|
11 maj 2004 / TN
Zėri i Amerikės mė 10 May 2004
Shpėrthimi i sė dielės nė Grozni ishte
njė goditje pėr pohimet e Presidentit rus Vladimir Putin se
konflikti i gjatė nė Ēeēeni ka marrė fund. Nė fakt, Presidenti
Putin, i cili sapo ka filluar zyrtarisht mandatin e tij tė dytė nė
kėtė post, duket se do tė pėrballet me njė botė ndryshe nga ajo kur
mori detyrėn katėr vjet mė parė.
Sulmet terroriste tė 11 shtatorit, 2001
i ndryshuan thellėsisht marrėdhėniet e zotit Putin me Perėndimin.
Ato gjithashtu forcuan mė tej lidhjet e tij me presidentin Bush.
Vetėm pak orė pas takimit tė parė midis tyre, presidenti Bush ishte
i bindur se zoti Putin ishte njeriu me tė cilin mund tė punonte.
E pashė nė sy dhe zbulova qė
ishte i drejtė dhe besnikė. Isha nė gjendje tė kuptoja shpirtin e
tij, tha
presidenti Bush.
Ajo qė u arrit nė takimin e parė nė
Slloveni, u afirmua tre muaj mė vonė kur presidenti rus u bė
udhėheqėsi i parė i huaj tė telefononte Shtėpinė e Bardhė pas
sulmeve terroriste nė New York dhe Washington. Gjatė muajve nė
vazhdim, Rusia u bė njė aleate e vlefshme nė luftėn kundėr
terrorizmit duke ndarė informacionet e zbulimit nė Afganistan dhe
duke lejuar trupat amerikane tė pozicionoheshin nė disa nga ish
republikat sovjetike nė Azinė qėndrore. Miqėsia e thellė u duk qartė
gjatė njė takimi tė nivelit tė lartė nė fermėn e zotit Bush nė
Teksas, nė vjeshtėn e vitit 2001, takim qė ish ambasadori amerikan
nė Rusi, James Collins e quajti si tė jashtėzakonshėm.
Tė dyja vendet afirmuan pėr herė tė
parė se nuk ishin armike tė njėra tjetrės. Kjo ishte hera e parė qė
zoti Putin e bėri kėtė njė politikė zyrtare, thotė ambasadori
Collins.
Nė takimin e nivelit tė lartė, kjo
deklaratė u bė me shkrim. Por qysh atėherė marrėdhėniet u ftohėn pak
ndėrsa tė dy vendet kishin mosmarrėveshje mbi luftėn nė Irak.
Ambasadori Collins thotė se kjo ēėshtje ka qėnė pengesa mė e madhe
nė realizimin e premtimit nė takimin e Teksasit.
Kjo ia ka bėrė shumė mė tė vėshtirė
palės ruse qė tė vazhdojė me po aq forcė sa shpresonte realizimin e
disa prej qėllimeve dhe deklaratave tė bėra nė atė takim tė nivelit
tė lartė. E njėjta gjė mund tė thuhet edhe pėr amerikanėt.
Udhėheqėsit politikė nė tė dyja vendet
besojnė se mosmarrėveshjet mbi Irakun janė kapėrcyer nė pjesėn mė tė
madhe dhe se interesat e pėrbashkėta strategjike tė dy vendeve
kėrkojnė bashkėpunim pėr problemet mė tė rėndėsishme ndėrkombėtare.
Kėtu pėrfshihet mospėrhapja e armėve bėrthamore, paqja nė Lindjen e
Mesme dhe lufta kundėr terrorizmit. Por pavarėsisht shumė fushave tė
bashkėpunimit ndėrkombėtar, Michael McFaul i Universitetit Stanford,
njė komentues i njohur pėr Rusinė, beson se ēėshtja mė e rėndėsishme
nė mandatin e dytė tė presidentit Putin pėr Shtetet e Bashkuara do
tė jetė autoritarizmi nė rritje i Rusisė.
"Nė vėshtrimin afatgjatė, kjo ėshtė
ēėshtja mė strategjike, e vetmja ēėshtje strategjike nė marrėdhėniet
dypalėshe".
Ai shpreh shqetėsim se konsolidimi i
pushtetit nga zoti Putin dhe dhunimi i institucioneve demokratike do
tė sjellin atė lloj mosbesimi qė ishte i pranishėm gjatė luftės sė
ftohtė. Tani pėr tani, administrata e presidentit Bush e quan kėtė
njė hendek vlerash, dhe i ka bėrė thirrje Rusisė tė demonstrojė
njė vendosmėri mė tė fortė ndaj vlerave demokratike dhe tė drejtave
tė njeriut. Ndėr shqetėsimet kryesore janė shtypja e lirisė sė
shtypit, e zėrave politikė opozitarė dhe vazhdimi i luftės nė
Ēeēeni.
Sarah Mendelson ėshtė analiste nė
Qendrėn pėr Studime Strategjike dhe Ndėrkombėtare dhe ka shkruar
shpesh pėr luftėn nė Ēeēeni. Ajo thotė se shumė nė Washington
shqetėsohen se veprimet ushtarake tė Rusisė nė Ēeēeni nė emėr tė
luftės kundėr terrorizmit, po sjellin njė efekt dėmtues.
Ka shumė shqetėsime se mėnyra e
pėrdorimit tė forcės nga Rusia ka shtuar ekstremizmin nė vend qė ta
pakėsojė atė. Dhe ky nuk ėshtė njė problem i brendėshėm pėr Rusinė,
por ėshtė problem pėr tė gjithė.
Megjithatė, pak mendojnė se shqetėsimi i
administratės do tė shkojė mė tej se njė trysni e lehtė si ajo e
ushtruar muajt e fundit. William Kincade ėshtė profesor pėr
marrėdhėniet ndėrkombėtare nė Universitetin Amerikan kėtu nė
Washington.
Nevojat kryesore qė Moska dhe
Washingtoni kanė pėr njėri tjetrin nė kushtet e tanishme janė kaq tė
mėdha sa qė nuk mendoj se do tė tejkalohet ajo lloj trysnie delikate
dhe tėrheqje e vėmendjes. Kjo mund tė ndryshojė vetėm nėse
strategjia e Putinit ndryshon shumė dhe kjo do ta bėnte Washingtonin
tė merrte qėndrim mė tė ashpėr.
Nuk ka tė ngjarė qė tė ndodhė njė gjė e
tillė. Presidenti Putin e ka vėnė si pėrparėsinė kryesore rritjen
ekonomike nė mandatin e tij tė dytė dhe i shikon lidhjet tregėtare
midis Rusisė dhe Shteteve tė Bashkuara si shumė tė rėndėsishme.
Administrata e presidentit Bush thotė se njė ekonomi e balancuar
ruse e integruar tėrėsisht nė sistemin e tregėtisė globale e bėnė
Rusinė njė partnere tė fortė dhe mė tė qėndrueshme. Por qeveria
amerikane insiston se Rusia duhet tė forcojė institucionet e saj
demokratike para se tė mund tė zhvillojė ato lloj marrėdhėnie qė
Shtetet e Bashkuara kanė me aleatėt tradicionalė. Siē tha Sekretari
i Shtetit Colin Powell pėr gazetėn ruse Izvestiya nė fillim tė
vitit:
... Pa parimet bazė tė pėrbashkėta,
marrėdhėniet tona nuk do tė arrijnė aty ku duhet.
Shumė nė Kremlin thonė se Rusia nuk
ėshtė mė njė vend nė tranzicion dhe se Shtetet e Bashkuara duhet ta
pranojnė sistemin politik ashtu siē ėshtė.
|