|
- 12 maj 2004 / TN
-
-
Ēerēiz LOLOĒI (Tiranė,11 maj)
-
-
Dje
ėshtė zhvilluar mbledhja e Kėshillit tė Pėrgjithshėm Drejtues tė
PS-sė pėr tė analizuar raportet problematike tė Brukselit dhe
Uashingtonit pėr Shqipėrinė ku lideri socialist dhe kryeministri
shqiptar Fatos Nano nuk "ka pėrtuar" pėr t'ia faturuar sėrish
opozitės dhe pėr tė rikthyer "gogolin" Berisha si pėrgjegjėsit
kryesorė pėr shkallėn e lartė korruptive tė zyrtarėve tė lartė dhe
tė deputetėve, pėr paefikasitetin shtetėror nė luftėn ndaj krimit
dhe trafiqeve tė paligjshme dhe pėr njė sėrė dukurish tė tjera qė
janė bėrė refren dhe qė pėrmenden pėrditė herė nga njė institucion
ndėrkombėtar dhe herė nga njė tjetėr.
-
-
Ndryshe nga mbledhjet e tjera tė KPD-sė, zoti Nano u ka kushtuar njė
vend tė veēantė edhe kamikazėve brenda partisė, strukturave
drejtuese tė grupit parlamentar dhe tė kryesisė qė gjithēka e presin
prej atij, duke i kėrcėnuar me njė sagė kongresi tė jashtėzakonshėm.
-
-
Opozita, si ēdo opozitė nė njė vend normal demokratik (natyrisht jo
si vendi ynė qė ėshtė vėshtirė tė pėrcaktosh natyrėn e sistemit,
sepse pushtetet burojnė nga kryeministri dhe i takojnė atij), ka
pėrgjegjėsitė e veta qė nuk mund t'i marrė nga kundėrshtari politik,
por nga dimensioni i saj i pazėvendėsueshėm.
-
-
Opozita shqiptare dhe jo vetėm Partia Demokratike ka qenė luajale
dhe ka dhėnė konsensusin pėr shumė ligje, amendamente qė kanė tė
bėjnė me plotėsimin e kushteve dhe standardeve europiane, por ėshtė
tjetėr kush, nė rastin mė tė drejtpėrdrejtė qeveria si partnere
kryesore qė nuk ka pėrmbushur detyrimet e saj.
-
-
Opozita ka qenė tėrėsisht dakord, nė parlament dhe nė publik, pėr
nėnshkrimin e marrėveshjes bilaterale Tiranė-Uashington nė lidhje me
gjykatėn e Hagės; opozita ka mbėshtetur dhe pėrkrahur unanimisht
dėrgimin e trupave paqeruajtėse shqiptare nė Bosnjė-Hercegovinė,
Afganistan dhe nė Irak jo vetėm pėr tė dhėnė njė provė tė vokacionit
tė saj properėndimor, por edhe pėr tė mos hedhur poshtė investimet
nė fushėn e Mbrojtjes dhe tė sigurisė kombėtare me aleatėt
euroatlantikė.
-
-
Nuk
mund tė ndodhė qė tė gjitha propozimet, draft-ligjet dhe veprimet
politike tė opozitės tė jenė racionale pėr t'u marrė nė konsideratė
nga mazhoranca, por deri mė sot nuk ka qoftė edhe njė hap qė tė jetė
mbėshtetur njėra prej tyre, madje edhe nė rastet kur ato shkojnė nė
funksion tė forcimit tė institucioneve, nė dobi tė pavarėsimit tė
disa shtyllave bazė pėr njė shoqėri demokratike.
-
-
Autokritikat leniniste, pėrpjekja pėr t'u "hedhur hi syve"
perėndimorėve, nė njė proces tė tejmonitorueshėm dhe tė
kontrollueshėm prej opozitės, prej mediave dhe prej ndėrkombėtarėve;
shpėrndarja e kritikave djathtas, ndėrsa vazhdojnė vėrejtjet pėr
struktura shtetėrore - kjo ėshtė edhe tabloja e djeshme e mbledhjes
sė KPD-sė dhe e zemėrimit tė kryeministrit Fatos Nano.
|
|