|

11
maj 2004 / TN
Nga:
Isak AHMETI, Stubėll
Shkolla shqipe e Stubllės ka njė traditė pesėshekullore. Edhe
atėherė kur persekutimi i arsimit shqip nga autoritetet osmane ishte
i ngritur nė sistem, nė Stubėll, fshat i Malėsisė sė Karadakut, qė
shfaqet mė 1555 dhe nė njė defter osmano-turk, mė 1584 fillon
tradita e arsimit shqip, i pari dhe i vetmi rast atėherė nė Kosovė,
kurė edhe kishte funksionuar SHKOLLA E PARĖ.
Kjo
shkollė, siē shkruan edhe studiuesi i njohur Dhimitė S. Shuteriqi,
ishte nė formė kolegji, i rangut tė njė istituti tė lartė ē`farė
ishin zakonisht kolegjet fetare tė asaj kohe nė Evropė, e ku, perveq
teologjisė, mėsohej filosofia dhe studioheshin klasikėt (shih:
Dhimitėr S. Shuteriqi, Marin Beēikemi dhe shkrime tė tjera, Naim
Frashėri, Tiranė 1987, fq. 92). Kjo Traditė e shkollės shqipe, e
filluar pra qė nė vitin 1584 (shek. 16), do tė vazhdojė tė
pėrforcohet dhe tė pasurohet veēanėrisht nė periudhėn e Rilindjes
Kombėtare Shqiptare, Kurė nė disa qendra tė njohura tė Kosovės si nė
Prizren, Pejė, Gjakovė, Zym, Janjevė dhe Stubėll, pranė Kishave
Katolike, do tė hapen dhe rihapen Shkolla shqipe duke u bėrė vatra
tė njėmendėta jo vetėm tė arsimit dhe tėedukimit, por edhe tė
lėvizjes sonė kombėtare.
Edhe
nė vitin 1846, nė kohėn e persekutimit masovik te stubllasve pėr ėn
Turqi, funksiononte shkolla shqipe nė Stubėll. Kėshtu qė rreth kėtij
persekutimi dhe shkollės shqipe tė Stubllės ekzistojnė me qindra
dokumente (afro 6.000 vetėm nė Arkivat Shtetėrorė tė Austrisė, qė
tashmu konsiderohen tė zbuluar dhe vetėm pjesėrisht tė studiuar).
Ndonėse nė kohėn e kėtij persekutimi dhe martirizimi (1846-1848), i
bėri pėr shkaqe fetare dhe kombėtare, pėr Fe dhe Atdhe, ajo mbyllet,
por sėrisht hapet dhe funksionon mė 1872, 1888, 1891, 1896, kohė kjo
kurė, e frymėzuar edhe nga Lidhja e Prizrenit (1878), do tė marrė
hov levizja e jonė kombėtare pėr ēlirim nga Turqia.
Ē`ėshtė e vėrteta, shkolla shqipe e Stubllės, nga studiues dhe
autorė tė ndryshėm shqiptarė dhe tė huaj, nuk pėrmendėn vetėm mė
1584. Ajo pėrmendet tė data tė shumta si 1880, 1888 (shih: Dr.
Fra Andria Nikiē, Stanje na Kosovu od 1840-1890 godine, Zbornik
KACIC Split 1980, fq.21-22). Ajo pėrmendet edhe mė 1905, datė
kjo shumė e rėndėsishme, kur Imzot Pashk Trokshi themelloi famullinė
e Stubllės dhe famullitarin e atėhershėm tė Famullisė sė Letnicės,
don Mikel Tarabulluzin, e emroi famullitar nė Stubėll, ndonėse
veprimtarinė e tij tė gjithėanshme Dom Mikeli do tė ketė zhvilluar
nė Stubėll dhe nė gjithė Malėsinė e Karadakut qė nga viti 1986 kurė
qe emruar, nga Imzot Andre Logoraci, famulitarė i Letnicės.
Mirėpo
ē`ėshtė e vėrteta nė fillim tė shek. XX, po edhe ėm vonė kemi shkola
shqipe edhe nė Gjakovė, Pejė, Ferizaj e Zllakuqan, ndėrsa si Shkollė
e parė legale shqipe, dhe zyrtarisht e pranuar nga Austro-Hungaria
dhe Imzot Pashk Trokshi, ėshtė ajo e stubllės e vitit 1905, me
mėsuaesin Dom Mikel Tarabulluzi (1868-1933), pishtar i arsimit shqip
nė Kosovė. Ndonėse kjo shkollė ishte pengesė pėr pushtuesit, ajo
vazhdoi punėn e vet, ndėrsa Dom Mikeli, prift, mėsues dhe rilindas i
madh dhe i dalluar, vazhdoi tė jetė i pėrndjekur. Megjithėatė, duhet
thėnė se edhe deri nė vitin 1924 ai ishte i pėrndjekur dhe pėr kėto
shkaqe dhe tė tjera kishte angazhuar tė vėllanė, Jakė Tarabulluzin
pėr profesion mėsues, qė ta zėvėndėsonte nė shkollė, edhe qė ta
strehonte nė Stubėll, sepse, si patriot dhe rilindas qė ishte, Jaku
kishte marrė pjesė edhe nė Vlorė nė shpalljen e pavarsisė (1912).
Dihet
se shkollėn katėrklasėshe tė dom Mikelit do ta kenė ndjekur disa
generata (shih: Isak Ahmeti, Shkolla e Parė Shqipe nė Kosovė,
Shkėndija nr. 1-2, Prishtinė 1976, fq. 17). Sipas hulumtimeve qė
janė bėrė, tė gjeneratės sė parė tė kėsaj shkolle, qė do tė punojė
deri mė 1924 mbase edhe mė vonė, ishin: Toni Simonit, Lushi Sebės,
Toni Ndout Martinit, Lluki Zefit Markut, Lush Gjonit etj. Tė
gjeneratės sė dytė ishin: Jak Sedaj, Tade Ballabani, Makr Lorenci,
Pal Koliqi, Gjon Andreja me shkokė, kurse nxėnės tė mėsuesit Jak
Tarabulluzit ishin kėta: Kolec Ramaj, Gjergj Ramaj, Zefi Tomės
(Ukaj), Luzi Bozhės (Ukaj), Shini Ndout Ukaj, Agėja e Sebės
Gjergjit, Zinė Demaj, Tovi Tomės Sedaj, etj.
Natyrisht mė tė dalluarit prej tyre do tė kenė qenė Lorenc Koliqi
dhe Zef Ramaj qė mė vonė do tkryejnė studimet pėr filozofi dhe
toelogji. Nė kėtė shkolėl kanė mėsuar edhe nxėnės nga fshatrat e
tjera tė Malėsisė sė Karadakut. Kėshtu psh aty do tė ketė mėsuar
edhe Gjergj Berisha nga Terzijajt. Kurse sipas burimeve tė shumta
del se Dom Mikeli udhėtonte nėpėr fshatrat e Malėsisė sė Karadakut
jo vetėm pėr ti kryer punėt pastorale, por edhe pėr ti pėrhapur
shėkndijat e arėsimit shqip si dhe idetė e Rilindjes Kombėtare
Shqiptare dhe pėr tė kėrkuar qė ti dėrgonin nxėnėsit nė shkollė.
Duke u
bazuar nė hulumtime dhe dokumente tė zbuluarar del se nxėnėsit e
shkollės sė Dom Mikelit mėsonin jo vetėm gjuhėn shqipe, por edhe
lėndėt e tjera: matematikėn, historinė, besimitn katolik dhe
muzikėn, gjithashtu nė gjuhėn shqipe. Kuptohet vetvetiu se lėnda e
gjuėhs shqipe ndahej nė kėndim (lexim) dhe bukurshrkim, kurse muzika
ishte njė prej lėndėve mė tė pėlqyera, sepse qe nė fillim tė punės
sė shkollės u organizza jo vetėm kori i shkollės dhe i kishės, por
edhe shoqėria kulturore pėr recitim dhe shfaqje teatrale.
Ėshtė
me rėndėsi tė veēantė tė theksohet edhe fakti se Dom Mikeli
üpėrdorte nė shkolėln e tij disa libra, qė edhe sot ruhen Muzeun e
Shkollės, te Kisha e Vjetėr kushtuar Shėn Gjergjit, qė ėshtė shpallė
monumnet i kutlurės shqiptare me aktvendimin nr. 02-258, tė
dt.13.06.1978 nga Enti Krahinor pėr Mbrojtjen e Monumenteve tė
Kulturės i KSAK nė Prishtinė, madje me urtinė e njė strategu tė
provuar, ai ksihte organizuar, nėpėrmjet motres sė tij Agės,
virgjėreshė nė Shkup, dhe me ndihmėn e Kate Cukalit, me prejardhje
nga Shkodra, furnizimin me tekste shkollore nga Shqipėria. Kėshtu
prandaj sipas Prof. Jak Mitės, nė vitin 1923 njė kontingjent
librasha ksihte arritur nėpėr Qafė-Thanė, Strugė, Dibėr-Stubėll,
kurse mė vonė edhe nėpėr Selanik, Manastir, Shkup-Stubėll. Dėrsa
furnizimi me libra rridhte nėpėr kėto kanale, duket se andej nga
mbarimi i vitit 1924 njė kontingjent librash i ra nė dorė policisė
sė Jugosllavisė sė Vjetėr. Dhe pėr kėtė shkelje tė ligjit Dom
Mikeli u arrestua dhe u burgos dhe 18 muaj u mbajt nė burg.
Pėr mė
tepėr, Shkollėn Shqipe tė Stubllės, si kundėr edhe atė tė Prizrenit,
Gjakovės, Pejės dhe Janjevės, e pėrmend edhe historiani i njohur
anglez Noel Malcolm (shih: Noel Malcolm, Kosovoa, Koha Prishtinė
1998, fq. 195). Nė tė vėrtetė dokumentet dhe autorėt (I), qė
flasin dhe shkruajnė pėr kėto data dhe tė tjera vetėm sa tregojnė
dhe dėshmojnė pėr vazhdimėsinė e kėsaj shkolle, qė nga viti 1584 e
deri nė ditėt e sotme kur gfunsionon shkolla fillore Dom Mikel
Tarabulluzi, e hapur si shkollė katėr klasėshe, pas Luftės sė Dytė
Botėrore, nė fitin 1950, ndėrsa nė vitin 1969/1970, falė
mirėkuptimit dhe pėrkrahjes tė pakursyer tė Esat Kamberit, atėherė
drejtor i shkolėls fillore Emin Duraku nė Gjylekar, hapet kalsa
V-stė dhe VI-shtė e mė vonė edhe klasa e VII dhe VIII.
Nderkaq me inzistimin dhe angazhimin e pakursyer tė autorit tė kėtij
shkrimi, Kuvendi i Komunės sė Vitisė mė 1982 bie vendimin pėr
pavarėsimin e shkollės Fillore tė Stubllės dhe pėr drejtor tė saj
emnron Isak Ahmetin. Mė pas kėtė shkollė do ta udhėheqin (si
drejtorė): Gjon Ballabani, Marjan Ukaj dhe Qeshk Sh. Ukaj, qė pėrmes
njė angazhimi tė pakursyer dhe kontributi tė ēmueshėm, ndonėse me
sakrifica tė mėdha veēanerisht tė kuadrit arsimor-edukativ, edhe nė
kohėn e okupimit klasik serb, do tė mbajnė gjallė kėtė shkollė-vatėr
e arsimit dhe edukimit tė gjeneratave tė reja tė kėsaj ane tė
Karadakut.
Krahas
shkollės fillore Dom Mikel Tarabulluzi, nė Stubėll, ndonėse nė
objektin e shkollės fillore, funksionon edhe ShM Gjimnazi Kuvendi
i Lezhės, punkti nė Stubėll, qė ėshtė themeluar, me 1991, me
Aktvendim tė Ministrisė sė Arsimit tė Republikės sė Kosovės. Ndonėse
pėr njė dekadė nė kushte tė rėnda okupimi, me sakrifica tė mėdha tė
kuadrit arsimor-edukativ, pa ndonjė pėrkrahje tė mjaftueshme morale
dhe materiale, ShM Gjimnazi Kuvendi i Lėzhės punkti nė Stubėll,
vazhdojė tė funksionoj me mjaft sukses edhe pas luftės sė fundit nė
Kosovė. Ēėshtė e vėrteta, ShM- Gjimnazi Kuvendi i Lezhės, punkti
nė Stubėll nė vitin 2001 do tė pėrballėt edhe me rrezikun e mbyllej
nga autoritetet vendore, pėr ēka Kėshilli i fshatit Stubėll, nė
fillim, fare nuk ishte i pėrgjegjshėm e i interesuar pėr fatin e
kėtij punkti.
Mirėpo, falė angazhimit tė pakurėsyer dhe aktualizimit tė kėsaj
ēėshtjeje drejtpėrdrejtė nga ana e Dom Lush Gjergjit, Isak Ahmetit,
Llukė Perės, Sarė Gjergjit dhe Ndue Ukaj, problemi arriti tė
shtrohet deri nė instancat mė tė larta te vendorėt dhe
ndėrkombėtarėt. Kėshtu qė mė 2.10.2001, pas njė takimi zyrtar edhe
me z. Naim Rrustemi, atėherė bashkdrejtues nė Departamentin e
Arsimit tė Kosovės, me njė urdhėresė-vendim special tė nėnshkruar
nga Ed Brucke u konfirmua edhe njė herė vendimi (i pėrparshėm) pėr
ekzistimin dhe funksionimin e mėtemjė tė ShM- Gjimanzit Kuvendi i
Lėzhės, punkti nė Stubėll. Fatkeqėsisht kjo lojė e palogjikshme
dhe gjithėsesi antikombėtare pėr mbylljen e shkollės sė mesme
Gjimnazit nė Stubėll u pėrsėrit edhe nė shtattor tė vitit 2003.
Kėsaj
rradhe nė krye tė kėsaj loje dolėn publikisht njerėzit e
papėrgjegjshėm, madje edhe ndonjė pseudointelektual i vetmuar i
Stubllės, por edhe tė Komunės. Mirėpo, fal angjazhimit tė sėrishėm
tė Dom Lush Gjergjit, Isak Ahemtit, Llukė Perės, Sarė Gjergjit dhe
zyrės Regjionale pėr Arsim nė Gjilan, problemi i ngrit deri te
instancat mė tė larta, madje edhe te Ministria e Arėsimit, Shkencės
dhe Teknologjisė nė Kosovė, e cila pas njė observimi tė gjithėanshėm
tė kėtij problemi madhor me datėn 11.12.2003 mori vendim tė prerė
duke e konfirmuar edhe njėherė arsyeshmėrinė e ekzistimit tė mėtejm
tė ShM-Gjimanzit nė Stubėll, si paralele e ndarė e Gjimnatit
Kuvendi i Lezhės nė Viti, prej nga deri mė tash kanė dalė 13
gjenerata maturantėsh, kurse gjenerata e 14 del nė qershor tė kėtij
viti. Pėr mė tepėr nė shkollėn shipe tė Stubllės, vatėr e arsimit
dhe edukimit ndėr shekuj, kanė mėsuar nxėnės, disa prej tė cilėve,
mė vonė do tė bėhen personalitete dhe emra tė njohur jo vetėm nė
rrafshin kulturor kombėtar, por edhe nė rrafshin kulturor
ndėrkombėtar.
Nė
fund tė kėtij shkrimi se nė shenjė pėrkujtimi tė Shkolėls sė Parė
shqipe nė Stubėll, pėrkatėsisht nė Kosovė, qė nga viti 1990 mbahen
Takimet e Dom Mikelit, qė tashmė janė bėrė tradicionale dhe me kohė
kanė marrė karakteristikat e njė manifestimi kulturorė
gjithėkombėtar.
I) Biografi e pėrzgjedhur:
e autorėve dhe shkrimeve pėr shkollėn shqipe tė Stubllės
Anastazije Urosevic,
Katolicka zupa Crne Gore... glasnik, SDN, knj. XIII, Shkup, 1934,
fq. 163
Jashar Rexhepagiqi,
Zvillimi i arsimit dhe i sistemit shkollor tė kombėsisė shqiptare...
Prishtinė, 1970, fq. 48-52.
ISAK AHMETI, Shkolla e parė shqipe nė Karadak. Rilindja, 15.5.1970.
DEDĖ MIRDITA, Shkolla e Parė e Kreshtave tė Karadakut, Rilindja, 30
prill, 1-2 maj 1974.
JASHAR REGJEPAGIQI, Shkollat shqipe 1800-1908, Jehona nr. 7/1971
Shkup.
ISAK AHMETI, Shkolla e Parė Shqipe nė Kosovė, Shkėndija, nr. 1-2,
Prishtinė 1976, fq. 17.
GJERGJ GJERGJI-GASHI, Stublla me shkollėn e parė shqipe nė Kosovė,
Drita, nr. 3/1979, fq. 10; idem edhe nė: Drita, III, 1/1972, fq.
4-5,8.
DHIMITĖR S. SHUTERIQI, lėvrimi i shipės dhe shkolla shqiptare nė
Kosovė gjatė shek. XVI-XVII, Rilindja, 12.4.1980.
FRA ANDRIJA NIKIC, Stanje na Kosovu od 1840-1890, Split, Zbornik
Kacic, 1980 fq. 21-22.
SAFET KRIVAQA, Vatėr e arsimit me interes pėr kombin, Bota e re, 25
maj 1993.
ISAK AHMETI, Stublla em shkollėn e parė shqipe nė Kosovė, Bota e re,
1 tetor 1983
ENGJĖLL KOLIQI, Stublla e Karadakut-vatėr e parė e arsimit dhe
shkollės shqiptare nė Kosovė, Bota e re, 15 shkurt 1984, fq. 19
GASPĖR GJINI, Skopsko-Prizrenska Biskupija kroz stoljeca Zagreb 1986
fq. 175.
R. RAJOVIC, Autonomija e Kosovės, Prishtinė 1978, fq. 145.
DHIMITĖR S. SHUTERIQI, Marim Beēikemi dhe shkrimet e tjera, Shb
Naim Frashėri Tiranė 1987, f. 92.
ISAK AHMETI, Dom Mikeli, pishtar i arsimit nė Kosovė, Shkėndija,
shtator 1990.
ISAK AHMETI, Nė Stublėll ishte shkolla e parė shqipe nė Kosovė,
Shkėndija, nr. 2 tetor 1990.
SARĖ GJERGJI, Kush ishte Mikel Tarabulluzi, Shkėndija, 15 maj 1990.
ENGJĖL KOLIQI, Njė manifestim pėr disa jubile, Drita, nr. 3-4/1990,
fq. 30.
FRAN GJERGJI, Stublla e Karadakut, vatėr e arėrėsimit kombėtar,
Drita, nr. 56,7-10,11-12/1990, idem edhe nė KD, 10/16, 1993, fq.
14-17.
SARĖ GJERGJI, Shkolla e Stubllės, Urtia, Zagreb nr. 1/1994, fq.
69-73.
ENGJĖLL SEDAJ, Shkolla e parė shqipe dhe mėsuesi i saj Dom Mikel
Tarabulluzi, Takimet e Dom Mikelit, (1990/92), Buletin, Botues Zyry
e Famullisė nė Stubėll 1994, fq. 16-30.
JAK MITA, vėllėzėrit Dom Mikel e Jak Tarabulluezi, mėsues nė
Stubėll, Dom Mikel Tarabulluzi, Takimet e Dom Mikelit, (1990/92),
Buletin, Botues Zyry e Famullisė nė Stubėll 1994, fq. 30-34.
ISAK AHMETI, Kisha pishtare e arsimit nė Kosovė, Kosova 1996, fq.
95-102.
ZEF MIRDITA, Krishterimi ndėr shqiptarė, MKSH nė Zagreb, Prizren
Zagreb, 1998, fq. 328.
NOEL MALCOLM, Kosova, Koha, Prishtinė 1998, fq. 195.
E KOLIQI, Stublla po bėhet njė tempull i arsimit dhe i kulturės sonė
kombėtare, Bota sot, 26 gusht 2001, fq. 28.
ENGJĖLL SEDAJ, Shqiptja arbėrore, fsh, Dardania Sacra, Prishitnė
2002, fq. 271-286.
|
|