjencitė shpenzuese kėrkojnė 236 milion euro, kurse suficiti
buxhetor ėshtė vetėm 37.2 milion euro
-
-
Prishtinė, 12 maj 2004 2004
- Nė mbledhjen sotme tė
Komisionit Ndėrqeveritar pėr Buxhet, qė e kryesoi ministri i
Ekonomisė dhe Financave Ali Sadriu, u trajtuan ēėshtjet qė kanė tė
bėjnė me trajtimin e prioriteteve pėr ndarjen e suficitit buxhetor
tė vitit tė kaluar si dhe kėrkesat e agjencive shpenzuese dhe
hulumtimi i burimeve financiare shtesė.
-
Ministri Sadriu tha se kjo ėshtė hera e tretė qė Komisioni pėr
buxhet po shqyrton ēėshtjen parėsore tė ndarjes sė suficitit
buxhetor, por sipas tij, ende nuk janė pėrcaktuar fushat e ndarjes
sė suficitit.
-
Ndėrkaq, drejtori i Departamentit tė Buxhetit Agim Krasniqi foli pėr
nevojat dhe kėrkesat e parashtruara nga agjencitė shpenzuese
buxhetore, tė cilat pretendojnė tė pėrfitojnė mjete nga fondi i
kėtij suficiti.
-
Ministri Sadriu tha se kėrkesat e agjencive shpenzuese janė shumė mė
tė mėdha nė krahasim me shumėn e mbetur tė suficitit qė realisht
ėshtė 37.2 milion euro. Prandaj ai propozoi para anėtareve tė
Komisionit qė nė kėtė takim tė pėrcaktohen prioritetet e
prioriteteve, tė atyre fushave qė mund t'u ofrohet ndihmė.
-
Pjesėmarrėsit e kėtij takimi vunė nė pah se ndarja e mjeteve nga
suficiti pėr Trepēėn, Aeroportin ėshtė bėrė nė mėnyrė tė njėanshme
dhe pa konsultime paraparake me pėrfaqėsuesit e institucioneve tė
Kosovės. Mė kėtė rast u potencua se ėshtė dashur me herėt qė tė
bėhet njė planifikim se si do tė shfrytėzohen kėto mjete dhe kush do
tė ketė qasje nė menaxhimin e tyre. U tha se suficiti ėshtė mė mirė
tė pėrdoret nga institucionet e Kosovės dhe nė dobi tė qytetarėve tė
Kosovės.
-
Ministri Sadriu njotoi se kufijtė buxhetorė tė vitit 2004 janė
diskutuar dhe harmonizuar me PSSP-nė dhe pėrfaqėsuesit e Shtyllės sė
Katėrt, porse ministria qė ai drejton do tė jetė shumė e kujdesshme
ndaj agjencive shpenzuese nė mėnyrė qė buxheti i vitit tė ardhshėm
mos tė ketė suficit.
-
-
Ai permendi rastet e ndarjes sė mjeteve
nga suficiti qė janė bėrė mė hėrėt pa pjesėmarrjen e MEF-it nė
takimin ku ėshtė vendos qė tė ndahen mjete pėr Aeroport, Trepēė etj.
Nuk mund tė anashkalohet ministria, pohoi ministri para anėtareve tė
Komisionit pėr buxhet.
-
Sadriu shfaqi brengėn e tij dhe tė institucionit qė drejton, pėr
kompanitė publike qė menaxhohen nga AKM-ja, e qė kanė mjete rezervė
por nuk shfrytėzohen apo regjenerohen siē ėshtė rasti me PTK-nė.
-
Vetėm nga raporti i vitit tė kaluar shihet se rezervat e PTK-sė janė
140 milionė euro, ndėrkaq investimet nė PTK pėr vitin 2004 nuk e
kalojnė shumėn prej 10 milion eurosh. Ndėrsa shumat e tjera ruhen nė
bankat jashtė vendit.
-
-
Ministri pyeti se a do tė thotė kjo se
Kosova nuk ka nevojė pėr investime nė fushėn e
telekomunikacionit? Ai kėrkoi nga pjesėmarrėsit qė bashkarisht tė
identifikojnė fushat ku mund tė ndėrhyhet me mjete nga suficiti.
-
-
Sadriu pėrmendi shumėn fillestare tė
kėrkesave qė janė bėrė nga agjencitė shpenzuese prej mėse 236 milion
eurosh, ndėrsa mbetja nga suficiti ėshtė vetėm 37.2 milionė euro.
-
-
Ai tha mbetet si obligim shuma prej 10
milion euro qė i ėshtė premtuar Ministrisė sė Punės dhe Mirqėnies
Sociale, ku nga kjo shumė duhet tė kryhen obligimet ndaj pensioneve.
Kėtė e ka quajtur si domosdoshmėri sepse ėshtė bėrė rritja e
pensiove nga 35 nė 40 euro si dhe ėshtė shtuar numri nė listėn e
pensionistėve.
-
Ministri identifikoi si prioritet numėr dy mbulimin e humbjeve nga
ndėrhyrjet e politikave fiskale, tė cilat kapin shumėn rreth 5
milionė euro, por qė kjo ēėshtje ėshtė prioritare dhe domosdoshmėri,
vlerėsoi ai.
-
Prioritet tjetėr, sipas ministrit, ėshtė financimi i projekteve tė
komunave prej 21 milion eurove, pastaj projektet e TMK-sė 4 milionė
euro, kėrkesat e KEK-ut janė 30 milionė euro dhe kėrkesat e
Ministrisė sė Transportit dhe Telekomunikacionit 11 milion euro.
Shuma e gjithėmbarshme e projekteve prioritare ėshtė 81 milionė
euro, ndėrsa shuma e suficitit ėshtė 37.2 milionė euro.
-
Tė gjitha kėto propozime pėr investime nga suficiti nė projekte
prioritare u pėrkrahėn unanimisht nga tė gjithė pjesėmarrėsit e
takimit. Por nė fund u vendos qė mbledhja e ardhshme e Komisionit tė
Buxhetit tė mbahet mė 15 maj, kur pritet tė bėhet edhe identifikimi
pėrfundimtar i projekteve prioritare qė do tė marrin vizėn e
financimeve nga suficiti i vitit 2003.
-
-
Vendimet nga ky takim do t'i kalojnė pėr
shqyrtim qeverisė mė 26 maj dhe mė 27 maj nė takimin e radhės tė
Kėshillit Ekonimik Fiskal do tė marrin formėn e prerė.
-
-
-
Bordi
i AKM-sė do tė mblidhet atėherė kur tė janė tė gatshėm anėtarėt e
tij
-
-
Prishtinė, 12 maj 2004
- Zėdhėnėsi i Shtyllės sė Katėrt
tė UNMIK-ut qė udhėheqė me procesin e privatizimit, Kris Litier
thotė se shefi i tij Nikolas Lambsdorf ka marrė kėrkesėn e anėtarėve
vendorė tė Bordit tė AKM-sė.
-
-
"Po ai ka marrė kėrkesėn dhe siē janė
pajtuar nė mbledhjen e 29 prillit me kryeministrin dhe anėtarėt
vendorė tė Bordit z. Lamsdorf ka sygjeruar tė mbahet mbledhja
informuese e Bordit tė AKM-sė", tha Litier. Sipas tij Bordi i AKM-sė
do tė mblidhet atėherė kur tė janė tė gatshėm anėtarėt e tij.
-
-
-
Mitrovicė: Shoqata e Familjeve tė Dėshmorėve kėrkojnė tė caktohet
Dita e dėshmorėve
-
-
Mitrovicė, 12 maj 2004
- Zėvendėskryetari i Kuvendit tė
Komunės, Mursel Ibrahimi, priti njė grup pėrfaqėsuesish tė Shoqatės
sė Familjeve tė Dėshmorėve tė UĒK-sė, qė udhėhiqej nga Alije Tmava,
me tė cilėt bisedoi pėr ēėshtje tė ndryshme me tė cilat pėrballet
shoqata nė punėn e saj.
-
Anėtarėt e shoqatės nė bisedė me
zėvendėskryetarin Ibrahimi paraqitėn kėrkesėn e familjarėve tė
dėshmorėve tė rėnė nė luftė, qė institucionet e pushtetit lokal, nė
bashkėpunim me institucionet dhe subjektet e tjera, tė pėrcaktojnė
nė nivel komune Ditėn e dėshmorėve, nė tė cilėn do tė pėrkujtoheshin
pėrnjėherė tė gjithė dėshmorėt e kombit nga territori i komunės. tė
rėnė nė luftė pėr ēlirimin e vendit.
Zėvendėskryetari Mursel Ibrahimi pasi pėrshėndeti dhe pėrkrahu
kėrkesėn e shoqatės, tha se Kuvendi i Komunės, nė bashkėpunim me tė
gjitha subjektet relevante nė komunė, do tė shtrojė nė procedurė tė
rregullt kėrkesėn e tyre, duke shpresuar se kjo do tė hasė nė
mirėkuptim te tė gjithė dhe se do tė realizohet.
Poashtu, Ibrahimi premtoi se me rastin e emėrtimeve tė
institucioneve, shesheve dhe rrugėve tė komunės, emrat e dėshmorėve
tė rėnė nė luftė do tė kenė prioritet dhe se asnjėri prej tyre nuk
do tė harrohet.
Z.Ibrahimi tha se Kuvendi i Komunės, organet e administratės dhe
udhėheqja komunale do tė angazhohen maksimalisht pėr tė ndihmuar
shoqatėn dhe familjarėt e dėshmorėve, nė kuadėr tė mundėsive dhe
kompetencave qė kanė.
-
-
-
Dega
LDK-sė pėr Beneluks ngrit cilėsinė e organizimit pėr realizimin e
qėllimeve kombėtare
-
-
Bruksel, 12 maj 2004
- Nė Bruksel u takua Kryesia e
degės sė LDK-sė pėr Beneluks, e kryesuar nga Gani Azemi, kryetar, e
nė tė cilėn u trajtuan disa ēėshtje me interes, si edhe u morėn disa
qėndrime lidhur me aktivitetin e gjithėmbarshėm pėr periudhėn e
ardhshme dymuajshe.
-
Fillimisht z. Azemi i njoftoi anėtarėt e Kryesisė pėr situatėn
aktuale nė Kosovė e nė veēanti shprehu mbėshtetjen e fuqishme pėr
Kryesisė qendrore tė LDK-sė nė Prishtinė dhe institucionet
shtetėrore tė Kosovės, pėrkitazi me projektet serbe, tashmė tė
njohura, tė cilat e kanė vetėm njė qėllim, destabilizimin e Kosovės
nė keto momente vendimtare.
-
-
Andaj, pikėrisht mbeshtetur nė kėto tė
dhėna, u tha se dega LDK-sė pėr Beneluks duhet ngritur cilėsinė e
organizimit pėr realizimin e qėllimeve tona kombėtare deri nė
arritjen e qėllimit final, pra tė njohjes formale tė pavarėsisė sė
Kosovės me nė krye me Presidentin e Kosovės, Dr. Ibrahim Rugova.
-
Nė vazhdim u fol edhe pėr disa ēėshtje tjera qė kanė tė bėjė
drejtpėrdrejt me organizimin e brendshėm tė vetė degės LDK-sė pėr
Beneluks, si pėrtėritja e komisioneve pėrkatėse me anėtarė tė rinj,
pastaj vizitė pune (aktivave dhe nėndegeve nė Antwerpen, St.
Niklaas, Luksemburg, Brugge etj.).
-
-
Poashtu u mor qėndrimi qė gjatė dy
muajve tė ardhshėm (maj - qershor) tė mbahen tubime informative nė
disa qendra tė Belgjikės, kryesisht me anėtarėt e rregullt dhe
simpatizuesit e LDK-sė.
-
Anėtarėt e Kryesisė u njoftuan pėr parapėrgatitjet rreth organizimit
tė shėnimit tė 5-vjetorit tė ēlirimit tė Kosovės qė do tė mbahet mė
14 qershor 2004 nė qytetin Namyr.
-
-
-
Ministrat e arsimit tė Maqedonisė dhe Shqipėrisė nėnshkruan
programin e bashkėpunumit
-
-
Shkup, 12 maj 2004
- Nė Shkup ministrat e arsimit tė
Maqedonisė dhe Shqipėrisė Aziz Pollozhani dhe homologu i tij, Luan
Memushi, kanė nėnshkruar dje nė Shkup programin bilateral tė
bashkėpunumit nė fushėn e arsimit dhe tė shkencės.
-
-
Me kėtė marrėveshje studentėt dhe
profesorėt nga Maqedonia dhe Shqipėria tash e tutje do tė mund tė
qėndrojnė nė studime reciprokisht nė universitetet e tė dy vendeve.
Ky bashkėpunim shėnon njė hap tė rėndėsishėm drejt integrimit
evropian dhe rajonal tė kėtyre dy vendeve, si dhe do tė mundėsojė
unifikimin e standardeve universitare.
-
Tė dy ministrat kanė informuar se nė kuadėr tė parimit tė
reciprocitetit deri mė tash nė Maqedoni janė nostrifikuar rreth 60
diploma tė qytetarėve tė Maqedonisė qė kanė mbaruar studimet nė
universitetet e Shqipėrisė.
-
-
-
U
zbulua njė rrjet i trafikantėsh shqiptarė, grekė e italianė me
organet njerėzore nė klinikat e Shqipėrisė dhe Greqisė
-
-
Tiranė-Athinė, 12 maj 2004
- Autoritetet gjyqėsore
greke kanė nė duar tė tyre njė raport sekret tė Ambasadės greke nė
Tiranė pėr njė rrjet trafikantėsh shqiptarė, italianė dhe grekė, qė
pasi u heqin fėmijėve organet nėpėr klinikat mjekėsore nė Shqipėri
dhe Greqi, i trafikonin pėr Itali ku edhe bėhej transplantimi i tyre
pėr shuma tė mėdha.
-
-
Raporti bazohet nė njė informacion tė
shėrbimeve tė fshehta italiane dhe shqiptare dhe shoqėrohet me
rekomandimin e Ambasadės greke pėr investigimin e ēėshtjes dhe nga
pala greke, kusht ky pėr shpalljen nė vazhdim tė ndjekjeve penale tė
personave tė inkriminuar.
-
-
Nė ditėt e ardhshme ēėshtja do tė merret
nė dorė nga prokurori i Selanikut dhe nė shėnjestėr tė tij do tė
hyjė njė klinikė mjekėsore nė Greqinė qendrore dhe njė mjek
gjinekolog grek. Nė kėtė trafikim thuhet tė jenė implikuar 8 mjekė
grekė. Nė klinikėn greke pėrfundonte qė nė vitin 1994 njė pjesė e
fėmijėve shqiptarė tė Tiranė pėr "operacion" ku hiqeshin edhe
organet.
-
Trafikantė gjenin fėmijė tė hendikepuar apo fėmijė tė familjeve tė
varfėra dhe i kalonin ilegalisht nėpėrmjet pikėkalimit kufitar tė
Kapeshticės, ose kufirit Greqi - Shkup me qėllim tė operimit tė
tyre, pra heqjen e organeve, ndėrkaq nė disa raste e njėjta gjė
bėhej nė Shqipėri. Nė kėtė rol, thuhet se hynin klinikat nė Durrės
dhe Fier.(mė
tepėr)
-
-
-
Agjencitė shpenzuese kėrkojnė 236 milion euro, kurse suficiti
buxhetor ėshtė vetėm 37.2 milion euro
-
-
Shkup, 12 maj 2004
- Branko Cėrvenkovski sot edhe
zytarisht ėshtė shpallur president i Maqedonisė. Ai sot ka dhėnė
betimin nė njė seancė solemne tė Kuvendit maqedonas dhe ėshtė
inauguruar president i tretė i Republikės sė Maqedonisė qė nga
pavarėsimi i saj mė 1991. Nė seancėn solemne merrnin pjesė shumė
mysafirė tė jetės publike e politike tė vendit si dhe pėrfaqėsues tė
huaj nė Maqedoni.
-
Opozita zgjedhjet presidenciale i ka shpallur si falsifikat dhe jo
tė rregullta dhe prandaj nuk mori pjesė nė nė kėtė seancė.
-
-
-
Maqedenia ka mbėshtetur propozim-tekstin pėr bashkėpunim nė fushėn e
arsimit me Kosovėn
-
-
Shkup, 12 maj 2004
- Ministri i Arsimit tė Maqedonisė
Aziz Pollozhani konfirmoi se Qeveria e Maqedonisė ka mbėshtetur
propozim-tekstin pėr bashkėpunim tė pėrgjithshėm nė fushėn e arsimit
ndėrmjet Maqedonisė dhe Kosovės. Kjo marrėveshje do tė hyjė nė fuqi
pas firmosjes nga autoritetet e Shkupit dhe Prishtinės.
-
-
Ai ka thėnė se me pranimin e kėtij
teksti nga ana e Qeverisė maqedonase ajo marrėveshje faktikisht ka
hyrė nė fuqi.
-
"Presim qė nė njė takim rasti qė do tė realizohet ndėrmjet ministrit
tė Arsimit dhe Shkencės sė Maqedonisė dhe tė Kosovės nė bashkėpunim
me autoritetet e UNMIK-ut, kjo ēėshtje tė zyrtarizohet nė njė formė
ceremoniale", ka thėnė ministri Pollozhani.
-
-
-
Ekstremistėt nė Irak vrasin njė civil amerikan duke i prerė kokėn
-
-
Bagdad, 12 maj 2004
- Njė videokasetė e botuar nė njė
faqe islamike interneti paraqet vrasjen e njė personi duke i perė
kokėn. Viktima e identifikon veten si civil amerikan i kapur nga
ekstremistėt nė Irak.
-
Personat qė paraqiten duke kryer vrasjen, thonė se ata po hakmerren
kundėr abuzimit tė tė burgosurve irakianė qė mbahen nė burg nga
forcat e koalicionit tė udhėhequr nga Shtetet e Bashkuara.
-
Videokaseta paraqet pesė persona duke qendruar mbi robin e lidhur, i
cili e identifikon veten si Nik Bergu, njė civil amerikan, trupi i
tė cilit u gjet tė shtunėn nė afėrsi tė Bagdadit.
-
Familja e 26 vjeēarit Nik Berg nė Shtetet e Bashkuara thotė se ėshtė
pikėlluar nga vdekja e tij. Anėtarėt e familjes thonė se ai kishte
qendruar nė Irak nga dhjetori deri nė shkurt, duke kėrkuar punė nė
procesin e rindėrtimit tė infrastrukturės sė atij vendi dhe se
kishte shkuar pėr tė dytėn herė atje nė mars.
-
-
-
Keqtrajtimet nė burgun irakian, "dėshtim i udhėheqjes" mes
ushtarakėve amerikanė
-
-
Uashington, 12 maj 2004
- Gjenerali amerikan i
cili u mor me hetimin e abuzimeve me tė burgosurit irakianė nė Irak,
tha se kėto keqtrajtime pasqyronin atė qė ai e quajti "njė dėshtim
tė udhėheqjes" midis oficerėve ushtarakė amerikanė.
-
Duke dėshmuar tė martėn pėrpara Komisionit tė Senatit pėr shėrbimet
e armatosura, gjeneralmajori Antonio Taguba tha se nė burgun Abu
Graib tė Bagdadit ka patur mungesė disipline si dhe mungesė ose tė
kualifikimit stėrvitor, ose tė mbikqyrjes.
-
Ai tha se abuzimet ishin tė kufizuara vetėm tek disa ushtarė dhe
kontraktues civilė dhe se nuk ekzistonte ndonjė politikė pėr
keqtrajtimin e tė burgosurve.
-
-
-
Grupet palestineze mbajnė trupat e 6 ushtarėve izraelitė
-
-
Gaza, 12 maj 2004
- Grupet ekstremiste palestineze
thonė se mbajnė trupat e gjashtė ushtarėve izraelitė tė vrarė gjatė
njė ditė luftimesh nė Qytetin Gaza, nė tė cilat humbėn jetėn edhe
tetė palestinezė.
-
Televizioni transmetoi pamje nė tė cilat ekstremistėt shihen duke
paraqitur triumfalisht trupat e 6 ushtarėve. Xhihadi Islamik dhe
Brigadat Martire Al-Aksa thonė nė njė deklaratė tė pėrbashkėt se do
t'i bėjnė tė njohura kushtet pėr kthimin e trupave.
-
-
-
Kleriku radikal shiit Sadėr kėrkon bisedime me koalicionin
-
-
Bagdad, 12 maj 2004
- Kleriku radikal Shiit, Moqtada
al-Sadr, thotė se ėshtė gati t=i japė fund ballafaqimit me forcat e
koalicionit nė disa pjesė tė Irakut jugor dhe qendror, nėse forcat e
koalicionit tė udhėhequra nga Shtetet e Bashkuara bien dakord pėr
bisedime.
-
Nuk ka patur komente nga ana e zyrtarėve amerikanė pėr ofertėn e
sotme, por ata kanė pėrsėritur mė parė se nuk do tė zhvillojnė
bisedime tė drejtėpėrdrejta me klerikun, i cili kėrkohet pėr vrasjen
e njė figure fetare kundėrshtare vitin e kaluar.
-
-
-
SHBA
vendos sanksione ndaj Sirisė
-
-
Uashington, 12 maj 2004
- SHBA ka ndaluar tė
gjitha eksportet amerikane nė Siri pas ankesave tė Uashingtonit se
Damasku pėrkrah terrorizmin. Presidenti Bush tha se veprimet e
qeverisė siriane pėrfaqėsonin njė kėrcėnim tė jashtėzakonshėm pėr
sigurinė kombėtare, politikėn e jashtme dhe ekonominė e SHBA-sė.
-
Masa e re gjithashtu pėrmban edhe ndalim tė fluturimeve nga dhe pėr
nė SHBA, autorizim pėr tė ngrirė pasuritė e shtetasve sirianė dhe
kufizime nė marrėdhėniet bankare midis tė dy shteteve.
-
Disa orė pas njoftimit, qeveria siriane tha se sanksionet ishin tė
pajustifikuara. Por kryeministri sirian, Mohamrd Naji Otri tha se
sanksionet nuk do tė kishin ndonjė efekt mbi Sirinė.
-
-
-
Trupat amerikane kanė vrarė tė pakten 20 milicė tė Al-Sadrit
-
-
Qerbela, Irak, 12 maj 2004
- Trupat amerikane, tė
mbėshtetura nga tanket dhe automjetet e tjera tė blinduara, kanė
vrarė tė pakten 20 milicė lojalė tė klerikut kryengritės, Moktada
al-Sadėr, nė luftimet e ashpra nė qytetin e shenjtė shit, Qerbela,
ka bėrė tė ditur njė zyrtar i lartė ushtarak amerikan, njofton
Rojter.
-
-
Banorėt kanė thėnė se luftimet kanė
shpėrthyer mbrėmė dhe po vazhdojnė edhe sot (e merkurė). Pjesėtarėt
e milicisė sė Armatės sė Mehdiut tė Al Sadrit gjenden brenda nė njė
xhami tė rrethuar nga forcat amerikane. Zėdhėnėsi ushtarak nė Bagdad
thotė se janė vrarė 20 deri nė 25 milicė dhe janė plagosur 7 ushtarė
amerikanė.
-
-
-
Nė
njė shpėrthim nė njė fabrikė plastmasi nė Glasgou kanė humbur jetėn
7 persona
-
-
Gllazgou, 12 maj 2004
- Konfirmohet se nė njė shpėrthim
nė njė fabrikė plastmasi nė Gllazgou kanė humbur jetėn shtatė
persona, kurse janė plagosur me dhjetėra tė tjerė, njofton BBCWorld.
Ekipet e shpėtimit kanė punuar gjithė natėn me shpresė pėr tė gjetur
tė gjallė tė shpėtuar nga shpėrthimi.
-
-
-
Njė
person ėshtė vrarė dhe tė pakten 3 tė tjerė janė plagosur nga njė
shpėrthim nė Filipine
-
-
Manila, Filipine, 12 maj 2004
- Njė person ėshtė vrarė,
kurse tė pakten tre tė tjerė janė plagosur nga njė shpėrthim nė
ujdhesėn Jolo tė Filipineve, kanė bėrė tė ditur zyrtarėt e
sigurimit, njofton BBCWorld.
-
-
Mjeti shpėrthyes ėshtė hedhur nė
automjetin e policisė, por nuk ia ka qėlluar cakut, kėshtu qė i ka
goditur kalimtarėt e rastit. Nuk ėshtė e qartė nėse sulmi ka lidhje
me zgjedhjet e sė hėnės, tė cilat kanė shkaktuar zgjerimin e dhunės.
Grupi militant islamik Abu Sajaf vepron atje qė prej shumė vitesh.
-
-
-
Djali
i akademikut saudit tė burgosur ėshtė arrestuar pėr denoncimin e
trajtimit tė babait tė tij
-
-
Riad, 12 maj 2004
- Djali i akademikut sdaudit tė
burgosur njoftohet se ėshtė arrestuar pėr denoncimin e trajtimit tė
babait tė tij, njofton BBCWorld. Akademiku i linjes sė fortė
islamiste, Said bin Zair, ėshtė arrestuar muajin e kaluar pėr
nxitjen e bombėvėnieve vetėvrasėse nė stacionin televiziv al-Xhazira
tė Katarit.
-
-
I biri Mubarak ėshtė arrestuar njė javė
mė vonė pėr pėrhapje tė "deklaratave tė rreme" nė tė njėjtin
televizion.
-
-
-
Nė
Gaza janė vrarė 3 palestinezė dhe janė plagosur 8 tė tjerė
-
-
Gaza, 12 maj 2004
- Njė helikopter izraelit ka hapur
zjarr raketor afėr njė xhamie nė qytetin Gaza dhe kėshtu ka vrarė
sot (e mėrkurė) tre palestinezė dhe ka plagosur tė paktėn tetė tė
tjerė, kryesisht gra dhe fėmijė, kanė bėrė tė ditur dėshmitarėt dhe
burimet mjekėsore, njofton Rojter.
-
-
Atrmata izraelite ka thėnė se ka
shkrepur nė njė grup qė po vendoste mjete shpėrthyese kundėr forcave
izraelite nė afėrsi tė Zejtounit, ku militantėt palestinezė kishin
vrarė me njė shpėrthim gjashtė ushtarė izraelitė gjatė njė sulmi tė
djeshėm.
-
-
-
Nė
njė sulm me mortaja nė Irak janė vrarė 4 filipinas
-
-
Bagdad, 12 maj 2004
- Katėr filipinas janė vrarė nga
njė sulm me mortaja nė njė kamp ushtarak amerikan nė Irak, ka bėrė
tė ditur sot (e mėrkurė) presidentja Gloria Masapagal Arroho,
njofton BBCnews.
-
-
Tė katėr tė vrarėt kanė qenė kontraktues
civilė, qė kanė punuar nė kampin Anakonda nė rajonin sunit nė veri
tė Bagdadit. Vlerėsohet se nė Irak punojnė tremijė civilė filipinas,
sė bashku me 100 policė, ushtarė dhe personel mjekėsor.
-
-
-
Mė 8
qreshor do tė ndodhė njė fenomen i rrallė astronomik
-
-
Lankshir, Britani, 12 maj 2004
- Evropa, Lindja e Mesme
dhe njė pjesė e Azisė dhe Afrikės nė qershor mund tė pėrjetojnė njė
fenomen tė jashtėzakonshsm astronomik, i cili nuk ka ndodhur ka 122
vjet. Fjala ėshtė pėr kalimin e Venerės pėrtej Diellit.
-
Nėse koha lejon, astronomėt dhe qytetarėt mė 8 qershor do tė mund tė
vėzhgojnė sesi planeti i quajtur sipas perėndeshės romake tė
dashurisė dhe bukurisė, kalon saktėsisht midis Tokės dhe Diellit.
-
Ky ėshtė njė rast unik, sepse ky fenomen herėn e fundit ka ndodhur
mė 6 dhjetor tė vitit 1882, ndėrkaq herėn tjetėr mund tė shihet mė 6
qershor 2012.
-
"Diēka e mrekullueshme dhe pasionuese do tė ndodhė mė 8 qershor dhe
do tė mund tė dėshmojnė me miliona njerėz anembanė botės", ka thėnė
Gordon Bromaxh, profesor i astronomisė nė Universitetin Central
Lancashire. "Fjala ėshtė pėr fenomenin shumė tė rrallė astrologjik",
ka shtuar ai.
-
Kalimi i Venerės, e cila nė atė moment do t'i ngjajė sferės sė zezė,
nė mėngjes mund tė shihet nė Britani, nė pjesėn mė tė madhe tė
Evropės dhe Afrikės, e diēka mė vonė nė Lindjen e Mesme dhe nė nė
Rusi e Indi, kurse kah fundi i ditės nė Lindjen e Largėt.
-
Shkencėtarėt paralajmėrojnė qytetarėt tė mos shikojnė drejt Diellit
pa mbrojtjen e syve ose nėpėr teleskop ose kamerė, sepse mund tė
verbohen dhe kėshillojnė pėrdorimin e filterėve pėr diell.
-
-
-
Njė
kolumbiane ka kontrabanduar nė vaginė njė bombė nė burg
-
-
Bogota, 12 maj 2004
- Njė kolumbiane ka kontrabanduar
nė vaginė njė bombė nė burg, e cila ka shpėrthyer dhe ka vrarė tre
tė burgosur.
-
Kjo grua kishte kontrabanduar njė granatė gjatė vizitės nė burgun e
meshkujve Villa Hermosa nė qytetin Kali, kurse bomba kishte
shpėrthyer nga pakujdesia e tė burgosurve, ka deklaruar zėdhėnėsja e
burgut Luina Maria Hojos.
-
"E kishte futur nė vaginė", ka thėnė Hojos, duke shtuar se gardianėt
nuk kanė guxuar tė kontrollojnė gjenitalet e gruas, e cila e ka lėnė
bombėn dhe e papenguar ėshtė larguar nga burgu.
-
Burgjet e Kolumbisė janė nė zė tė keq pėr nga dhuna dhe anarkia. Nė
disa syresh, tė burgosurit janė tė armatosur, shfrytėzojnė shėrbimet
e prostitutave dhe porosisin ushqim nga restoranet.
-
-
-
Tė
pakten 7 trupa tė pajetė janė numėruar nė qytetin nigerian Kano
-
-
Kano, Nigeri, 12 maj 2004
- Qyteti nigerian Kano ka
kaluar natėn me orė policore, ngase policia po pėrpiqet tė pengojė
dhunėn e tė rinjve muslimanė, tė cilėt kėrkojnė tė hakmirren pėr njė
masakėr tė javės sė kaluar, njofton BBCnews. Policia ka konfirmuar
se dje ka pasur vrasje kur njė turmė ka sulmuar jomuslimanėt nė
rrugėt e pjesės veriore tė qytetit.
-
-
Dėshmitarėt kanė numėruar tė pakten
shtatė trupa tė pajetė nėpėr rrugė, disa syresh tė djegur. Liderėt
muslimanė i janė bashkuar liderit tė Nigerisė nė qetėsimin e
situatės. Qė nga pėrfundimi i qeverisjes ushtarake mė 1999, mbi 10
mijė njerėz janė vrarė nė dhunėn etnike, fetare dhe politike nė
vend.
|
|
|
|
|
|
|
KULTURĖ
|
HISTORI
|
POLITIKĖ
|
OPINIONE
| ADRESARI
| ARKIVI
| |
|
|
|
 |
|
|
|
Copyright©2000-2004
Trepca.net
- Tė gjitha tė drejtat e rezervuara. |
|
|
|
 |
|
|